Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 102 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Michael Jackson lamtumire !! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17149)


Postuar nga Katilesha datë 26 Qershor 2009 - 23:45:

Lightbulb

Kontrast


Postuar nga Fajtori datë 26 Qershor 2009 - 23:46:

Nje nga kenget qe me ka ardhur me shpesh ne mend prej tij.


Postuar nga Agent Provocateur datë 26 Qershor 2009 - 23:54:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nje nga kenget qe me ka ardhur me shpesh ne mend prej tij.





ca ma kujtove ...sa e bukur qe eshte


Postuar nga cecilia datë 27 Qershor 2009 - 00:58:

"Mbreti i POP-it"

Kam qene femije,nga mosha 9 vjec,e degjoj per here te pare ne radio,ngelem e heshtur dhe dua ta degjoj serish e serish,u rrita bashke me muziken e tij...Per mua do ngelet Idol-i im...


Postuar nga pejoni_ch datë 27 Qershor 2009 - 01:01:

Kengetari legjendar i pop muzikes Michael Jackson vdiq mbreme ne Los Angeles

Mua lajmi me ka prekur shume!
Sepse dhe si femij i kam degjuar kenget e tij, kam lexuar per jeten e tij...
Nje Kengetar i vecant!
Nuk ishte vetem nje Kengetar!
Aj ishte nje njeri qe gjithe bota e donte!
Nje njeri me nje zemer te but!
Nje njeri qe ka dhuajtur shume!
Zoti coft me te!

Michael Jackson 1958-2009


Postuar nga Balerina datë 27 Qershor 2009 - 01:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Nuk ishte arrest kardiak jo,mendohet overdoze qetesuesish,ose ai ka qene verte i semure per vdekje,dmth pa shpetim...kur dihet qe nnje vit me pare iu diagnostikua kancer ne lekur dhe kocka...

Megjithate ...R.I.P Jackson....



Ai po behej gati per nje rikthim ne skene, dhe permenden qe bente dy here prova ne dite dhe duke marre parasysh sa intensive jane provat e M.Jackson, sidomos per nje 50 vjecar, arresti kardiak nuk ishte surprize. Ai ishte nen ndikimin e qetesuesve per te qetesuar dhimbjet nga lendimet per shkak te kercimit, por overdoza nuk eshte permendur. Qetesuesit e kane ndihmuar arrestin kardiak, por jo qe ishte ne overdoze.
-------------------------


Nejse. Gjynah me erdhi. E degjova ne radio shume shume shpejt sa ndodhi dhe mora ca njerez ne telefon pastaj lajmi u perhap shpejt. Sa eshte tallur e share per akuzat e tij te pedofilise dhe tani nuk tallen me. Por, i pafajshem se besoj qe ishte...qe s'kishte faj per ate qe beri, mbase s'kishte. Ai ka qene abuzuar nga babai kur ishte i vogel dhe shpesh te abuzuarit abuzojne, eshte natyra e njeriut...transformohesh ne ate qe urreje.

Gjithsesi, ishte nje muzikant i madh. Se ca beri ne kohen e tij te lire, mua s'me intereson. :p

Ja, kjo eshte kenga ime e preferuar e tij. BILLY JEAN!


Postuar nga Balerina datë 27 Qershor 2009 - 01:40:

Katt Williams mbi Michael Jackson

Nje rutine e pergatitur shume kohe me pare, pelqehej nga cdo njeri qe linte koment ne te. Tani te shohesh komentet, njerezit shajne Katt Williams sikur po mbrojne Jackson (po po, pas pilafit). Sa interesante ne njerezit!


Postuar nga agata datë 27 Qershor 2009 - 01:44:

Muzika e Michael Jackson eshte pelqyer nga nje numer shume i madh njerzish.
Personalisht me kane "fasinuar" gjithashtu edhe vidioklipet e tij.
Nje mikja ime qe e kishte pare ne nje koncert me tregoj qe ne koncertet e tij nuk shkohej vetem per kenget por edhe per spektaklin fantastik qe ai i ofronte fansave te tij...


Postuar nga Lela_Dr datë 27 Qershor 2009 - 02:04:

Nje nga kenget e mia te preferuara eshte Dirty Diana, sepse me kujton çaste te caktuara te adoloshences qe nuk i arroj kollaj, ishte momenti i rremujes te 90-91 qe sapo kishin hyre kenget e Michael Jackson dhe kjo kenge me ka lene shume mbresa te asaj periudhes me shoqerine dhe kusherinjte e mi.

Eshte i Madh, edhe pse nuk jeton me, Michael-in do ta mbaj gjalle muzika e tij.



Postuar nga BIONDIA datë 27 Qershor 2009 - 02:15:

kjo eshte kenga ime e preferuar

http://www.youtube.com/watch?v=pveL3tM9ejw


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 102 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.