Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3] Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te shquara botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=294)
-- Sharl Bodler (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8390)
Shtrati i dashnoreve
Shtrati yne do të jetë i parfumuar
e divanet perreth, të thellë si varre
stolisur plot lule të rralla
mbledhur enkas nëpër qiej.
Duke djegur prushin e fundit,
zemrat tona do bëhen pishtarë
e do hedhin një dritë të dyfishtë
në zemrat tona si dy pasqyra binjake.
Në një mbremje në rozë e blu mistike
ne do të reflektojme të njejtën dritë
përzier plot vaj, rrënkime e lamtumira.
Pastaj një Engjell
duke hapur portat
e qiejve do na ringjallë
e flakët e shuara do rimarrin jetë,
e ne do të jemi përsëri së bashku
besnikë e të lumtur…
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3] Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.