Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Peshëngritje (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=222)
-- Peshëngritje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3707)
Peshëngritje
Botërori: Livrohet fondi, përcaktohet ekipi
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve akordon një fond prej 3.7 milionë për FSHP-në
Federata më e suksesshme e shumësportëshit shqiptar tashmë është dhe federata më "e përkëdhelur" nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vetë faktin se peshëngritja shihet si i vetmi sport që mund të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike "Athina 2004". Përveç kësaj, sukseset më të fundit që ka arritur ky sport gjatë periudhës që në krye të MKRS-së ka qenë ministrja Arta Dade, ka bërë që kjo e fundit të shikojë me përparësi çdo kërkesë që vjen nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes. Drejtori i përgjithshëm i sporteve pranë MKRS-së, Artan Shyti, thotë: "Peshëngritja është i vetmi sport që në Lojërat Olimpike "Athina 2004" mund të shkojë me norma kualifikuese dhe jo me ftesa. Ka qenë pikërisht kjo politikë që ka ndjekur dikasteri ministror, kur ka akorduar një fond prej 3.7 milionë lekësh për ekipin tonë kombëtar, që do të përfaqësohet në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, që zhvillohet në Vankuver të Kanadasë. Ky fond ka ardhur pas kërkesës paraprake që ka bërë Federata Shqiptare e Peshëngritjes. Sipas kërkesës, kjo federatë ka kërkuar një fond prej 35 milionë lekësh për të mbuluar shpenzimet e ekipit tonë në këtë botëror. Sipas preventivit paraprak të dërguar në MKRS, këto shpenzime janë kërkuar për përfaqësimin me ekip të plotë. Sipas drejtorit të përgjitshëm të sporteve pranë MKRS-së, z. Shyti, me vendim të ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Arta Dade, ky fond është livruar pa hasur asnjëlloj problemi. Ndërkohë që shteti tashmë e ka bërë punën e vet, federata, nga ana tjetër, deri para 10 ditëve nuk e kishte përcaktuar ende nëse do të shkohet me ekip të plotë apo me individë të veçantë, edhe pse kërkesën për fonde e ka bërë për ekip të plotë që para një muaji. Ky i fundit pas mbledhjes së radhës së këshillit të trajnerëve dhe më pas të kryesisë ka dalë në një vendim përfundimtar, ndërkohë që përgatitjet për këtë përfaqësim nga ana e vetë peshëngritësve dhe trajnerëve kishin kohë që kishin filluar. Përfaqësimi me ekip të plotë krijon më tepër mundësi kualifikimi për peshëngritjen shqiptare, kështu që është justifikuar edhe kërkesa për fond nga ana e FSHP-së.
Ja ekipi ynë kombëtar
56 kg Erkand Qerimaj-Gerti Trasha
62 kg Rifat Bardhi
77 kg Artan Suli-Theharit Trasha
85 kg Ilir Suli Ilir Kafarani
105 kg Olsi Çota
Trajner: Hektor Shaqiri
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.