Forumi Horizont | Gjithsej 136 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5461)
Pershnetje kusheri-AlBani!
Po jap dhe une nje mendim timin!
Nga mungesa e kohes qe mund te kene prinderit per tu marre me femijen e tyre,
ndodh dhe ky fenomen qe keni shkruar me lart!
Prinderit ketu punojne nga 12 sahat,per t`i siguruar femijes nje te ardhme te sigurt, dhe te lumtur!
Ndaj shumica e femijeve e kalojne kohen neper day-care, ose me babysitter
amerikane,-ndaj mungon komunikimi ne gjuhen shqipe!
Por me e mira e te mirave eshte qe njeri nga prinderit t`i kushtonte me shume rendesi femijes se tij, qofte per ta edukuar-qofte per t`i kultivuar gjuhen e prejardhjes se tij!
Ka dhe kurse private ne gjuhen shqipe,ku shume femije shkojne te mesojne shqip!Varet nga deshira dhe vullneti i femijes!
Ka femije qe as duan te degjojne shqip,nuk u intereson!Nuk eshte faji i prinderve!
Eshte jeta ajo qe i largon nga kultura e prejardhjes se tyre!
Asnje femije i lindur ne amerike nuk do kthehet per te jetuar ne Shqiperi!
S`ma do mendja se do kthehemi dhe ne...
Mire u shkruafshim!
Gjithsej 136 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.