Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 43 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15283)


Postuar nga Piktor datë 02 Nëntor 2008 - 03:08:

Për të lindurit në ditën 7 të cilitdo muaj
Keni natyrë të qetë dhe jo të imponueshme, përgjithmonë të interesuar për përmbajtje më të thella dhe më të fshehta të jetës sesa për manifestimet e saj sipërfaqësore. Me të gjitha, lini përshtypjen e personalitetit kreativ serioz dhe studimor. Pak njerëz ju njohin në të vërtetë, se ju nuk e tregoni zemrën tuaj dhe ndjenjat. Jeni të prirur ndaj misticizmit dhe ndaj mësimeve të Lindjes, si dhe ndaj arteve të bukura.
E injoroni botën materiale, fizike, dhe besoni se shpirti dhe shpirtërorja janë mbi të gjitha. Jeni ëndërrimtar të mëdhenj dhe poetë të jetës. Shtatë është numër i mistikëve dhe okultistëve.

------------------------------------------------------------------------------------------------

Mungojne shume cilesi te tjera ketu eee, mire mire po me pelqeka.


Postuar nga matrian datë 02 Nëntor 2008 - 04:38:

Kete doja t'a shkruaja une!

Po,po,-mungojne shume te tjera.Me te vertete!!
p.s.nuk i besoj shume ketyre "gjerave",por te bejne te ndjehesh mire kur i lexon......


Postuar nga zio datë 02 Nëntor 2008 - 14:23:

data 7

nuk me pelqen si arsyetim


Postuar nga kurt datë 17 Dhjetor 2008 - 13:47:

Re: Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes

Citim:
Po citoj ato që tha briseide


Sa vone duket "midis te tridhjetave dhe dyzetave"

prit bris prit se edhe une me 23 kam lindur, o sa me bejn me qesh kto gjera...hehehe

si ato fortune cookies, kurre nuk tregojn lajme t'kqija...


Postuar nga briseide datë 17 Dhjetor 2008 - 16:26:

Re: Re: Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
prit bris prit se edhe une me 23 kam lindur, o sa me bejn me qesh kto gjera...hehehe

si ato fortune cookies, kurre nuk tregojn lajme t'kqija...



O shpirt i mrekullueshem ,ja dhe ca vite e me thuaj si te vene punet,te marrim kurajo


Postuar nga kurt datë 17 Dhjetor 2008 - 21:50:

Re: Re: Re: Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes

Citim:
Po citoj ato që tha briseide


O shpirt i mrekullueshem ,ja dhe ca vite e me thuaj si te vene punet,te marrim kurajo

do t'le me dite une i pari, mos u katandis si une do t'them se nuk eshte mire aspak


Postuar nga DR.D datë 18 Shkurt 2009 - 16:38:

po

Per mua ishte Plotesisht e vertete me pershtatej.................nuk e di per ju te tjeret............


Postuar nga Ari. datë 18 Shkurt 2009 - 19:36:

me duhet te nderroj daten

Keni zë të mirë, jeni të besueshëm dhe të sigurt. Thënë simbolikisht, ju jeni si Pjetri - gur këndi. Supozohet se jeni mjeshtër kozmik i cili gjithkund vë themele. Jetën e keni aktive dhe kreative, pasi që pandalim punoni për të mirën e njerëzimit. Jeni shumë praktikë, ndaj keni shumë sukses në punët e natyrës materiale dhe praktike.
Kurrë nuk iu ikni detyrimeve, dhe gjithmonë e bëni atë që ka qenë dashur bërë. Kijeni në mendje se kuadrati është simboli i numrit katër: dhe ju më së lehti do të ngriheni shpirtërisht brenda kuadratit, po qe se në atë rast nuk jeni të lidhur me botën fizike.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 18 Shkurt 2009 - 21:25:

Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr



Shtëpia, familja, miqtë nga rrethi i atyre që i doni, ju pengojnë në njëfarë mënyre, por në instancën e fundit kjo nuk ju pengon. Problemet e natyrës juridike dhe të arsimimit ju interesojnë posaçërisht. Mund të jeni orator i shkëlqyeshëm, ligjërues, shkrimtar apo spiker. Idetë tuaja origjinale mund të ju sjellin sukses në punë, sepse jeni si rrallë kush të durimshëm, rezistentë, të qëndrueshëm. Bukuria në trajta të ndryshme është shumë e rëndësishme në jetën tuaj, prandaj edhe keni vënë ekuilibrin në mes të shqisores dhe shpirtërores, konkretes dhe abstraktes.
Ndjenja fort e shprehur e detyrimit mund të ju pengojë në gjetjen e lumturisë suaj personale. Ju më me dëshirë iu ndihmoni të tjerëve, por ruajuni që joegoizmi juaj të mos e kufizojë dhe pengojë zhvillimin e potencialeve tuaja intelektuale dhe shpirtërore. Jini të dashur dhe joegoistë, por jo përtej kufijve të cilët mund t'i përballoni.





Interesante!
Piiiiiiiiikerisht dje... po diskutoja me nje mikeshen time (interlokutoren time te preferuar) mbi tipizimet dhe gjeneralizimet... mbi formulat standarte dhe pseudo-studimet shkencore qe behen ne kete fushe.

Edhe... mendoj se sado e sido te jete i shkruar ky tipizim ne baze te... edhe numrit te kepuces... futja kot, nje djale me nr kepuce 44 psh si une, ka keto e keto e keto...!!!
Futja kot!!!!!!!!!!
Sa vertetesi shkencore mund te kene keto hipoteza dhe/ose hulumtimet apo sondazhet qe ndihmojne ne tipizime.

Por duke iu rikthyer mendimit me lart, cfaredo te shkruhet ne ato rreshta, diku... mes tyre e gjen veten... por ndodh edhe qe e gjen ne pjesen me te madhe te atyre qe shkruhen dhe atehere te le pershtypje dhe shperhap lajmin me te tjeret per qenien interesante te asaj qe sapo ke lexuar. Ndersa, nqs ky lloj inputi nuk te duket i vertete, e merr e hedh gazeten a revisten ku e lexon dhe s'te ben pershtypje...!

Dmth rastesite jane te bukura...


Postuar nga Amstel datë 08 Mars 2009 - 19:05:

dita e 10
pak a shume njesoj me pershtatet ne disa gjera

lela teme teper fantastike lale


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 43 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.