Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Te rejat me te fundit , mbi informatiken. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16512)


Postuar nga Fajtori datë 05 Mars 2011 - 06:48:

Qe keto IPad e Iphone/Blackberry s'duhen per asgje e kuptova kur kisha Iphone vete. Te parin fare. Keto jane lodra qe i ngjajne kompjuterit, por duhen aq sa duhet nje kompjuter pa tastjere dhe pa mouse...

Kujt i hyn ne xhep te kontrolloje emailet ore e minut pervec ndonje biznesmeni qe bazon punen ne to. Apo eshte ndonje mrekulli e madhe te kesh video ne telefon, kur duhen 3 diploma dhe nje PC qe te ngarkosh videon ne telefon, pasi e ke konvertuar me mundim ne formatin qe do telefoni/Ipadi.

Keto lodra vetem sa po ngushtojne hapesirat ku njeriu mund te jetoje pa teknologji. Tani cdo pordhe qe behet shkruhet me vrap ne blackberry messenger, per te kuptuar pas nje viti qe jeta jote eshte prape bosh, megjithese derdh cdo moment tendin ne publik. Ne asnje drejtim IPadi nuk mund te afrohet me nje kompjuter te mirefillte. Madje ajo qe thote shefi i Samsungut, qe perdoruesit s'pyesin per shptejtesi, tregon se keto jane objekte loder, jo objekte qe duhen per pune. Pardje hoqa te zinjte e ullirit te coj nje file nga kompjuteri ne Blackberry. Me gjithe menute e kmplikuara nuk kishte asnje opsion per te lexuar file ne local network. Mu desh te instaloj Blutooth ne kompjuter qe Blackberry te lidhej me kompjuterin per te marre nje file. Keto jane lodra qe s'kane autonomi nga PC. Ne fund zgjidhja gjehet po tek tastjera dhe mouse. Per te mos thene qe Apple e ka PC te domosdoshme qe ti punojne lodrat.


Postuar nga lost_soul datë 05 Mars 2011 - 12:05:

Ke prekur nje ide qe riciklohet dhe del ne siperfaqe sa here qe ka ndonje revolucion teknologjik.

Ka qene nje levizje sociale ne Britani qe quheshin Luditet dhe qe ishin kunder industrializimit.
Sot me kete emer quhen ata qe jane kunder progresit teknologjik.

Une vete akoma s'kam blere tablet por po shikoj te blej nje.
Nje vleresim shume interesant qe kam lexuar ka qene qe tableta si pajisje i perket mesit te dhomes te ndenjes. E ka vendin mbi tavolinen e mesit, apo krahun e kolltukut aty ku qendron edhe nje reviste apo liber, apo edhe nje pult televizori.
Dmth nuk duhet te konsiderohet si pajisje pune, por pajisje per kohen e lire, njelloj si libri, apo televizori.

Me bezdis fakti qe per te pare parashikimin e kohes (per shembull) ne internet, me duhet te hap kapakun (a laptopit), shtyp buttonin, prit nja 10 sekonda sa te zgjohet kompjuteri, shtyp paswordin, hap browserin, kliko te ikona favorite etj etj.. (kuptohet idea).
Ose, nqs don te lexosh nje artikull online dhe te shtrihesh nderkohe, laptopi eshte komplet i paperdorshem: hiq fishat, perdor mousin e laptopit duke qene i shtrire etj.

Qe te dal prap te ideja. Dikush i quan njerezit e sotem extended-humans (njerez te shtuar??). Ne te gjithe jemi extended humans, qe nuk mund te bejme pa celular, pa televizor, internet, dikush nuk ben dot pa vene statusin online (qef o qef eshte kjo dynja). Nuk eshte e re. Njeriu ka qene extended qysh kur ka shpikur rroten. Njerezit e atehereshem nuk mund ta shihnin jeten e tyre pa qerret, ne sot pa internetin. Ky zinxhir do te zgjatet me hallka te tjera medoemos.


Postuar nga kurt datë 05 Mars 2011 - 12:32:

makes sense lost nese ke qejf te lexosh artikuj etj si pun reviste me ate easy access behet terheqse ideja, por edhe cdo second te jetes te kesh kaq easy access me duket jo edhe aq e shendetshme. njeriu ka nevoje per qetesi, kur jam larg lop topit dhe larg botes informacioneve internetit tv per nje gjys dite me duket sikur me ka be hajer lol


Postuar nga Fajtori datë 05 Mars 2011 - 12:35:

Nuk ka nevoje te hapet kaq shume diskutimi. Tani po shkruaj ne ekranin e TV dhe pult komandimi kam tastjere wireless. Paralel degjoj nje film qe behet streaming online. U be pak i merzitshem e thashe te hap njehere forumin. Pra, nuk ke te besh me diskutim anti-teknologji, por me vleresimin e disa produkteve qe nuk rrine as ne qiell as ne toke. Me cmimin e IPadit blen nje laptop dhe e lidh me televizorin njehere e mire. Hap trefishin e formateve video dhe ke mundesi adaptimi/azhornimi. Ata te Apple krijojne lodra interesante, shume te avancuara teknikisht, por pa vlere. Njesoj sic eshte playstation apo xbox per ata qe nuk luajne lojra.

Tundimin per te vene duart ne nje arritje teknologjike e kemi te gjithe, por kohet e fundit kam filluar te mendohem mire per cfare duhet pajisja kur e blej. Nuk jemi me qejflinj qe s'kemi pare kompjuter me sy. Tani cdo pajisje duhet pare ne funksionin e vet per te evituar te na mblidhen rraqe qe per dy vjet s'kane asnje vlere (shembull vete IPadi).

Prit tani se u be interesant filmi (Defiance).


Postuar nga Fajtori datë 05 Mars 2011 - 12:46:

Dhe nje shembull tjeter (se ky filmi e paska me nge). Mora nje GPS navigator javen qe shkoi. E perdora, me beri pune, por e ktheva prape. Per nje here ne vit qe me duhet navigatori s'ia vlen te parkoj leket. Po te kishte ndonje funksion qe pres ka ca kohe, do e kisha mbajtur. Psh. te behej guide turstike, te me spjegoje gjithe historine e cdo ndertese qe kam perpara ne nje qytet te ri, te me spjegoje ku u dogj Giordano Bruno apo ku iu pre koka mbretit te Frances. Ti them navigatorit me bej nje xhiro turistike me neper qytet, te pyese je me kembe, makine apo biciklete, dhe te zgjedhe rruge te bukura dhe rruges te me flase ca po shof, qofte dhe fabrika apo uzina. Ashtu do e mbaja dhe sikur nje here ne vit ta perdorja. Ashtu do mbaja dhe IPad po te bente gjera te tilla. Po ja qe deri tani duhet vetem per te hap emailet ne menyre fancy.


Postuar nga Petter datë 05 Mars 2011 - 19:10:

Faje sdashke gjo fare ti.... Mundesisht ipadi kur te te tregoje gjithe keto gjona, te jet ne gjendje te kuptoje dhe mendjen apo deshiren enje femre ne ndonje cep te guides turistike, lol

Ps. Imagjino gps te te thot: make a left in 500 ft, walk straight 200 ft, on the right side there is a brunette who likes to fxuk, ...... Turn ur head on the right , u can fxuk ur destination now lol


Postuar nga Admirali datë 05 Mars 2011 - 19:51:

Hmmm

Pajisjet elektronike blihen për ato shërbime të cilat ka nevojë njeriu. Nga ana logjike nuk ka kuptim të blesh një iPad vetëm me treguar që je në një hap me teknologjine (mgjs personi që mendon një gjë të tillë, praktikisht ka kapacitetin intelektual të një amebe).

Shpenzimi, mendoj se duhet të justifikojë qëllimin. Nqs një iPad apo çfarëdo lloj tablet ju hyn në punë realisht, blerja është një investim, dhe çdo investim ka dhe koston e zhvlerësimit për kohën që kalon. Se ku mund ta përdorni, kjo varet nga puna që bëni.

Asnjë pajisje elektronike që prodhohet sot, nuk i kënaq konsumatorët 100%, pasi çdokush ka preferenca personale për punët që kryejnë, dhe normale që do ketë të pakënaqur.


Postuar nga Admirali datë 05 Mars 2011 - 23:50:

Talking Hmmm

Meqë jemi tek iPad2


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 06 Mars 2011 - 02:42:

Videoja e mesiperme eshte llaftar, realitet "i hidhur"

Duke qene se i rreshqitem pak fillimit te bisedes, shefi i Samsungut tha se pajisjet e tyre (konkretisht Galaxy Tab) jane ende shume pas ne krahasim me konkurrentin e tyre nr. 1, iPadin.

Persa i perket teknologjise dhe varesise tone prej saj, s'po komentoj pasi si moderator i ketij sektori, dihet se jam i zhytur ne mmm deri ne qafe


Ndersa per idene e Fajtorit mbi GPSin multifunksional, pak a shume dicka te tille e ke ne Android dhe quhet Augmented Reality. Aktualisht une e perdor per testim nepermjet nje programi qe quhet Layar dhe momentin qe hap kameran, programi perpiqet te identifikoje ndertesat, jep te dhena historike dhe jep sugjerime mbi pikat interesante rrotull meje, gjithmone duke u bazuar ne te dhenat e GPSit. Dhe te gjitha keto ne nje celular te vogel sa nje mut cobani. )) (sic thote vjerri im).

Me falni qe e prisha pak gjuhen por meqe u mblodhem fytyra te vjetra ne kete postim, u ndjeva disi mes miqsh.


Postuar nga Fajtori datë 06 Mars 2011 - 08:19:

Fytyre e vjeter je vet


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.