Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 » Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- A po ndodh me te vertete perplasja e qyteterimeve? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10834)
Re: A po ndodh me te vertete perplasja e qyteterimeve?
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
Samuel Hungtington ka parashikuar qe me mbarimin e luftes se ftohte dhe heqjen e komunizmit si rrezikun kryesor do filloje perplasja e qyteterimeve apo kulturave Perendim Lindje. Si e shihni kete problematike ne valen e protestave te fundit te dhunshme kunder karrikaturave te profetit Muhamet te publikuara nga nje gazete daneze.
Cili eshte kufiri mes lirise se shtypit dhe etikes profesionale?
cili eshte kufiri mes vlerave te perendimit dhe lindjes?
Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
MYSLIMANET: KARIKATURAT, FYERJE MJAFT E RENDE
Nga ana tjeter, Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka harruar te pershendese edhe aktin qytetar te kryeministrit danez, i cili eshte shprehur se nuk do kishte bere kurre te tilla vizatime.
Indrit nuk e di pse eben kaq te madhe kete pune ti ketu?
Neve po na e marrin te huajt Shqiperine nga dita ne dite..........................
Eshte dicka e quditshme!
Sa here e cdo here qe ndollin akte terrriste si 11 shtatori,masaker ne Londer ne Spanje Russi Marok Egjypt etj etj etj....faji i kuje eshte ???
I perendimit...qe nuk na kupton nuk na ndihmon nuk rrespekton nuk nuk nuk nuk nuk.....
Gjithmone ato qe i bejne keto akte terroriste gjejne nje arsye per te justifikuar veprimet e tyre,e te vellezerve te tyre.Asnjehere nuk i bejne nje analize e nje autoktitike vetes se tyre
Ndersa disa demostrojne rrugeve, thyejne, djegin,vrasin disa te tjere e kane fushen e veprimit te tyre ne Internet e ne forume
Ne fakt ne gjithe kete mesele kjo eshte gjeja qe me ka bere me shume pershtypje. Si nuk eshte bere ndonje proteste ndaj sulmeve vetevrasese, ndaj hedhjes se nejrezve ne ere, apo si nuk ka dale njeri kunder atyre mercenareve qe duke thene Emrin me te shenjte, zoti eshte i lavdishem, presin kokat e njerezve para kamerave televizive. Si ka mundesi qe nuk del njeri ne protesta kur Sunitet vrasin Shitet qe shkojne pelegrinazh, por ka kaq shume protesta per karrikatura?
Kjo eshte dicka qe nuk kam per ta kuptuar asnjehere.
Ndoshta lufta ekonomike e fshehur nen demokracine e vendeve te zhvilluara po jep me shum rezultate se sa kane dhene te gjitha kryqezatat te marra se bashku.(ne kuptimin negativ te fjales)
Meqe kam pasur privilegjin te lind dhe te rritem ne Shqiperi ku Kisha dhe Xhamia jane objekte te importuara, mund te analizoj i pandikuar pasojat, dhe qellimin e botimit te karikaturave te profetit.
Bazuar nga pervoja personale mund te them se diku poshte mantelit te demokracise europiane fshihet nje ndjenje dominuese dhe diskriminuase ndaj Islamizmit...normalisht jeta luksoze dhe mireqenia europiane jane pengese me se bindese per te ndaluar rrymat e ndryshme ekstremiste te behen kamikaze, sic ndoll shpesh ne vendet arabe.
Per te marre nje pozicion karshi nje provokimi te tille,duhet qe te jesh i zhveshur nga c,do interes me baze fetare..ekonomike..dhe ideologjike.
Kam lexuar me shum se nje here Biblen dhe Kuranin, dhe te them te drejten nuk kam arritur te identifikoj as edhe nje germe te vetem qe te justifikonte dhunen dhe diskriminimin e besimeve fetare dhe popujve qe i ndjekun.
Tani ne mijevjecarin e trete perballemi me dy te verteta te medha!!!
Vendet e zhvilluara me besim katolik(ne te shumten e rasteve)qe edhe pse demokratike(aty ku ju intereson atyre) dominojne politiken dhe ekonomine boterore.por per fat te keq nuk kane arritur ta kuptojne qe demokraci do te thote edhe e drejta per te qene i varfer...edhe e drejta per te qene mysliman.
Dhe shtetet me besim islam(te varfera ne shumicen e rasteve)qe padrejtesite..ndjesia e te qenurit te dobet ekonomikisht....mungesa e theksuar e krenarise kombetare dhe personale....i ka palgosur thelle ne ndergjegjen e tyre,deri ne ate shkalle sa qe te arrijne ne konkluzionin se sa me shum te (pa fe) te vrasesh aq me te hapura jane dyert e parajses.
Jemi ne vitin 2006 dhe viktimat e bazuara ne besimet fetare jo qe nuk jane harruar...por perkundrazi rriten dita dites.
Duke analizuar me hollesi ngjarjet e koheve te fundit ..dhe sigurisht duke njohur mire historine e qyteterimit dhe ndikimin e besimeve fetare mbi te...theksoj me nje fare zhgenjimi, qe aktualisht ne bote kemi dy realitete!!
Vendet e zhvilluar me besim Katolik,qe nuk jane gje tjeter vetem kamikaze te fshehura mire nen petkun e demokracise...
Vendet me besim islam(te zhytura ne nje varferi te kontrolluar nga krahu tjeter) qe nuk jane gje tjeter vetem kamikaze te fshehur nen petkun e padrejtesive..fukarallekut,dhe injorances se imponuar.
Zgjillja ime bazuar ne pamvaresine e plote intelektuale dhe shpirterore qe me jep te qenurit asnjeanes ne( kryqezatat moderne) do ishte..
Katolike...Myslimane....nqs besoni ne ate cfare shkruhet ne Bibel dhe Kuran rruga drejt paqes per te dy qyteterimet eshte shum e afert...Por ne qoftese besoni ne superioritetin(te njeres apo tjetres pale) jo paqja por fundi i botes eshte shum i afert.
Citim:
Po citoj ato që tha trojani
Pershendetje Indrit.
A i beson dhe vete keto brockulla qe ke shkruar???
Kryeministri Danez nuk ka bere kurre vizatime te tilla, karikaturat jane botuar para nja kater muajsh ne gazeten "Jullands Posten" (JP). E keqja me e madhe eshte se manipulohet me te verteten. Ne disa raste duke ndryshuar vendin e presjes, apo duke bere rrokade me foljete ndihmese kam, jam... . Nje dicka te tille eshte bene tek citimi i mesiperm, ne vend te foljes jam (ishin) eshte perdorur folja (kishte). Sic e kupton edhe vete gjithe kuptimi i artikullit del dicka tjeter.
Nga ana tjeter Kryeministri danez nuk ka asnje fuqi ligjore te mbylli nje gazete, apo ta detyroje te kerkoje te falur. Nqs dikush ndihet i fyer mund ti drejtohet organeve te drejtesise dhe jo kryeministrit. Gje e cila eshte shume e veshtire te kuptohet ne boten islame.
Diku me siper ke krahasuar Nordiket me Nazistet, do ishte mire ti ktheje mbrapsht ato fjale. Danimarka ka qene dhe eshte parajse per gjitha organizatat Palestineze (fale kushtetutes daneze).
A nuk e mban mend? pak kohe me pare qe Danimarka nuk e dorezoi "liderin" cecen? Sepse kushtetuta daneze nuk e lejonte nje gje te tille. Megjithese pati nje humbje te madhe ekonomike dhe politike me Rusine.
E pra e njejta kushtetute nuk e lejon kryeministrin te mbylle gazeta apo te burgose gazetare.
pershendetje trojani
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Indrit nuk e di pse eben kaq te madhe kete pune ti ketu?
Neve po na e marrin te huajt Shqiperine nga dita ne dite..........................
Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Eshte dicka e quditshme!
Sa here e cdo here qe ndollin akte terrriste si 11 shtatori,masaker ne Londer ne Spanje Russi Marok Egjypt etj etj etj....faji i kuje eshte ???
I perendimit...qe nuk na kupton nuk na ndihmon nuk rrespekton nuk nuk nuk nuk nuk.....
Gjithmone ato qe i bejne keto akte terroriste gjejne nje arsye per te justifikuar veprimet e tyre,e te vellezerve te tyre.Asnjehere nuk i bejne nje analize e nje autoktitike vetes se tyre
Ndersa disa demostrojne rrugeve, thyejne, djegin,vrasin disa te tjere e kane fushen e veprimit te tyre ne Internet e ne forume
kjo teme u soll per diskutime te ideve personale jo per sjelljen e teksteve te gazetave. lutem admineve qe tekstin e gazetes ta shkepunit dhe cojne tek mediat ku e ka vendin.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 » Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.