Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS Laçi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4424)
Laçi: Apeli, turpi i FSHF-së
Drejtuesit e skuadrës laçiane do ta kërkojnë 3-pikëshin me Bylisin në KAS-in e KOKSH.
Heqja e tripikëshit të dhënë në tavolinë nga disiplina për ndeshjen me Bylisin, veprim ky i komisionit të apelit, i ka irrituar pa masë drejtuesit e futbollit në Laç. Kjo ka bërë që edhe shoqata e tifozëve laçianë të mblidhet dje urgjentisht dhe ta përcjellë shqetësimin e saj pranë FSHF-së, për persekutimin e padrejtë dhe të qëllimshëm, sipas tyre, që vazhdon t'i bëhet Laçit. Presidenti i ekipit, Agim Myrto, në një dekalartë për shtyp ka pohuar: "Ky është një vendim qesharak, dashakeqës, i cili mban vulën e shkelësve të ligjit. Vendimi i fundit i apelit injoron djersën tonë, ndjenjat e sportdashësve laçianë dhe njëkohësisht tenton të shkatërrojë jo vetëm skuadrën e Laçit, por edhe futbollin në Shqipëri. Papërgjegjshmëria e anëtarëve të këtij komisioni arrin deri atje sa të shkelin edhe rregulloret e nxjerra nga vetë FSHF-ja, në vend që t'i mbrojnë dhe zbatojnë ato. Ata që kanë falsifikuar dokumentet (drejtues të sektorit të garave), me sa duket kanë aq fuqi sa të implikojnë edhe zbatuesit e ligjit dhe kontrolluesit e tyre, por jo KAS-in, të cilit i jemi drejtuar tashmë. Me vendimin e tij të pardjeshëm, apeli tregoi se në të është krijuar një rreth vicioz, ku më shumë se për futbollin shqiptar mendohet për xhepat e tyre. Ky është një absurd, që përbalt jo vetëm punën tonë, por edhe të FSHF-së."
Nga ana tjetër, trajneri i ekipit të Laçit, Luigj Doda, në lidhje me këtë çështje ka shtuar: "Është vendimi më qesharak që kam njohur në jetën time si trajner. Megjithatë, ne do të vazhdojmë ta kërkojmë tripikëshin e vjedhur nga apeli dhe të tjerët pas tij, që kanë bërë federimet e Mërtirit dhe të Muçës të premten para ndeshjes dhe kanë falsifikuar listën e federimeve të Bylisit, në KAS-in e Komitetit Olimpik Shqiptar. Pas këtij rasti, po e them me bindje të plotë se kampionati i futbollit në Shqipëri po degjeneron nga disa njerëz të papërgjegjshëm dhe të korruptuar që e drejtojnë atë në qendër. Eshtë për të ardhur keq që njerëz të tillë mediokër vazhdojnë të marrin rrogat dhe të shkatërrojnë djersën dhe mundin e futbollistëve e të trajnerëve. Nuk e kuptoj sesi drejtuesit e lartë të FSHF-së, konkretisht presidenti Duka dhe sekretari Starova, të cilët janë njerëz të nderuar dhe me reputacion në jetën publike shqiptare, vazhdojnë të heshtin para këtyre absurdeve të komisioneve të tyre juridike. Ne do ta kërkojmë sërish tripikëshin e mohuar nga apeli, pavarësisht se nuk na kushton shumë në kalimin në A1, pasi jemi të vendosur për ta realizuar këtë objektiv. Po kështu, dënimi i Hysenajt është i padrejtë dhe tendencioz, sepse ai s'ka bërë asgjë, përveçse ka replikuar brenda rregullave me gjyqtarin anësor për një pozicion jashtë loje të paqenë. Nëse për ndonjërin nga drejtuesit e sektorit të garave, qimja bëhet tra kur është fjala për Laçin, ai gabohet rëndë. Koha do ta tregojë këtë dhe do t'i japë ndëshkimin e merituar atij që ka shkelur rregulloret e garës."
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.