Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3] Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Cmendim keni per Ilir Meten (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8458)
Tani jo cdokush flet sipas interesave personale qe ka pas nga njera parti, a nje tjeter. Jemi nje pjese ketu qe nuk kemi perfitu as nga njera pale as nga tjetra, packa se nuk u besohet shume veteve se te 'papolitizuar' nuk ka ne Shqiperi. Duke u nis jo nga shperblimet ne ushtri qe paska bere Meta ne kohen e tij, cilat ishin argumentat qe Meta esht me i vlefshem per Shqiperine se Nanoja e Berisha, dmth qe nuk esht sa Berisha e Nanoja po aq, ne mos ca me shum a ca me pak, i pavlefshem dhe faktor prapambetes per vendin tone?
Perse nuk kerkoni me mire te hapet nje kend ku te afishohen online postera te nje partie a nje tjetre. ta dime qe filan anetar ka shfrytezuar te drejten e tij per te reklamuar bindjet e veta. Car mund te lindi tjeter vec debateve, ne nje 'kuvend' te thirrur nga nje militant partie, jane te ftuar te gjithe valle, se te vine edhe palet e tjera do kercasi grushti..
Ju betohem qe nuk kam kutpu se cili politikan shqipetar ka dicka per ti amiruar dhe per ti shkuar nga pas, cili nga to eshte i pakorruptuar (per para, pushtet a ndonje gje tjeter) dhe atdhetar.. Gjithsesi, kopeja pen te veten, gjen nje bari dhe i vete pas.
Kur te bindemi se nuk jemi kope, dhe kur te veme zemren ne dore qe shprehjet 'kur un jam ngopur, le te vdesi komshiu nga uria' dikur do lene pa ngrene ne mos ato nga ne qe mendojne keshtu, femijet e tyre..dhe kur keto bime te keqia qe kemi ne krye te thahen, vetem atehere do vije ndryshimi. (me 'Bimet e keqia qe kemi ne krye', e kam fjalen me shume per mentalitetet boshe dhe zakonet e keqija si Thashethemet, dembelllikun, militantizmin, cinizmin.., se sa per lulesaliun, lulemeten e gjith te tjeret, pothuaj pa perjashtim)
Paska ber Meta Miting madheshtor, aman o Zot, cmendim i mire mund te na vije ne mendje kur permendet fjala miting..
Meqe thirrjet jane zakon ketu, po e bej edhe une nje: te heqim dore nga lidhjet emocionale me partite q kemi per momentin, te mundohemi ne ti perdorim ato, se mjaft na kane perdor. Te pakten nga keto qe jane per momentin, nuk na ka ardhe ndonje e mire e pergjithshme (se te 'mira' si pasoje e militantizmit i kane ardhur cave ne kohe te ndryshme por i duhet dhene fund, me mire te gjithe te ngopur ne cdo kohe, se ca duke i pellcit barku nje kohe, e duke vdekur nga uria ne nje kohe tjeter)
Per mendimin tim eshte njesoj si gjithe politikanet e tjere shqiptar,pra nje komunist i vogel.Ndrishimi i tij eshte se eshte me i miri te keqinjeve.Ai nuk ka ditur te jete largpames,sepse po te ish i till ai sot do te ish kryetar i PS.Ilir shtangistit, i cili donte te bente ngritje shtange me kryetaren e parlamentit,eshte teper i nxituar.Ai kur e vune ne krye te qeverise mendonte qe te rrinte gjithe jeten,prandaj dhe u zemerua me Nanon dhe u nda prej PS-s.Njeriu duhet te jete i duruar,sepse humbja e PS-s me 2005-n e bente ate direkt krytar te PS.Opozita nuk do te ishte e fragmentuar dhe struci rama do te ishte askushi.Une mendoj se ai duhet te pajtohet me Nanon ,LSI te shkrihet me PS dhe ai te jete kryetari i saj.Edvini duhet te shkoje ne te semes se po i sjell nje konfuzion e dem te madh gjithe opozites dhe integrimit te vendit ne strukturat e NATO-s dhe BE.Eshte njeriu qe Brukseli nuk ka pike simpatie,ndersa per Meten mendoj se ka nje mendim disi pozitiv.Pavaresisht se idete e mia jane te djathta nuk ja uroj opozites nje fragmentarizim te till,sepse eshte ne dem te te gjithe shqiptareve.Meta do ta bashkonte opoziten.Do te thosha edhe kete se edhe Meta si te tjeret do t'i futej korrupsionit,por mbase nuk do te vihej nqse ekonomia do te shkonte drejt ngjitjes.
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3] Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.