Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Gjakmarrja Ne Shek 21 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15870)


Postuar nga shelgu datë 15 Maj 2008 - 20:49:

Hakmarrja eshte forma me e ulet e reagimit. Kanuni i Dukagjinit u vendos pikerisht per te drejtuar kete vegel te ndyre te te dobtit.

Hakmarresi eshte i dobet, i ulet, i pabese.

Eshte ndryshe qe te dalesh ne shesh te burrave dhe te perballesh me armmikun dhe plotesisht e ulet qe te gjuash tjetrin i fshehur pas nje qoshe.

Vegel e ndyre e trasheguar nga erresira

 

PS Edhe dicka tjeter...lexova ketu me siper disa reagime nervash karakteropate...

Ne realitet shohim ndryshe. Para ligjit te gjithe dhjesin gjak.


Postuar nga lost_soul datë 15 Maj 2008 - 21:48:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

Eshte ndryshe qe te dalesh ne shesh te burrave dhe te perballesh me armmikun dhe plotesisht e ulet qe te gjuash tjetrin i fshehur pas nje qoshe.


ne vazhdim te idese...

Dikush ma ka vene ne dukje. Nuk te duket e cudicme qe ne shqiptaret nuk e njohim duelin?
Kemi c'kemi, hajde ta zgjidhim bashke, o ti o une dhe mbyllet ketu.

Por jo, ne kemi gjakmarrjen. Une te vras ty mbrapa shpine per nje mosmarrveshje, vellai yt vret vellain tim (meqe une zhdukem), cuni i xhait tim pastaj vret nje mashkull 8 vjecar nga familja jote .. e keshtu me rradhe. Kjo eshte burreria e cila po brohoritet ketu nga disa.

Te vjen ndot kur i lexon..


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 15 Maj 2008 - 22:05:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

ne vazhdim te idese...

Dikush ma ka vene ne dukje. Nuk te duket e cudicme qe ne shqiptaret nuk e njohim duelin?
Kemi c'kemi, hajde ta zgjidhim bashke, o ti o une dhe mbyllet ketu.

Por jo, ne kemi gjakmarrjen. Une te vras ty mbrapa shpine per nje mosmarrveshje, vellai yt vret vellain tim (meqe une zhdukem), cuni i xhait tim pastaj vret nje mashkull 8 vjecar nga familja jote .. e keshtu me rradhe. Kjo eshte burreria e cila po brohoritet ketu nga disa.

Te vjen ndot kur i lexon..


Po te shikosh kush ka bere postime pro gjakmarrjes... veren se cuditerisht jane femra!


Postuar nga briseide datë 15 Maj 2008 - 22:13:

Se pari,nuk me duket e arsyeshme te vihet ne pah fenomeni si i perpapur vetem ne zonat e veriut: plaga gjymton gjithe vendin.
Se dyti:hakmarrja,duke u lidhur me komentet e fundit,eshte vertet nje nga menyrat me pak te dobishme per te reaguar.
Jeta eshte e shtrenjte,nuk besoj se kush eshte kunder hakmarrjes e do me pak familjen e vet se ata qe jane pro.Me i rende do te ishte burgimi i perjetshem,duke i dhene mundesi edhe vetes(dhe njerezve qe ke perreth) te jetosh(jo ne kuptim te fjaleperfjalshem),dhe agonia e vrasesit eshte me e gjate!Teorikisht.


Postuar nga lost_soul datë 15 Maj 2008 - 22:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti

Po te shikosh kush ka bere postime pro gjakmarrjes... veren se cuditerisht jane femra!


Forcen e femres e ka shpjeguar shume bukur nje Howard Bloom, tek "Lucifer Principle". Te sygjeroj ta lexosh, ndoshta e ke te perkthyer ne italisht. (nuk eshte liber per femrat :p , po per forcat sociale)
Burrave ua kane zene trute muskujt


Postuar nga kotka datë 15 Maj 2008 - 22:33:

Hakmarrja nuk njihet vetem ne trevat shqiptare dhe nukka te beje aspak me burrerine shqiptare.
Eshte shume e njohur ne Krete te Greqise, ne Sicili te Italise, ne Spanje etj, etj. d.m th. ne te gjitha ato shtete me rrenje te thella shqiptare
I ka rrenjet qe para kristianizmit, ku nuk njihej ligji i faljes..... dhe as nuk ka te beje fare me burreri, por me paburreri.


Postuar nga IQVLORA datë 17 Maj 2008 - 17:34:

Po Tulipani ,keni shume te drejte.Une e kisha fjalen se a do te gjeje shoqeria jone nje zgjidhje per t'i dhene fund ketij fenomeni vrastar.Me te drejte GJ K e quan kancer i shoqerise sone.Dhe vertete i till eshte.Ne keto vite mbas 1991 ne Shqiperi nuk jepet drejtesi por jepet padrejtesi nga drejtesia jone e kryekorruptuar.Si rezultat i kesaj njerzit bejne vetgjyqesi. Shtrohet pyetja:''Ku po e con mushka shoqerine tone e cila pretendon te integrohet ne familjen e vendeve te civilizuara?''.Pra per kete fenomen eshte fajtor edhe shteti edhe shoqeria jone ne pergjithesi.
Nqse mua me vret dikush nje pjestar te familjes dhe ai del pa lagur se ka paguar nje prokuror apo gjykates te korruptuar;cfare me mbetet mua per te bere.Pra ndonjehere ne detyrohemi te behemi vrases pa qene te till.Si mund te spiegohet vrasja e nje fshatari nga Tirana qe zbuloi e denoncoi mafjen e tokave ne Kashar a diku tjeter?Ate e vrane dhe policia e prokuroria fallsifikuan provat?Me insistimin e familjes ai do te zhvarroset per ekspertize te re.Dhimbja per humbjen e pjestarit te familjes eshte e padurueshme,kur shteti nuk ''te merr hakun''.
Nuk i kuptoj vajzat,qe duan hakmarrje! A mund te vrisni ju femijet e vegjel te gjaksit tuaj,apo me e papranueshmja te vrasesh kushuririn e 7 te tij.Si e mendoni emancipimin e shoqerise sone ju te dashura vajza?Me vjen keq por nuk eshte zgjidhja e duhur gjakmarrja?A do ndergjegjesohemi si shoqeri ndonjehere?Ju me te drejte kerkoni qe shoqeria jone te emancipohet ne drejtim te sjelljes dhe trajtimit te femres,por ne kete aspekt qe merr jete njerzish do te rrijme ne vend?


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 17 Maj 2008 - 19:25:

Besoj se jemi d'akord te gjithe ne nje pike:
Qe kur te vrasin nje pjesetar te familjes dhe shteti nuk vepron eshte thuajse e pa-shmangshme vete-gjyqesia! Te pakten per ata qe kane gjak neper vena!

Ndersa per fenomenin e "gjakmarrjes" ate qe e hasim me teper ne pjesen veriore te Shqiperise, ku "marrja e gjakut" nuk ndal vetem ne ndeshkimin e personit te cilit ka kryer i pari vrasjen; por vazhdon edhe ne kusherinjte e 7-te apo ne femije... bile edhe gra ndonjehere, ky eshte super kancer!
Kjo eshte pa-burreri, eshte pa-besi, eshte degjenerim, eshte e shpifur, eshte e ulet eshte ... moralisht (pervecse ligjerisht) E DENUESHME!

Peace!


Postuar nga daedal datë 17 Maj 2008 - 20:55:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

ne vazhdim te idese...

Dikush ma ka vene ne dukje. Nuk te duket e cudicme qe ne shqiptaret nuk e njohim duelin?
Kemi c'kemi, hajde ta zgjidhim bashke, o ti o une dhe mbyllet ketu.

Por jo, ne kemi gjakmarrjen. Une te vras ty mbrapa shpine per nje mosmarrveshje, vellai yt vret vellain tim (meqe une zhdukem), cuni i xhait tim pastaj vret nje mashkull 8 vjecar nga familja jote .. e keshtu me rradhe. Kjo eshte burreria e cila po brohoritet ketu nga disa.

Te vjen ndot kur i lexon..



I nderuar lost!
Replika nuk te drejtohet vetem ty. mendova te jap nje opinion i cili mendoj se duhet patur parasysh. Kjo e sotmja, n'dac te gjuhet gjakmarrje e ndac qelb marrje ne te vertete nuk ka lidhje me kanunun dhe ato qe trushkuluri te thote.
Mendja e ngushte e amfibit nuk e kupton se ne 5 rreshta ben 10 karambole me germabashkimet e tije.
Se pari ne kohen e funksionit te tij, kanuni ishte forma e orrganizimit te shtetit. Eshte pranuar nga studiues te tij qenja e kanunit, kod penal, kod civil dhe kushtetute.
Asokohe nuk ka pasur as shtet (qe trimat si ky lart ta perdorin si "hakmarres qe te nxjerr gjak nga b***a") prandaj nese lexohet me kujdes mund te shihen ne te elemente te mrekullueshem te nje urtesie dhe pasurie shpirterore.
Elementet e duelit dhe te nderit borgjez apo fisnik kane dale mijra vjet pas kanunit i cili jo vetem ska nje datim ne kohe por edhe askund nuk predikon gjakmarrje. Ai eshte vetem rregullator i gjithe te mirave dhe te ligave qe ekzistonin asokohe.
me ardhjen e perandorise osmane kanuni dalngadale i humbi vlerat e tije. Fillimisht me shartimin me kanunin xhibal qe administrata tuke i beri dhe me vone me format e organizimit te shtetin shqiptar. Elentet e kanunit qe shihen atehere dhe tani te ngjyros inakte kriminale ose padrejtesi nuk kane lidhje me kanunun. nese nje veper monumentale si kanuni ka qene i plote nuk mund te perdoret me copa sic psh bejn pseudobesimtaret me porosite e zotit. Psh, nese ti qe je Math do te merrje mje ekuacion te veshtire a do t'a zgjidhje dot me gjysmen e nje teorie te vertetuar dhe pjesen tjeter si te ta marre mendja(?) druaj se jo.
persa i perket parashpines dhe prapashpines kjo nuk ka te beje me kanunin. Vrasja eshte vrasje dhe ka patur nje kod ne fakt qe nderi e donte. para se te vritej viktima thirrej ne emer dhe zbatoheshin rregulla ne vrasje etj etj.

hibridet e sotme qe bejne krime jane ne fakt nje percudnim shume sistemesh, injorance izolimi dhe veteizolimi. Nuk eshte gjakmarrje e lost ajo qe ndodh por eshte shtazeri. nga haku shkohet te gjaku. A eshte burreri te vrasesh? kjo duhet pare ne shume aspekte. vrasja ndodh ne nje moment shume te tensionuar psikologjik. as frikacake nuk i themi dot. ndonjeher ketij problemi rrenjethelle duket sikur nuk i jep spjegim askush.
ketyre te mencurve qe shpesh hedhin batuta alla iluministo perendimore desha t'ikujtoj se ne kohen kur inkuizicioni percellonte dhe linconte njerez per nje fjale goje dhe per dy fije floke ketu te ne nuk ndodhte.
te gjithe kemi trashegimni. madje nse edhe ketu ka individe me prjardhje te tille qe flozofojne madje.., e pse sduhet te kete jashte vrases pas shpine?. Shumica e vrasjeve vetem ne beteja behen para shpine o lost.

A duhet te kete vrasje?? mendoj se te gjithe nuk do e miratonim...ashtu sic nuk mundem shpesh te pranoj une (mbase edhe ti) arsyetime te tipit "rrofte google se abetarja me mjafton"
Te uroj fundjave te mbare ...


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 17 Maj 2008 - 21:53:

daedal meqenese shoh qe nuk mund te dergoje MP po te shkruaj ketu!

Te keshilloj te jesh paksa me i moderuar.

Respekte!


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.