Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Dashuri e ndaluar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9601)


Postuar nga Indrit datë 20 Tetor 2005 - 00:33:

Me pas Baba e bije u futen serish brenda te kalojne adhe pjesen e mbetur te nates.
i fiken dritat, mbyllen kapaket e syve dhe i zuri gjumi.
Nadia tere kohen e gjumit pa Enesin ne enderr, sikur ju afrua prane me nje trendafil te kuq ne dore, dhe dhuroi dhe nderkohe deshi ta puthe.Mirepo enderren e bukur e prishi dielli i zjarrte i cili i beri shenje Nadias se kishte ardhur koha te zgjohej.
Keshtu mbaroi enderra e bukur,Nadia u ngrit te merrej me punet e mengjesit. Nderkohe edhe Babait i doli gjumi,por kete here ndryshe nga ditet e tjera.Ai kishte vendosur te ndihmoje te bijen dhe nuk i ndjeu aspak dhimbjet qe kishte ne tere trupin. Pasi beri sikur hengri nja dy kafshata buke, mori ilacet e zakoneshme te mengjesit, nje shkop ne dore dhe u nis per ne shtepine e Xhavitit.
Njerezit cuditeshin tek e shihnin, c’hall mund te kete thone qe del ne kete gjendje?!
Pasi beri disa pushime rradhazi vuri re se kembet po i dobesoheshin por ama nuk deshi te kthehej mbrapsh.Here ulej here ngrihej derisa arriti tek shtepia e Xhavitit qe ngjante me shume me nje keshtjelle mbreterore, me nje kopesht te madh,e me nje oborr mjaft te gjere rreth e rrotull.
Trokiti ne porten e jashtme dhe menjehere porta u hap nga nje djale i ri rreth te njezet e pesave.Urdheroni zoteri, ce mire ju ka sjelle?
Doja te kakoja pak Te zotin e kesaj shtepie, e kam mik i thote.
Po menjehere thote portieri, te shpie une deri tek ai.
Portieri perpara dhe miku nga pas po ngjiteshin tek dhoma e pritjes se Xhavitit. Portierit ju desh qe disa here rradhazi ta ndihmonte mikun e semure, pasi e vuri re qe po e linin forcat.
Me ne fund arriten dhe Xhaviti sapo e pa ja priti :Urdheroni, urdheroni… e si mund tju ndihmoj? Nderkohe qe i beri shenje sherbyeses qe ti sjelle dicka per te qerasur mikun.
Jo jo, ja priti, nuk dua asgje ngase nuk ndjehem as mire por do te lutesha te me kushtonit nga koha juaj e shtrenjete vetem dhjete minuta.
Patjeter ju pergjigj Xhaviti dhe ju beri shenje te gjithe njerezve te huaj te dalin, pervec njerit qe quhej Hamad.
Te Hamadi besonte shume,e kishte si krahun e tij te djathte, me ate i bente pazaret e ndyra, ai e ndihmonte te lante hesapet me njerezit qe mundoheshin te mos i nenshtrohen.
Hamadi vete, ishte njeri me zemer tigri, kishte lindur per te bere keq dhe nuk kenaqej pervec ne kete menyre.
Ai kishte nevoje ti bente keq njeriut ashtu sic ka njeriu nevoje per ajer.
Por megjithate kishte arritur te fitonte simpatine e pasanikut me te madh te qytetit madje te ishte me i aferti I tij.
A mund te flas ja priti miku?
Po i thote xhaviti, tani po, me trego fill e per pe ku e ke hallin dhe une do te te ndihmoj.
Xhaviti kushedi mendonte se kishte nevoje per ndonje para per te blere ilacet ndaj nuk e vuri shume ujin ne zjarr.
Kur e pa se mysafiri nuk po dinte nga t’ja nise si per ti dhene kurajo i tha: He pra me trego si e ke hallin?
Aman i thote. po qe baba, halle e probleme ke, sepse ti je baba vete dhe e di sa vlen dashuria e femijes, e di se cfare do te thote te kesh femije…
Shpejegohu pak me qarte foli Xhaviti, me trego ku do te dalesh?
Qe te mos zgjatem po ta tregoj si qendron puna me dy fjale: Vajza ime dhe djali juaj dashurohen.
Si ja priti xhaviti?! Jo jo nuk ka mundesi, nuk ka mundesi…
Po po, eshte me se e vertete, ime bije pret nje femije, dhe per disa muaj do behemi gjysher, qe te dy.
Jo bertiti xhaviti i inatosur,jooo Enesi im besoj qe nuk e njeh fare tet bije dhe do ju lutesha te mos ja vini atij kete faj. Atehre ta pyesim i thote?
Ke te pyesim thote xhaviti? Enesi eshte i fejuar dhe per pak dike do te martohet dhe i permendi nje emer te nje qyteti te larget.
Po me ke,qenka fejuar dhe kur keshtu? Eshte fejuar qe perpara kater muajsh me vajzen e nje deputeti dhe as qe do tja dije per bijen e nje leckamani si puna jote,e madje as qe ka ndermend te kthehet me ketu per te jetuar.
Ne ate cast Babai u ndje keq, nuk deshi me te fliste asnje fjale, dhe u ndje aq i zhgenjyer nga Enesi sa edhe kembet i dridheshin.
Me te vertete nga ferra del lulja ja priti, po si nuk me vajti mendja qe prape lule ferre mbetet ajo?!
Doli jashte shtepise madheshtore i cila ne dalje nuk ju duk me aq e bukur sa ne fillim, por ngjau me nje burg te vertete ku ishin denuar te rrinin aty njerez te ligj si xhaviti .
Nderkohe per pak filoi edhe nje shi i bute, dhe babai i gjore here rrezohej e here ngrihej derisa me ne fund arriti te hyje deri ne pragun e shtepise ku u shemb ne toke si nje bust.
Fryma i merrej , gjuha i iku, vendi po i erresohej dhe zemra filloi ti rrihte shume ngadale.
Mblodhi forcat, perqafoi Nadian, dhe i tha vetem me dy fjale, qe Enesi eshte i fejuar, ndaj kujsedu per veten dhe per femijen tend.
Kaq tha babai i mjere, dhe zemra e tij beri tik takun e fundit . Nadia ne ate moment uleriu aq fort saqe u thyen edhe tjegullat e vjetera te shtepise.Nderkohe ja mbylli te dy syte babait te saj dhe e perqafoi serish duke ndjere veten fajtore per vdekjen e tij.
Zemra e saj nuk donte ta besonte qe Enesi eshte fejuar, ajo e dinte qe ai e donte shume dhe qe do te kthehej shume shpejt.
Nderkohe qe Xhaviti po mundohej tani si ta zgjidhte kete problem, pasi I biri do te kthehej shume shpejt, dhe do te dilte genjeshtera e tij ne shesh.Jo vetem kaq por do pranonte publikisht edhe atesine e femijes me Nadian dhe enderra e Xhavitit per ta martuar me nje grua me pozite do shkaterrohej.
Nderkohe qe nderhyri Hamadi:Mos u merzitni Zoteri keto pune do i ndreq une perpara se te vije Enesi, ndaj qetesohuni, dhe mos e mbani mendjen fare ketu.
Xhaviti buzeqeshi, dhe me kete buzeqeshje kuptohej fleteleja per Hamadin, te merrej me zhdukjen e Nadias.
Do te nisem qe tani, tha Hamadi sepse ti e di qe nuk te shoh dot te rrish ne siklet.
Kaq tha dhe u nis, nderkohe pasi pyeti disa njerez per shtepine e Nadias i treguan me gisht germadhen e vjeter, por per cudi ne te kishte shume njerez?
Cte kete ngjare tha me vete?
U afrua edhe me shume dhe ndjeu vaj, te bertitura edhe te qara dhe e kuptoi qe mysafiri qe kishte pasur perballe para disa oresh kishte dhene shpirt.
Nuk i mbeti tjeter pervecse te largohej dhe ta linte kete pune pas disa ditesh, sa te qetesohej pak gjendja, nderkohe qe as Enesi nuk ishte kthyer.
Kaloi nje jave dhe Nadia ishte krejt e vetme, por ishte shpresa dhe dashuria qe kishte per Enesin ajo qe i jepte force, ajo ishte e sigurte qe sapo ai te kthehej cdo gje do te merrte fund.
Nderkohe, nje nate vone, bie dera. Kush mund te jete valle ne kete ore mendoi ajo?
Menjehere i vajti mendja tek Enesi, zemra i rrahu fort dhe rendi me vrap te hape deren. Mirepo…
Shtangu ne vend ,kur perballe saj pa nje njeri me nje corap te zi mbi koke, sikur te kishte pikuar nga oxhaku me bloze.
Nuk vonoi shume dhe njeriu filloi te ecte drejt saj. Ajo e trembur filloi te bertase me sa kishte ne koke: Ndihme, ndihme , ndihme…
Askush nuk degjonte ne ate nate te lige aq me pak qe shiu binte litar dhe kercisnin gjethet e pemeve bashke me llamarinen e nje pjese te korridorit te shtepise.
Pasi e pa qe e bertitura nuk do bente dobi i vajti ndermend te dale nga dritarja e dhomes se babait dhe tja mbathe ne anen tjeter te shtepise.
Ashtu beri kercei dritaren dhe ja filloi te vraponte sa edhe fryma po i merrej.
Nderkohe qe edhe njeriu me maske vinte me vrap pas saj.
Pasi eci disa qindra metra vuri re se njera prej kembeve rrjedhte gjak nga poshte.Me pas pa se edhe shapka i kishte humbur diku ne balte.
Hamadi rendi pas saj mirepo erresira e nates e tradhetoi dhe nuk e lejoi ta shohe Nadian. Ai gjeti shapken dhe mendoi me vete, ku do veje, perseri ketu do kthehet ndaj nuk po lodhem me sot.
Nderkohe Nadias edhe ferra tashme i dukej “Xhaferr”, vetem vraponte dhe kur vuri re se nuk po e ndiqte me njeri ndaloi e ulur ne nje gur.
Kishte ecur shume dhe per afro dy ore kishte arritur ne nje fshat.
Tere naten e kaloi jashte ne shi i cili nuk i kishte lene vend pa lagur ndoshta edhe gjuhen brenda ne goje.
Vijon---


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.