Forumi Horizont | Gjithsej 32 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- JEHONA E MALLKIMIT ( nga Daku) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3184)
X
I hapa syte dhe gjeja e pare qe pashe ishte ime me.E ulur prane meje,me lotet qe i rridhnin faqeve,me perkedhelte doren ,here pas here m’a puthte ,pastaj me lemonte floket.
Ndihesha i lodhur,i rraskapisur.Me dhimbnin krahet dhe kembet,qe i kisha perplasur nga
pas murit nga dhimbja.Kisha kaluar ditet me te veshtira te jetes time dhe çuditerisht
s’mbaja mend asnje gje,ose me mire nuk desha te kujtoja asnje gje.Zgjata doren dhe i preka faqen.Dora ime u njom nga lotet e saj te paster e te dhimbshem e nderkohe dhe une fillova te qaja.Qante nena per birin,qante dhe biri per veten e tij,per gabimin e tmerrshem qe kishte bere.Syte e mi u mbyllen serisht dhe une rashe ne gjume te thelle.
Kaloi shume kohe,jave te tera dhe une vazhdoja te rrija i mbyllur ne shtepi,kisha burgosur vetveten.Te vetmet fytyra qe shihja ishin prinderit e mi te cilet tashme ishin qetesuar disi,por ne momente te caktuara ktheheshin ne histerike dhe une mbyllesha ne dhome ngaqe s’i duroja dot.Isha bere tmerresisht i ndjeshem,Zhurma me e vogel ngacmonte menjehere sensoret e mi dhe une zija veshet me duar duke pritur qe ajo te zhdukej.Nuk me lejohej te dilja as tek oborri.Merrja me nenshtrim ilaçet qe me jepnin(disa qetesues dhe nje anti-heroine,te cilen s’e duroja dot ngaqe ishte tmerresisht e hidhur.Menjehere pas ilaçeve ndihesha keq,me dhimbte i tere trupi.Kisha shqetesime ne stomak e nganjehere me dhimbte edhe koka.Kjo nuk zgjaste shume,pasi me zinte menjehere gjumi.Flija per disa ore dhe pastaj zgjohesha me i trullosur.Kishte raste kur qetesueset nuk me benin asnje efekt dhe rrija gati me dite te tera pa gjume.Te vetmin argetim qe kisha ishte muzika apo televizori.Ne disa momente me hypte histeria dhe me vinte te shkaterroja gjithshka.Perpelitesha ne dhome si nje kafshe e eger e mbyllur ne kafaz.U lutesha prinderve me lot ne sy qe te dilja te pakten deri tek oborri.Kisha nevoje per ajer te paster,te prekja toke me kembe dhe te bisedoja me krijesa njerezore.Me ne fund me lejuan te dilja.Im ate me bente shoqeri hap mbas hapi.Ai vinte pak i shendoshe,floket i ishin zbardhur pergjysem dhe i ishin rralluar disi perpara.Thoshin se une i ngjaja shume por çuditerisht nuk shikoja asnje gje te perbashket me te pervec syve.Ai me kontrollonte mire dhe nuk me lejonte te bisedoja me njerezit qe kalonin.
Befas me zune syte nje siluete te vogel qe me beri shume pershtypje.Ajo ishte me dy shoqe qe ecnin ne krahe te saj.Po ato kaçurrela qe pashe dikur ne enderr….po ajo embelsi.Syte e saj…..si mund te harroj shkelqimin e tyre qe çdo nate me ishin bere obsesion.Nuk ishte hije.Ishte njeri i gjalle me mish e me kocka .Nje ngjashmeri e jashtezakonshme,aq sa s’po u besoja syve.Ajo me pa me habi meqenese po e veshtroja aq i llahtarisur.Ngeli ne vend per nje moment derisa zeri i shoqes qe e therriste e zgjoi.Ajo vrapoi tek ato dhe vazhdoi rrugen.Kthente koken here pas here dhe qeshte.Une isha bere nje me gardhin dhe kisha zgjatur krahet drejt saj.Deshiroja me gjithe shpirt te kthehej,te ndjeja pranine e saj,ndersa disa lote me rrodhen faqeve te vyshkura nga vuajtjet qe kisha hequr.Ktheva koken dhe pashe tim ate i cili po kujdesej per trendafilat e rinj qe kishin çelur.
Dita kalonte duke ia lene vendin nates dhe nata serisht dites.Shpesh here e gdhija i ulur ne dritare dhe me kureshtjen e nje femije, shikoja jeten qe gjalleronte jashte ,pa u ndier aspak mungesa ime.Gjithshka me dukej e huaj,e panjohur e deri diku e frikshme.Vete ndihesha nje foshnje e porsalindur te cilen e priste nje jete e re ,ndoshta me e mire, ndoshta me e keqe.Vete fati do ta vendoste dhe per kete nuk e vrisja mendjen aspak.Isha qetesuar goxha shpirterisht dhe fizikisht.Nuk kisha me nevoje per ilaçe,perveç antiheroines e cila siç dukej do te vazhdonte per nje kohe te gjate.Ne te vertete une beja gjoja sikur e pija,nuk e duroja dot efektin e saj pasi me shkaktonte te dridhura te forta dhe nje gjendje gjumesie te padurueshme.Pe nje kohe te gjate iu luta prinderve qe te mos e merrja,por ato ishin bere tmerresisht skeptike,aq sa nuk mund te qetesoheshin pa e pare me syte e tyre qe e piva.Atehere mendova dredhine,e mbaja poshte gjuhes dhe kur ata largoheshin,e peshtyja nga dritarja.Por fillova te kem frike se mos me zbulonte ime me kur pastronte oborrin,prandaj si me e pershtatshme m’u duk w.c.-ja.Ndoshta dhe aty mund ta zbulonin,atehere me lindi nje ide interesante.Hoqa tapetin nen krevat dhe kerkova me sy ndonje vrime ne parket.Me ne fund e gjeta nje qe m’u duk e pershtatshme dhe fillova t’i hedh aty kokrrat e mallkuara.
Gjumin e kisha akoma te veshtire e te çrregullt.Shpesh here me turbullonin vegime apo endrra te keqija qe me lidhnin me nje bote tjeter,me nje pjese te se kaluares sime .Por endrra me e dhimbshme ishte figura e vajzes se deshiruar e cila po hynte thelle e me thelle ne shpirtin tim te dobet.Per nje moment me dukej sikur e kisha shume prane,zgjasja krahet qe ta prekja por ajo zhdukej serisht .Nuk e kisha pare me qe ate dite kur dola ne oborr.Nganjehere kujtoja qe kishte qene thjesht nje nga endrrat e shumta ,por ajo ishte aq e vertete,aq afer meje,aq njerezore.….
Disa shoke te vjeter(sigurisht te paster)me vizitonin here pas here.Edhe telefonatat kishin filluar te m’i lejonin.Deshiroja me gjithe shpirt te filloja jeten time te re,te shkoja ne shkolle,te rrija mes moshatareve te mi,pasi ndihesha teper i vetmuar,dhe ajo dite po afronte.
Gjithsej 32 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.