Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 42 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=16)
-- Eurovision 2012 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18596)


Postuar nga RAIMONDI datë 28 Maj 2012 - 02:11:

Ja mbys kot une se nuk merr vesh ti prandaj


Ajo e ka zerin kristal dhe kumbues --Italianet shtuan qe ajo e ka zerin shperthyes

Ne fakt zeri i saj eshte shperthyes ne pozicionin me te veshtire te zerit -
--Sepse ndersa ajo e mbajti zerin ne maksimum per 10 sekonda (nga 1:40 to 1:50 ne video ) , ne fund fare te kesaj sterzgjatjeje operistike tip Whitney Houston tek "I'll always love you",
Rona
i dha zerit te saj edhe nje shkalle me lart

--Aty ishte e pa krahasueshme--Superb ! Eshte pikerisht kjo pjese qe mahniti gjithe Europen

-Dhe ne te gjithe kete pjese te veshtire zeri saj tregonte se dilte me shume lehtesi dhe natyreshmeri ...........

.......Tipike si Whitney Houston ne cdo aspekt

Ajo eshte pa asnje dyshim _-Whitney Houston e Europes


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 28 Maj 2012 - 02:17:

Ah po e paten shtuar italianet atehere terhiqem.. po kjo puna e pozicionit te zerit si ishte?


Postuar nga RAIMONDI datë 28 Maj 2012 - 19:56:

Citim:
Po citoj ato q� tha Dulcis in Fundo
Ah po e paten shtuar italianet atehere terhiqem.. po kjo puna e pozicionit te zerit si ishte?


Mos na hap barkun !


Postuar nga eliz datë 28 Maj 2012 - 20:42:

Mua me pelqeu kjo vajza shume.S`e kisha degjuar me pare. U mahnita me zerin e saj.S`me pelqeu qe shqipja s`qe shume e paster dhe dukej sikur kendonte anglisht disi por pak rendsi per mua.Ajo kendoi shqip.Dhe mua nje greke me tha qe ishte e vetmja kenge e vecante dhe e bukur e Eurovizionit.Nuk e di mediat ketu si e kane komentuar se s`para shoh shume tv keto kohe.Mua gjithashtu me pelqeu dhe paraqitja e saj.Tamam si diva.Bravo Rones!


Postuar nga F_xhunior datë 28 Maj 2012 - 21:44:

Raimond, jo te gjithe duhet te mendojne njejte si ti.

Dulcis in Fundo, gjithashtu dhe Raimondi ka te drejte te mos pajtohet me ty.

Ndersa, une, personalisht, vazhdoj te mallkoj Eurovizionin po aq sa Fejsbukun.


Postuar nga RAIMONDI datë 28 Maj 2012 - 23:06:

Citim:
Po citoj ato q� tha F_xhunior
Raimond, jo te gjithe duhet te mendojne njejte si ti.

Dulcis in Fundo, gjithashtu dhe Raimondi ka te drejte te mos pajtohet me ty.

Ndersa, une, personalisht, vazhdoj te mallkoj Eurovizionin po aq sa Fejsbukun.



hahahahahahahaha Je ne regull vazhdo me mallkimet

Edhe kujdes se mos mallkon dhe mua , se do me rije Hanxhari gjithe diten ngritur


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 29 Maj 2012 - 02:05:

Raimond, asgje s'na the ama..se merak per barkun tend isha une.. Po s'po behem merak as per kete Ronen, beri figuren e saj te mire, do kete suksesin qe do kete e u lame.


Po kur u bene 3 muaj xhanem..


Postuar nga Ana1 datë 29 Maj 2012 - 04:36:

Po cfare do te thote "Suus" ne shqip, s'arrij ta kuptoj!

Teksti I kenges se Rones shume I pakuptimte. Pervecse fjales " qaj", nuk arrita ta kuptoj dot asnje llaf!

Gjithesesi, urime Kosoves!

P.S. Dulcius, ketij I duken ditet muaj! Ha ha ha


Postuar nga Deb* datë 29 Maj 2012 - 04:50:

Mund te na e sjelli ndonje ketu tekstin e kenges?


Postuar nga RAIMONDI datë 29 Maj 2012 - 05:23:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Raimond, asgje s'na the ama..se merak per barkun tend isha une.. Po s'po behem merak as per kete Ronen, beri figuren e saj te mire, do kete suksesin qe do kete e u lame.


Po kur u bene 3 muaj xhanem..



Po ti nuk di te besh pyetje motre ?

Ca do ti te te them ? Kush eshte pyetja jote ? --Une ca kishte per te thene per kengen i kam thene aty me siper

Ti shikoje videon e Rones dhe kontrolloje ne ate minutazh qe kam thene une --Aty duket qe Rona eshte tamam si Whitney Houston --Te pakten per mua --

Une nuk te detyroj ty t e mendosh si une, por ti nuk mund t e me thuash mua qe ja fut kot , se pastaj edhe une them qe ti s'ke haber fare nga muzika--Je dru

Ne fakt kenga e Rones eshte e vecante ne cdo aspekt --Ajo beri lemsh nje Europe te tere , i turbulloi mendjet e Europes plake ..e jo me njerezit e thjeshte

--I futi te gjithe ne mendime p[er te analizuar kengen e saj , veshjen e saj, dhe zerin e saj te Jashtezakonshem

Italianet u shprehen te paret qe Rona eshte e jashtezakonshme , te tjeret ishin ne medyshje ......sepse ajo kenge ishte e Sofistikuar , shto ketu edhe veshjen dhe cdo gje qe paraqiti Rona ishte dicka e veshtire per tu kuptuar ..... ne shikim te pare


Ajo mund te krahasohet me pikturat e Pikasos qe ne shikim te pare duken kot , por po te mendohesh .... e kupton qe jane kryevepra .

Keshtu eshte edhe Rona si ne kenge por edhe ajo vete si personalitet eshte teper e nderlikuar ne fantazine e saj , cka e tregoi edhe me veshjen e saj

Ajo dukej si nje personazh i dramave te Shekspirit , nganjehre si e ardhur nga tragjedit e Romes antike , ose me larg akoma, nga lashtesia Homerike ...
..Sikur sillte ato vajtimet e Drames se Trojes , porse te shprehura ne nje kohe moderne ne menyre teper te sofistikuar .........

...........Por ne fakt ishin aty te mbledhura ne ate kenge vajtuese me nje ze triumfues ,
vuatjtjet e pafund te popullit tone ne shekuj nga lufterat e vazhdueshme
te koncetruara ne ne zerin kumbues, mahnites dhe tamam shperthyes te Rones

Por bravo i qofte Italise qe e para e kuptoi se Rona dhe kenga e saj ishin dicka e jashtezakonshme ....jashte monotonise se kenges se perditeshme

Ndaj edhe Italia konsiderohet Atdheu i muzikes .....

Rona si kengetare eshte e pahariteshme me zerin e saj Kumbues, porse si njeri me fantazi te pakapeshme ajo qendron akoma me lart se zeri i saj magjepses.

Nejse ky eshte mendimi im , dhe cdo njeri ka mendimin e tij


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 42 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.