Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 44 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekskluzive per stafin mbi mbarevajtjen e dhomes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=281)
-- Diskutime rreth rregullores se chatit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=809)


Postuar nga Fajtori datë 21 Prill 2003 - 06:51:

Mbi heqjen e operatoreve (AOP).

Nuk po spjegoj proceduren e venies se operatoreve pasi do kohe dhe dhoma tani eshte akoma e vogel, per te patur nje nevoje per rregulla precize ne kete drejtim.

Kur nje aop hiqet, duhet ti tregohet aresyeja dhe te dije nga cili SOP u hoq. Nuk eshte korrekte qe operatoreve te mos u tregohet kush e hoqi dhe pse.

Operatori qe hiqet nuk mund te rivendoset me status pa marre miratimin e SOP-it qe e hoqi. Prandaj cdo tentative per te folur me sopet e tjere eshte e pavlefshme nese nuk bindet sopi qe morri vendimin per te hequr operatorin.

Kjo do te thote se kur vihet nje operator i hequr me pare nga XXXX duhet te theksohet ne memo se XXXX ra dakort per rivenien e tij.

Ne rast se SOP-i ne fjale nuk vjen per kohe te gjate ne kanal ose nuk lexon as memot qe koleget i dergojne atehere operatori mund te shtohet edhe pa pyetur SOP-in ne fjale.

Asnje operator nuk hiqet per aresye personale. Nese dikush mendon se eshte hequr per aresye personale, mund te informoje sopet e tjere (dhe founderin) per kete. Drejtesia ne kete drejtim eshte baza e nje bashkepunimi te bukur ne chat.

Me poshte gjenden aresyet me kryesore kur nje Aop mund te hiqet. Pra, ndalohet:



Detyrimet e operatorit:
Operatori eshte i detyruar te justifikoje banet qe ve sa here ti kerkohet nga SOP-et ose nga operatoret e tjere. Eshte krejtesisht normale qe nje operator te pyese nje tjeter per aresyen e venies se nje bani. Nese kjo aresye nuk ka te beje me dhomen atehere mund te njoftohet nje sop per abuzimin. Sidoqofte bani nuk levizet pa miratimin e atij qe e vuri, edhe kur perben nje abuzim te dukshem.

Operatori eshte i lutur ti pergjigjet vizitoreve qe kerkojne ndihme se me shpejt te jete e mundur.

Si perfundim, dy koncepte kane "pronar" ne chat: Bani dhe Operatori i hequr. Kush dhunon keto koncepte pronesie shkel rregullat e etikes se bashkepunimit, dhe mund te hiqet menjehere.
Gjithashtu ka dy ambjente ku operatori leviz:
1. Ambjentet e dhomes dhe stafit
2. Ambjentet personale te chatit privat
Operatori eshte i lire te beje cfare te doje ne chatimet private personale. Nga ana tjeter eshte i detyruar te kete nje sjellje respekuese dhe etike neper dhoma dhe ne chatimet private mes kolegeve te tjere operatore.


  Gjithsej 44 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 44 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.