Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga agata datë 17 Korrik 2005 - 15:37:

Ja edhe nje ngjrje e trishtueshme..

KURBIN (16 Korrik) - Nje 48 vjecare, nene e tre femijeve i ka dhene fund jetes se saj duke u vetehelmuar. Ngjarja ndodhi sot ne fshatin Gurez te rrethit te Kurbinit, kur familja e te ndjeres gjeti ne dhomen e gjumit ne gjendje kome 48 vjecaren, Anife Tasho. Sipas hetimeve paraprake te policise dhe deshmive te para te marra ne vendngjarje Tasho gjendej prej kohesh ne efektin e depresionit per shkak te papunesise dhe mundesive te pakta per te perballuar jetesen. (/BalkanWeb)


Postuar nga Fajtori datë 18 Korrik 2005 - 20:26:

Nuk mori vizë, vetëvritet 27-vjeçari

Ilia Vinjau i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i ballkonit, në kushtet e depresionit mendor.

KORÇË- Një 27-vjeçar i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni, i lodhur nga pritja për një vizë greke. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.10 të Korçës paraditen e djeshme, kohë kur Ilia Vinjau është hedhur nga kati i tretë i ballkonit të shtëpisë së tij. Burime nga policia lokale pohojnë se 27-vjeçari ka shfrytëzuar një moment kur nëna e tij nuk ndodhej në shtëpi, për t´i dhënë fund jetës. Vinjau është dërguar me urgjencë nga fqinjët e tij në drejtim të spitalit të Korçës, por megjithë ndihmën e mjekëve nuk ka mundur të shpëtojë. Sipas hetuesve të kësaj çështjeje, mësohet se Vinjau ka punuar për vite të tëra në Greqi. Rreth një vit më parë, ai është kthyer në Korçë, me dëshirën për të nxjerrë një vizë të rregullt, e mosrealizimi i këtij plani duket se e ka shtyrë atë drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes.

Mësohet se Ilia Vinjau jetonte në Korçë vetëm me të ëmën, që mëgjithëse kishte nënshtetësi amerikane, nuk donte ta linte vetëm djalin e vogël. Burimet policore pohuan se dokumentet e Ilias nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vononin, ndërsa përpjekjet e tij për të shkuar në Greqi me vizë të rregullt dështuan. Nga ana tjetër, 27-vjeçari nuk kishte mundur të siguronte punë në Korçë, gjë që duket se ka rënduar gjendjen e tij psikologjike.


Postuar nga i/e paregjistruar datë 18 Gusht 2005 - 07:05:

Laç, burri vret me çifte ish-gruan dhe vajzën 21-vjeçare

Historia e çiftit Kurti kishte filluar të tronditej kohë më parë, por bashkëjetesa e tyre përfundoi para një viti, kur ata u divorcuan. Rifati dhe Frida kishin tre djem dhe 2 vajza. Dy prej djemve, Arturi dhe Ritvani, janë emigrantë në Itali. Fëmijët, të gjithë, kishin zgjedhur të jetonin me babanë e tyre, pas divorcit mes prindërve. Ndryshim bënte vetëm më e vogla e vajzave, Mirela, e cila shkonte herë tek e ëma, herë tek i ati.
Edhe pse të divorcuar, Rifati dhe Frida, 50 vjeçe, jetonin brenda së njëjtës shtëpi. Gjykata i kishte dhënë gruas një dhomë në shtëpinë e përbashkët, ku edhe ndodhi krimi i djeshëm.
Siç ka treguar nusja e djalit të madh të Kurtëve, Lida, e cila ka qenë e pranishme kur vjehrri ka vrarë ish-gruan dhe vajzën e tij, ka qenë ora 20.00 e mbrëmjes, kur Rifati ka hyrë në dhomën e Fridës dhe e ka qëlluar atë me çifte. Saçmet e kanë zënë gruan në trup dhe në kokë, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. “Më tradhtoi e poshtra, e kapa, kisha 2 javë që e ruaja”,-ka thërritur ai në sy të nuses së lebetitur. Por nuk është mjaftuar me kaq. Afër banesës ai ka qëlluar në kokë me çifte edhe Mirelën 21-vjeçare, vajzën më të vogël që kishte me Fridën. Sipas familjarëve, ai kujtonte se e bija e ndihmonte dhe ruante të ëmën, që kjo e fundit ta tradhtonte e qetë. Rifati ishte xheloz për Fridën edhe pse ajo nuk ishte më që prej një viti gruaja e tij. Saçmet i kanë hequr nga fytyra vajzës thuajse gjithë nofullën. Viktimat, sipas hetimeve, kanë vdekur në vend dhe ishte e kotë të niseshin drejt spitalit.


Postuar nga Isra datë 24 Gusht 2005 - 15:16:

cfare spo degjojme

Dje po shihja lajmet neperbote tek euronews dhe jepet filmime nga vende ku ishin permbytje te medha, si Gjermani, Austri, makina te zhytura ne uje, kufoma njerezish, dhe ne anen tjeter Portugaline me zjarre te medha, me vape te papare, me njerez qe qanin se iu dogj shtepia etj..

ndjeva frike shume..

Por mendova: "Kushedi sa i Urte eshte Zoti qe lejon te ndodhin gjera te tilla" mendja jone se koncepton dot psene kesaj...




P.S
Fajtor rrofsh se i vure shkrepsen cigares se "pesimizmit"


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 24 Shtator 2005 - 08:53:

Sëmundjet profesionale shkaktojnë rritje të personave të prekur me pasoja të rënda
2005-09-19 16:09:29

Photograph Source: Kombinati Metarlugjik, Elbasan

19 Shtator 2005 – Sëmundjet profesionale për shkak të nivelit të lartë të ndotjes dhe ekspozimit nën kimikate dhe lëndë të tjera të rrezikshme, kanë sjellë një shtim në përmasa shqetësuese të punonjësve të prekur.

Një fakt të tillë, e pohojnë për agjensinë e lajmeve Albtoday, burime nga Pavioni i Sëmundjeve Profesionale, në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

“Vetëm gjatë tetë muajve të parë të vitit në vazhdim, ne kemi evidentuar një numër prej 80 personash të prekur nga sëmundjet profesionale, të cilët vijnë nga Elbasani, ku janë të angazhuar me punë në repartet e ish Kombinatit Metalurgjik”.
Sipas burimeve të mësipërme informative, evidentohen persona të prekur nga sëmundjet profesionale, edhe nga zona e Porto Romanos në Durrës, nga Ballshi, Burreli, si dhe nga disa sektorë të subjekteve shtetërore.

“Në Pavionin e Sëmundjeve Profesionale kanë mbërritur për mjekime të shkallëve të ndryshme edhe një numër i konsiderueshëm punonjësish policie të sektorit të disiplinimit të trafikut rrugor në Tiranë”, thonë burimet në pavionin në fjalë.
Ata sqarojnë se problemet që shkakton ndotja e mjedisit tek shëndeti i njeriut janë me pasoja jo të menjëhershme, duke u pasqyruar konkretisht në ecurinë shëndetësore të pacientëve, pas një ose më shumë vitesh.

Për mjekët e specializuara kundër sëmundjeve profesionale, është e këshillueshme që “personat të cilët janë të angazhuar me punë në sektorët që preken nga kimikatet apo ku dihet se ka ndotje të mjedisit, duhet të shkojnë në klinikat shtetërore përkatëse për të bërë paraprakisht evidentimin e shkallës së prekjes nga këto kimikate apo pluhura ndotës”.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik, (ISHP), ka kryer një varg analizash gjatë javëve të fundit duke grumbulluar të dhëna të detajuara në disa sektorë ku ndotja është relativisht më e madhe.
Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, u shprehën për agjensinë Albtoday, se në Uzinën e Ferrokromit “Darfo”, ndotja e ajrit me oksid karboni dhe pluhur nga furrat e shkrirjes së saj, është në masën 243 mg/m3. “Norma e lejuar për këtë rast, është jo më shumë se 20 mg / m3”, sqaruan specialistët e ISHP-së.
Sipas të dhënave rezulton se të 145 punëtorët kanë probleme shëndetësore. “Nga këta punonjës, shtatë prej tyre, janë konstatuar të kenë bronkopneumoni kronike dhe ata janë të angazhuar me punë, në furrat e shkrirjes”.

Ku.Ed / AT


Postuar nga i/e paregjistruar datë 05 Tetor 2005 - 06:06:

Liza: E vrava vëllain se më rrihte vazhdimisht (nga Shekulli.com.al)
4 Tetor 2005

Dëshmia e Lizës
Flet nga komisariati: Pse e vrava vëllain
Pas arrestimit dhe shoqërimit në komisariatin e Lezhës, Liza Pali ka treguar se ishte dhuna e vazhdueshme e të vëllait, shkaku që e ka shtyrë në krim.
Sipas dëshmisë së vajzës së re, sherret mes saj dhe Gjovalinit, kishin nisur ngaqë, sipas të vëllait të vrarë, ajo donte më shumë dy vëllezërit e tjerë, që ndodheshin në Itali. “Përveç kësaj, Gjovalini me fyente dhe më rrihte ngaqë mendonte se unë nuk punoja sa duhet në shtëpi dhe në arë. Ai më thoshte se duhej t’i bëja të gjitha punët e shtëpisë dhe të fushave. Unë kam punuar shumë, përditë, por ai nuk kënaqej kurrë dhe vazhdonte të më shante. Kur filloi të më rrihte përsëri, pa shkak, të dielën në mbrëmje, nuk munda të duroja dot. Jeta më ishte bërë e padurueshme, ai m’i nxinte të gjitha ditët. I thoshja të mos më rrihte kot e më kot, pas asnjë shkak, por ai nuk më dëgjonte”,-ka treguar e reja.


Postuar nga Isra datë 05 Tetor 2005 - 11:36:

Citim:
Po citoj ato që tha keila
Liza: E vrava vëllain se më rrihte vazhdimisht (nga Shekulli.com.al)
4 Tetor 2005

Dëshmia e Lizës
Flet nga komisariati: Pse e vrava vëllain
Pas arrestimit dhe shoqërimit në komisariatin e Lezhës, Liza Pali ka treguar se ishte dhuna e vazhdueshme e të vëllait, shkaku që e ka shtyrë në krim.
Sipas dëshmisë së vajzës së re, sherret mes saj dhe Gjovalinit, kishin nisur ngaqë, sipas të vëllait të vrarë, ajo donte më shumë dy vëllezërit e tjerë, që ndodheshin në Itali. “Përveç kësaj, Gjovalini me fyente dhe më rrihte ngaqë mendonte se unë nuk punoja sa duhet në shtëpi dhe në arë. Ai më thoshte se duhej t’i bëja të gjitha punët e shtëpisë dhe të fushave. Unë kam punuar shumë, përditë, por ai nuk kënaqej kurrë dhe vazhdonte të më shante. Kur filloi të më rrihte përsëri, pa shkak, të dielën në mbrëmje, nuk munda të duroja dot. Jeta më ishte bërë e padurueshme, ai m’i nxinte të gjitha ditët. I thoshja të mos më rrihte kot e më kot, pas asnjë shkak, por ai nuk më dëgjonte”,-ka treguar e reja.




perseri dhuna shkak per tragjedi...


Postuar nga amoxil datë 06 Tetor 2005 - 01:54:

E mi ti se svritet vellai per asoj arsyesh budallalleqesh amon.Te gjithe jemi rrahur e zane me vllain apo motren e car pastaj?

Cjane keta kafshe o zot.

Dorezohem nuk mund te shkruaj kesoj lajmesh te tilla.Mirupafshim ne tema te tjera shoket e mi.


Postuar nga Isra datë 06 Tetor 2005 - 11:49:

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
E mi ti se svritet vellai per asoj arsyesh budallalleqesh amon.Te gjithe jemi rrahur e zane me vllain apo motren e car pastaj?

Cjane keta kafshe o zot.

Dorezohem nuk mund te shkruaj kesoj lajmesh te tilla.Mirupafshim ne tema te tjera shoket e mi.



Nuk jam kondra, por e kam llafin, qe behet shkak dhuna per vrasjet..pastaj mos te duket cudi, po te rrihesh mengjes dreke mbremje, te behet jeta ferr, dhe k... gruri eshte mendja e shkrete dhe pelcet nga marazi...


Postuar nga amoxil datë 06 Tetor 2005 - 17:32:

Po kur degjon kshu ne kete boten e vitit 2005 te dridhet trupi nga neveria me ksoj lajmesh makaber.Shqiperia po mban shume ne kurriz.


  Gjithsej 38 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.