Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Maqedonia ofendon Shqiptaret ne Enciklopedine e saj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17289)
Maqedonia e lashtë nuk ka kurrfarë lidhje me Maqedoninë e sotme. Të ashtëquajturit “maqedonas” të sotëm flasin gjuhë sllave që s’është gjë tjetër veçse një dialekt i bullgarishtes e krejtësisht i ndryshëm nga maqedonishtja e lashtë.
Mendohet qe Iliret dhe Maqedonasit flisnin te njejten gjuhe. Ne femijerine e tij Aleksandri i Madh jetoi ne zonen e Matit (ne Shqiperine e sotme Veriore). kjo vertetohet lehte pasi aty ekziston miti i "Lekes se Madh". Njesia monetare e shqiptare quhet lek, pra sipas ketij heroi. Nena e tij quhej Olimpia, dhe vinte nga fisi i Moloseve (sot rajon ne Çameri).; daja i tij Mbret i Epirit (te jatin e Pirros se famshem)
Persa i perket tezes patriarkale, fakti se Nena e Aleksandrit, Olympia, Molose e Epirit nuk e ben Aleksandrin Ilir, me duhet te them, se para kristianizmit, ne mungese te dogmave religjioze mbi "pastertine morale", posacerisht ne nje periudhe te lirise seksuale si kjo e periudhes se Aleksandrit te Madh, (dhe natyrisht ne mungese te testit te ADNs) eshte me veshtire te vertetohet atesia! E VETMJA gje qe dihet sigurte ne kete periudhe, eshte ne te vertete linja e gjakut te memes-pra kush e lindi femijen.
Philipos emir I babait - rrenja e fjales Ipos shpjegohet me hip-(me hype, te hipesh, te ngjitesh siper dicka) ne shqip lexojeni te libri Enigma e D’angelit
me sa di une, nena e aleksandrit olimbia s'ka qene ilire por nga pireu... menjefjale epirote
dihet dhe diçka qe aleksandri fliste keq greqisht... kjo len te kuptohet qe mesimet nga aristoteli i merrte ne gjuhe tjeter.
ajo qe eshte interesante, se ne ndergjegjen shqiptare aleksandri eshte shqiptar... fishta psh e mbante per te tille, bile dhe naimi.
dhe, sipas legjendes epiri ishte mbreteria djalit te akilit, pyrrhus ose neoptoleme ne greqisht
perkrenarja e skenderbeut (iskander = aleksander bej) ishte simbol i familjes akilit
skenderbeu quhej nga bota princi i epirit... dhe me e bukura eshte qe deri ne vitet 56/57 letrat nga amerika te shenuara Epir ne adrese, vinin ne shqiperi
Nanen epirote, ka fole shqip, e cfare tjeter duhet te jete ai, perpos - shqiptar? thote Aristidh Kola
Aleksandri ka lindur ne Pela, qe sot eshte aver qytetit te Verias ne greqine e sotme. Atje duken akoma renojat e pallatit te Filipit. Femijrine e ka kaluar ne kete vend. Rreth 5 km nga Pela ndodhet Vengina, ku eshte gjetur mazoleu i varrit te Filipit dhe ylli i famshem qe keta maqedonasit sllave te sotem e kane vene ne flamur.
Vertet qe Aristoteli ka kaluar shume vite ne oborrin e Filipit i ftuar per te mesuar Aleksandrin. ka nje gojedhene qe thote se Aleksandi eshte i biri i Aristotelit.
Aleksandri fliste dhe shkruante greqishten e lashte te dialektit eolit ku perfshihej Athina. Dihet qe greqishtja e lashte ka pasur disa dialekte. Dialekti maqedon aspak nuk ngjante me ilirishten.
Ka nje te vertete maqedonasit quheshin barbare prej grekeve, sepse ata e kishin shume pak te zhvilluar dialektin e tyre dhe nuk e kishin te shkruar. Kjo eshte e vertete edhe per iliret. Kjo eshte edhe arsyeja qe neper oborret mbreterore shkruhej dhe flitej greqisht, kur behej fjale per te folur te nivelit te larte. Zbulimet arkeologjike e vertetojne kete fare mire.
Varri i Aleksandrit akoma ka mbetur enigme megjithse kerkimet jane bere be fshatin Olimpiade. Ky fshat quhet me kete emer per nder te nenes se Aleksandrit e cila u internua per moral te ulet ne nje ishull qe ndodhet rreth 2 km laeg ketij fshati. Ketu eshte gjetur nje lloj mazoleumi shume i thelle dhe mjaft i gjere, por pa asnje shenje qe te flase per vertetesine e varrit te Aleksandrit.
PS Sa per keto shpjegimet etimologjike naive, keto jane per femijet e klases se pare :p
Kam degjuar nje shpjegim etimologjik akoma me pikant per makedonine.
Ma-ke dhene eshte fjala qe shpjegoka prejardhjen e emrit makedon, thua qe ata flisnin shqipen e sotme, dhe pikerisht shqipen e atyre qe ta kerkojne ne rruge
Citim:
Po citoj ato që tha erious
dhe, sipas legjendes epiri ishte mbreteria djalit te akilit, pyrrhus ose neoptoleme ne greqisht
perkrenarja e skenderbeut (iskander = aleksander bej) ishte simbol i familjes akilit
skenderbeu quhej nga bota princi i epirit... dhe me e bukura eshte qe deri ne vitet 56/57 letrat nga amerika te shenuara Epir ne adrese, vinin ne shqiperi
Cedrus dialektet ishin gjuha e popullit dhe greqishtja ishte gjuhe zyrtare ose gjuha e shkruar eshte pak a shume sikurse sot ku te gjithe flasim ne gjuhe te nenes e shkruajme letraren.
Persa i perket epikes dhe lirikes me vjen nga larg ne kujtese fjala e nje mesuesi te historise qe i bente nje lidhje llogjike mes epirit dhe ilirit.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Vertet qe Aristoteli ka kaluar shume vite ne oborrin e Filipit i ftuar per te mesuar Aleksandrin. ka nje gojedhene qe thote se Aleksandi eshte i biri i Aristotelit.
Erious kjo eshte bukuria e debatit ku jo te gjithe jemi dakort dhe duhet gjithmone nje cedrus si katalizator.
prandaj merre me shtruar.:p
Kam lexuar disa libra mbi prejardhjen dhe origjinen tone,per prijsit e famshem ilir e ata te mevonshem,per vendbanimet e tyre,por qe Aleksandri i Maqedonise te ishte nga nje fshat me kukullen ose me mire bufonin Zogoll,per here te pare e degjoj.Nga ata studiues qe kam lexuar permendet se nena e tij ka qene shqiptare.Pra na bie ta kemi nip qeros,jo djale.
Edhe nje pjese te atyre qe shkruan cedrusi po.Si thua ti miku jem malsor Piktor,a mund ta bejme kete me force se na do qefi ta kemi ''djale'' Leken e Madh? Kete pune nuk behen me trimeri,por me kerkime e me fakte te pakundershtueshme.
Nuk ka asnje dyshim se greket e sllavet,jane vertete qyqe sic thote Arben Xhaferi.Ata pjellin veze ne folet e shqiptarve dhe kur qyqja e vogel del nga veza,thote se kjo fole eshte imja,prandaj ju te tjeret fuck off.Per origjinen e shqiptarve dhe te burrave e grave te shquara qe ka nxjerre kombi jone shkruan historia boterore,ndonje qe ka jetuar ne ditet tona e ka pohuar me gojen e vet seme nenshtetesi jam indiane,por nga gjaku jam shqiptare.Perball ortekut dhe lumit te kritikave e protestave, te fakteve dhe te vertetave qyqet u detyruan te terhiqen.Qyqeve do dhene nje mesim i mire me kete rast.Me fakte dhe argumenta t'ju thuhet e verteta ne sy se kush jane ne te vertete dhe se cfare segregacioni kane pesuar shqiptaret nga keto funderina te stepave.
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.