Forumi Horizont Gjithsej 27 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Çfarë është njeriu filozof? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8439)


Postuar nga volter datë 02 Qershor 2005 - 16:00:

Çfarë është njeriu filozof?
Njeriu filozof është qenie që jeton në maksimumin e jetës. Ai jeton dhe vepron në mënyrë të çuditshme për të gërmuar minerale të pashtershme, duke bartur më vete peshën dhe domosdoshmërinë për të qenë i lëvizshëm, i kalitur në marrjet dhe nxjerrjet e vendimeve. Truri i tij është thellësia e mprehtësisë së mendimeve, mendja e tij është modeli i përpjekjeve për të gërryer mineralet prej kufirit më të rrezikshëm psikologjik. Kërcimet e filozofit prekin sllallomin e mendimeve që janë të gatshme të bëjnë kthesën për një çudi të paparë. Njeriu filozof gjithnjë është i ndikuar nga ndikimet e një truri të madh, që vazhdimisht bën lëvizje të tmerrshme, duke rrezikuar dhe vetë sistemin mendor. Tek njeriu filozof qëndron një përparësi e madhe sepse është e pranishme me të madhe harresa. Harresa luan rolin e stopimit të ideve kur janë në tensionin e analizës mendore. Me paraqitjen e harresës ndalen thellësitë, dhe mendja bie në gjendje të lakmueshme. Po të mos jetë harresa e pranishme tek njeriu filozof, mund të ndodh një vetëvrasje që pret kufirin e mendjes. Ky është shkaku që ndalon mendjen për të bërë lëvizje të tmerrshme, ndoshta dhe të rrezikshme...
Njeriu filozof është baza e një modeli për të krijuar mundësinë e një gjenialiteti grotesk në vepër.

respekte


  Gjithsej 27 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.