Forumi Horizont Gjithsej 27 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- fati i shqiptareve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=356)


Postuar nga Anton datë 18 Shkurt 2003 - 10:21:

Fati i shqiptareve

Pershendetje Niki!

E lexova shkrimin tend, dhe sinqerisht te kuptoj shume mire.Personalisht kam reth 14 vjet qe jam larguar nga Shqiperia, duke jetuar ne vende te nryshme te Europes, dhe qe prej 3 vjetesh jetoj ne Filadelfia.Ideja ime eshte kjo, te jesh i varfer nuk eshte turp!Ate qe po kalojme ne si popull aktualisht, e kane kaluar edhe popuj te tjere ne periudha te ndryshme te historise. Nga pikpamja psikologjike dominimi i emocioneve fillon me pranimin e realitetit, jo si fatalitet por si realitet.E pra ky eshte realiteti yne ne kete fillim shekulli.Me kujtohet kur u shfaq filmi LAMERICA, reagimet e shqiptareve qene shume emocionale, shume vete e ndjene veten te ofenduar dhe bile te revoltuar.E kuptoj shume mire kete lloj ndjenje sepse edhe une shqiptar jam, por filmi eshte gjithmone nje fiksion, sigurisht i bazuar ne ngjarje reale, dhe qellimi eshte te nxjerre ne pah problemet kryesore, dhe ti beje njerezit te reflektojne mbi te verteten ne menyre qe te gjejne zgjidhje per ta tejkaluar kete gjendje te fakteve.Nuk kam qellim qe te bej ketu analizen e filmit, por thjesht perpiqem te nxjerr nje ide pozitive edhe pse ndoshta filmi duket krejt negativ.E di qe shume vete nuk do te jene dakort me mendimin tim, por megjithate c'do histori ose ide ka dhe nje version tjeter.Pra ne qofte se ato qe tregon filmi nuk jane te verteta, te pakten jane shume prane realitetit.Ne pergjithesi ne shqiptaret vuajme nga komplekse te ndryshme dhe kemi probleme me menyren se si i manaxhojme ato.Sidoqofte ne duhet ta shohim realitetin ne sy, dhe fillimisht c'do individ duhet te analizoje vetveten, dhe me pas te beje perpjekje per te tejkaluar keto fenomene qe na e hidherojne jeten.Kur kjo te jete arritur tek individi,( kuptohet sipas nivelit dhe kushteve specifike te c'do individi) atehere do te vihet re kjo gje edhe tek shoqeria shqiptare ne pergjithesi.Zgjidhje magjike nuk ka, pra c'do gje do te kaloje ne fazat e veta, pavaresisht nga koha qe kjo do te kerkoje.Por kjo nuk do te thote qe ne duhet te ndalojme te jetojme ose te kalojme jeten ne nje gjendje ankthi te perhersheme.SHPRESOJ QE NE TE ARDHMEN DO TE KETE KOMENTE DHE IDE TE NDRYSHME PER KETE TEME.Pres me interes mendime dhe ide ne lidhje me c'thashe me siper.Niki te uroj fat dhe sic i thone ketu ne USA " Take it easy" Zoti i ruajt shqiptaret.


  Gjithsej 27 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.