Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Ju ftoj te shkruani Fjale te Urta nga krahina apo treva juaj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3430)
Budalla nuk esht ai qe mendon budalliqe po ai qe ben budalliqe.
Mendo ate qe duhet.
Me let esht te gjukosh per dike tjeter sesa per veten.
Eshtrat e nje njeriu pushojn te qeta ne Vendlindje.
Guri peshon ne vend te vet.
Hodha lumin te dhjefsha kalin.
Kur mendon se ua hodhe jane ata qe ta kane hedhur.(napoletane)
Shoshone - i thone gjysmeçizmeve te grave prej llastiku.
gollash - me qene lakuriq...
Perusti - eshte nje mbajtese hekuri, ku vihet gjella pasi e heq nga zjarri
Musander - eshte dollapi i futur ne mur
Bollka - i thone brekusheve
Kapan- dhe i thone drurit me gunga, qe perdorej si stap per karnavale
zamzane - eshte damixhan qelqi ku futet rakija ose vera.
karanxha - i thone milingones
grencke - i thone grenxes
alisive – zinxhir
ipso – I larte, lartesi (nga greqishtja)
ksister – kruajtese (nga greqishtja)
Kaq munda me gjet, e mora si loje qe ju futa ti kerkoja, jo per dreken
Tek e fundit dreka i mbetet atij qe ploteson te pagjeturat dhe gabimet e mija. Thjeshte po kontribuoj.
Qao
Aty ku pështyhet nuk lëpihet.
Hekuri rrihet sa eshte i nxehte se kur ftohet eshte vone.
Liria eshte mbretereshe e zemres, ndersa dituria eshte drite e jetespershendetje te gjitheve
Bravo Ennis!
shumicat i ke gjetur shume mire.
kujdes:
kapan-peshore e vjeter me nje tas ku vihen mallrat qe te peshohen dhe me nje gur mase qe leviz pergjate nje boshti
grencke-nese nje siperfaqe e lemuar ka diku nje grope a nje te ngritur qe e prish lemimin
alisive-finje,uje me hi qe perdorej per te lare qemoti
ipso-i thone allcise
Te uroj gjithe te mirat.
Disa fjal te urta nga Kurveleshi
Per menjen qe keshe te bi bota pershqeshe.
Urdhero e lodhu, beje vet e prohu.
Oficeri me kultur
pse s'qendrove ne ushtri;
Bratit i bere munn'
erdhe e hengre perseri.
Qefi ma ka
po magja s'ma mba.
E lir eshte kripa ne Durres
po te ha qeraja rruges.
O mars o im vella
me jep dy dit hua
ta thaj plake me gjith ç'ka.
Ne hall e mira behet gjysmare,
e liga humbet fare.
Kush be pordhen
e kush muarr groshen.
Mbas kokes ta ben festen.
Shikon si macja ne sofer.
Bjeri deres te degjoje dericka.
Peralla me mbret.
Molle ha dhe numero, dardha ha dhe qerro.
Qofshim ata qe na dine dhe mos qofshim kta qe jemi.
Ky ka tym ka pasur zjarr.
Shume e perlume.
Per inat te sime vjerre vete fle me mullixhine.
Te martohem dhe njehere pa di une si nuseroj.
Kur kerkon borxhe kerkon hidherime.
Beso tek Zoti po mbaje barutin e thate.
Kush heziton te zgjedhe midis 2 xhamive kthehet ne shpi pa u falur.
Kur digjesh nga kosi i fryn qullit.
Plakut mos i degjo p...... por fjalet.
Me mire te dish sesa te kesh.
Ne burg dhe ne spital mos pafsh as hasmin.
Pyet qorrin a do sy.
Cohu b.... mos perto, bej punet dhe shpeto.
Kur isha une sa ty ti i bie maces me luge.
Shiko e shkruaj.
Dhe e verteta kur del nga goja e genjeshtarit, tingullon si genjeshter.
Syte nga qelli duart nga mjelli.
Me mire syri sesa nami.
-Te do ai qe nuk te fal gabimet
-Vetmia eshte me e mire se shouku i keq-
-ci do gjurmet kur ke ujkun-
-shpresa eshte nje mall fare i lire per te gjithe-
-Te keqiat mos i levdo
se duket qe je mik me to
-Kurre mos duaj
gjene e huaj
-Vajza lind ne shtepi te huaj
dhe shkon ne shtepi te vet
-Kur ske koke ke kembe
-peshku ne det , tigani ne zjarr
hahahah
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
O Isra, un gjene e huaj du mi Isra se me te miat jom merzit.
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.