Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Internetit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=330)
-- Lajme kompjuterike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5729)


Postuar nga Admirali datë 20 Mars 2005 - 23:38:

Re: ja edhe disa te tjera prej meje.

Citim:
Po citoj ato që tha Roneo
[b]Mos e mbani laptopin në gjunjë!


Tërë koha të cilën e kaloni para kompjuterit kur jeni në rrugë ju dëmton më shumë sesa mund të mendoni. Ekspertët për reproduksion tërheqin vërejtjen për rezultatet e hulumtimit mbi dëmshmërinë e kompjuterëve bartës në frytshmërinë e meshkujve. Rezultatet janë të këqija. Hulumtimi është publikuar në revistën Human Reproduction, kurse tregon se temperatura e testiseve, po qe se laptopi mbahet në gjunjë, për vetëm një orë rritet për 4,6 deri 5 gradë. “Kompjuterët bartës arrijnë temperaturat e brendshme të punës deri 158 gradë. Përveç se prodhojnë ngrohtësi direkte, njerëzit duhet t’i mbajnë këmbët mbledhur, ashtu që mos t’u bijë kompjuteri. Edhe kjo rrit temperaturën e testiseve”, ka thënë dr. Yefim Shenykin, profesor i urologjisë dhe shef i repartit për frytshmëri mashkullore dhe mikrokirurgji në Universitetin në New York. Ai bashkë me kolegët e tij bëri eksperimentin te 29 vullnetarë në moshë prej 21 deri 35 vjet, duke matur temperaturën e testiseve para dhe pas përdorimit njëorësh të laptopit. Duke marrë parasysh se deri në fund të vitit të ardhshëm në botë do të përdoren rreth 150 milionë kompjuterë bartës, këto të dhëna duhet kuptuar seriozisht.





Plako, mbasi lexova kete lajm tek Wired.com vjet ne dhjetor, pyeta nje shokun tim mjek, sesa e vertete eshte qe nxehtesia ndikon per keq tek testikujt. Ndikon dhe jo pak, pasi te con drejt sterilitetit, shkurt te len "pa familje". Dhe nuk eshte vetem laptopi qe mund te te ndikoje, por cdo burim nxehtesie, nje dush i nxehte psh, nje banjo ne vaske ose nje xhakuzi, ndikon gjithashtu.


Keshilla ime (personalisht nuk e kam zbatuar akoma), mbani nje qese me akull tek testikujt, per te ulur temperaturen, jo me e cuar minus, se e bote me keq :p:p:p

Ja pse jam ne favor te ndonje shpikjeje pantallonash ose mbathjesh me kondicioner, se nuk ja vlen me rreziku me nejt pa familje :p


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.