| Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15937)
une kamm pershtypjen se lordi duhet ta dije qe mediat ne te gjithe boten ne hapat e pare ne vitet e para qe mund te shkojne deri ne 10 (ose e pak ose e shume). dhe mediat subvencionohen. persa i perket kafese dhe iponimit mua me duket iagjinate me filmat e Al kapones. Pse ore si ju duket biznesi ikafese ju? Lori kafe eshte lider ne treg (flas per kafe masive) askush nuk e ohon dot se ne krahasi me kafete e tjera eshte me e mire. A e dini cdo te thote lider ne treg kafeje ne nje vend ku ka bare e restorante me shumme se ne cdo vend tjeter. Kafenete jane biznesi me i shumte ne shqiperi ndersa kafja pija me e konsumuar.
Ndersa mua lajmet per eksplozive ne ashensore te cilet te cojne ne katin e 666 ose 777 (varet sa femije i mire {apo i keq} ke qene), lajmet per emra te florinjte ne timona Ferraresh (si kallashi prej floriri i djalit te Sadamit), lajmet per dashnore te vdekura te papermendura ose te mbuluara qellimisht (ne formen me makabre) me duken jo si lajme nga filmat e Al Kapones por si lajme nga Tora Bora e Afghanistanit, Karachi i Indise, Baghdadi (jo zona e gjelber) i Irakut e shume e shume gropa (jo vryma) te zeza ne kete bote.
S'na i tha qe s'na i tha njeri ate lajmin qe desh i kushtoi koken dikujt para pak vitesh ketu. He pra, mos me lini te me grryeje kurioziteti!
PS: Daedal, doja te te lija nje pergjigje ne PM por nuk i pranoke. Ku te te flas?
Standing ovation tani per shumat marramendese qe ka investuar?Edhe Piersilvio Berlusconi per te hapur eren e re te Digitalit ju desh te kerkonte investime shteterore,imagjino kete paperonin tjeter nga i ka nxjerre keto "te holla".Dritan Hoxha legalizoi krimin,e per kete duhet edhe lavderuar per meritat e tij mbi rigjenerimin e kualitetit te mediave vizive?
Pak vlen te diskutosh ketu. As e kisha dhe as e kam deshiren te merrem me "forumiste". Te keqijat dhe te mirat e kesaj bote nuk mblidhen dot ne nje person, por eshte patetike te mohohet nje institucion i tere me paragjykimin e larget se leket qenkan bere me krime (te cilat akoma sdihet qarte kush jane). Tani ishte pjese e oligarkise shqiptare, ashtu sic eshte cdo biznesmen, cdo politikan e cdo artist ne Shqiperi. Kete ndoshta se kuptojne shumica dhe vene gishtin tek nje person i vetem, nje Berishe, nje Nano, nje Mjaft, nje Tan etj. Sidoqofte te jesh pjese e Oligarkise nuk do te thote te jesh kriminel, sepse Shqiperia fatkeqesisht keshtu funksionon. Si i apasionuar pas mediave vizive pranoj vetem se Tan Hoxha krijoi nje gje te vecante sepse i pelqente, dhe juve pavaresisht nga pelivanlleqet emigrative mbeshteteni ne ate media per te qene ne kontakt me Shqiperine. Personalisht Topin nuk e shikoj dhe jo me larg se para ca ditesh kritikova hapur nje dokumentar te tyre. E megjithate me vjen keq qe pronari i vetem i atij televizioni vdiq, pavaresisht me ke ishte ne makine (qe s'me plas fare), sepse ky eshte nga ato evente qe njeriu e kupton se gjerat nuk do jene me si me pare.
Dhe megjithate forca emigrative ju lejon te njihni Vip-at e botes, te justifikoni James Dean qe vdes ne makine, apo te tjere qe vdesin me overdose, por nuk ju lejon te gjykoni humbjen e nje biznesmeni qe pikesepari ishte SHQIPTAR, dhe kunder cdo parashikimi te mundshem (kunder mentaliteteve te prapambetura) arriti te krijoje nje media ndryshe, te punesoje 800 veta me rroga te plota, dhe te terheqe rinine drejt botes se medias.
Sa per problemin ne forum, si zakonisht per shqiptaret kishte lidhje me publikimin e infromacioneve personale mbi nje dashnore qe duhet te kishte. Kete e beri nje punonjes i mediave te atjeshme qe me pas mori dhe kercenime. Se sa vlere ka kjo nuk e di, por me vjen ne mend John Kennedy qe kishte te dashur Merilyn Monroe dhe mbahet mend ti president i mire dhe jo si njeri qe meritonte te vdiste. Kercenimet qe gazetari mori ketu ne forum nuk jane aspak te drejta, por jane tipike te asaj oligarkie shqiptare ku dhe Tani bente pjese. E prape besoj se me vdekjen e Tanit Shqiperia me shume ka humbur sesa ka fituar, sepse nuk besoj kurre qe nje person me vizione aq te hapura te jete pengesa kryesore ne zhvillimin e vendit.
Ka patur shume raste qe kam qene ekstrmisht kunder e ato qe fajtori ka thene ne form. Mendoj se esenciale eshte ajo pjese e progresit qe na perket te gjitheve. Ne shqiptareve na bezdis dhe e urreje suksesin e tjetrit se nuk e mendoje se te gjithe do kemi pefitim.
ndryshon "tehu" i logjkes.
Kesaje rrdhe mbetem ne linjen e fajes...jo se nuk ka patur postime te tjera te vlera ne kete teme.
dhe gjithsesi ky mbetet opinioni im
Problemi nuk ishte se si u bene leket, problemi ishte dhe eshte te menyra se si funksionon kjo perandori. Por qe te jesh ne gjendje te dallosh prapaskenat, duhet te jesh inteligjent.
Ai ndertoi nje piramide duke te genjyer. Duke te shitur nje decoder te bazuar mbi nje monopol. Duke te imponuar te shikosh kundrejt kursimeve te tua kanalet e tij, VETEM KANALET E TIJ. Une e kam hedhur ne depo decoderin, jo se kursej 900 lek te reja ne muaj por sepse nuk dua te mi marrin me zor.
Nje Celular DVBH qe nuk kapte gje tjeter mor zotri pervec Dixhileshit.
Nje Kanal Informativ TOP CHANNEL qe fsheh krimet mor zotri.
Nje Fiks Fare qe te vinte gjoben dhe po te mos e paguaje, bente heroin duke dale ne TV dhe duke u deklaruar SHENJTOR, ZBULUES I PADREJTESIVE!!!
Uff, u lodha.
Harrova te shtoj emisionin e famshem, kulturor, te papare, te pa konceptueshem, inovativ, infnormativ etj etj etj: BIG BROTHER, te cilin gjithe bota e ka cilesuar si nje njolle te zeze, si nje emision injorantesh... TOP MEDIA e famshme, le qe na i imponoi me zor ta shohim por arriti dhe ne ate pike qe here here te permendte zhvillimet e kesaj loje injorance edhe ne Edicionet Kryesore te Lajmeve.
Ehhh, mgjs kot e kapa kete teme, nje pjese e mire ketu rrezik lene dhe punen kur fillon Big Brotheri. Sic ma beri shitesja dje kur vajta te bleja nje vazo lulesh. Cuni, mi sill cik shpejt leket nese do ta blezh vazon, tha. Kur vajta c'te shikoja, po shihte Big Brotherin e famshem. Kishte hall mos humbiste ndonje cope po te me sherbente.
Per Portokalline do flas nje here tjeter... Kur te kem frymezim.
Citim:
Po citoj ato që tha briseide
paperonin tjeter nga i ka nxjerre keto "te holla".Dritan Hoxha legalizoi krimin,...
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Harrova te shtoj emisionin e famshem, kulturor, te papare, te pa konceptueshem, inovativ, infnormativ etj etj etj: BIG BROTHER, te cilin gjithe bota e ka cilesuar si nje njolle te zeze, si nje emision injorantesh... TOP MEDIA e famshme, le qe na i imponoi me zor ta shohim por arriti dhe ne ate pike qe here here te permendte zhvillimet e kesaj loje injorance edhe ne Edicionet Kryesore te Lajmeve.
Ehhh, mgjs kot e kapa kete teme, nje pjese e mire ketu rrezik lene dhe punen kur fillon Big Brotheri. Sic ma beri shitesja dje kur vajta te bleja nje vazo lulesh. Cuni, mi sill cik shpejt leket nese do ta blezh vazon, tha. Kur vajta c'te shikoja, po shihte Big Brotherin e famshem. Kishte hall mos humbiste ndonje cope po te me sherbente.
Per Portokalline do flas nje here tjeter... Kur te kem frymezim.

[QUOTE]Po citoj ato që tha briseide
Pse meshkujt qe shkruajne sms ne keto kanale,per lidhje serioze,ju duken me "te mencem"?
Ka dy gjera brisi,ose jane vertete rrota qerreje ose eshte nje llooj taktike per t'i hedhur ne dore dhe qe arrihet lehte simbas mendimit tim.
[B]Fajtori ,shume i ashper mor djale.Ju i jepni te drejte vetem vetes tuaj me ato qe thoni ne postimin tuaj.Askush nuk e ka mohuar te rejat qe solli Topmedia ne Shqiperi.Gjitha bota lufton kunder pasurimit ne menyre kriminale te individeve te vecante,si Tani.Te ndertosh nje gjigabd te till mediatik ne nje kohe fare te shkurter,pervecse me pare te piste mund t'ja arrish.Jane nje sere makinerish e ingranazhesh, qe kane ricikjluar paren e zeze.Kete ai tatani nuk mund ta arrinte vetem.Pastrimi i pareve behet lehte,sepse krimi i organizuar i ka zene frymen vendit tone.
Une nuk perjashtoj asnje politikan si te kuq ashtu edhe blu nga keto bisnese mafioze.
Sa kohe ka, qe prokuroria e nje vendi demokratik si Italia ku jeton ti.dyshon tek biznesi i presidentit te kshillit te ministrave te qeverise se sotme Italiane?Dekada mendoj une.Nuk ka arritur t'i beje gje,por emri i tij eshte i perfolur sot e kesaj dite.Ai eshte person i dyshuar,pavaresisht ligjeve qe ai miraton per te shpetuar bythen e tij.Ndersa ne vendin tone askush nuk e lufton evazionin ,krimin e organizuar,trafiqet e korrupsionin.Prandaj ne jemi te pakenaqur dhe i urrejme tipa te till kriminal,te cilet kane ombrella politike dhe nuk na plas fare per ta.Si ky perfundofshin te gjithe.
Ne e migrantet qe ti na vendos lloj lloj epitetesh ,jetojme me ndershmeri dhe paret qe ne fitojme jane si rezultat i mundit dhe djerses sone.besoj se edhe vet je nje i till!Cudi Fajtori ,une dhe shume nga ne njohin ahume biznesmen te ndershem,te cilve nuk ju ka hyre nje gjemb ne kembe,ndersa ata qe jane marre me pislleqe e kane pesuar nje nga nje.Kesaj here e kish radhen tatani,para disa kohesh,Delijorgji e keshtu me radhe,
Patjeter qe Tani ishte i paprekshem kur shkelte ligjin,gje nuk ndodh askund.Ne Samitin e Natos,makina e presidentit rumun beri nje aksident te dhe goditi lehte nje makine tjeter.Per kete, Bacesku u shoqerua ne polici,pagoi gjoben dhe u la i lire.Ka plot raste te tilla ne bote.Po ne vendin tone????Jo VIP-a politike te ketij rangu,por edhe tipa si ky tatani i topit te shtypin rrugve te qyteteve shqiptare.
Mendoj se funderrinat e shoqerise shqiptare nuk jane emigrantet qe e fitojne jetesen ne menyre te ndershme,por tipa si tatani i Topchanel ,Delijorgjet ,ndoshta edhe ata qe mendojne se pasurimi ne menyre kriminale duhet ligjeruar.
Nuk flitet kote te nderuar miq se ky person dhe ate shtriganer qe e rrethonin,dikur kane marre me qafe jete njerzesh.Ky eshte ai gjaku i djemve shqiptare,qe shume nga keta poshter ii kane perdurur per tu pasuruar.Beni nje krahasim me Mediasetin disavjecar me Topmedian.Si ka mundesi qe ky lyrash shqiptar ja kalon ne teknologji nje gjigandi te till?Dikush mendon se ai pillte flori nga bytha prandaj u superpasurua.Ikni mos na cani koken me moralizimet tuaja bajate.Koha do te vertetoje se kush ishte ne te vertete tatani.
Cfare eshte Portokallia tek Topi?Nje shfaqje,90% qe nuk ja vlen ta shohesh,e merzitshme nga fjalet e pista qe perdorin pseudoaktoret e saj.Fiksi po bene nje pune te mire ne pergjithesi dhe duhet pergezuar,per diskreditimin qe ju ka bere disa fytyrave te ndyra ne qeveri,ne drejtesi,ne mjeksi etj.
Fajtori mos i quaj emigrantet funderrina,sepse po gabon.Besoj e fut edhe veten tende ne kete vleresim?
| Gjithsej 10 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.