Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 193 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Thon se humori te zgjat jeten (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=959)
**********
Dy binjakë para lindjes, I thonë njëri-tjetrit:
- Mos dil menjëherë jashtë, si duket po bie shi! - Pse ku e more vesh ti? - Po ja, ky që na vizitoi më parë kishte mantel gome.
**********
- Nëse dëshironi, gjatë lindjes suaj mund të jete prezent edhe babai i fëmijës- I thotë gjinekologu një gruaje para lindjes.
- Më mirë jo, - I përgjigjet ajo, - ka mundësi që këtu të vijë edhe burri im dhe mund të ketë probleme pastaj.
**********
Si gjithmon, nje gjerman, nje italian dhe nje shqiptar
- Gjermani , ne kemi hapur nje grope te thelle 200 m, dhe kemi gjetur tel, kjo do te thote se ne qe para 200 vjetesh kemi patur telefon.
- Italiani , por ne e kemi hapur 300m dhe kemi gjetur tel, këshu qe e kemi patur telefonin para jush.
- Shqiptari, ne kemi hapur nje grope 400m, dhe skemi gjetur asgje, kjo do te thote se ne qe atehere kemi pas celular.!!!
**********
- Babi, pse disa qime nga floket e tu jane te bardha?
- Se babit i del nje qime e bardhe, sa here qe djali i tij ben nje te keqe - i pergjigjet i ati.
Femija mendohet pak e pastaj pergjigjet:
- Atehere ti dhe xhaxhai do keni qene shume te keqinj deri sa gjyshi eshte zbardhur krejt.
**********
Nje grua vajti per vizite tek shoqja e saj. Gruaja, per te qene e sigurt se mos i bezdiste, pyeti femijen qe doli dhe i hapi porten:
- Ne c'ore hahet dreka te ju, vogelushi im?
- Mamaja tha se ne do te hame dreke kur te ikni ju.
Nje hajdut kishte disa kohe ne burg dhe me ne fund i erdhi dita e lirimit.
Qe me naten e pare ky vendosi qe te vidhte nje shtepi. Vajti naten tek ajo shtepia dhe shkoi tek dhoma e gjumit. Nxori pistoleten dhe i tha burrit dhe gruas qe mos te leviznin. Keta te dy tani filluan ti luteshin me te qara etj... qe mos ti vriste. Ndenji sa ndenji ky krimineli dhe i tha gruas
-"Si te quajne ty?"
-"Irene," thote gruaja.
-"U thote hajduti e mire s'te vras se ti me kujton mamane time, se dhe ajo ashtu quhej."
Epo e lehtesuar gruaja gezon. Pastaj pas disa min. krimineli pyet burrin.
-"Po ty si te quajne?"
-"Mikel," thote ky. "Po te gjithe me therrasin Irene."
**********
Hyseni i tregon një miku djalin e tij që t'a vërtetojë se djali ngjan më shumë në nënën apo në babain dhe ai e pyet:
- Çka mendoni, në kë ngjan ky djali ynë ?
- Nuk mund ta di, -i thot miku, -unë si njoh të gjithë fqinjtë tuaj.
**********
Një kalimtar u ndal para një të riu që shiste tre papagajë ne cep te rrugës.
- Sa kushton ky papagall ?- e pyeti kalimtari për njërin.
Shitësi ia tha çmimin duke e arsyetuar se ai e di përmendësh ''Iliadën'' e Homerit.
- Po ky tjetri ? - u interesua kalimtari.
- Ai kushton dyfish.
- Per se gjithë ky ndryshim ? - u habit kalimtari.
- Sepse ky e di përmendësh “Iliaden” dhe ''Odisenë'' e Homerit.
- Po i treti ?
- Ai kushton sa dy të parët.
- uau, pse kaq shueme!?
- Mos u habit i tha shitësi. Ky nuk di asgjë por është shefi i dy të parëve
**********
Nje matrapaz kishte varur prapa ne mur, karshi peshores, nje pasqyre te madhe. Nje shok i tij e pyeti:
- Habitem me ty; pse e ke varur ate pasqyre te madhe prapa?
- Nuk e kupton? Qe kur te vijne njerezit te blejne, te shifen ne pasqyre, ndersa une peshoj.
**********
Njehere u kthye ne fshat nje kurbetli. Porsa e moren vesh, u ckulen te gjithe nga qene e nuk qene, e bot! e bot! kush ta pyeste me pare:
- A s'na thua - i thoshin - me cfare pune merreshe atje?
- Me shushaine - pergjigjej kurbetliu.
- Shushaine? Galiba, ndonje pune e madhe, apo jo?
- C'pyet!
Ne darke e pyeti edhe e shoqja, po ay ja preu shkurt:
- Eh, moj budallaqe! A thua se ne kurbet te bejne minister? Llustraxhi ishja.
**********
Shume kohe me pare nje patriot ishte burgosur ne Tirane per "faje politike". Aso kohe ishte minister i puneve te brendeshme Mehdi Frasheri.
Nje dite Mediu shkon te vizitoje burgun. Patrioti as qe tundet nga vendi. Atehere Mehdiu i drejtohet dhe i thote:
- Mos u merzit se do te zgjidhet dhe puna jote.
- Jo zoti minister - i thote ky - vetem me vjen keq qe u kam zene vendin.
**********
Nje ushtar i dehur, ne kohen e Zogut, takoi nje oficer.
Ushtari kerkoi leje:
- Me leje zotni oficera, te kaloj?
- Kaloni, po nje nga nje - u pergjegj oficeri.
**********
Ne nje rruge te Uashingtonit dy police arrestuan nje qytetar dhe e shpune perpara gjyqit.
- Kush te futi ne burg? - e pyet gjykatesi.
- Policet qe kini ketu - u pergjegj i pandehuri.
- E di, po perse? Mos valle per shkak dehjeje?
- Tamam, zoti gjykates; qe te dy ishin bere thumb!
**********
Burre e grua rrinin n'oborr. Kendezi kendoi me ze te forte. Gruaja uli perçen shpejt e shpejt.
- C'pate? - i tha burri. - Ketu s'ka burra te huaj?
- Po pse, kendezi nuk eshte mashkull?
**********
-- Nastradin! - e shkundi nje nate gruaja Nastradinin.
- S'te vjen keq qe kam tere naten pa gjume duke tundur djalin qe qan? Tunde dhe ti njecike, se fundja, djali s'eshte vetem i imi, eshte dhe i yti.
- Ti tund gjysmen tende - i tha Nastradini - gjysmen time lere te qaje.
**********
Shkoi burri ne pazar dhe bleu dy kile mish qengji dhe ja shpuri se shoqes per ta gatuar. Burri u kthye ne punen e vet. E shoqja, qe paskish ndodhur llupese, e poqi mire e mire mishin dhe e hengri. Kur erdhi ne darke i shoqi i tha:
- Pa na e shtro ate mishin ta hame.
- U, mor burre, ate e hengri macja!
- Mire, ma sill macen ketu ta peshoj.
Gruaja e zuri macen dhe ja shpuri te shoqit. Ky e peshoi macen dhe doli plot dy kile. Atehere i thote te shoqes:
- Mire qe mishi na qenka ketu, po macja ku eshte?
**********
Mbasi i kishte shpenzuar te hollat neper qefe, i biri i con telegram babait, duke i kerkuar pare:
"Baba, gjindem ne rruge te madhe".
I ati i pergjigjet po me telegram: "Rueju bir mos te shtyp ndonje makin!"
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 193 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.