Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Ajete nga Kurani Famëlartë. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7385)


Postuar nga Indrit datë 29 Tetor 2005 - 02:00:

Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri. …” (Al-i Imran, 195)


Postuar nga erzeni_be datë 31 Tetor 2005 - 21:45:

Suretu Jusuf: 33-34

33. Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që më ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant.
34. E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhin e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).


Postuar nga NS-6 datë 08 Nëntor 2005 - 06:28:

surja ahzab,ajeti 35

Nuk ka dyshim se për myslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.


Postuar nga erzeni_be datë 08 Qershor 2006 - 02:06:

[5: 87] O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju Allahu i lejoi dhe mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufinjtë e dispozitave të Allahut).
[8: 61] E nëse ata, anojnë kah paqja, ano edhe ti nga ajo, e mbështetu tek Allahu Ai është që dëgjon dhe di.
[4: 90] …në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë Allahu nuk ju lejon rrugë (luftë) kundër tyre.


Postuar nga erzeni_be datë 08 Qershor 2006 - 02:08:

(6: 151) Thuaj : “Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë.


Postuar nga Isra datë 08 Qershor 2006 - 14:40:

"Ti terhiqu atyre verejtjen per diten e deshperimit, kur te marre fund ceshtja, (e pergjegjesise e dikush ne xhenet, dikush ne zjarr) se ata (sot) jane te painformuar, dhe ata nuk jane duke besuar.." (Merjem, 39)

"E ata thane: " A pasi qe ne te tretemi ne toke, a thua rishtazi do te krijohemi? Por (cka eshte edhe me keq)ata nuk besojne se do te dalin para Zotit te tyre." (Es Sexhde:10)


Postuar nga Indrit datë 13 Qershor 2006 - 11:33:

“Ai është që për ju lëshoi nga qielli ujë i cili ju shërben për ta pirë e për të ujitur bimët ku do të kullosin bagëtitë. Me atë shi mbijnë të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushi e të gjitha pemët e tjera. Në këtë mirësi vërtet ka argument për popullin që mendon. Për ju Ai nënshtroi natën dhe ditën, diellin dhe hënën. Edhe yjet janë të nënshtruara me urdhrin e Tij. Vërtet këtu ka argumente për popullin që arsyeton.” (16,10-12)


Postuar nga Astronauti datë 21 Qershor 2006 - 23:15:

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
Suretu Jusuf: 33-34

33. Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që më ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant.
34. E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhin e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).




Sa bukur si nuk e ka lejuar Zoti (Allahu) Jusufin (Jozefin) te devijoj moralshem dhe t'i ipet gruas se Faraonit per dallim nga Profeti Muhamet i cili edhe ka perdhunuar robereshat dhe ka konsumuar seks me nje femije 9 vjecare ne kohen kur ai ishte para vdekjes (52 vjec).
Ky ajet nxjerr shume pyetje?
C'manipuluan te krishteret dhe jahudet ne te vertet? Pse nuk e humben moralin dhe nuk e hidheruan Allahun Jusufi dhe Jakubi?? Nga se shpjegohet devijimi i Allahut i cili nga ndalesa e rrept dhe mbrojtja e moralit ndryshon mendje dhe lejon profetin te martohet me nje femije 9 vjeqare dhe lejon perdhunimin e robereshave??
Nga ky ajet mund te konkludohet shume qart se Muhameti s'ka patur pune me Zot (vec eka pare ne enderr apo e ka imagjinur) dhe ka keqperdorur Inxhilin dhe Tevratin per te justifikuar sjelljet e tija perverze.

Mund te na shpjegon dikush kete ajet paradoks???

Astronauti

Sinqerisht


Postuar nga Astronauti datë 21 Qershor 2006 - 23:21:

:12
Ne zemrat e pabesimtareve do te perhap tmerrin. Goditni mbi zverk dhe keputjuani majet e gishterinjeve!

9:14
Luftoni ata; Allahu do t’i denoj ata permes dores suaj dhe do t’i poshteroj ata dhe do tiu ndihmoj juve kunder tyre, dhe do sjell sherim ne zemrat e nje populli besimtare.


9:29
Luftoni ata nga populli i shkrimit te cilat nuk besojne ne Allah dhe diten e fundit, dhe te cilet nuk e shohin si ndales ate qe ka ndaluar Allahu dhe i derguari i tij, dhe te cilat nuk e ndjekin besimin e vertet (Islamin), derisa ata te paguajne vullnetarisht, haraqin dhe te pranojne nenshtrimin e tyre.


Postuar nga Sabian datë 22 Qershor 2006 - 00:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Astronauti



Sa bukur si nuk e ka lejuar Zoti (Allahu) Jusufin (Jozefin) te devijoj moralshem dhe t'i ipet gruas se Faraonit per dallim nga Profeti Muhamet i cili edhe ka perdhunuar robereshat dhe ka konsumuar seks me nje femije 9 vjecare ne kohen kur ai ishte para vdekjes (52 vjec).
Ky ajet nxjerr shume pyetje?
C'manipuluan te krishteret dhe jahudet ne te vertet? Pse nuk e humben moralin dhe nuk e hidheruan Allahun Jusufi dhe Jakubi?? Nga se shpjegohet devijimi i Allahut i cili nga ndalesa e rrept dhe mbrojtja e moralit ndryshon mendje dhe lejon profetin te martohet me nje femije 9 vjeqare dhe lejon perdhunimin e robereshave??
Nga ky ajet mund te konkludohet shume qart se Muhameti s'ka patur pune me Zot (vec eka pare ne enderr apo e ka imagjinur) dhe ka keqperdorur Inxhilin dhe Tevratin per te justifikuar sjelljet e tija perverze.

Mund te na shpjegon dikush kete ajet paradoks???

Astronauti

Sinqerisht


Ta shpjegoj une...
Nga anet tona thone nje fjale te bukur qe vlen dhe per ty:"Po nuk e godite qenin me gure nuk pushon se lehuri ai"
Qe ta dish mire ti i dashur ham ham, nuk ka asnje te dhene qe profeti ka kryer mardhenie me nje 9 vjecare, dhe mos u mundo te krahasosh kohen e 1400 vjeteve me perpara me kohen sot.
Une kam lexuar ne nje kuriozitet se nje vajze ne Sudan eshte bere nene qe ne moshen 8 vjecare.
Tek pjekuria e njeriut ndikon vendi ku jeton nderkohe edhe kohet ndryshojne.
Gjyshi im eshte martuar 14 vjec, dhe gjyshja ka qene 11, por keto kane qene Zakonet sot e 90 vjet me pare.
Mos do ti thuash gjyshit tim pedofil.


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.