Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »
Trego 72 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Matematikë dhe Gjeometri (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=9)
-- Nje pyetje llogjike. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17900)


Postuar nga lost_soul datë 29 Tetor 2010 - 23:36:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne


Mi jep veprimet qe kryen e te del 7?


Ne diten e 7 kemi 9+3 = 12.


Postuar nga cecilia datë 29 Tetor 2010 - 23:38:

7 me doli edhe mua


Postuar nga lost_soul datë 29 Tetor 2010 - 23:39:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
...

Provojme nje tjeter ..



Veshtiresia 10/10

Plotesoni ekuacionin e meposhtem me keto kater veprime matematikore +, -, /, x qe ekuacioni te jete i vertete. Veprimet duhen kryer nga e majta ne te djathte. Mund te gjeni te dy zgjidhjet e mundshme?

5 ____ 1/2 ____ 1/4 ____ 6 = 8 1/4

(____ kjo viza dmth ku vini ato kater veprimet matematikore )

Flm.


Meqe ra fjala. Kjo s'mund te jete e veshtiresise 10/10.

Ka vetem 24 menyra sesi mund te kombinohen 3 veprime nga 4 te mundshme (pa perseritje).
Me laps e leter per 10 minuta behet.

Leqe harrova, qe veshtiresia varet nga cfare klase je.. lol.


Postuar nga lule datë 29 Tetor 2010 - 23:45:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Ne diten e 7 kemi 9+3 = 12.




Problemi ka dy zgjidhje

Zgjidhja e parë:

Kërmilli fatkeq përshkon çdo ditë 24 orëshe 1,5m (3m - 1,5m = 1,5m). Me këtë ritëm, para se të flejë gjumë në fund të ditës së gjashtë, ka përshkuar 9m. I mbeten edhe 3m të tjera. Këto 3m i përshkon ditën e shtatë, takon tek gryka e pusit kërmilleshën dhe na rrojtën e na trashëguan... Pra për 7 ditë kërmilli mbrin grykën e pusit.

Zgjidhja e dytë:

Shih zgjidhjen e parë deri kur kërmilli takon kërmilleshën. Ngaqë kanë kaluar shtatë ditë duke pritur në merak, kërmillesha është tharë e dobësuar, i është fshirë makiazhi dhe është katandisur aq për ibret sa kërmilli e sheh ashtu, trembet dhe zbret sërish 1,5m pas, fle edhe një natë tjetër në pus dhe ngjitet tek gryka të nesërmen pasi është larguar prej andej duke vajtuar kërmillesha e zhgënjyer. Pra 8 ditë...

Ja te shohim dicka tjeter

Cilat numra duhet te zevendesojne pikepyetjet qe kto kater bashkesi te kene lidhje mes tyre?

7 15 6 11 5 7 ? ?

2 6 5 13 8 20 ? ?

a. b. c. d.






Kam mbaruar degen e Shkencave Fillozofike dhe me pelqen shume dhe Matematika sigurisht.

Cecilia love


Postuar nga cecilia datë 29 Tetor 2010 - 23:47:

Gjeni min{Im(z^5)/(Im(z))^5}, per cdo numer kompleks zEC\R.


Ja gjejeni njehere kete ju te dy


Postuar nga lule datë 29 Tetor 2010 - 23:54:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Gjeni min{Im(z^5)/(Im(z))^5}, per cdo numer kompleks zEC\R.


Ja gjejeni njehere kete ju te dy




Rri sa na moren me sy tkeq ec dalim fare

Po ja lej Lost ta gjej .


Postuar nga lost_soul datë 29 Tetor 2010 - 23:54:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne



Ja te shohim dicka tjeter

Cilat numra duhet te zevendesojne pikepyetjet qe kto kater bashkesi te kene lidhje mes tyre?

7 15 6 11 5 7 ? ?

2 6 5 13 8 20 ? ?

a. b. c. d.






Kam mbaruar degen e Shkencave Fillozofike dhe me pelqen shume dhe Matematika sigurisht.

Cecilia love


Cilat jane 4 bashkesite se s'e kuptoj.

Cecilien mos e ngacmo se e ka zene amori, dhe gjej vend e futu pastaj po u nxeh ajo..


Postuar nga lost_soul datë 30 Tetor 2010 - 00:00:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Gjeni min{Im(z^5)/(Im(z))^5}, per cdo numer kompleks zEC\R.


Ja gjejeni njehere kete ju te dy


Shi shi kjo.
Ku i paske msu ti numrat kompleks mi..

Une s'e zgjidh dot kete, se i kam harru


Postuar nga cecilia datë 30 Tetor 2010 - 00:01:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Shi shi kjo.
Ku i paske msu ti numrat kompleks mi..

Une s'e zgjidh dot kete, se i kam harru




Te kapa mat lost

Do te ta zgjiidh se i mbaj mend


Postuar nga cecilia datë 30 Tetor 2010 - 00:06:

S'qekeni gjo s'pranoj mo te futem ne kshu temash

Kapeni zgjidhjen:
Eshte mire qe ne rastin konkret te perdoret trajta trigonometrike e numrit kompleks .
Le te jete z=r*(cosx + i*sinx), ku x i takon intervalit (0, pi)U(pi, 2pi). Shihet se detyra ne fjale eshte ekuivalente me gjetjen e minimumit te funksionit sin5x/(sinx)^5 ne intervalin (0, pi)U(pi, 2pi).


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »
Trego 72 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.