Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- Irak. Tematika nr. 2 Diskutime mbi te ardhmen e Irakut (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=773)


Postuar nga xeni datë 17 Prill 2003 - 11:25:

INSOMNIAS

I nderuar meqense nuk e konsideroj veten ekspert sikurse ju vetveten,nganjehere kure nuke kam kohe per te analizuar disa qeshtje a e din se qka bej,po ta them.
Psh. nese kemi te bejme me politiken globale degjoj se qka tone diplomatet KINEZ dhe RUSE dhe gjithmone e di se e kunderta qe ata thone eshte zgjidhja.
Nese flitet per Shqiptaret degjoj qfare thote NANO mirpo gjithmone duke patur parasayshe te kunderten e asaj qe thote ai,kurse sa i perket KOMUNIZMIT dhe GLOBALIZMIT ,kjo ideologji e flliqt ka si parim thenjen PROLETARE TE TE GJITHA VENDEVE BASHKOHUNI dhe vertete deri sa te fitojne kjo funksionon kurse pas fitores se tyre fillojne me stilin e tyre te mirnjohur REVOLUCIONI I HAN BIJTE E VET ME TE MIRE kujto ktu RUSINE ,kinen SHQIPRINE E ENVERIT dhe tani te NANOS nga 1997 e deri me sot,shembull me i fresket vrasja nga pushtetaret e "MIRIT TE GJIKES"
Ne mungese te kohes kaq,por besoj se ka ktu antare te forumit qe jo vetem qe nuke pajtohen me ty por do ti sqarojne me mire disa gjera.


Postuar nga déjà-vu datë 17 Prill 2003 - 14:03:

Thumbs up pershendetje

O Xeni çfare thua tani se deri ne nje fare pike e solle mire temen..........po flet per gjera qe skane aspak lidhje njera me tjetren!!!!Kthjellohu ne mendime.....


Postuar nga xeni datë 17 Prill 2003 - 16:23:

INSOMNIAS

Faleminderit qe me vlersove qe deri diku e qova mire temen por s'po kam durim me ta sqaruar dikush tjeter me tutje por po ta them aq sa di kuptohet.
Kemi dy tendenca te globalizmit botrore ,ate qe e perfaqson SHBA dhe tjetra qe ne esence e perfaqsojne KOMUNISTET e te gjitha ngjyrave si dhe te kamufluara me gr."PACIFISTESH" pasi me lufte deshtuan ta perhapin komunizmin ne bote,ne kete grup te dyte hyjne edhe TERRORISTET ISLAMIKE.
Pra per te qene i kjarte per ty, moton qellimi nuke zgjedh mjete dhe Revolucioni i han bijte e vet me te mire e kane edhe KOMUNISTET edhe TERRORISTET ISLAMIKE.

PS.Pasi nuke jame ekspert i ksaj lamije por dalloje se paku te zezen nga e bardha mesiguri dikush tjeter do ta sqaroje me teper kete lemsh.

shendet dhe GEZUAR PASHKET KATOLIKE!!!!!!!!!


Postuar nga Enri datë 21 Korrik 2003 - 18:29:

Ushtarë të tjerë amerikanë vriten në Irak

Zyrtarë ushtarakë të SHBA-së në Irak kanë bërë të ditur se dy nga ushtarët e tyre janë vrarë dhe një tjerët u plagos të dielën herët pranë qytetit të Mosulit.


Një zëdhënës tha se autokolona e tyre u sulmua me granata dhe armë të vogla zjarri. Korrespondenti i BBC-së në Irak thotë se këto sulme ndaj amerikanëve në veri kanë qenë të rralla.

Shumica e sulmeve kundër amerikanëve kanë ndodhur në një zonë të njohur si Sunni Triangle pranë kryeqytetit.

Në një incident tjetër, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se një atukolonat e tyre u sulmua në jug të Bagdadit , pranë qytetit Hilla. Tre punonjës ndihmash ishin plagosur.


Protesta të irakianëve

Më shumë se 10 mijë vetë kanë marshuar nga qyteti i Naxhafit drejt një baze ushtarake amerikane. Ata kërkojnë që ushtarët amerikanë të largohen nga qyteti si dhe shprehin përkrahje për një klerik Sheit që ata thonë është nën presion nga amerikanët pasi është shprehur kundër pranisë amerikane atje.

Një marshim i ngjashëm ndodhi edhe në Bagdad të shtunën. Ndërkohë këshilli drejtues irakian i krijuar ka vendosur të ketë në udhëheqje tre persona pasi në takimet e fundit ata nuk ranë dakord të zgjedhin një udhëheqës të vetëm.

Pushteti kryesor ende mbetet me administratorin amerikan, Paul Bremer i cili këtë javë është në Uashington për konsultime.


Postuar nga Enri datë 21 Korrik 2003 - 18:36:

Sërish për armët e pazbuluara irakiane

Shtypi i sotëm evropian mendon se debati i filluar rreth përdorimit të informacioneve të shërbimit të zbulimit nga Britania e Madhe dhe SHBA për të justifikuar luftën në Irak, nuk do të përfundojë së shpejti. Shytpi francez ndërkaq, komenton intervistën tradicionale në Ditën e Bastiles të presidentit Zhak Shirak.

Me titullin "Turpërimi i Blairit", një editorial në të përditshmen gjermane SUEDDEUTSCHE ZEITUNG, thotë se debati i vazhdueshëm për luftën në Irak paraqet një problem për kryeministrin britanik, me të cilin ai e ka të vështirë të merret.

Gazeta beson se tash për tash do të ishte jo e drejtë për Tony Blairin dhe edhe për presidentin amerikan George Bush të marrin qëndrime të fituesit.

"Çfarëdo që të kenë arritur me raketat dhe bombat e tyre në Irak", shkruan gazeta "është lënë në hije nga dyshimi, që është konfirmuar edhe më shumë, se për hirë të luftës ata në mënyrë groteske ekzagjeruan kërcënimin që paraqiste Saddam Husseini".

Sipas gazetës, vështirësitë e Tony Blairit janë shtuar edhe me sugjerimet amerikane se shërbimet britanike të zbulimit nuk janë të standardeve amerikane.

"Miqtë nuk duhet të trajtohen në këtë mënyrë", thotë gazeta dhe shton se qëndrimi i Washingtonit do të konfirmojë kritikat në adresë të kryeministrit britanik, me besimin se "kjo marrëdhënie e posaçme" me SHBA-në pas të gjithave nuk është e tillë.

E përditshmja zvicerane LE TEMPS, sugjeron se bota nuk e ka parë fundin e aferës. Ajo kërkon që pas luftës në Irak të pranohet drejtpërdrejt në televizion e vërteta.

Gazeta shkruan se shtypi britanik ka mbledhur dëshmi, që sipas zviceranes ishin "mbërthyese", dhe shtron pyetjen se cila ishte në të vërtetë arsyeja e futjes në luftë, nëse armët e shkatërrimit në masë ishin vetëm një pretekst.

"Javët e ardhshme do të jenë fascinuese, shumë të rrezikshme për dy udhëheqësit", përfundon gazeta.

Dita e Bastiles

Me titullin "Shiraku - reforma dhe dialogu", në ballën e saj LE FIGARO e Francës thotë se presidenti francez ka mbajtur një ton të orientuar drejt tregut të lirë, në intervistën e tij tradicionale të Ditës së Bastiles.

"Lëvizja dhe dialogu, këto janë dy kryefjalët e përdorura dje nga Zhak Shiraku, i cili qartë paralajmëroi qëllimin e tij që të vazhdojë me reformat pas protestave të kësaj pranvere", shkruan gazeta.

LIBERATION ndërkaq thotë se presidenti foli për çështjet e brendshme në intervistë vetëm sepse ishte i detyruar të fliste për to.

"Çështjet ndërkombëtare janë të vetmet për të cilat Shirak është i interesuar", thotë gazeta në një shkrim analitik.

Ajo e kritikon presidentin Shirak rreth çështjeve sociale.

"Me asnjë pikë në këtë intervistë të pafund, nuk u prekën çështjet sociale" thotë gazeta " megjithëse gjendja e vuajtjes, rebelimit dhe në çfarëdo rasti edhe dhimbjes e francezëve në këtë vit të dytë të qeverisë së Raffarin-it, ka shumëçka të bëjë edhe me ndjenjën se sakrificat nuk janë ndarë së bashku dhe mundësitë nuk janë shpërndarë drejtësisht".

DIE WELT-i gjerman ndërkaq, nënvizon faktin se një gjeneral gjerman ka udhëhequr me paradën në ditën e Bastiles.

"Kjo ndodhi për herë të parë dje në Paris, dhe nuk ishte vetëm simbol i pajtimit të armiqëve të kahmotshëm por një demonstrim i përkryer dhe i qëllimshëm i faktit se Gjermania dhe Franca... e kanë përkufizuar Evropën si një detyrë qendrore të përpjekjeve të përbashkëta politike".


Postuar nga Klodel datë 21 Korrik 2003 - 20:26:

PAQJA E PËRGJAKSHME NË IRAK

NEW YORK TIMES,
Gjermania dhe Japonia e pas luftës së dytë botërore nuk u transformuan për një natë në demokraci përparimtare, dhe do të ishte jorealiste të priten mrekulli në Irak.
Ndërsa koha ikën, duke e pamohueshme se administrata e Xhorxh Bushit i ka bërë gabimisht hesapet për çmimin njerëzor dhe financiar që kushton okupimi amerikan, shkruan Nju Jork Tajms. Ky dështim, i cili po përvijohet në gjykimet e të gjithë amerikanëve të orientimeve të ndryshme politike, premton të bëhet çështje e zgjedhjeve. Kjo nuk kalohet lehtë me sigurime të lehta verbale se do të vijnë kohëra më të mira, apo me refrenin e preferuar të sekretarit të mbrojtjes Donald Ramsfeld se lufta veçsa përfundoi para disa javësh. Kjo përvojë në politikën amerikane do të jetë shumë më e gjatë dhe e përgjakshme se sa që e tha ndonjëherë kryetari Bush. Ngritja e një Iraku të lirë dhe paqësor paraqet shtyllë për përparim në gjithë Lindjen e Mesme, synim që ia vlen të luftosh për të, qoftë edhe me çmime të larta.
Nju Jork Tajms vazhdon se nëse Uashingtoni dëshiron të rimarrë mbështetjen e nevojshme publike për të parë se puna po kryhet, ai nuk mund të pretendojë se çdo gjë është në binarë. Ushtarët që kthehen në arkivole në shtëpi, e dëshmojnë këtë. Shumica e kritikëve të administratës parashikuan se Uashingtoni do të fitonte luftën, por do ta harronte paqen, dhe deri tani këta kritikë, janë treguar të saktë. Administrata duket se ka menduar që kur të përfundojë lufta, institucionet qeveritare të Irakut, duke filluar nga armata e deri te ndërmarjet e ujësjellësit, do të mund të zëvendësoheshin nga udhëheqja e re dhe të rifunksionalizohen duke ofruar rend dhe shërbime themelore në Irakun e lirë. Por, plani amerikan bëri hesape të gabuara, si rreth madhësisë, ashtu edhe rreth përbërjes së forcave ushtarake okupuese. Vjeshtën e kaluar, zyrtarët në Pentagon e panë me përbuzje gjeneralin Erik Shinseki, kur tha se për ta kontrolluar Irakun pas luftës, duhen qindra mijëra trupa amerikane. Sot atje janë 150,000 trupa ndërsa numri i tyre pritet të rritet.
Nju Jork Tajms thotë gjithashtu se ishte supozim naiv se pas përmbysjes së Sadamit, opozita do të ngrihej për ta zëvendësuar atë. Së fundi, komandanti ushtarak amerikan Xhon Abizaid, përshkroi gjendjen e luftimeve me shprehjen luftë guerile. Këtë fjalë krijuesit e imazheve në Shtëpinë e Bardhë dhe në Uashington e kanë shmangur me ngulm. Shkalla e luftimeve është larg asaj në Vietnam, por konflikti në Irak, premton të zgjatet dhe të shtrenjtohet. Deri tani ai kushton 4 miliardë dollarë në muaj.
Duke invaduar në Irak, pa miratimin e Këshillit të Sigurimit, Uashingtoni ka ndërlikuar shumë detyrën e ndihmës së huaj në periudhat e pasluftës. Sekretari i shtetit Kolin Pauell me vonesë po bisedon për një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit, që do t'i hapte rrugën Francës, Indisë dhe vendeve të tjera të dërgojnë trupa paqëruajtëse në Irak. Kjo është e rëndësishme, që t'u lehtësohen ngatërresat trupave amerikane. Nuk është vonë të vendosësh Irakun në një kurs më premtues, por kjo kërkon një fuqi që qëndron atje duke bashkëpunuar me shtetet tjera, gjë për të cilën kjo administratë, rrallë ka treguar interes, përfundon komenti Paqja e përgjakshme në Irak, në gazetën Nju Jork Tajms.


Postuar nga Klodel datë 19 Shtator 2003 - 21:23:

Britani-France-Gjermani, do gjendet qendrim i perbashket ndaj Irakut?????

Liderët e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, nesër në Berlin do të përpiqen të krijojnë qasje të përbashkët për ardhmërinë e Irakut.
Tony Blair u dha mbështetje aktive Shteteve të Bashkuara gjatë luftës në Irak, kurse Jacques Chirac dhe Gerhard Schroeder ishin kundër luftës.
Tani kur Uashingtoni kërkon angazhim më të madh ndërkombëtar në Irak, këta tre personalitete sërish dalin në plan të parë.
---------------------------------------------------------------------------------
Kur do të takohen në Berlin, Tony Blair, Jacques Chirac dhe Gerhard Schroeder do të përpiqen ti tejkalojnë dallimet në çështjen kryesore politike ndërkombëtar-si t'ia bëjnë me Irakun.
Liderët e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë takohen pasi Shtetet e Bashkuara kërkuan mbështetje për një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara, e cila do ta ndante barrën mbi supet e shumë vendeve.
Sekretari i shtetit Colin Powell javën e kaluar në Bagdad tha.
"Nuk jemi atje sa për të qenë. Jemi atje sepse duhet përmbushur detyra deri sa të krijohet qeveria e re, një qeveri e përgjegjshme", tha Powell.
Gjermania dhe Franca duan që Shtetet e Bashkuara sa më shpejt ta rivendosin sovranitetin e Irakut nën mbikqyrjen e Kombeve të Bashkuara, që do ta organizonin bartjen e pushtetit te qeveria e re, e njohur ndërkombëtarisht.
Chirac dhe Schroeder dje biseduan në Berlin. Pas takimit, presidenti francez e ripërsëriti qëndrimin e përbashkët.
"Duhet të veprojmë sa më shpejt për një zgjidhje politike, bartjen e pushtetit nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara. Kur them shpejt, i kam parasysh muajt, e jo vitet", tha Chirac.
Ndërkaq kancelari gjerman i ka deklaruar Nju Jork Tajms-it se Berlini dhe Uashingtoni duhet të bashkëpunojnë për ta fituar paqen në Irak, ndërsa Kombet e Bashkuara duhet ta luajnë rolin qendror. Ai tha se Gjermania do të kontribuojë me ndihmë humanitare, asistencë civile dhe trainimin e forcave irakiene të sigurisë. Atë që Gjermania nuk do ta bëjë, e shpjegoi ministri i jashtëm Joschka Fischer.
"Jemi të gatshëm të marrim pjesë në rindërtimin dhe stabilizimin e strukturave civile në Irak, por absolutisht nuk kemi kurrfarë plane për vendosjen e ushtarëve gjermanë në Irak", tha Fischer.
Ngjashëm është prononcuar edhe shefi i diplomacisë franceze Dominique de Villepin.
Sekretari i përgjithshëm Kofi Annan ka theksuar se Kombet e Bashkuara nuk synojnë ta marrin tërë kontrollin në Irak nga Shtetet e Bashkuara.
"Disa njerëz kur flasin për Kombet e Bashkuara mendojnë që ato ta udhëheqin vendin. Por kjo nuk qëndron, sepse nuk jemi të interesuar për aspekte të sigurisë dhe misioneve paqëruajtëse", tha Annan.
Analisti politik Aleksandar Smolar nga Fondacioni Stefan Batory në Varshavë thotë se tre liderët evropianë nuk kanë shumë dallime në qëndrimet.
"Të gjendet kompromisi ndërmjet pozicioneve britanike dhe franko-gjermane nuk do të jetë aq e vështirë, sepse Blair e ka favorizuar një rol më të madh për Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit. Çështja qëndron në gjetjen e kompromisit të tyre me Uashingtonin", thotë Smolar.
Por, si aleat kryesor i presidentit George Bush, Blair nuk do të marrë ndonjë qëndrim shumë të ndryshëm nga Uashingtoni. Këtë e theksoi edhe përfaqësuesi britanik në Irak Jeremy Greenstock, kur e mbështeti administratorin amerikan Paul Bremer.
"Qëllimet e tij janë edhe të miat. Unë e mbështes atë, kurse Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara janë unikë në punën që e bëjnë në Irak", tha Greenstock.


Postuar nga white_genius datë 15 Dhjetor 2003 - 01:32:

Arrestohet SADAM HUSSEIN.

Sot forcat speciale amerikane Task force 121 kane arrirut te arrestojne ish diktatorin iraken S.Husein ne nje shtepi te tijen ne tikrit.
Kish me vete 3 kallashnikove edhe 2 roje personale plus 750 000 $ dollare...


Postuar nga botaed datë 16 Dhjetor 2003 - 23:24:

PO pra e pash

Epash se si trajtuan presidentin e nje populli te cilit nuk i kane lene me dinjitet te gjalle amerikanet dhe faraoni i tyre.e pash se si jan sjell me nje sjellje tipike barbare ose me mire tu veme ate epitetin qe u vuri vet Sadami

MONGOLET E RINJ TE BOTES.

Mburren qe fitojne nje lufte (kunder indigjenteve te armatosur me gure ) me makinerine shtypese me te sofistikuar qe ka pare historia e njerezimit.Ikane leshuar vrasesit me kontrate si te terbuar te vrasin femije neper postoblloqe ne vendet me te varfera te botes.

TURPI DHE FAQJA E ZEZE JAN ME AMERIKANET .


Postuar nga SUNBELOVED datë 22 Janar 2004 - 04:11:

Shyqyr qe e kapen si qen i rrahur rrinte. Edhe thonin jo po organizonte kete konflikt jo organizoi ate atentat. Ai mezor siguronte mbijetesen, vetem CNN po te shihte nuk do e kapnin dot se u dha operacioni live. Tashti qe e kapen me mire do jete per te, se do ti krijojne kushte me te mira sesa ato qe ishte. Pse keq po ja con Milloshevic ne HAGE. Ne mes te vendit eshte ngeli gjithe diten para mediave, thone qe ka rregulluar edhe nje gazetare. HALLALL
Pac fatin e Milloshevicit edhe ti SADAM


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.