Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 315 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A jeni ateista apo besimtare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5338)


Postuar nga kontinenti datë 02 Prill 2005 - 21:19:

Une mendoj se cdo njeri beson ne Zot. Ketu e kam fjalen edhe per ateistet.Them keshtu,sepse nje veprim i mire qe behet qofte edhe nga nje ateist ka lidhje me Zotin,tjeter pune qe ateisti nuk e di kete gje. Vete shpirti i njeriut qe eshte aq misterioz eshte i drejtuar nga Zoti me vete misteriozitetin e tij.
Por ne qoftese nje ateist do te me kundershtoje, kjo gje vjen nga fusha e trurit sepse shpirti dhe truri nuk jane e njejta gje, ata jane te ndare.
Pra, ne qoftese kemi ateizmin, ky eshte thjeshte produkt i trurit dhe jo i shpirtit, sepse truri kerkon shume pergjigje dhe kur nuk i arrin gjen pseudo-pergjigje te ndryshme qe e largon njeriun nga besimi apo me mire e largon nga shpirti i tij.
Kemi volume te tera rreth psikologjise ne lidhje me trurin dhe ne shume pika njeriu ka zbuluar ne lidhje me te(jo te gjitha) pra vete natyra e trurit eshte aq delikate sa i nenshtrohet nderhyrjeve te shumta e te pa nevojshme...per rrjedhoje ....kryhen gabimet e ndryshme nga ne.
Por, nuk kemi asnje volum ne lidhje me shpirtin se....!
Me kete dua te them se njeriu lind besimtar...qe kur eshte foshnje, por,kete veti te larte apo kete informacion te sakte ai e humb gjate rruges se metejshme te jetes se tij.
Ne qoftese do ta thoja fetarisht kete mendim...do te pohoja se eshte pikerisht djalli ai qe e largon,qe e genjen etj.etj. por, meqe nuk doja te me cilesonin si naiv, eshte me e udhes te trajtohet ne rrugen psikologjike.
Pra, eshte komplet e vertete kur ne njerzit themi qe ; foshnja eshte engjell !
Lind pyetja, perse eshte engjell ?
Eshte sepse menyrat e perceptimit nuk i ka hic trunore por direkt NDJESORE, dhe per kete arsye cdo foshnje eshte engjell.
Me nje fjale askush nuk lind i keq nga njerzit,por nen trysnine trunore ndodh coroditja.
Ne qoftese nje ateist, kerkon te dije se sa ateist eshte ....duhet te provoje nje rrezik te madh si p.sh. nje rrezik mbytje ne dete me anije (sic e kam provuar une me 4 nentor 1994) dhe te shikoje se si mendimi i tij do te largohet dhe situaten ne dore do ta marre shpirti.
Pikerisht ne ate cast ai do te thote disa fjale qe kurre nuk i kishte thene me pare.


Postuar nga cupka datë 21 Mars 2006 - 20:12:

une jam spiritualiste anarkiste!


Postuar nga Eria datë 21 Mars 2006 - 21:40:

besimtare ne menyren time


Postuar nga posejdoni datë 31 Mars 2006 - 19:41:

te gjithe besojn,kete e bejne sipas menyres se vet.I rendesishem eshte fakti qe i drejtohen dikujt,kjo eshte e vertet edhe per ateistet qe thone qe sbesojme.kur e shohin veten ngushte thone (o ZOT me ndihmo)(Pse te me ndodhi mua etj)


Postuar nga diabolic datë 04 Prill 2006 - 02:55:

Besimtar jo pratikant se kam dhe ate idene qe feja e shqiptarit eshte shqiptaria sepse shume here keto fete zyrtare jane shume percarese...


Postuar nga ingmetalboy datë 09 Prill 2006 - 11:31:

Citim:
Po citoj ato q� tha shejtonja
une jam spiritualiste anarkiste!



eeee me fal per injorancen ma shpjego pak ca eshte kjo sepse edhe e googel kete dhe nuk me dha asnje rezultat.

... besimtar, besimtar, por jo fetarrrr.


Postuar nga tolstoy86 datë 18 Prill 2006 - 13:49:

Jam besimtar. Besoj ne Zot. Gjithashtu nuk e besoj Zotin thjesht si dicka qe del nga nevoja e mendjes (sigurisht eshte edhe nevoje), dhe si dicka komplet pasive per te cilin te shprehem, ka nje Zot dhe aq. Zoti eshte gjeja me e rendesishme ne jeten time pasi nuk ka kuptim qe krijuesi im te jete thjesht ne sherbimin tim (mos e dhente Zoti) dhe rregullator i motit apo ku di une...ka nje qellim prandaj skam guximin te shprehem perciptazi.
Kontinenti, ndodhia jote ka shume ngjashmeri me dicka qe me ka ndodhur mua dhe lidhet me 86 qe kam shkruar tek nicku im . Nuk duhet qe njeriu te presi nje moment te tille per te menduar, aq me teper ato qe dine qe kane kapacitet ne te menduar.
Respekte


Postuar nga HamatieL datë 29 Prill 2006 - 15:32:

Besoj!


Postuar nga rumial datë 04 Qershor 2006 - 13:22:

ZOTIT I MJAFTOJNE NJERZIT E MIRE

PAK RENDESI KA SE KUJT BESIMI I PERKET DHE SA BESON TEK ZOTI MJAFTON TE JESH NJERI I MIRE DHE I DREJTE DHE E KE TE HAPUR RRUGEN PER TEK ZOTI. ZOTI VUAN SHUME NGA FANATIKET DHE FRENETIKET SEPSE TE PARET JANE TE MANIPULUAR DHE TE DYTET BEJNE KRIME. NE E DO ZOTIN LARG PREJ TE DYJAVE.


Postuar nga Balerina datë 03 Shtator 2006 - 05:36:

Besoj ne moralet me te larta njerezore.


Citim:
Po citoj ato që tha shejtonja
une jam spiritualiste anarkiste!

madmoiselle me duket e cuditshme per veten time...por edhe une jam anarkiste!
Pershendetje.


  Gjithsej 32 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 315 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.