Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)
Citim:Kaloi nje vit shelgu?
Po citoj ato që tha shelgu
Piktor prit te te pergjigjem pas nje viti
E kam mendim te pjekur prandaj, prita nje vit te tere
Pra ata qe kane gjuhe neolatine mendoj qe e kane gjuhen te nakatorur me latinet.
Ne qe e kemi me te vjetren ne bote, ju kemi mesuar edhe te tjereve si te flasin
E kane folur majmunet, kaq e lasht eshte.
Ja kshu!
Oj!
Nga punimi "Evolucioni gjuhesor", v.2, 2009, -r.th.
Le të shohim tani shpejt edhe disa nga emrat dhe termat biblikë. Edhe në Bibël shohim që greqishtja e vjetër ka shumë të përbashkëta me shqipen e sotme, të paktën kjo nga emrat, termat dhe toponimet e ndryshëm. Vetë fjala bibël, bibla, biblos është shpjeguar nga shumë autorë me emrin e qytetit të vjetër Biblios, (diku në brigjet e Libanit të sotëm), ku ishte një qendër e dëgjuar shkruesish dhe librash. Kjo fjalë gjindet sot në shumë gjuhë në kuptimin e librit dhe bibliotekës. Kuptimi i saj shpesh edhe si përmbledhje e shkrimeve të shenjta, e tregon më së miri këtë, pra më e mira nga gjithë librat e tjerë. Ndonëse ne i shkojmë (apo përpiqemi ti shkojmë) kuptimeve dhe formimit të shumë fjalëve më thellë se sa shpjegimet moderne etimollogjike të autorve të ndryshëm, tek ky term është vështirë ti shkojmë historisë thellë deri tek kuptimet konkrete të fonem-morfemave të këtij termi. Kjo për arsye se në këtë kohë (2500-2000 vjet më parë), këto fonem-morfema kanë patur më tepër kuptim abstrakt se sa konkret. Pra është thënë thjesht si libri i librave, apo libri i përmbledhur në atë qytet me atë emër, pa e ditur se ato fonem-morfema të këtij termi kanë patur dikur një kuptim konkret.
Fjala e parë e Biblës është "genesis", dhe nuk ka nevojë ta quajmë fjalë shqipe apo internacionale, sepse kemi brënda fonem-morfema që kanë hyrë në shumë gjuhë. Në shqip është kuptimi akoma i qartë: gjë nisi.
Kemi pastaj legjendarin Moisi i cili udhëhoqi nëpër shkretëtirë për 40 vjet një popull të tërë. Nuk besoj se jemi ne të parët që pas këtij emri të shohim mësuesin - il maestro - den Lehrer. Tashmë lexuesi e di se ky term i përgjigjej asaj kohe më së shumti udhëfryesit fetar. Mendoj që kjo fjalë të jetë e prejardhur nga "ma // me + zëu // seu", pra që tregonte njeriun që ecte "mbas // me + zërin // shikimin", (të parit në shenjat hyjnore). Kështu lindi fjala e mësuesit.
Vëllai i tij quhej Aaron dhe lidhet patjetër me atë që duhet 1. të ruante fenë që i la Moisiu, por ky 2. e harroi porosinë dhe u kthye në fe tjetër. (Vazhdon, Evol. gjuh.)
(vazhdim i Evol. gjuh.)
Harruam të përmendim njeriun parë, Adam-in, i cili a dam nga Zoti për të formuar edhe femrën. Ky shpjegim është dhënë nga shumë studjues të tjerë më parë.
Abrahami është ai njeri i ramë nga veriu në jug, ajo përpjekje e pareshtur disa mijravjeçare e veri-lindorëve mesopotamas (para dhe prapa asyro-babilonas), për të futur fenë dhe spiritualitetin e tyre në baorët e jugut. Këta duket se e kanë sot vazhdimin në fenë shite, ndërkohë që pjesa tjetër jug-perëndimore e ka vazhdimin tek sunitët. Të parët (parakaluesit e tyre) duket kishin në mesin e mijvjeçarit të parë p.e.s., një qendër tepër të rëndësishme në Bethel, vënd ky diku rreth Jeruzalemit të sotëm. Pra, Abrahami, si të gjithë personazhet biblikë, është një figurë simbolike që tregon zbritjen poshtë të një grupi të caktuar fetar, (panvarësisht se në atë grup shtytja kryesore e zbritjes mund të ketë qenë si fillim urija). Kjo zbritje ka ndodhur vazhdimisht, por gjurmëlënëse duhet të ketë qenë ndonjë e para 4-5 mijë vjetësh.
Ky shok kishte një grua që s’bënte fëmijë dhe quhesh Sara. Edhe këtu shohim atë arbërishte të përdorur: s’a ra, d.m.th. kjo grua nuk kish ra me barë, nuk kish ngelur shtatzëne. Kuptimi simbolik është i qartë, ky grup i ardhur dallohej nga numri i vogël i pjesmarrësve. Dhe nëpërmjet bashkimit seksual që Sara bëri me vëndasit, ajo lindi fëmijë. Edhe këtu kuptimi është i qartë, këta veriorë ishin më modernë nga jugorët dhe, duke bërë bashkime dhe martesa me vendasit, u shtuan. Një ditë feja e tyre u njehësua, (kjo ndodhi gradualisht dhe vazhdon të ndodhi gradualisht).
Shumë qytete fillojnë në Bibël me fonemën be. Mendojmë që kjo është një fjalë që ka treguar dhënien e fjalës, marrëveshjen, mirkuptimin, vendosjen e një guri si shenjë. Edhe fjala e sotme “shqipe” bela (diçka e keqe) ka kuptimin e lënies së kësaj beje.
Gruaja e Adamit quhet Eva, që nuk mund të merrte emër tjetër përveç se atij të krijueses së parë të njerëzimit. Në italishte (uva) dhe shqipe (ve) tregon vezën=Eier. Për këtë fjalë kemi folur edhe më lart. (Në sëmundjet fetare që po kalon në këtë kohë globi ynë, mjafton vetëm shpjegimi i pak emrave, termave, toponimeve.)
Këta të dy bënë dy djem. Njëri merrej me blegtori (Abeli) dhe tjetri merrej me bujqësi (Kaini), pra punimin e arës. Kështu filloi ndarja e parë dalluese e punës, e cila i ndau njerëzit asaj kohe (dhjetra mijra vjet më parë). (Në shumë fise të vjetër afrikanë, ekziston edhe sot e kësaj dite kjo lloj ndarje e punës, me ‘të edhe mëria midis të dy palëve.) Të dy këta i bënë nga një dhuratë Zotit dhe Zoti pëlqeu më shumë dhuratën e Abelit (mishin dhe bylmetin). Nga inati Kaini e vrau Abelin. Zoti e dënoi Kainin të bridhte e të vuante mbi tokë, -ndoshta është këtu ka hirin (cenere; Asche) e Zotit, në kuptimin kjo të së ftohtës, pra jo zjarrin e Tij, jo dashurinë e Tij. Pastaj Kaini gjeti një grua dhe bëri fëmijë. Ky pati më vonë mbrojtjen e Zotit, çfarë (për paradoks?) del kuptimi ka inin, hini-n e Zotit (Hijen e Tij, mbrojtjen e Tij, dashurinë e Tij). Abeli duket e mori këtë emër, nga "a beri" (ai që kishte bera / bagëti)?. Ose mos kemi ndonjë kopim të gabuar të shkruesve të mëvonshëm, dhe ka mundësi që Kaini ka qenë blegtor dhe u dënua të bridhte me bagëtinë e tij, ndërsa Abeli ishte bujqësor e ka punuar me bel ?!. Qoftë kështu apo ashtu, kjo fjalë, bel-i, është e prejardhur nga bi, bë + li, le, pra bi (rënia), bërja, puna + lënia e dheut përsëri aty. (Vazhdon Evol. gjuh.)
Kaluan pas këtyre disa breza deri sa erdhi Noja, një njeri ky që bëri një varkë (arqe, arkë) dhe futi aty të gjitha speciet. (Ka akoma edhe sot shumë budallenj që kërkojnë me të vërtetë një varkë në pellgun e sotëm kurd, duke mos e kuptuar se as titaniku nuk do ti nxinte dot të gjitha llojet e specieve, përveç kësaj duket ashiqari që tregimi është simbolik dhe nuk është se vërtet u përmbyt bota apo u ndërtua një varkë e tillë.) Noja nuk është gjë tjetër veçse simbolika e fesë së re, e cila përmbante si të gjitha fetë që janë ndrruar, elemente të feve më të vjetra. Përmbytja me ujë e botës dhe jo djegia me zjarr, tregojnë edhe një herë atë përpjekje të pareshtur të jugorve për të treguar sundimin e fesë së tyre mbi ato veriore, ku shenjë simbolike e shenjtë nuk ishte uji por zjarri, sepse në vendet veriore nuk mungonte uji, por dielli dhe zjarri që i ngrohte. Ndërsa vendet jugore kishin më së shumti nevojë për ujin ndaj edhe ky element është paraqitur disa herë në fe të ndryshme si gjë e shenjtë. Këtë e mëson cilido në shkollë.
Abrahami bëri një fëmijë me një shërbëtore dhe e quajti Ismail, (në variante të tjera: Eshmael). Duket që këtu kemi esh+ma+el, d.m.th. atë popull të madh e të lartë (hyjnor, besimtar), pra semito-arabët. Abrahami bëri me Sarën edhe një fëmijë tjetër, Isak-un. Duket se tek ky kemi atë që merrte hakun, pra semito-arabin verior, i cili për shkak të rrallësisë në banorve e kishte shijuar lirinë më shumë se jugori, si i tillë nuk duronte kur cënohej apo prekej nga dikush. Kjo është në të vërtetë e gjithë historia e njeriut. Ne e shohim veriorin si më të papërkulur, (psikoanalistët sot përpiqen ti venë veriorit terma psiqiatrikë për shkak të kësaj mënyre sjellje të tij, në ndryshim me jugorin që nuk para e përdor shumë hakmarrjen), sepse jugori duke pas jetuar përherë në dendësi të madhe popullsie, ai është përballur çdo minutë dhe sekondë me padrejtësitë e tjetrit, gjë që në trurin e tij është formuar ai gen që e drejton përmrekulli përmes atyre situatave të pakëndëshme. Ndërsa veriorit i “mungon ky gen”, sepse ai, i larguar hershmërisht nga dëndja njerëzore, (pra nga padrejtësitë e përminutshme), ai jetontë më i lirë dhe me më pak ngacmime e padrejtësira. Ndaj ai ka vështirësi sot në përplasjen me fenomenet që sjell dëndësia e species së tij. Kjo është dhe asgjë më shumë. I gjejnë një emër kësaj”sëmundje” psikollogët, apo i zbulojnë një gen të veçantë gjenetistët, apo merr një term të ri nga psikoanalistët, kjo nuk ndryshon asnjë gjë në shpjegimin tonë. Veriori duket hakmarrës sepse parakaluesit e tij kanë kaluar për mijra vjet me më pak trysni dhe ngacmime në shoqëri nga jugori. Vetë fakti që një pjesë e këtyre jugorve të zonave të ngrohta merrnin rrugën e vëndeve të ftohta për ti shpëtuar probleme të dëndësisë së madhe, (urija, vjedhja, grabitja, taksat, padrejtësitë e ndryshme, hakmarrjeve, etj.), tregon se njeriu vështirë të futet në kallëpe: jugor dhe verior; por ligji natyror i kërkimit të zënies së një pozicioni të caktuar të kënaqshëm në jetë, sjell atë mënyrë jetese që ne pastaj e kategorizojmë në terma të ndryshme (jugor, verior, gen skizofrenik, etj. terma).
Edhe emri i shërbëtores që i lindi Abrahamit Esmaelin, Agari, na kujton atë fjalë “shqipe” angari, që tregon kryerjen e një pune pa dobi apo pagesë. A nuk u dëbua Agari me lindjen e Isakut?!
Fakti që Isaku shkoi në Gerar tek filistejtë, (në një kohë që filistejtë nuk kishin hyrë akoma në histori!), tregon edhe një herë lidhjen e njeriut që merrte hak me veriorët filisteas. Edhe të gjitha faktet e tjera që sjell bibla, duket që kemi të bëjmë me ngjarje të periudhës rreth 1300- deri të kohës së Krishtit. Ky është, -sipas emisioneve të shumtë televizivë-, edhe mendimi i shumicës së historianëve.
Edhe në ngjarjen e Jozefit duket se kemi atë: je zë fe, që d.t.th. se kemi një zë shenjti; ngaqë veriorët e krahinave të Egjyptit, -nga shkaku se Egjypti e ka pas shtrirjen dhe ndikimin e tij deri afër Eufratit-, zbrisnin deri në Egjypt dhe arrisnin edhe të ndikonin në jetën politike të Egjyptit.
Edhe tek rasti i vëllait të vogël, Beniamin, kuptimi që japin njo-hësit e hebraishtes, i përshtatet në këtë rast krejt atij shqip-verior: bini i min (biri i mirë). Por unë nuk do të hidhja krejt poshtë edhe kuptimin bini im (mio figlio; meine Sohn), duke e parë si një provë, se si gjuhët ndahen, (kuptohet, nëpërmjet zhvillimit).
Harruam të themi se ati i Jozefit dhe vëllezërve të tij quhej Jakob, i cili ia punon të vëllait të tij, Esaut në çështjen e trashëgimisë. Duket se edhe këtu kemi atë shqiptim: je kob, që ka kuptimin e njeriut që sjell të këqia, (por që më vonë nga shkruesit mbase nuk është kuptuar kuptimi konkret i këtij emri-cilësues).
Ky Jakob ka në bibël edhe emrin tjetër Izrael, që ka kuptimin e atij që ishte në grindje me Zotin, -shpjegim ky sipas vetë studiuesve izraelitë, të cilin e gjejmë në cilindo diksionar. Tek ky emër kemi atë fjalë internacionale, me prejardhje ndoshta nga Egjypti: izër, që tregon diçka djegëse, të sertë, jo paqësor. Në shqipe tregohet me këtë fjalë (izër, ithër) ajo bimë që na djeg kur e prekim; por përdoret shpesh kjo fjalë edhe në kuptimin figura-tiv për një njeri jopaqësor e të këndshëm. Fakti që disa studiues përpiqen ta gjejnë këtë emër si një toponim, është si të rrahësh ujë në hava, sepse tregon vetëm grindjen fetare midis Egjyptit e aleatëve t’ saj, (sot në vazhdimin sunit), me verilindorët që kishin tjetër fe, (sot në vazhdimin shiit). Ata të fesë jugore judea-se (je Deus) i quanin ata veri-lindorë me përçmim: izër el (i serti Zot).
Tek personi Juda shohim fenë e jugorve që do ta kenë marrë këtë emër nga veri-perëndimorët grekë apo paragrekë: je Deus; Deus quhej për këta jugorë si Zoti në përgjithësi, por kishte edhe kuptimin simbolik të Perëndisë së Tokës, sepse jeta e tyre e kultit nuk mund të ishte jashtë asaj të dheut (tokës), në ndryshim pra nga ajo e veriorëve që kishin më shumë për simbol zjarrin. Ndër judejtë e sotëm, pak prej e tyre e dinë që e kanë emrin nga feja.
Edhe toponimi i malit (gadishullit) të Sinai-t nuk tregon gjë tjetër veçse atë fjalë semite të zërit (sënit) të Zotit/ Perëndisë që dëgjoi Moisiu (mësuesi). Ngjarja është simbolike, -ndikimi egjypt aty.
Edhe tek toponimi Jeruzalem i bashkohemi mendimit të përgjithshëm mbi lidhjen e tij me paqen. Por ne e çojmë edhe më tej shpjegimin etimologjik të këtij toponimi: je ru shalom, je ra za lem. Fjala semito-arabe shalom-salam (paqe; pace; Frieden), nuk është gjë tjetër veçse za + lem , që kishte në kohë të lashta kuptimin e vendosjes së qetësisë nga lemia /lënia e zërit. Këto dy fonem-morfema u përdorën në nocionin modern të paqes, sepse këto ishin përdorur edhe në një kuptim disi më të “vogël” apo më “primitiv” i qetësisë midis individëve dhe grupeve. Fonem-morfema “ru”, “ra” ka mundësi ose të tregojë veprimin e rënies, ose perëndinë egjyptase Ra.
Tek emri i Sauli-t, (një mbret i mëvonshëm që u përpoq të ngre-nte mbretërinë e tij, por pati jetë të shkurtër), shohim s’a ul-i, që d.t.th. se nuk arriti të ulesh mirë në fronin e tij mbretëror, pra nuk mbretëroi gjatë. Mendoj që ky të ketë jetuar ose aty rreth viteve 700-640 para ndikimit masiv grek (të Solonit) ose rreth viteve 500-400 kur ajo zonë kishte përplasje të shumta me veri-lindorët.
Pas kësaj figure kemi një kaçak-mbret me emrin David pas të cilit shohim atë shqipe shkruesish pas-hetitash: da fud (ta fut), ngaqë ky ta fuste pabesisht. E gjithë jeta e tij është tepër negative, biles as nuk bëhet ndonjë përpjekje nga shkruesit për ti mbuluar gjurmët e tij kriminale; e megjithatë ky nderohet disi nga këta shkrues dhe sidomos nga rabinët e sotëm (!), duket kjo vetëm nga shkaku se i ka përkitur të gjithë krahëve, politikisht; dhe jugut fetarisht. Tashmë e dimë që tek "fud" kemi të lashtat "fi + dë" (fut në dhe).
Në figurën e Salomonit shohim thjesht figurën greke Soloni. Pra, Davidi nuk është ati i tij por një ndjekës i tij, veçse aq i zhytur në pabesira dhe rrëmbime sa edhe vetë filohitejtë, grekët (helenët) e ndoqën më në fund, por duket pa e hedhur krejt poshtë, nga shërbimet që u kish bërë.
Harruam kopshtin e Edeni-t, (parajsën), ku duket qartë "e deni-t", e dheni-t, d.m.th. kopshti i dheut.
Gjithashtu, -më duket se e kemi shpjeguar edhe më lart-, që olokaust , holokaust (fjalë kjo që konsiderohet më tepër greke se hebrehe), ka kuptimin e lënies së flisë (kurbanit në altar), duket shumë qartë dhe ruhet akoma në shqipe: e lo kushtin, pra e lë atë që është caktuar për Perëndinë /Zotin.
Në bibël na dalin disa Tamara, të gjitha këto dalin të bukura, kryesisht me origjinë disi veriore, dhe të gjitha ose rrëmbehen ose përdhunohen nga kushurinj apo njerëz të ndryshëm. Tek ky emër shohim ta mora, d.m.th. rrëmbimin e një gruaje të bukur.
Para se të vdiste, Moisiu mori vesh nga Zoti që do të vdiste në malin e Abarimëve. Këtu shohim siç duket respektin e Zotit për ‘të, që ndonëse nuk e la të hynte në tokën e bekuar ku rridhte qumësht dhe mjaltë, të paktën e nderoi duke e lënë të vdiste në malin e barit (të) imët, a bar imët.
Në bibël kemi edhe një personazh dikur në kohën e grabitqarit të femrave, Davudit, i cili quhej Araunah, dhe i cili e ndau arën e tij, duke e lënë një pjesë altar për Zotin. Ky nuk kish si të quhej ndryshe nga shkruesit grekë apo paragrekë, veçse "ara u n(d)ah".
Nuk na kujtohen tani të tjerë personazhe apo toponime, por sidoqoftë, një shumicë e tyre duket që i përshtaten atyre të kuptimeve të sotme shqipe, çfarë është ndryshe 70-90% kuptimi i vjetër grek.
Edhe simbolikat e Ungjillit (nr. 12 etj.) i bashkngjiten atyre të Biblës, por ky ecën në tjetër frymë nga Bibla, është më paqësor. Edhe ky është shumë i trajtuar nga studjuesit e shumtë. Ajo që na intereson tek ky është vetë titulli i tij: Evangjelium, të cilin e kupton cilido shqipfolës: e vëna e gjallën, që ka kuptimin e kësaj të vëne të gjallë, diçkaje të rikrijuar, një fryme të re, asja kohe kjo kishte kuptimin e diçkaje që po ngjallte njerëzimin. (Fund, f.210-216 nga Evol. gjuh. v.2, 2009, r.th.)
Duke pare tek faqet pasuese te punimit tim edhe dicka interesante (sinteze e mesimeve shkollore kryesisht) ne lidhje me kuptimin dialektik dhe metafizik te koncepteve historike, per te cilat me pyeti dhe Piktori, po e zgjas edhe pak faqe hedhjen e materialeve nga "Evol. gjuh., v.2: f217-...)
Duke u përpjekur ta ngjallim edhe neve pak lexuesin, po kalojmë tani në krahasime fjalësh të ndryshme, të mbledhura gjatë kohrave të ndryshme, e tek të cilat duket qartë evolucioni gjuhësor. Këtë po e shoqërojmë me historinë e species njeri, duke u ndalur pak më tepër në atë sintezë të asaj rruge mitollogjike të tij, tek mitollogjitë e vjetra greke.
Kjo specie, degë e një specie të mëparshme, e cila dhe ajo e mëparshme gjithashtu një degë e një tjetre të mëparshme e pambarim në këtë rrugë evoluese, me prejardhje pra nga elementët prej të cilëve është e përbërë edhe materia, pra gjithë ky Univers gjithashtu në ndryshim dhe evolim, -një lidhje-vazhdim-prejardhje kjo të cilën e dallojmë në cdo vështrim empirik që i hedhim vetes dhe natyrës tonë; mjafton pirja e një kafe të fortë dhe ne do të ndjejmë në rremat/dejtë/damarët tonë të trupit dhe kokës atë lëvizje impulsive të boshtit të zjarrtë të tokës tonë, të diellit të gjithë valëve dritorë dhe të tjerë të Universit, kjo në ndejesinë e lëvizjes së gjakut tonë, biles për këtë mjafton edhe vetëm ajo matje pulsi, ku ne shohim se si gjaku nuk rrjedh njëtrajtshmërisht por me hope, siç edhe gjithshka në materie, aq më tepër në materien e gaztë dhe të lëngshme dhe të shpejtësive të mëdha. Kështu, në rrugën lëvizëse të kësaj specie që filloi të rrinte me dy këmbë, kemi shumë hope dalje nga kontinenti mëmë Afrika. Pa këto hope dhe takimin e këtyre grupeve të veçuara, nuk do të kishim zhvillim, ose zhvillimi mund të ishte më i ngadaltë. Për më tepër, ky zhvillim nuk do të dallohej. Këtë dallim, pra krijimin në trurin e tij të një nocioni të ndryshimit, (panvarësisht se fillimisht, viziv dhe jo abstrakt), ky njeri e ka patur qysh në kohën e lakurqësisë së tij. Atëhere ai dalloi se qënie të tjera të ngjashme, apo të ikur rastësisht nga grupi, takoheshin pas shumë kohe, por me ndryshime të vogla, të mjaftueshme që ai ti dallonte me sytë e tij ato ndryshime; p.sh. ngjyra e lëkurës, fizionomia e fytyrës, mënyra e ecjes, ngjyra e flokëve, një zbukurim, një shëndoshje apo dobësim, një zgjatje, etj.. Pikërisht ky ndryshim qe nxitje për zhvillimin e tij intelektual, pa injoruar faktorin kryesor, ushqimin. Ky abstraksion i ndryshimit e drejtoi atë insiktivisht në ndryshimin e toneve të përditshëm.
Duke u pasuruar jeta e tij e përditshme nga parja e fenomeneve dhe subjekteve të ndryshme, ishte më se llogjike që ai të kuptonte se pasurimi i fjalëve me të cilat komunikonte, (veprim ky instiktiv për ‘të), e ndihmonte atë në përmisimin e jetës së tij. Se cilat janë drejtimet e këtij komunikacioni të tij në të ardhmen, ky është një problem që hyn në atë ligj hegelian të sacisë dhe teknikës, gjë që d.t.th. se ky komunikacion i tij në të ardhmen mund të jetë krejt i ndryshëm nga ky i sotmi, ashtu siç ky i sotmi është krejt i ndryshëm me atë të para 100 mijë vjetëve, kur ai vetëm çirresh, dhe akoma nuk kish formuar tone të qartë, (“të qartë”, -në kuptimin tonë të sotëm).
Ky ndryshim i gjuhës shoqëronte atë të mbarë jetës së tij. Ashtu siç zhvillohej jeta, ashtu zhvillohej edhe gjuha e tij. Gjuha dhe jeta ishin gati simbioza të njëra-tjetrës. Mirpo shpjegimi është më së shumti metafizik; përndryshe ne nuk do të arrisnim asnjëherë të shpjegonim diçka, nëse do të fusnim në llogari të një subjekti lëvizjen, pra kohën e tij: Në këtë llogaritje të kohës së një subjekti, ne dallojmë vetëm fenomenin dhe jo vetë subjektin; -këtë e mëson cilido nxënës në shkollë. Në dallojmë njeriun, sepse marrim në konsideratë vetëm një etapë të caktuar të kësaj materie në lëvizje të përhershme, etapë kjo tepër e shkurtër në krahasim me atë të materies prej edhe nga rrjedhim. Apo po të marrim një italian, pra konceptin “italian”, ne kemi në analizë vetëm një etapë të caktuar të njeriut, e cila gjithashtu është tepër e shkurtër me atë të kësaj specie me dy këmbë. Para 6-7 mijë vjetësh nuk kishim italianë, ndonëse datohen ngulimet e para në këtë kohë në Itali të jugut. Ashtu siç duket që nuk do të kemi më italianë apo shqiptarë apo grekë, apo gjermanë pas nja 2-3 mijë vjetësh, (e ndoshta pas disa qindra vjetësh, nga fundi i këtij mijvjeçari të tretë pas Krishtit).
Këtë lëvizje, këtë trajtim metafizik, por në të njëjtën kohë: këtë kuptim dialektik të natyrës, e din çdo njeri historian dhe gjuhëtar. E megjithatë, shumica e tyre, për të mos thënë të gjithë, e bëjnë trajtimin historik aq metafizik, sa të lënë përshtypjen e një injorimi të kuptimit dialektik të gjithë kësaj rruge në të cilën ecën natyra, me të edhe cilado krijesë, duke përfshirë edhe njeriun.
(f. 219-220) Kështu në atë sintezë të mitollogjive të hyra nga jashtë dhe të zhvilluara në Ballkanin jugor (në Helladë, -Greqia e sotme kryesisht), nuk mund të kemi diçka të dhënë njëherë e mirë e të pandryshuar, siç u përpoqën ta interpretonin asaj kohe, kur ato (të paktën) u mblodhën nga koha e Hesiodit (ne Teogoninë e tij), por që edhe asaj kohe u dalluan se i përkisnin kohrave dhe grupeve të ndryshme, apo siç i interpretojnë edhe sot shumë studiues tek merren me etimologjinë e këtij dhe atij emri Perëndie, duke parë më tepër se kujt i ngjan ai emër, dhe jo si ka lëvizur fonetika dhe historia e tij.
Por ne dimë nga punimi ynë, se sa më thellë të hyjmë në historinë e njeriut, aq më tepër e gjejmë anallogjinë e një emri dhe fjale të lashtë në gjuhë të tjera. Sa më afër ti afrohemi kohës tonë, aq më me pak gjuhë e gjejmë anallogjinë e një emri dhe fjale. Kështu p.sh. në atë hershmëri të krijimit mitollogjik të botës, ne dallojmë atë fjalë internacionale: kaos-i, çfarë do të ishte tepër metafizike dhe budadallëk ta lidhim me x apo y gjuhë. Kjo fjalë (kaos) gjindet në një shumicë gjuhësh në të njëjtin kuptim, sepse është tepër e lashtë. Dhe dallohet qartë që është e formuar nga fonem-morfemat ka + os (osh). Tashmë e dimë se çdo të thotë ka (ka; ha; hat). Dhe themi (sipas kombësisë që kemi), që kjo fjalë dhe, me ‘të, edhe miti të jenë shqiptar, italian apo gjerman, apo tjetër vëndi, sepse në fakt kjo "ka, ha" gjindet në të njëjtin kuptim në një shumicë gjuhësh! Ky është gabimi i parë trashanik që bëjmë. Kjo fjalë, biles edhe miti i mëvonshëm janë krijuar dhe kanë ekzistuar asaj kohe kur nuk ekzistonin këto kombe; biles edhe gjuhët e tyre ishin diçka më ndryshe nga ato që fliten sot, për të mos thënë që i përkisnin një-dy grupeve me të përbashkëta, më të mëdha nga ato të sotmet.
Për sa i përket os, osh, ne nuk e dimë, çfarë do të thotë: 1. kjo gjindet në ndonjë gjuhë akoma kështu siç është, në një kuptim përqatës me atë të "ka" dhe "kaos"-it, (por ne nuk e dimë), ose 2. kjo ka humbur në pluhurin e shekujve, çfarë do të thotë të ketë kaluar e ndryshuar (zhvilluar) nën tonizime të tjera, në gjuhë të tjera. Kjo gjë nuk do të thotë se ne nuk mund të hipotezojmë apo të shohim ato fjalë të përafërta, si dhe ç’thonë të tjerët.
Tek os, osh ne mund të kemi o së (sy; occhio; Auge), në atë kuptim të lashtë të atij syri hyjnor pa të cilin nuk mund të lindte gjë. Por mund të kemi edhe o si (zi; nero; Schwarz), çfarë ka kuptimin se nga kjo errësirë do të dilte më pas gjithshka; këtu errësirë përmbledh atë që nuk dihet se ç’farë është, jo thjesht vetëm kuptimin fizik të së kundërtës së dritës.
Gjithashtu ne kemi tek osh, ësh, ysh, atë ton të lashtë të njeriut që tregonte diçka të shtyrë, të përzier, diçka në lëvizje pa drejtim. Kemi akoma në shqipe, -siç kemi thënë-, ysh, tek e cysim gomarin apo mushkën të eci, të lëvizi përpara; kemi thënë se kjo vjen nga ajo zhurmë onomatike që ben cdo objekt kur e lëvizim, kur e shtyjmë: sh-shë-ësh.
Ne kemi në shqipe edhe fjalën bosh (vuoto; leer), e cila duket e formuar nga bë osh (fa osh; macht osch) , tek e cila ai njeriu i lashtë shihte zhurmën e fortë të një ere, por nuk dallonte diçka materiale, dhe, ngaqë nuk ishin formuar akoma klasat të cilat do ta detyronin në deduktimin e tij gjatë vrojtimit, ai e merrte atë lëvizje ere sipas pikpamjes së tij. Ndaj kjo "ëshë" do të kalonte sa në kuptimin e dikaje jo materiale (bosh, ne shqip), aq edhe në kuptime të tjera, të cilat ne (thjesht) nuk i njohim.
Por edhe fjala tjetër shqipe "zhurme" (rumore; Larm) ka si piknisje atë zhurmë të natyrës, (të erës së fortë mbi të gjitha), ndaj ne formojmë pak a shumë një kuptim të kësaj "ësh" të lashtë, që ka marrë pjesë në formimin e fjalës së nocionit të atëhershëm të kaosi-t, nocion ky jo kaq i qartë e i kësaj forme kaq filozofike të sotme.
Mendojmë që asaj kohe, kuptimi i këtij nocioni (kaos) ka qenë ai i të paturit të diçkaje jo të rregullt. Një diçka që i afrohet koncepteve të sotëm të zhurmës, parregullsisë, boshllëkut; asaj kohe pakëz më ndryshe. Ky është shpjegimi ynë mbi fillimin e asaj bote-jete, që kuptonte ai njeri i atëhershëm, kuptim ky që u përsos dhe u specifikua më vonë, aq sa e gjithë fjala (kaos) nuk merret më sot në kuptimet e hershme konkrete, por në një kuptim të ri (të sotëm) mbi parregullsinë.
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.