Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Perse Greqia urren Sali Berishen? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8622)


Postuar nga déjà-vu datë 15 Qershor 2005 - 23:11:

Kontinenti, me eshte krijuar bindja kohet e fundit qe urrejtja jote ndaj grekut dhe çdo gjeje greke nuk te le te vleresosh thelle.
Mos e mer per ters, por i kam ndjekur shume nga temat e tua me vemendje dhe jam i bindur qe thelle-thelle ke motivet e tua personale.

Une s'kam qene as nje dite ne Greqi. Mgjth ne shume drejtime kam pakenaqesite e mia te krijuara ne hark kohe qe shkojne nga historia jone si popull e perfundojne tek ato vetjake.
Dmth s'di minimalisht se si e mendojne greket ne lidhje me S.Berishen.

Ama di si e mendojne italianet, kam qelluar shpesh here ne diskutime dhe kur i ka ardhur rradha ketij tasti, jane shprehur me :"il regime di Berisha..." qe personalisht me befasoi mbasi me dukej teper pa vend sado antipati te kem per kete te fundit.
Dua te shtoj dy gjera. Te qenurit objektiv eshte diçka e madhe.
Nuk mund te pretendojme qe te huajt te jene objektiv dhe flasin mbi sa ka kaluar Shqiperia keto vitet e fundit.
Askush nga ata nuk ishte ne Shqiperi ne 97-ten por angazhonin veshtrimin duke kseasur syte mbi "hordhite barbare" qe pushtonin CNN-in dhe EuroNews perdite me ore e ore.
Ke menduar ndonjehere sa njerez te cilet duhet te percillnin lajmin ato kohe mund te jene pasuruar thjeshte nga sherbimet e tyre(qe duhet pranuar tregonin vertet ate qe ata deshironin)???

S'kam per ta harruar nje here ndersa demostronim ne 97-ten neper rruge. Nje gazetare shume e njohur e RaiUno, eurodeputete aktualisht(ne mos u gabofsha) donte te krijonte nje sherbim sipas mendjes se saj. U kerkoi disave te cilet ishin me shkopinj neper duar dhe bluza ne koke ti viheshin nga mbas dhe dikush ne shqip u shpjegoi qe sapo te fillonte te fliste, duhet te shanin dhe hakeroseshin nderkohe qe ajo fliste ne lidhje me situaten.
Aty kuptova sa shume u strumentalizuan gjerat ato kohe. Mendoja me vete qe nese ka rrjete televiz te pare nga mbi 4-5 milion njerez ne dite qe bejne te tilla akte dhe percjellin lajmin ashtu, atehere ç'psikoze duhet tu krijohet atyre teleshikuesve qofshin greke apo meksikane?
Mendoj se mediat kane luajtur nje rrol shume ekstrem keto vite.



S.Berisha si çdo politikan, ka njerez te cilet e adhurojne si edhe ana tjeter ata qe e tregojne me gisht. Ndoshta koha do tregoje se cili eshte Sali Berisha dhe vendin qe ai do ze ne librat e historise.


  Gjithsej 64 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.