Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Pertej gjithesise se vrojtueshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5470)


Postuar nga Fajtori datë 29 Qershor 2004 - 17:39:

Interesant ky reflektim i fizikantit. Po dal nga tema. Pyetja qe rrjedh eshte: A ekzistojne evenimentet edhe kur neve nuk i vrotjojme. Ose sic thoshte nje dijetar: A ekziston zhurma e pemes qe bie ne nje pyll nese nuk ka asnjeri ta degjoje?

Pergjigjia e dikujt ka qene JO.

Ne fakt, pasi lexova nje liber nga G. Gava "La rete della vita" ku hidheshin idete mbi zhvillimin e shkences dhe "rregullat" e vrojtueshme ne nje sistem kaotik poqa mendimin tim.
Une mendoj se eventet fizike ekzistojne edhe ne qofte se neve nuk i perceptojme. Pra dridhjet e ajrit qe prodhon pema kur bie ekzistojne, por tingulli qe percepton veshi mund te ndihet ose jo, ne vartesine tone, sistemit perceptues. Po ne kete kendveshtrim ne bote ekzistojne ultratingujt qe neve nuk i ndjejme por lakuriqet e nates po; ose ekzistojne ngjyra lulesh qe bletet i kapim por neve jo; ose ekzistojne dridhje te tokes qe qente i ndjejne duke parandjere termetin ndersa neve jo.

Ne kete pike arrij ne nje perfundim. Eventet ndodhin pavaresisht nese ka nje sistem qe i kthen ne informacion ose jo. Ajo qe pyesim si njerez shpeshhere eshte nese nje informacion perceptohet apo jo dhe harrojme se fjala "informacion" permban nje subjektivitet njerezor. Nje informacion qe nuk dihet nga asnjeri nuk eshte informacion. P.sh. Ta zeme se ekziston nje faqe interneti per te cilen askush nuk di se ekziston. Atehere kjo faqe e lindur per te informuar nuk ka me asnje vlere informative edhe pse ekziston ne rrjet.

Ky eshte nje princip qe e zbatoj edhe vete kur me rastis te leviz me shume leke. Nuk kam frike se mos dikush vjedh leket derisa ate informacion e di vetem une. Nje informacion qe nuk njihet nga te tjeret nuk eshte informacion, por eventi ekziston pavaresisht nese jemi te informauar ose jo. :p


  Gjithsej 30 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.