Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Shpifjet Per Mjaft-in (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3717)
Mjaft duhet ti themi vetes.
Nuk jemi ne gjendje te pranojme nje mendim ndryshe nga i yni dhe mendojme se jemi me te afte per te drejtuar nga cdo drejtues ne fuqi. Jemi te afte per te transformuar fakte dhe per te akuzuar pa u mbeshtetur ne fakte. Deshirojme te ndryshojme menyren e te jetuarit sipas interesit personal. Personalisht, nuk besoje se ka politikane shqiptare qe te mendoje per Shqiperine. Gara politike qe ne shohim neper spektaklet televizive mes politikaneve eshte vetem nje lufte per pushtete qe nuk mbeshtetet mbi problemet madhore qe kalon Shqiperia por mbi urrejtjen historike qe kane protagonistet.
MJAFT!
Ne duhet ti themi Mjafte luftes per pushtet.
Ne duhet ti themi Mjafte abuzimit qe i behet fjales patriotizem.
Ne duhet ti themi Mjaft spekullimeve qe ndertohen mbi fatkeqesite e popullit.
Ne duhet ti themi MJAFT vetes dhe popullit qe te mos presim gjithcka nga politikanet.
DUHET TE NDRYSHOJME NE JO POLITIKANET.
Jemi Ne ata qe i kane mesuar doganieret me Lek.
Jemi Ne qe kemi mesuar cdo punonjes te administrates shteterore me lek.
Jemi Ne qe kemi ofruar Lek gjygjtareve, prokuroreve dhe policeve.
Jemi Ne qe kemi fallcifikuar passaporta.
Jemi Ne qe kemi zene troje pa leje.
Jemi Ne qe nuk punojme token.
Ne dime vetem te ankohemi. Ne duhet te ndergjegjesohemi.
NE DUHET TE DENONCOJME CDO FENOMEN TE TILLE NE ORGANET KOMPETENTE dhe jo te shfaqesohemi me teorine e politikaneve te deshtuar se gjyqsori nuk fuksionon.
DUAM QE SHTETI TE FUNKSIONOJE DHE NJEKOHESISHT NUK NJOHIM SHTETIN.
MJAFT.
_________________
Oooo nje sekonde. Shume aspekte jane perzier ketu dhe sinqerisht mua rremuja sme pelqen.
Se pari tema hapet mbi korruptimin e Mjaftit. Deri tani nuk shikoj ndonje fakt per kete korruptim. Kush i ka bujrim ti sjelli e te na hape syte. Te mos harrojme parimin e drejtesise se "njeriu eshte i pafajshem deri ne shpalljen e fajit te tij". Natyrisht qe sjemi ne gjyq por mendoj se duhet te flasim me argumente dhe jo me thashetheme. Madje nese ka dicka per te cilen duhet thene MJAFT keto jane thashethemet. Kush ka fakte ti thote qarte me emra, mbiemra dhe emra lokalesh.
Pika tjeter. Bledumi ve para MJAFT-it Edi Ramen dhe Bashkine e Tiranes. Cfare kuptimi ka kjo. Mjaft nuk eshte istitucion dhe nuk ka ndonje pergjegjesi ndaj popullit sepse nuk zgjidhet nga populli.
Bile ketu ngaterrohet edhe dicka tjeter. Politika me jo-politiken. Mjafti eshte organizate jo-qeveritare dhe nuk me ha mendja te pretendoje te shpallet alternative e Rames apo Nanos. Ajo qe me pelqen eshte se distancohet edhe nga Berishat dhe instrumentalizimet Berishiane te se kaluares. Prandaj le te shikojme gjerat ne sy. MJAFT po ben protesta per gjera te caktuara dhe nuk besoj se ka goje te hedhe poshte arritjet e Rames apo tjetrit. Mendoj se kjo levizje prioritet ka permiresimin e qeverisjes se cdo istitucioni, duke evidencuar mangesite.
Pika e trete. Sipas meje nje levizje e tille ka shume aspekte pozitive, me pelqen goxha. Por ka nje mangesi te madhe: nuk ofron alternative. Pra deri tani shikojme mangesite e ketij isitutcioni apo politikani. Arrin deri aty sa te kerkoje doreheqjen e nje kryeministri sepse ka qene me pushime. Por nuk thote cili eshte kryeministri alternativ. Ketu qendron sipas meje dhe frika e disa prej jush, te cilet jeni skeptike ndaj nje levizjeje te tille. Mbase me vete mendoni: Mire iku Nano, po kush do vije?
Tani po vij te mendimi im mbi thirrjen e publikuar tek Shekulli.
Me pelqeu pothuajse komplet ai artikull, shume i plote dhe shume i qarte per hienat opozitare qe mund te shfrytezojne Mjaftin per te hedhur pushtetin. Kam vetem nje rezerve ne lidhje me trajtimin e kryeministrit. E para, nuk me duket se qendrimi me pushime eshte nje aresye e vlefshme per te hedhur nje kryeminister. Do te ishte, po, sikur vendi te ishte gjysem ne katastrofe dhe ai te ngrohej ne diell, por nuk me duket ky rast. Tragjedia e Vlores ishte vetem nje incident qe pati jehone te madhe ne mediat europjane dhe beri shume mire per kete. Ama mos te harrojme se ishte nje incident sic mund te ndodhte kudo. Kryeministri nuk ka pse te behet pergjegjes se nje gomone niset fshehurazi pas shume muajsh qetesie te atyre brigjeve. Dikush mund te thote: "Fajin e ka policia se nuk patrullon brigjet". Epo ta marre e mira, policia nuk perbehet nga magjistare qe te ruajne cdo centimeter te ujrave territoriale. Ne fund te fundit ata qe hipen ne gomone hipen me kembet e tyre. Temperaturen dhe kohen e pane mire. Nese doni fajtore per tragjedine e Vlores kerkojini neper vendet perendimore te cilat vulosin kufite. Kerkojini tek Umberto Bosi dhe ekstremiste te tjere. Trupat e vdekur varjani ne qafe Bosit dhe i thoni se ato kufoma enderruan per here te fundit te jetojne aty ku ai eshte.
Se dyti, jam shume dakort qe kryeministri duhet te jape llogari ku i gjen leket qe shkon neper hotele lluksoze. Kjo po, eshte nje argument shume i bukur qe duhet te theksohet haptaz.
Rezerva ime ka te beje mbi perzierjen e shkaqeve qe MJAFT-i kerkon te hedhe kryeministrin aktual. Nuk ka pse te perzihet deshira e kryeministrit per te vazhduar pushimet me anen e erret te financimeve per ato pushime. Jo me shume se dy vjet me pare gomonet niseshin si autobusa nga Vlora. Ka patur jo pak njerez qe u humbte nami dhe nishani. Nuk me duket se ndonje kryeminister kthehej nga pushimet meqe u nis nga Vlora nje gomone. Pas dy vjetesh qe gomonet spastrohen nga brigjet shqiptare niset nje gomone dhe kryeministri duhet te kthehet me vrap? Eshte e detyrushme kjo? Kjo e ben kryeministrin Nano jo te afte per te qeverisur? Nuk me duket.
Per Uraganin.
Uragan per nje kohe te gjate i kam thene njerezve ato qe ke shkruar ti. Vete pseudonimi im permban ate mesazh. Megjithate nje vizion i tille nuk e mbehstes dot plotesisht. Me gjithe deshiren e mire te njerezve duhen nje sforco edhe nga ana e qeverise qe gjerat te ecin. Pra eshte nje trinom qeveri-popull-media qe mund te zhvilloje Shqiperine sot. Nese mungon impenjimi qofte dhe nga nje e vetme prej ketyre atehere nuk ecim dot para. Prandaj derisa qeveria te mos tregohet transparente deri ne fund, te mos perdore risursat e veta (SHISH etj) per te luftuar korrupsionin, hapat qe hedhim do jene te vegjel. Mendoj se kjo qeveri eshte shume me e avancuar se qeverite e disa vjeteve me pare. Mediat dhe MJAFT-et kane ndihmuar qe te permiresohen qeverite me kalimin e kohes. Vete fakti se plasen arrestime dhe sekuestrimet per tragjedine e Vlores do te thote qe mundesite jane. Megjithate mund te behet akoma me shume, duke filluar qe me transparencen e te ardhurave te Fatos Nanos.
Se fundi, duke ju kerkuar falje per kete mesazh kaq te gjate, desha te shpreh nje opinion mbi sekuestrimet e bera ditet e fundit. Kam pare se jane sekuastruar lloj lloj restorantesh dhe hotelesh. Shpesh nuk duken qarte lidhjet indirekte te pronareve me krimin, megjithate mediat i kane pritur shume mire keto masa. Thuajse gjithe populli eshte i kenqaur kur ndeshkohen kriminelet. Ajo qe me shqeteson eshte a do arrije prokuroria te mbaje te sekuestruara aktivitetet kur te vije puna ne gjyq. Nuk do doja qe keto te jene vetem nje zhurme televizive sa per te qetesuar njerezit.
Pershendetje.
FAJTOR
Jam dakort me ato qe keni thene ju ne pergjithesi por nuk mund ti varim kufomat ne qafe te Bosit dhe ti themi qe ata kan dashur te jetojne ketu ku je ti sepse ai eshte ne vendin e tij dhe Italia e ka bere te qarte qe nuk do emigrante nga shqiperia,gje qe na le te kuptojme qe fajin e ka qeveria jone dhe ne vet sepse ne fund te fundit europianeve nuk u prishet gjumi se sa shqipetar vdesin por ata i bejne apel qeverise shqipetare sepse po vdesin shqipetare dhe per kete gje nuk na e kane shume per borxh.
Une kam thene qe ne fillim qe Nano duhet te japi doreheqjen mbas kesaj tragjedie por ne menyre formale dhe per te mos prishur harmonine e stabilitetit politik duke i dhene opozites avantazhe (qe pa diskutim nje tip si Sala do ti shfrytezoj deri ne kulem).Meqenese ky ishte nje incident i izoluar atehere nuk mund ta quajme nje deshtim te qeverise por as nuk mund te tolerojme inkopetencen e institucioneve perkatese.E kam bere te qarte edhe ne nje teme tjeter dyshimin qe kam une per MJAFT-in dhe doren misterioze qe fshihet mbas saj.Eshte e vertete se MJAFT nuk po ofron alternativa dhe gjithashtu se armiqte e MJAFT jane vetem kompani nga te cilat merr fitime shteti shqipetar dhe jo ato te cilat i mbushin xhepat europianeve.NQS MJAFT dhe bosat e saj (tij) u ngriten ne protesta per te na impresionuar atehere kan bere levizjen e gabuar.
Ceshte kjo mani e keqe qe kemi ne shqiptaret per te hedhur balte mbi gjithcka ,qe ka guxim te dale dhe te beje dicka jashte turmes?Jemi mesuar te nenshtrohemi padrejtesive,korrupsionit,genjeshtrave,mashtrimeve
dhe kur dikush ngre zerin ne emrin tone per te thene ``Mjaft`` atehere ne kemi frike ose eshte thjesht mungese deshire per te bere dhe ne nje hap larg rutines.Me cte drejte ju ,qe jeni kunder kesaj levizje, ngrini zerin nqs ju bien vesh disa thashetheme lidhur me te dhe nuk ngrini zerin kur cdo dite degjoni fakte te vertetuara te mashtrimit te rradhes te bere nga ata qe vet i kemi zgjedhur?Nqs ne qe tani merremi duke nxjerre ``dhjame nga pleshti`` do te bashkoheshim me zerin e ketyre te rinjeve atehere shqiperia do te ishte ndryshe.Me vjen shume keq per ata persona qe ndryshimin dhe ecjen perpara e masin me sasine e fjaleve qe shkruajne ,pasi nqs nuk e keni vene re akoma ,ndryshimi vjen nga veprimi....
Por jo...Kush do ti mbushi faqet e internetit me predikime dhe teorira mbi te drejten dhe te gabuaren?Kush do zihet ,do gjykoje ,do demaskoje mashtrimin ne kete Bote virtuale kur ajo reale nuk ka njohur gje tjeter ves pasivitetit dhe deshires tone per nenshtrime?
E keni vene re ndonjehere sa te mire jemi qe te gjithe me fjale???
Per fajtorin
Si nuk mund ti vihet faj nje kryeministri qe nuk merr pjese ne nje seance te jashtezakonshme? Kush jane fajtoret qe sot ndodhin keto tragjedi? Kush jane fajtoret qe sot Shqiptari eshte me i perbuzur dhe me papranuar ne Europe sesa nje maroken, rus , kurd apo pakistanez? Bossi ne Itali ka ne dore aq sa ka Berisha ne Shqiperi, nuk i nenshkruan Bosi marreveshjet per rikthimin e Shqiptareve ne Shqiperi.
Vertet nje kryeminister nuk ka faj qe qellon me pushime kur ndodh nje tragjedi, por eshte nje kryeminster i keq kur vijon pushimet mbas tragjedise. Eshte nje kryeminister i keq kur i vendosur perballe parlamentit, pergjegjesise dhe miliona Shqiptareve mban nje fjalim sikur eshte akoma ne Insitutin Marksit Leninist, na tregon se kush po gjeneron kapitale politike ne saje te tragjedise, akuzon opoziten dhe liderat e saj, duke ditur shume mire se opozita nuk ka gisht fare me ate qe po ndodh ne Shqiperi prej 7 vitesh, pastaj le parlamentin dhe shkon darkon, dhe per me teper persekuton nje gazetar kur ai kishte shiritat filmike ku ai pinte edhe qeshte.
Sa per pushimet qe ishin permendur ne shkrimin tend eshte normale qe duhet te permenden edhe burimet e te ardhurave financiare per shpenzimet marrramendese te kryeministrit te nje nder vendeve me te varfera ne bote, paralelisht kur ministria e nje nga vendeve me te pasura ne bote vritet me thike duke bere shopping.
Mbas kesaj tragjedie, qe eshte normale qe mund ti ndodhte cdo lloj vendi (te botes se trete) vetem nje diktator nuk do binte nga pushteti, ka apo nuk ka faj. Ku normale ka faj perderisa qytetaret e tij largohen me gomone ne Itali kur trageti kushton vetem 10.000 leke. Po kryeministri flet dhe Berisha flet. Berisha akuzon nje qeveri qe po shkatarron kete vend, kryeministri akuzon nje Berishe qe nuk po ben asgje per kete vend ( dhe normale qe nuk mund te beje dot gje sepse nuk gezon asnje lloj pushteti)
Fatos Nano flet bukur per disa, kurse Berisha i ka lodhur njerezit duke folur per skandalet e kryeminstrit. Kur nje kryeminister nuk heq dore nga pushteti, mbas 7 vjet skandalesh , korrupsioni, tragjedish, papergjegjmerish dhe keq qeverisje kur do te heqi dore ky kryeminister ? A e kupton absurditetin qe ben mor zoteri kur perpiqesh te mbrosh NANON?
Citim:
Po citoj ato që tha ADELAIDA
E keni vene re ndonjehere sa te mire jemi qe te gjithe me fjale???
Jam 100% dakort me ty Uragan...
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Mjafti eshte organizate jo-qeveritare dhe nuk me ha mendja te pretendoje te shpallet alternative e Rames apo Nanos. Ajo qe me pelqen eshte se distancohet edhe nga Berishat dhe instrumentalizimet Berishiane te se kaluares. Prandaj le te shikojme gjerat ne sy. MJAFT po ben protesta per gjera te caktuara dhe nuk besoj se ka goje te hedhe poshte arritjet e Rames apo tjetrit. Mendoj se kjo levizje prioritet ka permiresimin e qeverisjes se cdo istitucioni, duke evidencuar mangesite.
Sipas meje u banalizua ca muhabeti.
Po ju them vetem se nuk e dija se organizatoret e udhetimit me skaf ishin te policise. E lexova nga Ami. Ketu ka te drejte qe kryesminitri duhet te kerkoje falje, se dija kete fakt. Sorry.
Me lart Sunbeloved konsideron absurde tentativen time per te mbrojtur Nanon. Kjo me duket qesharake dhe sinqerisht mjaft banale. Kam dashur vetem te ndaj gjerat per te cilat mund te akuzohet nje kryeminister nga thashethemet dhe mashtrimet emocionale qe i behen popullit. Denoj ndalimin e gazetarit te Fiksit, edhe pse nuk di ekzaktesisht perse eshte ndaluar. Megjithate eshte mashtrim te akuzosh nje kryminister sepse qesh gjate nje darke. Cfare duhet te bej, te mbaje zi per ore te tera gjate darkes? A nuk ka qeshur valle Xhorxh W Bush kur shkoi ne germadhat e Wrold Trade Center. E pra keto stile akuzash jane vetem dhe vetem qesharake. Nese Nano eshte akoma aty kjo ndodh sepse ata qe e akuzojne nuk dine te akuzojne, mbase e akuzojne per gjera aq banale sa ai di te mbrohet, sic ishte kjo siper e fajesise pse qesh.
Se dyti, sme pelqen aspak kurbani i zakonshem qe duhet te behet me shtytje nga Mjfati, Berisha, apo ndonje agjenture inteligjence. (pa asnje fyerje kunder Mjaftit eshte vetem batute) Eshte nisur nje gomone pas kaq kohesh nga brigjet, dhe kete policia se ka zbuluar dot. Me pas udhetaret vdesin de fakti behet publik (ndryshe nga te tjeret qe nuk beheshin publike me pare). Qeveria ngrihet dhe sekuestron gjithe te mirat materiale te te implikuarve, arreston persona nga vete rradhet e policise. A nuk mendoni se dicka ka levizur, dhe jo e vogel, besomeni ?
A duhet te kerkoje falje Nano mbi implikimin e figurave te policise ? Mendoj se po. Megjithate shume prej atyre qe duan doreheqjen nuk kapen ne asnje nga faktet e mesiperme, por me fakte te mjegullta mbi pergjegjesite e asaj tragjedie, e cila, e dime shume mire, nuk mund te lokalizohet aspak ne nje person te vetem. Poshte kujtdo qeverie ajo gomone do nisej.
Ketu nderhyn ai qe argumenton se qeveria eshte fajtore per gjendjen e keqe ekonomike? A thua valle te lokalizohet tek nje qeveri e vetme fati i keq i ekonomise Shqiptare sot. A eshte Berisha me pak fajtor se Nano qe jeta ekonomike sot ka vetem 6 vjet jete: 1997-2003 ?
A mund te paraqise ndokush programin ekonomik qe do ndiqte keto 6 vjet ne Shqiperi e te na binde se vertet Nano ja ka keputur kot? Ky po qe do te ishte argument i sakte dhe bindes mbi politken alternative te qeverise ekzistuese.
Le te flasim me argumente ju lutem. Po diskutoj ketu qe te gjej argumente ne bindjen time apo tuajen. Mllefet e rradhes kunder nje politikani apo tjetri bejne qe shpesh te flitet mbi detaje shume qesharake, ashtu si ne 91 kryeministri kishte dy linja drite, nga dy lagje, dhe kur iknin dirtat tek njera lagje vazhdonte te kishte akoma drita. Atehere u hap llafi se kryeministri i thith dritat lagjes dhe e le pa drita. Besoj se nje diskutim pa argumente eshte po aq qesharak se kjo historia e dritave. Pse qeshi, pse s'qeshi gjate darkes...
Po vij tek Mjafti. Kerkohet rrezimi i nje kryeministri sepse sjelja e tij nuk ishte respektuese, shkurt nuk tha "Me fal". Mua kjo me duket e veshtire per tu kuptuar. Se pari sepse me duket feminore (ju lutem mos me keqkuptoni, pa asnje ofendim) dialogu "Thuaj me fal se te gjujta me grusht". Mbetem te kapemi pas fjaleve tani e te shenojme ne historine e Shqiperise, filan kryeminister ra sepse nuk tha "Me fal" kur ja kerkuan.
Se dyti, kam patur gjithmone rezerva ndaj Mjaftit sepse rruga qe ajo ndjek eshte shume delikate, edhe pse shume e mire. Eshte delikate sepse ndonese nuk eshte parti politike i duhet vazhdimisht te kryqezohet me politiken. Qe ne heret e para qe dikush me spjegoi mbi Mjaftin i kam thene "Jam kurioz si do perfundoje", sepse kufiri i politikes nga jo-politika eshte shume i paqarte dhe tundues per tu kaluar.
Zakonisht ne vendet perendimore nuk hidhet dot qeveria apo kryeministri nga nje organizate jo-qeveritare per dy aresye. Nga njera ane sepse shoqatat qeveritare nuk zgjidhen nga populli keshtu qe mund dhe mos i degjoje njeri fare, ska rendesi. Naa ana tjeter sepse shoqatat nuk ofrojne alternativa, por vetem ankesa. Hapi qe ka ndermarre Mjafti, duke kerkuar doreheqjen e kryeministrit pa dhene asnje alternative nga kush do qeveriset vendi, i ka te rralla precedentet neper bote. Eshte nje veprim teper i guximshem qe sjell me vete rrezikun e identifikimit te opozites me Mjaftin. Kjo ne fakt paska ndodhur kur kane hedhur slogane pro Berishiane. Ajo qe nuk di akoma eshte nese kryetaret e Mjaftit jane distancuar apo jo nga keto parrulla, ne media apo me ndonje megafon.
Per ta mbyllur, kam patur dhe vazhdoj te kem respekt per levizjen Mjaft. Kam besim ne sinqeritetin e tyre dhe ne vendosmerine per te mos u njehesuar me opoziten politike. Megjithate, nese me lejohet, shikoj si aresye me te forte ate qe ka shkruar MayDay ne rubriken e mediave, si te vlefshme per ti kerkuar llogari kryeministrit sesa qeshjet lokaleve apo "Me fal"-et publike. Aq me teper qe MJAFT-i nuk ka alternative qeveritare. Ne fund te fundit dalim tek shqetesimi yne i perhershem: "Mire iku Nano dhe Berisha po kush do vije", i cili perkthehet ne menyre imediate "Ja po biem dakort te gjithe te bjere kryeministri po kush do vije". Nese i gjen njeri pergjigje kesaj pyetjeje jam dakort te diskutoj seriozisht mbi alternativat e Nanos dhe Berishes.
Adelaida, ne nje forum (virtual apo real) pervec se te flitet cfare mund te behet? Valle po flasim per gjera pa pike rendesie ne vend qe ti pervishemi punes? Nese ti e mendon keshtu do ndjek keshillen tende dhe nuk shkruaj me per kete teme
.
a
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.