Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- Globalizmi dhe Antiglobalizmi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4349)


Postuar nga jimmy84 datë 11 Janar 2006 - 22:01:

Globalizimi nuk eshte as me pak dhe as me shume vecse NAZIZEM i paster. Biles nazizem shume me i paster dhe me i ndyre sesa ai i Hitlerit. Ne kete lloj nazizmi nuk ka diskriminim rracor (per ngjyren e lekures), nuk ka rracizem kombetar (kinez, shqiptar, afrikan apo eskimez), nuk ka rracizem kulturor (idiot apo i zgjuar) nuk ka rracizem fetar. Nuk ka as rracizem moral (kriminel apo i ndershem). Ka vetem nje rracizem: FINANCIAR.


Postuar nga stratovarius datë 10 Shkurt 2006 - 03:35:

MEgjithse nuk po perdor asnje argument per ta mbeshtetur, kam te drejten e opinionit tim se globalizmi dhe globalizimi jane ne nje menyre ose nje tjeter kercenimi me i madh i njerezimit. Perpjekja me e lige dhe e deshperuar per te ruajtur perandorite ekonomike nga degradimi dhe rreziku i shperberjes ne 30 vjetet ne vazhdim.


Postuar nga lost_soul datë 10 Shkurt 2006 - 03:48:

Re: globalizem versus globalizim

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
...... BASHKIMI I NJEREZIMIT ......

.....nuk mendoj se mund te perifrazohet me bukur me vetem dy fjale

Tani, po ta shtrijme arsyetimin ne kohe do te shohim qe globalizimi nuk eshte gje tjeter vecse hapi i rradhes ne zhvillimin e njerezimit.

Kur njerezit e koherave te lashta ndertonin nje rruge qe lidhte disa komunitete, patjeter qe atyre u eshte dukur globalizim.
Kur njerezit e mevonshem te ndare ne principata u bashkuan per te formuar shtete, pateter qe edhe atyre u eshte dukur globalizim.
Neve sot, na duket globalizim konvergjimi i shteteve.

Antiglobalistet e kane betejen e humbur, sepse ne fakt po luftojne me natyren njerezore dhe jo me Ameriken apo qeveri te ndryshme te botes.


Postuar nga Hektori datë 13 Shkurt 2006 - 23:19:

E drejte lost soul eshte zhvillim i njerezimit. Ndoshta eshte shkaterrim i tij?
Nuk e di ku jeton analistja (ne cilin vend e kam fjalen) apo ti psh mbase jeton ne USA. Nuk e di si do te arsyetonim ne te dy nese do te ishim ne nje vend te varfer afrikan apo aziatik?
Nuk e di si do arsyetonim , do te thoshim epo ky fat na ra c'ti bejme keshtu zhvillohet njerezimi apo do te thoshim duhet te bejme nje rezistence kunder ketyre multinacionaleve te huaja qe po fitojne miliarda me pasurine dhe krahet tane???????
Do te te jap vetem disa shifra USA dhe vendet perendimore qe perbejne vetem 25% te popullsise boterore shfrytezojne 70% te resurseve te planetit. USA qe perben vetem 4% te popullsise boterore shfrytezon 22% te resurseve te planetit. Sipas teje eshte e drejte kjo?
Eshte e vertete qe kush eshte i fuqishem shfrytezon te tjeret, por jo te tregohemi kaq meskine sa te mendojme, epo kush vuan le ti beje derman kokes.


Postuar nga lost_soul datë 16 Shkurt 2006 - 09:54:

Hektor, une jam dakort me ty per pasojat negative qe mund te kete globalizimi, por kjo ndodh kudo ne jete dhe gjithandej, jo vetem tek globalizmi.

Megjithate dua te ndalem ne disa fakte.

Kapitali material (duke perfshire dhe ate financiar) dhe njerezor tenton te grumbullohet neper qendra duke krijuar sinergji (dy njerez prodhojne me shume kur punojne bashke sesa vec e vec , 1+1=3). Ne rang boteror kjo sjell qe disa shtete te pasurohen me shume sesa te tjere. Kjo ndodh edhe brenda nje shteti; disa qytete kane me shume mireqenie dhe resourse sesa te tjerat. Keto qendra zhvillimi pastaj terheqin me shume kapital, duke krijuar keshtu nje cikel.
C'faj ka Amerika psh qe 1/3 e te gjithe shkencetareve zgjedhin ate per te punuar.

Multinacionalet. Eshte e vertete qe ato po pasurohen me punen e te tjereve. Por nga ana tjeter keto multinacionale po i japin edhe pune atyre njerezve qe kurre nuk do te kishin nje te tille. Dhe zakonisht kushtet e punes dhe pagat jane gjithmone me te mira ne krahasim me pagat lokale. Mendo psh sa mire do te ishte sikur Microsoft te investonte ne Shqiperi.
Ka edhe probleme. Wal Mart psh ka ne pune femije ne vende aziatike. Sidoqofte cfare eshte jo normale ne perendim mund te jete fare normale ne lindje dhe duhet pasur parasysh qe keto multinacionale nuk jane atje per te zgjidhur problemet sociale te nje vendi. Qeverite e ketyre vendeve duhet gjithashtu te behen pergjegjese per popujt e tyre.

Miliardat. Zoterimi i tyre ne fakt eshte vetem nje ceshtje teknike. Keto miliarda nuk jane futur neper banka nga zoteruesit e tyre, por jane te investuara. Kjo do te thote qe keto miliarda jane duke u perdorur nga njerezit, jane duke krijuar vende pune etj. Bill Gates psh ka 40 miliard dollare, por ndoshta 99% e saj eshte duke i dhene pune mijera njerezve.

Une mendoj qe globalizimi eshte me shume pozitiv sesa negativ.
E para punes ai vepron sipas natyres njerezore. Cdo tentative per te vepruar kunder natyres njerezore do te sillte shkaterrim (sic solli komunizmi).
E dyta, i vetmi shans qe vendet e varfera te mund te kene mireqenie eshte qe te kacavirren pas vendeve te pasura. Azia dhe Afrika jeton sot sic ka jetuar mijera vjet me pare. Ato ose do te vazhdojne keshtu sic jane te uritur ose do te pranojne te marrin mbeturinat e me te pasurve (e them pa cinizem kete).


Postuar nga arsona datë 16 Shkurt 2006 - 13:44:

Globalizimi nuk eshte gje tjeter vetem ndryshim i ekonomis dhe shoqeris.
Globalizimi eshte debat i komplikuar qe pothuajse vetem vendet me zhvillim ekonomik te larte e kerkojne te aprovohet. Shembull konkret do kishim USA me bashkepunimin me Kinen apo Indin kohet e fundit. Perse kerkon USA qe bota te globalizohet, sepse do kete me teper interesa ekonomike dhe bizneset me vendet e tjera do jene me te lehta. Cdo gje qe shitet neper dyqane thote made in China, ose India, Indonesia, ku, ku??? atije ku ekonomia eshte me e ulet. Uh ose shembulli konkret per ju qe jetoni ne USA, shkoni ne Mall tek Nordsroom, apo Macy's gjeni kepuc firmato Alfani me vlere $100, ose me teper qe thone made in Albania, po sa leke jane paguar ata puntoret ne shqiperi per nje kepuc, nuk e di por jo me shume se 500 lek te vjetra. Por kur Amerika ben biznes me vendet e tjera, e ben biznesin sipas ligjeve Amerikane, dhe i fut nje emer asaj kompanis qe ka e ben Coorporate, dhe eshte ne terezi. Dhe pastaj ben propogande per etikat edhe korrupsionin, ne dallim me vende te tjera te varfera. Po ku jane te lokalizuara bizneset me madheshtore te Amerikes. Uau koicidenc cdo kredit kard, apo union, microsoft eshte ne Indi, apo Starbucks coffee me mire e prodhon kafen ne Kolumbi sesa ne USA. E pse ndodhin te tera keto per asgje tjeter vecse per arsye ekonomike dhe marrje te fuqis mbi vendet e tjera. Dhe pastaj na japin konferenca apo prezantime per anet pozitive qe mund te kete, pa dyshim qe ka, si psh e drejta e njeriut ne cdo vend te botes, qe ne shume vende eshte e diskriminuar, dhe mireqenia boterore etj...
Globalizimi po ndodh dhe ndryshon nga dita ne dite, dhe kete nuk mundemi ta ndalim pasi ne mes jane interesat ekonomike per nje mireqenie me te mire. per mendimin tim do e inkurajoja te vazhdonte nese perfitimet do jene te njetrajteshme per kedo. Sepse nuk eshte e drejte te kesh nje biznes si Bank of America ne shqiperi edhe tju chargesh konsumatoreve te njejtat interes rates si ne USA , do thoni ju po prandaj ky eshte dhe qellimi i globalizimit qe te kete rritje te ekonomis e ne vende te varfera e te gezojne te njejtat te drejta, por bota nuk eshte nje pike uji ne det, jane shume shtete, kultura, ambjente, e gjykime qe kete debatim te klobalizimit per aryse te ndryshme do pohojne e mohojne sipas interesave dhe vlerave qe do kete.


Postuar nga astras datë 21 Shkurt 2006 - 00:12:

Me pelqen te kujtoj nje sentence qe thote se "kjo bote eshte deshire per pushtet, dhe asgje tjeter"
Edhe keto nisma dhe strategji aq te reja dhe aq te vjetra une i shoh ne kete kendveshtrim. Mbase duket pak si skematike por une dua te kujtoj fjalet e nje te perndjekuri politik qe thoshte : "gjeja bashke e by... jashte."


Postuar nga Green_Mamba datë 25 Mars 2006 - 19:15:

JO


  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.