Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 160 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Pyetje - Pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17209)


Postuar nga AngelDevil datë 24 Nëntor 2009 - 16:33:

Testet e disa burimeve të pavarura tregojnë se Windows 7 në mesatare shpenzon më shumë bateri në laptopë sesa Windows XP.

Në selinë e kompanisë Microsoft janë “duke i nxjerrë flokët” dhe nuk po mund të besojnë se si Windows XP thjesht nuk po ka mundësi të “mbytet”. Në vend të kësaj, në disa segmente Windows XP edhe më tutje po dëshmohet më i mirë se sistemi i ri operativ Windows 7 i cili është dashur ta largoj interesimin për të.

Rasti i fundit janë testet e baterive në laptopë të bërë nga portalet teknologjike jkOnTheRun, Liliputing e LaptopMag.

Tri portalet e pavarura dhe të ndara kanë bërë testet e baterive së laptopëve me Windows 7 dhe ka rezultuar se ky sistem “thith” baterinë gjysmë ore më shpejt sesa Windows XP.

Edhe pse me sistemin Windows 7 mund të bëhen më shumë gjëra dhe duket më bukur, pronarët e laptopëve të cilët lëvizin shumë, jo ata që i përdorin në shtëpi dhe punë si zëvendësim për desktopë, sigurisht ende kanë arsye të mbajnë Windows XP si sistem parësor.

telegrafi.com


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 24 Nëntor 2009 - 21:35:

Mos beso c'do gje qe shkruan shtypi...


Postuar nga AngelDevil datë 24 Nëntor 2009 - 23:30:

Po kujt ti besoj ?!

Deri ne momentin qe nuk e kam provuar vete normal qe kur lexoj dicka te tille do me lindin dyshime.


Postuar nga SmoKer datë 25 Nëntor 2009 - 00:44:

Un pash nje shokun tim qe e kishte instaluar windows 7 qe konfigurimi eshte shume me i mire se sa vista , le qe xp nuk ishte asgje afro 7 , pastaj dhe kompjuteri thoshte duket me i lehte , dth ne procesim sesa vista.

Gjithsesi duket te presim ndoshta me shume per reviews sepse eshte ndoshta heret per te fol per te.


Postuar nga lost_soul datë 07 Prill 2010 - 19:36:

Re: Nje pytje tjeter.

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor

Po kjo?

502 Bad Gateway (connection refused)


Mesazhet 500+ jane gabime te web serverit. Zakonisht ti si user s'ke c'ben ne keto raste.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 08 Prill 2010 - 22:19:

Per te qene i sigurt qe nuk ka ndonje pengese nga provideri jot, mund te besh dy provat e meposhtme:

1. Down per te gjithe apo vetem per mua?

2. Prove me Proxy Server


Postuar nga misterioz datë 08 Nëntor 2010 - 22:39:

Me leje ,me leje,dy pyetje kam.

1-Per çfare sherben kodi sigurise qe kerkojne shumica e siteve.Ne fakt mua ma shpif se ato germat jane gjithmone si kembe pulash dhe smerret vesh se çeshte shkruajtur.

2-Pyetja e dyte ka te beje se çfare programi perdorni per te folur ne telefon.
Une ne fillim kam perdorur Skype por qe nuk ishte gratis plus qe Skype nuk mund ta kalosh thirrjen(telefonaten) nepermejt telefonit te shtepise plus qe çdo thirrje kushton,pastaj instalova FreeCall me te cilin flet gratis me gjithe Europen perveç Ballkanit (qe ndodhet ne Afrike),e mira e FreeCall-it eshte se ti kalon thirrjen nga telefoni shtepise dhe me Shqiperine kushton 0.5 cent plus konektimi qe kushton 0.6 cent, sot me thone qe eshte edhe VoipBuster i cili eshte identik si FreeCalli por thirrja me Shqiperine kushton 0.4 cent.
A dini ndonje program tjeter qe eshte me lire se 0.4 cent se lame lesht(0.4 cent jo shaka)qe eshte me i mire dhe me i lire .


Postuar nga misterioz datë 08 Nëntor 2010 - 22:42:

Se di pse sdoli imazhi tek postimi siper.


Postuar nga Fajtori datë 31 Janar 2011 - 23:00:

Para se te kontrolloj vete:

A ka dale ndonje SSD (solid state drive) per laptop qe te mund ti nderrojme hard diskun laptopit. Deri tani di sikur macintosh jane me ssd. Sikur te bente nja 200 euro nje ssd per laptopin besoj do ia vlente, sepse bie rreziku i difekteve mekanike dhe zgjatet jeta e baterise.

Di gje njeri a kane filluar te shesin replacement ssd te hdd qe ka laptopi vete?


Postuar nga lost_soul datë 31 Janar 2011 - 23:09:

Kam nja 1 apo 2 vjet qe e ndjek kete punen e ssd, me shpresen se teknologjia do maturohet.
Fatkeqsisht ve re qe sikur eshte akoma larg.
Dell ka pas shitur laptops me ssd, por tani sikur e ka hequr ate opsion (nuk e kam kontrolluar kohet e fundit).

Une per vete do pres akoma.


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 160 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.