Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga lova datë 01 Prill 2004 - 12:17:

per te treguar kufijte jemi te vetmit neeeeee!!!


Postuar nga SUNBELOVED datë 03 Prill 2004 - 03:42:

E verteta dhe historia jane abandonuar, clounet nuk luajme me lojra, perendori eshte i preokupuar, nuk ka me te pantallona, i ndyshon ato cdo ore, punetoret sfidojne pronaret e industrive, bomba dhe fishekzjare kane shperthyer gjithandej...............

majakovski


Postuar nga ADELAIDA datë 05 Prill 2004 - 02:40:

Duhet te eci perpra...Por si? Si eshte e mundur te ecesh ku diku je bllokuar ? Ndoshta ne rrjeten e kujtimeve ...Ndoshta ne rrjeten e gabimeve qe per te ecur perpa duhen riparuar...Ndoshta....

Si nje i burgosur i etur per driten e diellit ,per lirin ,ashtu dhe une vodha shume nga dashuria jote...E mjegulluar nga rete e deshires harrova qe vazhdoja te isha pjese e kesaj Toke ,harrova rregullat e saj,harrova cishte harmonia me to.Merrja ,merrja, merrja dhe gjithmone e me shume e pangopur nga ky proces vazhdoja te merrja...derisa mbingopja me kthehu ne vetedije ...
Isha tejngopur me gjithcka sepse kisha harruar te jepja.
Por kisha kaq shume nevoje per dashurine tende ,ne menyre qe te vazhdoja te ecja perpara sa harrova qe ne kete jete nuk isha vetem.Harrova qe duhet te ecja paralel me ty .
Dashuria jote vazhdonte te justifikonte gjithcka ,justifikonte buzeqeshjet ,momentet e bukura ashtu si ato te hidhura ,justifikonte gabimet e mia...
E kaluara me zbuloi thesarin me te cmuar qe kjo zemer njohu,TY...Jam me fat qe u prezantova me te ,por si cdo gje te bukur nqs nuk di ta mbash ,ta ruash dhe te kujdesesh per te ,e humbet...Cdo gje e bukur eshte e rrezikuar nga faktori kohe dhe nga dallget e shumta ,te moskuptimit ,te abuzimit ne ate qe ke,te mosnjohjes se vleres...Te gjitha keto alternoheshin dhe njelloj si ajo dallga qe i gerryen cdo dite ,cdo ore cdo sek disa grimca rere tokes ,ashtu dhe ato filluan ti rremben cdo dite e me shume dicka dashurise.

Mesove te njohesh peretej emrit tim dhe te vlersosh pertej maskes time,por sa me shume kalonin ditet aq me teper kjo njohje merrte permasat e te frikshmes.Me friksonte fakti qe nuk kisha me kontrrollin e vetes per te qene ajo qe doja ne momentet qe doja.Per ty kisha vetem nje emer ,vetem nje zemer,vetem nje shpirt ,vetem nje model karakteri ...Per ty qe me njohe une isha vetem Gesa me te mirat e te metat e saj .Isha ajo kokefortja qe nuk dinte te hapte rruge ,isha ajo qe nuk dinte te kthente koken pas per te pare ku gabonte ,por gjithmone e me shume ecte e qete mbi gabimet e saj duke ngritur murin e larte te moskuptimit ,te merzitjeve mes nesh.

Dhe tani duke kerkuar ti sistemoj te gjitha keto ne vendin me te vecante te kujtimeve te mia,duke kerkuar qe gjithcka te bukur qe pata fatin ta perjetoj ,mos ta le te humbase ne ato skutat e thella te harreses...,shikoj se te gjithe ketij lemshi perfeksioni ,gabimesh ,meritash ,lumturish ,merzitjesh i mungon dicka akoma ...I mungon nje ME FAL !!!
Me fal per gjithcka jo te bukur qe te detyrova te marresh prej meje.Me fal qe sdita te vlersoj shpirtin e mrekullueshem qe fshihet tek ty .Me fal qe nuk arrita ta bej timen ,boten tende.Me fal qe pata frike te pasyrohem tersisht tek ty .Me fal per hapat e gabuara qe hodha duke te detyruar dhe ty qe te pengohesh me mua .Me fal qe ste dhashe gjithcka qe meritoje .Me fal qe sdita te te doja aq sa me doje...
Nuk e di pse e marr vetem tani guximin ,ndoshta ky ekran qe kam perballe dhe kjo tastjere me japin forcen per te bere ate qe ti ne shkallen me minimale meriton qe ta bej...Nuk e di nqs do kesh mundesine ti lexosh ,por premtoj (le te jet ky premtimi i pare qe do mbaj ) qe nqs koha dhe ti do me jepni mundesine do i ribej...
Zemer je njeriu qe vlersoj me shume ,edhe pse kur vlerat e tua u perplasen me qenien time nuk i njohen kufijte me maximal te saj.
Por ti je i mrekullueshem edhe pa mua ....................................


Postuar nga Fajtori datë 05 Prill 2004 - 18:11:

Nese me lejoni, ka ardhur koha te nderrojme lekuren, te dalim nga vetja jone qe kemi plasur ne kete teme dhe te shkruajme mbi nje faqe te bardhe. Nese me lejoni dua te mbyll kete teme, qe secili nga ne te ndihet i rinuar pak duke arkivjuar copat e vetes qe tashme e mbajne lidhur me te kaluaren. Nese me lejoni ju pershendes te gjitheve qe ketu moret pjese dhe me bete te kuptoj ylberin e shpirtrave qe perbejme. Do kisha shume gjera per te thene, e ndoshta do ti them para nje faqeje te bardhe, por tani dua te iki, te largohem nga vetja ime e vjeter e te ndjej A.-in e ri.

Zonja e zoterinj ishte nje kenaqesi. Mirupafshim tek lekura e re, qe do filloje me nje kuti gri si puna e kesaj dhe me nje titull teme jo me fakultativ por te detyruar. Shresoj te gjej natyrshem ate titull, pa u menduar mbi syte qe do ta lexojne...

P.s. Lorie, te lutem mbylle kete teme, le te hapim teme tjeter psikesh.


Postuar nga volter datë 21 Nëntor 2005 - 20:16:

...E mbyta veten gjithnje duke menduar per ty, nuk qetesohem aspak, as edhe me poezite e Pablo Nerudes, e as te Pol Verlenit hic! Te kerkoj ne trotuarin e mendjes sime, pastaj dhe ne koherat me shi, por me kot nuk te gjeta dot. Te kerkoj prape e dashur, por tani i semure nga debora qe ben shume peshe ne mushkerite e mij te ftohte, pa ngjyre...


Kur e lexoj shkrimin e ngjyrosur mes dy shkrimtareve Remark, Gete dhe nje te aktores Marlene Ditrih, syte me vershojne ashtu rrathe-rrathe te flakeruar, xixellues me nuanca te medha ngjyrash, iridishenca bombastike, dhe fill me vone xixa si perla te “kuqe ne te zeza” dhe me vin ne mendje krejt magjia juaj... Tentoj t’i shtrengoj kapaket e syve, por me kot, qetesine nuk e gjej dot. Sa keq eshte bere per mua o zot, ju s'keni si ta ndieni e ta perjetoni kete portret timin!...

Minutat trokasin ne pike te nates, tik-taket e zemres vazhdojne te me rrahin me shpejtesi dhe mendoj se po me del nga gjoksi im ..

Pak me tutje pjellet edhe nje mendim dhe shkon deri tek J. Xoxa. Jakov Xoxa, rrefimin e vet e ndien si bashkebisedim ne mes tregimtarit dhe lexuesit: Desha te shkruaj nje roman jo sikur lexuesin iks apo ipsilon ta kem larg, jo, desha ta shkruaj sikur lexuesin ta kem para meje, gjate çdo radhe, sikur te hyj ne bisede me te , sikur t’ia tregoj jo letres, por treguesit me mend ne koke”…

E dashur besoje se shume te kam kerkuar, e sa here mbremjeve kam trokitur ne gjoksin tim per t'm'u shfaur sadopak hija juaj, por me kot, ti nuk u shfaqe aspak. Sa here qe kam dalur neteve me hene si turist i shpirtit, ty te kam shkruar me stilin e Enrih Hajne, Pablo Nerudes, etj, etj... Une e di ti nuk ke si ta ndiesh kete, bryma e vetmise me mbyt nga pak dhe ne heshtje me stolis me perlen e vuajtjes!

Gjithçka mbaroi mes nesh!


Postuar nga volter datë 27 Dhjetor 2005 - 18:11:

Debora qe ndrit si kristal, ma ka dhene per kujtim breroren e shpirtit te henes dhe nje kujtim te bukur dashurie... Qyteti i mbuluar mem jorganin e debores po ecen paralele me mua dhe me ty. Floket kacurrele po shetiten si nje lokomotive dhe nxjerrin nje muzike per merry christmas dhe fill pas te ben per vete... Fijet e shpirtit blu me kendojne , me perkedhelin, me dashurojne, ndersa muzika e merrz christmas me jep fuqi me shume per te lexuar tagoren , poetin e madh indian... eh Frankfurti im i dashur me ke dhene shume, me ke dhene dhe muzeumin e Getes ne dore duke te ruajtur si nje femije...

gezuar


Postuar nga Fajtori datë 10 Qershor 2006 - 08:26:

Shqiperia 2006

Ne fakt kjo teme eshte e mbyllur., Une e di fare mire. Por ja qe kam nevoje te flas diku brenda hapesires sime, jo ne tema cfaredo. Keshtu qe po filloj t'ju injektoj pak droge. Nuk e di tamam nese droga ne kete rast jam une apo lengjet alkolike ne trurin tim, por di qe po dhunoj rregullat, po shkruaj ne nje teme te mbyllur.

Te mbyllur prej meje, per te lene menjane ca vite jete, dhe te perdhunuar gjithashtu prej meje, per t'ju rikthyer ne nje rruge te vetmuar, ku pak veta dine te shkruajne. Nejse, ne cdo rast kjo faqe mbetet nje relike.

Ndonjehere me bezdisin keta historiane qe sillen verdalle si hiena. Me bezdis qenia e tyre, me bezdis monitorimi. Me shqeteson therja e duarve qe nuk ndjej, carje qe perbejne perditshmerine, po aq sa mendimet e ndonje adoleshenteje te rritur.

 

Sidoqofte duhet t'i permbahem etikes, duhet te tregohem paksa pronar, paksa mikprites, qofte edhe kur jam vetem per vetem... me asnjeri tjeter. Keshtu qe sillem si kali ne leme, drejt nje intimiteti qe ju s'ma lejoni me, dhe une s'ja lejoj me vetes. Mbetet vetem te injoroj nje nga palet, vetem time ose ju. Dhe perderisa po lexoni keto rrjeshta domethene qe po ju injoroj ju.... boll kam injoruar veten.

 

Hajde... ka plot per te folur. Ka caste unike qe brezit te ardhshem do i mungojne... njesoj sic i mungon brezit tim origjinaliteti i Jerry Lee Luis apo i Totò-se. Per tu permendur eshte nje sherr diskoteke qe me kujtoi Tiranen, ate qytet te perdhunueshem nga mal*esore dhe fshat*unare te tejkalueshem. Ai qytet i perdhunuar njesoj edhe nga Tiran*__sit e perditshem. Ku leku po zevendeson moralin dhe ku po q*hemi pa e kuptuar. Ose me sakte ku fetaret po na perdhunojne te ardhmen ne emer te nje zoti qe tradhetojne nga 20 here ne dite.

Une e di njerezit duan te besojne diku. E di qe shpesh ky besim behet simptome e semundjes shteterore, meshkuj qe diktojne fe, morale qe perseriten ne menyre retorike, hesape te palara, fytyra te mbytura. Kot qe flas me ju, injorante emigrimesh. Kot qe mundohem te imagjinoj nje shoqeri te re shqiptare. Derrat jane fshehur kudo, mbajne fort shtetin dhe maskilimin njesoj sikur te ishin vete ne stalle. Ka derra vlonjate te pakulturuar apo skafiste. Ka dhe derra shkodrane hakmarres  ose klanore. Kot hakmerrehen me njeri tjetrin. Ajo qe mbetet eshte amullia, ca prej verteti e ca prej islamo-katolikeve te mbaruar..

Ne fund askush nuk e di pse ndjek akoma gjurmet e prinderve, por ja qe e bejne, njesoj te kompromentuar si vete komunizmi, te korruptuar njesoj me license shoqerore. Ne kete rast licensen e japin injorantet. Eshte e kote te fshiheni pas pashaportave dhe green card-eve. Kot mundoheni te beheni si Fan Noli apo Faik Konica. Jeni copa emigrantesh qe jetoni ne epoken e informacionit, apo copa shqiptaresh te permbledhur ne nje qytet te vetem qe quhet Tirane. Juve nuk ju vjen turp nga provincialiteti i kryeqytetit, mua po. Juve jeni Rrogozhinas, Vlonjate, Tepelenas e Lezhiane dhe mundoheni te kapeni ne Tirane. Ju nuk jeni kryqytetas por sahanelepires. Pa llogaritur provincat e tjera qe i jane sulur Tiranes si pirania. E kuptoj fare mire qe s'ka pune dhe ekonomi, por kjo nuk ju jep te drejten te perdhunoni idelaet e mia ne pragmatizmin tuaj. Mua nuk ma hidhni dot per nje cope buke, nuk me korruptoni dot me 5 mije leke. Mua nuk me bind Sala juaj, as Lesi, Nano apo Edi Rama. Genjeni vetej tuaj me keto emra, mbushni faqet e gazetave qe blini vete. Nuk jane pjese e jetes time, e idealeve te mia. Ato pak ideale qe kam i konservoj ne perendim, larg fetarizmave antiseksiste. I konservoj ne mengjeset e ftohta ku burrat kuvendojne, i rris tek qenia juaj qe dhunohet nga qenia femer heret ne mengjes. Ndoshta jam feminist, ndoshta thjesht nuk me pelqejne meshkujt. Ndoshta vertet do ishte mire po te sperkatej Shqiperia me nje bllokues te gjenit Y. Ndoshta ndoshta ndoshta...

Aktualiteti mbetet ne musukujt e gishtave te mi, ne rrjeshtat qe fshij pa meshire, ne lidhjen qe flijoj per t'ju dhene faqe te lexueshme.

Ju sjell prane vetes, ju bej pjese imja, dhe pastaj ju le te perhumbeni mes ekzistences qe keni dhe asaj qe do donit te kishit.

Ne fakt ky eshte nje film, njesoj si Mision Impossible, ku te gjithe enderrojme te jemi dinamike por shumica jane aguridhe lagjesh.


<< REWIND
Me bejne pershtypje keto diskutimet fetare.
Rrugica pa krye qe ju lejojne te perdhosni qenie te tera femrash, injoranca qe justifikohen nga padituria... apo nga deshira per te besuar patjeter diku. Moralizma fetare qe plluskojne vetem kur bota dhjet pak injorance. Ama plluskojne ne detin e injorances tone te rende, aty ne Adriatik, ku kozmo-politika eshte ne rend te dites dhe servilizmi perben tavanin. Eshte e kote te deklaroj se me kuptojne vetem emigrantet, e kote te shtrij doren ne Shqiperi. Me acarojne injorantet verore.

Keni te drejte, bej pjese tek ata fatkeqet qe kujtohen per Shqiperine kur vjen periudha e pushimeve. Jam nje idealist utopik qe nuk beson as ne idealet e veta. Me kane zhgenjyer kantidatet per deputete, deputetet vete, senatoret, kongresmenet, Berishet, Bashat Deshirat e mia kalojne nga injoranca e shokeve te mi, nga Gangot adoleshenciale qe akoma si kuptojne kto rrjeshta, nga myslimanet qe vleresojne femren duke e mbuluar me perce, nga puthjet qe nuk mund te jepen, nga emocionet qe tradhetohen nga koha. Jo jo, ky nuk eshte himn pleqerie. Po ja mbajti dikujt le te rrije mbi vale... po ja mbajti le te cukise grimcat e lirise. Po ja mbajti dikujt le te lere turmen e injorances shqiptare dhe te behet qytetar i botes. Po ja mbajti ama....

Por mos me ecni me pretendimin se ne jemi krijuar ndryshe nga kelyshet e tjere perendimore. Mos me derdellisni per veset e perendimit kur i pasqyroni ato si majmune. Boll me perdhunuat idealet, boll perdhunuat grate e familjes me imagjinaten e zakonshme mesdhetare. Boll fshehet... boll ruajtet... boll ndaluat. Jeni vetem copa meshkujsh... ndersa ju te tjerat copa femrash... grimca deshirash te ndukura... epshe pjelljesh te mbara. Keni te drejten te lini pasardhes te forte,  besnike te shqiptarizmes sone boterore, por deficiente kulturore.

Miresevini ne parkun e lojrave Shqiperia 2006.


Postuar nga lorie datë 19 Qershor 2006 - 08:03:

Thumbs up BINGO

...perseverance builds character,character builds hope and hope does not dissapoint us...


Postuar nga Fajtori datë 22 Qershor 2006 - 06:51:

Ndonjehere me vjen te dal jashte vetes. Te behem edhe une artist. Te di pak me shume si te rrjeshtoj fjale dhe te transmetoj ndjenja. Por te jesh artist do te thote te kesh shpirt artisti, larg normalitetit te njerezve, larg banalitetit te perditshem. Keshtu qe e di fare mire qe nuk mund te behem i tille. Une jam i kapur fort pas realitetit, pas te tashmes. Maksimum mund te jem artist njerezish, por jo artist arti. Mund te verdallis e te sjell njerezit sic duhet dhe sic dua, por jo te jap veten time. Ndoshta per kete nuk mund te jem artist. Jam xheloz per veten time, nuk mund ta jap kollaj. Ndoshta sepse jam i varfer dhe nuk mund te lejoj veten te derdhem tek kjo mori qeniesh e paragjykimesh. Ndoshta vertet kam frike te fal levoren time dhe ti hyj rruges se rrezikshme te sensibilitetit.

Rrjeshta e rrjeshta qe here pas here me ispirojne. Sa duar qe shkruajne e peshtyjne lirine ne pak hapesire interneti. Ne fund mbeten copeza te verdha forumi, si eskremente te pambaruara ndrydhjesh. Sa paragjykime dhe imponime. Ku eshte liria njerez? Lira ime, juaja, e te tjereve?

Ka raste qe ju urrej. Nuk keni faj, mos u frikesoni. Ju urrej thjesht sepse me mungojne qenie te vjetra qe forumin se vizitojne me. Njesoj sic urrehen te gjallet kur vdes nje i aferm. E di, nuk ka llogjike ketu. Fundja te vdekurit i kane mbaruar depot e tyre te dialogut. Ndoshta te vdekurit e ketij forumi jane si kermij qe mblidhen ne guackat e tyre here pas here, per te rimbledhur vetveten, para se te hidhen serisht ne sulm. Ndoshta dhe une jam nje kermill si te gjithe. Por rastesia ka dashur qe leshrat te me lidhen detyrimisht me keto viza forumore blu. Dhe t'ju lexoj edhe atehere kur duhet te isha ne guacken time... Keshtu qe momentet e intimitetit kthehen ne lengje dhe eskremente. Si gjithe te tjeret edhe une shtoj verdhesine e ketyre faqeve. Autor i pamundesise se ndryshimit te ketyre ngjyrave. Autor i vetem, me te drejta te plota. Por edhe kjo ka lezetin e vet, qe ndoshta sot s'do ta kuptoj, por ndoshta nje dite, kur alibite e sotme te bien, edhe perseveranca (si dreqin thuhet shqip) do kete ndonje vleresim pozitiv.


Postuar nga Fajtori datë 24 Qershor 2006 - 08:32:

Ne fakt pozitivja dhe negativja e ketij shkrimi qendron po aty: nuk kam njerez me te cilet te bej dialog te vertete. Ndoshta prandaj jam kaq i vendosur ne ato qe shkruaj. Pershtypjet qe thuhen prapa nuk kane asnje vlere. Ajo qe ka vlere eshte ketu, ne shesh te burrave, ku mund te diskutojme ne nje nivel tjeter, jo thjesht personal.

Nejse, kjo pune pakkujt i intereson. Ajo qe terheq eshte era e vjelljes time. Me fal, era e derdhjes time, prodhim i paster Fajtori, diku aty mes derdhjeve te tjera. Por kohet kane ndryshuar. Nuk mjafton perzjerja per tu bere lojtar. Duhet te jesh vertet mrekulli per te hyre ne ato shina. Megjithate ndonjehere mjafton edhe mesimi permendesh... Ehhhh, epsh i ri qe kerkon busull orientimi tek e ardhmja.

Cfare kenge i prodhon keto mendime?
Ahhh, ok.
Kristi - I love her.
Naten.


Postuar nga Enya datë 24 Qershor 2006 - 09:29:

Fajtor, edhe ty te paska dal shpirti xhiro keq fort biles,-ja paske marr stafeten Plloshtanit tone, -hahaahahahahahahaha

ke imagjinate te forte.Na mbetet vetem te te falenderojme deri diku...

Naten popull i pagjume...Fajet s`i ka Fajtori


Postuar nga lorie datë 25 Qershor 2006 - 09:22:

Pikerisht

ne momentin qe mendojme se jemi me lart se te tjeret ,ne ate moment kemi humbur zemren.
Te distancuarit nuk na bejne te gezojme thjeshtesine dhe gezimin e te qenit ne grup,e nje besimi kundrejt tjetrit.
Te vleresosh nje njeri ashtu sic eshte,eshte kaq e veshtire per tu bere,sidomos kur ato njerez kane tip krejt te kundert me ty, bejne gjerat qe ty te ngrejne nervat, dhe testojne durimin tend.
Nqs do sillesha sikur nje njeri nuk eshte i 'denje' per mendimet e mia,shoqerine apo vemendjen time,atehere ne ate moment do humbja zemren.
Shume here e kam humbur....(kjo krenari dhe fodullek i ze te tereve ne gryke) ..por edhe shume here e kam rigjetur.


Postuar nga lorie datë 01 Korrik 2006 - 05:26:

Dhe mua me shderrisin syte

sesa bukur rrjedhin ngjarjet,sa precize,te planifikuara me kujdesin me te madh nga arkitekti me inteligjent qe njoh,sesi nje sjellje beri impact tek nje njeri dhe ky njeri u soll ne kete menyre qe e beri ate njeri te kete shprese dhe te gezohet duke bere keshtu nje zinxhir te madh sjelljesh qe ngrejne njeri -tjetrin.
Ne fund keto gjera do kene rendesi: se sa here jam lutur per papunesine dhe valen depresive ne Shqiperi, per viktimat e Katrines, per femijet 4-5 vjecare qe u jap mesim, per shoqen time qe pesoi stroke te rende sa u paralizua dhe pas lutjeve iu desh me pak se tre jave qe ajo te behej mire dhe te nisej per udhetim me mision ne Tirane(ajo s'rri rehat,pasneser do shkoj ne Malte ), per N. qe beri aksident,qendroi dy muaj ne koma duke luftuar me vdekjen dhe tani mbrekullisht pas shume lutjeve ajo flet ,lexon dhe me shprese mund te eci,per vellackon dhe zemren e tij flori , per prinderit e mi te dashur.
Sesa e madhe eshte fuqia e nje fjale te mire,te dashur,sesa e fuqishme eshte nje mendje pozitive dhe shume aktive,sesa i bukur eshte njeriu kur rrezaton vetem drite dhe i jep te tjereve duke i ndihmuar ata, keto do kene rendesi ne fund.


Postuar nga Fajtori datë 16 Korrik 2006 - 13:06:

Per mua eshte e kote te rrekeni te kuptoni qenien femer. Eshte e kote te parashikoni cmendurite femerore si metereologe ushtarake. Jeni thjeshte jashte loje. Nuk mund te jeni brenda impulseve te momentit... Edhe pse kujtoni se femra eshte e parashikueshme. Me vjen keq qe bota e disa meshkujve mbetet kaq e ngushte. Me vjen keq qe nuk perqafojne dot qofte edhe nje femer te vetme ne boten e saj te cmendur. Me vjen keq qe instiktit njerezor i shtohen rregullat e shoqerise, per tu perballur me disa lushnjaro-volnjato-fierako-shkodrane qe ruajne racen e tyre. Oh sa keq, popuj te vegjel qe perfundojne ne ndrydhje lokale per te konservuar qenie te pa-perkufizuara. Femije boterore qe nuk dine as shqip, as anglisht. Dhe as i plas per keto gershetime, sac u plas prinderve te vet... pjellave te qytezave te dikurshme qe jetojne globalizmin me nostalgji komuniste. Ahhh sa larg, ah sa thjesht. Sonte dashkam te dhuroj nje te ardhme prej 2 mije dollaresh, larg provincializmave, por shqip.... tejet shqip.... si rralle shqip.


Postuar nga lorie datë 25 Korrik 2006 - 01:25:

Une jam nje turiste

ne shpirt...Ashtu si turistet jetoj vetem per te shijuar gjerat e mbrekullueshme te kesaj bote, ashtu si ata humbas neper trena, me duhet te punoj per te paguar bileten,grindem me sprotelistin dhe kenaqem me nje gote vere...
Ne kete bote fakti qe beson tek nje Zot, te ben te hapen shume dyer, dhe te ben qe shume dyer te mbyllen...
Ne konferencen e New England te vitit te shkuar u njoha me nje misionar qe kishte udhetuar nga Amerika ne Rusi dhe kishte shpenzuar gjysmen e jetes se tij ne Moske, pastaj ne Ukrahine,Kiev. Ai ishte presidenti i Hope Worldwide dhe i udhetimeve misionare.Menyra sesi ai fliste per Zotin me mallengjeu shume, menyra sesi une atehere e kisha keqkuptuar identitetin dhe personalitetin e nje qenieje kaq te fuqishme duke e zvogeluar ate, duke e futur ate midis kornizash me beri te hapja syte me shume dhe te lutesha me zemren e drejte-me zemren se Zoti eshte i gjithfuqishem dhe cdo gje ,po po ,cdo gje e ka ne dore.
Me pas i thashe se ai me kishte inspiruar ne shume menyra qe une te krijoja nje enderr te madhe ,qe te punoja per Hope Worldwide, qe te merresha me jetimet ,femijet dhe te varferit neper bote dhe sidomos ne Shqiperi.
Dhe ndodh qe po ky misionar do jete ne konferencen e dyte te New England kete shtator.Dhe ndodh qe une do jem serisht atje duke degjuar live kenget kristiane hip hop te Big City, (holy hip hop) i 12-i ne radio XM,duke kenduar per Zotin sic kenduam te 2000-je studentet per te bere videoklipin e kenges se tij 'Christ is all i need' ne Virginia Beachstock.
..po ,jam nje turiste e shpirtit...


Postuar nga volter datë 25 Korrik 2006 - 22:28:

Po ky turisti i shpirtit tim, ku udhetoi sot?!
.
.
Po e nis me ate thenien e urte te Johann Wolfgang von Goethe: "Romantizmi është krejt ajo pjesa që është e sëmurë". Pikerisht ne romantizem poetet, ose artistet ne pergjithesi kane qene te lire duke i shprehur ndjenjat dhe boten e tyre shpirterore si nje shprehje intime e jetes se tyre.
Klasikja do mbetet nje rregull arti, dhe e pavdekshme krahas te tjerave... Heidegger, me mesoi realitetin njerezor, dhe filozofine e Qenies ose ate Darsein. Kurse Pushkin, me mesoi te krijoj nje vajze aristokrate dhe nje femer, qe njeh femerushken si forme e te kapercyerit te vetvetes falso. Kurse Byron dicka tjeter ate frymemarrjen e romantizmit ne nje veper arti, dhe shpirtin si turist i pavdekshem...


Postuar nga Cindi datë 25 Korrik 2006 - 23:12:

Po ku je more Plloshti se na bere merak. Na kish marre malli per gershetat e lidhura me fjalet e tua .

femren nuk ka mashkull qe ta kuptoje se jane diametrialisht te kunderta. Edhe ne qofte se ka ndonje qe kujton se e kupton, ai mundohet ta kuptoje me sy dhe veshe mbyllur.


Postuar nga Enya datë 26 Korrik 2006 - 00:45:

=-Dhe pse jam aktualisht ne shtepine time,me duket vetja tamem si turiste.

Po brenda ne shpirt, cfare fsheh akoma?A thua e kam zhveshur shpirtin, apo e kam roberuar keqazi?

S`jam me ajo turistja e shpirtit, qe bredhja e lire ne cdo dhome te tij

e enderroja ngjyrat e preferuara te miat!

S`jam me ajo turistja e shpirtit,qe me vetedije te plote gaboja tek i nenshtrohesha deshires!

S`jam me ajo turistja e shpirtit qe besoja cmendurisht ne sinqeritetin njerezor!

Une,jam turistja e shtepise sime tashme, qe do te thote "Turistja e mureve rrethues"..=


Postuar nga Klodel datë 26 Korrik 2006 - 03:18:

Ndersa une e kam mbyllur shpirtin ne nje shishe dhe e kam hedhur ne det ta marrin valet. E kam cuar me pushime dhe nuk dua te me kthehet per momentin. Le te rrije ashtu larg i mbyllur i pazbuluar i fshehur. Nuk me intereson me per momentin. c'te me interesoje, kur cfaredo gje e bukur e cilter qe perpiqet te ndahet me njerezit, goditet me thike pas shpine ose me thike ne kraharor. c'vlere ka te jesh i cilter, kur gjithsesi njerezit kane harruar te kuptojne cdmth te jesh i cilter, apo te dallojne ciltersine. per ta do jesh gjithmone nje epitet i caktuar. te pakten te isha, qellimi do justifikonte mjetin dhe syri s'do me bente terr. por nuk jam per fat te keq a te mire nuk e di. do doja te isha ndryshe, ndoshta do isha prej hekuri dhe s'do dhimbte asgje. Por cfare peshe paskan fjalet. Nuk thuhet kot, Zoti e krijoi gjithe boten vetem me nje fjale.


Postuar nga Eyesight datë 26 Korrik 2006 - 17:26:

Vazhdoj te jetoj diku atje tej, midis tokes e qiellit, duke u lekundur ne krahet e eres. Shume here i kam pare, ndjere e jetuar gjerat duke i pare nga jashte.. si te ishte dikush tjeter qe me vezhgonte.. turiste te shpirtit.. a nuk ndjehemi te gjithe keshtu ndonjehere? Larg te gjitheve e gjithckaje, te lodhur, te merzitur, te zhgenjyer (O Zot, njerezit qe ndjen me prane te bejne te vuash me shume nga kjo gje)...e megjithate asnjehere te mposhtur.. end of the day - kjo eshte jeta jone.. askush nuk ka te drejte te na thote si ta jetojme.. me mire turist sesa gjykates i atyre qe nuk duan te gjykohen... Live and let live!!


Postuar nga volter datë 07 Gusht 2006 - 16:28:

Turist i shpirtit le te mbetet per sot vetem kjo: Gjeniun nuk e ben as inteligjenca mbimesatare as fantazia dhe as te dyja se bashku. Dashuria, dashuria, dashuria- ajo eshte shpirti i gjeniut. Mozart


Postuar nga lorie datë 08 Gusht 2006 - 00:32:

WOW

Moxarti i ka rene ne thelb


Postuar nga Cindi datë 08 Gusht 2006 - 01:43:

Re: WOW

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Moxarti i ka rene ne thelb


Ashtu eshte vertet, por vdiq i vetem i hedhur ne kosh te plehrave fatkeqesisht. Ironia e fatit. Prandaj eshte e rendesishme ajo qe themi:"Nuk ka asnje fare lidhje dhenja me marrjen"

Gjithmone marrin ata qe dine te marrin dhe te rrembejne. Lavdia mbetet tek hajdutet sa kohe qe ata jetojne, dhe tek gjenite sa kohe qe ata nuk jetojne.


Postuar nga volter datë 08 Gusht 2006 - 14:47:

mozart, ka qene njeriu me i urte dhe me xhentil kur ka bere dashuri..Une e di qe Mozart ka ditur dhe e ka njohur dashurine me mire se te gjithe, pavaresisht se ku ka perfunduar. Koshi i plehrave nuk e mohon vleren e dashurise qe ka mbajtur Mozart..

pershendetje


Postuar nga Cindi datë 08 Gusht 2006 - 17:45:

Pikerisht ate jam duke thene edhe une. Ne kete jete mund te duam shume, por nuk eshte e thene se duhet te na duan edhe neve, mbasi jo gjithmone kjo marje-dhenje punon ne menyre reciproke.


Postuar nga volter datë 10 Gusht 2006 - 14:55:

Turist i shpirtit: Ne s’jemi të hedhur në këtë ekzistencë njëlloj si një gjyle prej një topi, me një trajektore absolutisht të përcaktuar. Fati, tek i cili ne biem kur vijmë në këtë botë - që mbetet gjithmonë kjo dhe vetëm kjo - konsiston saktësisht në të kundërtën. Në vend që të diktojë mbi ne vetëm një trajektore, ajo na dikton disa, duke na shtrënguar rrjedhimisht të zgjedhim. Kusht befasues, ky i ekzistencës sonë! Të jetosh do të thotë ta ndiesh veten fatalisht të detyruar të ushtrosh lirinë tënde e të vendosësh se çfarë kërkon të jesh në këtë botë.


Hey poet, ky eshte turisti i shpirtit per mbreme, nen melodine e Vivald..


Pushkin

Poetit
(sonetë)

Poet, mos çmo aq shumë ti dashurin’ e bujshme
Se zhurma entuziaste zgjat vetëm një çast,
Dëgjoje ti i qetë, mos u lëkund aspak
Nga gjyq’i budallait, e qeshura e turmës.

Ti mbret je, rro i vetëm. Ti udhën tënde ndiq
Ku mendja jot’e lirë të çon edhe guximi,
Përsosi ato fryta, që t’i dhuron mendimi
Dhe grada mos kërko për to, as ofiq.

Ato i ke me vete. Ti, veç mund t’i gjykosh
Më rreptë se kushdo di vetë ti t’i çmosh.
A je vet’i kënaqur ti, artist qibar?

Ashtu? Por, ato turma lëre le t’i shajë,
Le ta pështyjë zjarrin tënd, altarë,
Fronin e patundshëm si foshnjë gjynaqar.



Pushkini i pershendet poetet!

P.s Ndersa ti tironse akoma te duhet te kuptosh vetveten, qe te kuptosh nje shpirt artisti..


Postuar nga Cindi datë 10 Gusht 2006 - 18:31:

OK, artist ashtu do te bej, vetem do te shoh pemen time


Postuar nga lorie datë 15 Gusht 2006 - 00:20:

Unhappy Fredi

rri ne qoshe te raftit. Mban ere te fresket dhe ka te veshur nje kostum te kuq te bere me shtiza.Ia kishte bere gjyshja J. kohe me pare kur D e la arushin e kafenjte,shokun e tij te femijerise ne duart e saj qe ajo te kujdesej per te.
Patjer qe do kujdesem-ia kishte bere J. dhe i kish thurur kostumin.Fredi ka nje histori prekese 20 vjecare.
Morem vesh historine e tij prej gojes se saj, teksa na tregonte sesa i vogel dhe i lezetshem kishte qene D,dhe se mendonte se ndihej i rritur perderisa e kish lene arushin tek gjyshja e tij.
Por pas 20 vjetesh qe rrinte ulur ne karrigen e vogel dhe te drunjte ne shtepine e asaj gruaje zemermadhe,Fredi u kthye tek i zoti ndersa ajo nuk u kthye me...
Ajo iku kaq papritur, duke na lene ne te gjitheve te hutuar,fajtore sesi 6 muaj kohe jete u kthyen ne 3 dite.......
Vdekja te hap syte per 'carpe diem', ajo ka nje gje te mire qe te shkund prej gjumit qe te ka kapllitur,per tu treguar njerezve qe do sesa shume i do.
Nderkohe, historia e arushit do bie ne veshset e stermbeses apo sternipit qe gjyshja kurre nuk arriti ta shohe dhe M perhere do kujtoj sesi ndjeu bebin te levize ,teksa po i fliste ne minutat e fundit te jetes-grandma, i felt the baby move,i am gonna talk to the baby about you. -duke u shkrire ne lot.


Postuar nga volter datë 18 Gusht 2006 - 13:08:

Yeah, vertet do te beje mire, sikur ta shihje pemen tende, por megjithate mos harro, se edhe artistet ngahere kane nevoje t'i veshtroni e shihni... nje kiss per football ?!

Halo turist i shpirtit, sot nga dita me e bukur e imja, kam per te te dhuruar kete:

Do t’ju bëj të lexoni diçka të mençur dhe shumë të urtë “Ata nuk mund të thonë që s’ka një Zot, por as nuk janë të bindur se ka. Sepse, çfarë shkaku tjetër i shton mëkatarët në numër dhe ua forcon mosbesimin te Zoti në mos ndonjë afetari e përvjedhur tinëz, ndonjë dyshim i fshehtë intelektual në ekzistencën dhe në atributet e Zotit. Është krejt e pamundur që një shpirt i përshkruar dhe i ndriçuar nga ndjenja e thellë e kudondodhjes, e shenjtërisë dhe e drejtësisë së saj Fryme të Tërëfuqishme të vazhdojë të dhunojë pa brejtje të ndërgjegjes ligjet e Saj. Pra, ne duhet të përsiatim seriozisht dhe të ndalemi te këto çështje të rëndësishme, sepse kështu mund të arrijmë atë bindje të zhveshur prej çdo dyshimi “se sytë e Zotit janë kudo për të parë të mirën dhe të keqen”, dhe se “Ai është me ne dhe na ruan kudo që shkojmë, na jep bukë për të ngrënë dhe rroba për të veshur”, se Ai është i pranishëm dhe i vetëdijshëm për mendimet tona më të fshehta, dhe se ne jemi në varësinë më të plotë dhe të drejtpërdrejtë prej Tij”.



Postuar nga volter datë 28 Gusht 2006 - 21:07:

Turisti i Shpirtit sot duhet te t'i shkruaj keto vargje, me duket se e kam te domosdoshme:

Jepmëni mua tërë vuajtjet e kohës,
Sepse unë kam për të bërë muzikë.
E vuajtje për një çast nuk do të ndihet më.

Jepmëni mua tërë trishtimet,
Sepse unë kam për të bërë poezinë.
E trishtim s’do ndieni më.

Jepmëni mua tërë gëzimet,
Sepse gjithëve kam për t’ju bashkuar.
E të mos ndihet më as vuajtja e as trishtimi...


A do ja vlente kjo?


Postuar nga volter datë 04 Shtator 2006 - 21:47:

Muzgen e mora ne qejf vetem sepse arriti te tregoje nje urtesi te fshehte, dhe zbuloi dicka te bukur, pa e ditur i gjithe njerezimi, pikerisht per kete muzgun e dua shume sot..

ra muzgu , ra e bukura


Postuar nga Balerina datë 04 Shtator 2006 - 22:46:

Shpirti turist

Vetem ti je i tille, se qelizat e trupit tim kane reshtur se qenuri kete vit. Ku do te me cosh sot? Te besoj verberisht, sepse e di qe nuk do te me zhgenjesh. Je i vetmi qe me njeh 100%, me njeh me mire se une e njoh vetveten. Ndjeje eren shpirt dhe cliroje karakterin tend lojcak, luaj, se me te vertete ia vlen.


Postuar nga volter datë 06 Shtator 2006 - 23:32:

sonte hena me eshte bere e pashoqe dhe gjithe kohes me ndjek si nje bebe e porsalindur...

per sonte turist i shpirtit eshte hena kulace..


Postuar nga volter datë 10 Shtator 2006 - 01:25:

Ndjenjë e mistershme!

(kushtuar turistit te shpirtit)

Mjaft më! Mjaft më! Mjaft më!
Ah, ky mendim depërton në më të fshehtat shkallë!
Kush e di se çfarë do të zbulojë!?
Mjaft më, dhe mos më eja më me mundimin e zakonshëm,
Se kam plot mundime tjera të hedh pas vetes!
E, kur do të arrij t’i hedh të gjitha këto?!
Oh, kur, kur pra!?
Ndjenja që më vin përnatë nga Perëndia
Hap udhë mendimit të ri,
Ndërsa mua në ballkon heshturazi
Ma lë dispeptizmin të marr më vonë!
Nis të hesht, para hënës së heshtur!
Nis të trishtohem, para qiellit që hedh valle pa zë!
Nis të vuaj nga dispeptizmi që më vin orë e çast!
Nis të lodhem, nga vrasja e mistershme e disa neuroneve në tru
Nis të marr veten në qafë, dhe të vdes!
Por më kot, nuk vdes, rri gjallë duke ndier vdekjen!
Ah, sikur bëhem edhe më i fortë, më i lartësuar!
Jo, jo, nuk vdes aq lehtë një shpirt poeti!?
Këtë vuajtje (ndjenjë) dhe në poezi e shkrova,
Por e di mirë, se nuk ka askush për ta kuptuar!


* Në këtë poezi kam shprehur ndjenjën më të fortë të një poeti, që di të vuaj me gjithë shpirt. Një vuajte që mund të vije nga Perëndia, si një sprovë për të edukuar shpirtin dhe ndjenjat, apo si një sprovë për të tejkaluar vetveten. Në vargjet e kësaj poezie, ndihen shumë thellë vuajtjet e para, që mund të vijnë nga mendimet shumice, apo nga arti i të menduarit. Mesnata, muzgu, muzika janë pjesë e kësaj poezie, pastaj me krejt formën e këtyre gërshetohet kapërcimi i ndjenjave dispeptike, të dhuruara nga vetë Perëndia, duke e mërzitur përditë e përnatë shpirtin; gjithmonë si një sprovë hyjnore e shprehur në rutinë jetësore. Madje një shpirt që kërkon, herë pas here një ndihmë dhe që shpërthen si një vullkan për ta shuar një ndjenjë të tillë të mistershme; aq të lodhshme dhe aq të tmerrshme! Ajo me krejt formën e frymëzuar, kur nata bën shumë vonë shpërthen, dhe kërkon dashuri, qetësi, prehje; por më kot këto janë nocione që nuk mund të vijnë, sepse ekzistenca e botës është shumë e brishtë dhe e krisur, me një fjalë nuk mund t’ia hedhësh dot botës. Po, nëse lundrojmë edhe pak me thellë ne poezi, do të gjejmë të shprehur poetin si një njeri të së vërtetës, si një dishepull pas dritës, dhe një durimtar që është i aftë të tejkaloje a vonë a kurrë çdo rrezik të vetvetes. Dhe se një shpirt poeti kushton më shumë se një vdekje dhe se një lindje, ndofta dhe një botë nuk kushton më shumë se një shpirt poeti! Megjithatë, edhe kur vuajtja më e madhe të jetë në vizitë, poeti haptaz dhe heshturazi tregon se, këtë vuajtje dhe këtë ndjenjë nuk do të arrini ta kuptoni kurrë, mbase këtu vjen në shprehje, pikërisht heshtja e poetit dhe fshehtësia e artit poetik të natyrës. Durimi që është shprehur në vargjet e mësipërme, tregon për një besim të vërtetë dhe një jete kalimtare, por dhe durimi shkoqur paraqet mendjen dhe shpirtin si dy nocione që e ndihmojnë veten tonë...


Postuar nga angelo22 datë 10 Shtator 2006 - 18:03:

ehhh hena...

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
sonte hena me eshte bere e pashoqe dhe gjithe kohes me ndjek si nje bebe e porsalindur...

per sonte turist i shpirtit eshte hena kulace..



hena?


Postuar nga angelo22 datë 10 Shtator 2006 - 18:16:

heeeena

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
sonte hena me eshte bere e pashoqe dhe gjithe kohes me ndjek si nje bebe e porsalindur...

per sonte turist i shpirtit eshte hena kulace..



Hena ishte me mua...
Por jo ne keto momente,ajo ishte kur un po dehesha nga prekjet e buzeve,nga leshimi i afshte i puthjes,nga shijimi i perkedhejeve pa mbarim.....nga....ajo se sdi ta pershkruaj me fjale se kam frik mos ta prish bukurine e saj.Hena sa keq qe nuk ndodhet tani per te mi sjelle perseri ato momente magjike,ato momente qe i kam ruajtur branda thesarit te shpirtit qe tani eshte i gerryer nga dashuria qe shijim e saj se perfundoi..
E admiroj henen se eshte strehe e te dashuruareve dhe ajo nga larg mund te sodise te gjithe dashurine e tjereve.
Mua tani me mungon ai shikimi i henes,me mungon ndricimi i arte i saj,me mungon hija e saj,me mungon streha e saj...por me mungon dhe ti qe pastaj une te jem e lumtur...
"e lumtur" kete fjele ka kohe qe nuk e shijoj,ka shuuuum kohe qe s'arrij ta kuptoj cdo te thote.Ate e mesova vetem ne fjalorin e zemres tende.
sa keq qe u mesova te jetoj me imazhin tend,te ushqehem me enderra tuajat,te jetoj me shpresa te pa shpresuara ndonjehere.
Por ku ta gjej henen se tani nuk e shohj gjekundi...


Postuar nga volter datë 12 Shtator 2006 - 22:31:

ah, tani une kuptova me shume zemren tende dhe ate shpirtin e krisur, qe fshihet tek ty... Megjithate mbaje dhe ti henen se do te duhet, dhe sa here qe do mungoj une, ja vlen ta shohesh henen dhe serish do me kesh mua prane..




Njeri, vë re,
Se ç’flet mesnata që ngado u ndeh?
Po flija krejt i qetë,
Nga ëndrrat shpejt u zgjova dhe u ngrita.
E thellë botë e shkretë,
Mjaft më e thëllë nga ç’e pandeh dita,
E thellë dhimbja - thikë,
Gëzimi - më i thellë nga hidhërimi,
Dhe dhimbja thotë: ik, mor ik!
Por çdo gëzim kërkon përjetësinë,
Kërkon edhe ngulmon përjetësinë!”


Postuar nga volter datë 24 Shtator 2006 - 16:58:

Eshte data me pristigjioze per turistin e shpirtit tim, 22 dhe 23, manifestimi poetik qe me beri te marr "kuroren e vleresimit poetik" dhe sigurisht Portiku poetik, me beri te clirohen dhe te shnderrohem nje hero i te vertetes...


Pershendes Dhimiter Pojanovin, Milianov Kallupin, Pano Tacin, Xhelal Toskun, Marijanen(qe e kam shume xhan), Zyhdi Moraven dhe Hylen - si piktore e trishte, ah, dhe V gazetaren qe e bera per vete, kur kendoheshin poezite.



Postuar nga volter datë 02 Tetor 2006 - 02:28:

O, ti njeri i turmës!

O, ti njeri i turmës!
Mos bëj si një lavire
Që s’ka pikën më të vogël të shpirtit!
Merre shpatën e Volterit dhe dil para sheshit të njerëzve,
Dhe në mundësh, vdis si burrë!
Mos u përdridh si një femërushkë,
Se nuk të ka hije!
Ah, ti njeri i turmës!



Postuar nga Green_Mamba datë 02 Tetor 2006 - 02:42:

asaj kafshs se ngarkeses ne nj zone te Shqiperise i thone hajvan.... forefer me gjthe malesitete e ish lisusit


Postuar nga Enya datë 02 Tetor 2006 - 05:21:


O bageti,

qe ska coban qe te mbledh ne stalle

te morrave,

te pleshtave,

te gjarperinjve lekurezinj!

Po, po mos u zgerdhi

o gjarper i ndyre;

ka stalle dhe per ty,

per speciet e tua kaq te nemura,

qe vec helem di te vjedhesh,

mengjes,dreke, darke, mesnate!

Ti je kuceder-mashkull-njeri!

kuceder i gjelber,

kuceder i zi!

Ne male te podhen,

tere pordhe udhetove stalle me stalle,

pleshtuk,

morracak,

dinak,

deshtak!
Rastesisht, shpirti im udhetoi ne sketerren e shkronjave te deshtakeve-helmues.


Postuar nga lorie datë 08 Tetor 2006 - 06:18:

Buqete gjarperinjsh

te shtrenguar ne grushtin tim,po mbyten.
Kthim ne shtepine time,s'ka ku te shkoje me mire.Une kapem pas shpreses se fundit qe leshon drite dhe prej asaj eci mbi tel si ata akrobatet qe mbajne ekuilibrin. Nuk jam vetem, asnjehere vetem, ka kaq shume force sa dikush andej pas skene inatoset ,xhindoset dhe leviz telat akrobatike te mi te jetes. Une perseri ne ekuiliber ,me e forte se dje,prej tij...


Postuar nga lorie datë 13 Tetor 2006 - 07:57:

ne pellembe te dores

mendoj shpesh se shoqeria me ka trajtuar keshtu. sa e bekuar ndihem. njemije gezime mbushin cantat e mia ,kapelet dhe xhepat. s'kam me vend ku te ve gjerat e tjera...THERE'S NO ROOM FOR SORROW


Postuar nga Klodel datë 24 Tetor 2006 - 08:46:

Dikur mendoja qe disa gjera ishin te pazevendesueshme, qe cdo njeri ka hapesiren e vet ne dimensionet e jetes. Sot u binda qe gjithshka eshte relative, jo ne sensin e perzierjes se hapesirave, por ne sensin e relativitetit te peshes se tyre ne kohe te caktuara dhe ne momente te caktuara. Nganjehere e kemi shume te veshtire te pranojme ndryshimin e cikleve, na ze ankthi, frika, pasiguria, trishtimi, dhembim... pa kuptuar se ne te vertete jeta eshte e bukur pikerisht se gjithshka eshte relative, gjithshka ka pranveren, veren,vjeshten, dimrin por serisht pranveren...... pa kuptuar se Zoti ne te vertete me nje durim te jashtezakonshem, fragment pas fragmenti do na coje ne rrugen qe ai ka paracaktuar per ne, edhe nese do duhen disa muaj apo disa vite. DO na beje ne momentin e duhur te kuptojme gjerat e duhura, permes detajesh, fragmentesh, momentesh, situatash, fjalesh. Por gjithnje do e kete parapergatitur rrugen per tranzicionin tone ne ciklin e ri te jetes, duke dhene ate qe cdo kujt i duhet, atehere kur duhet. Sot kuptova teorine e relativitetit njerezor, por e pranova me buzeqeshje... sepse....... pikerisht rruga per tranzicionin me te madh te jetes sime eshte parapergatitur, zbutur, shtruar me shume kujdes nga nje fuqi e mbinatyrshme. Asgje nuk shkon dem dhe asgje nuk humbet, vetem te rikthehet ne menyre tjeter dhe ne forme tjeter... edhe pse me thelbin e njejte. Dhe fale gjithshkaje qe me ka ndodhur, jam kjo qe jam dhe ketu ku jam dhe do jem se shpejti aty ku do jem. gjithshka ka patur ne njefare menyre frutet e veta, dhe nese do hidhja nje sy e do shihja kete udhetim shpirteror te gjate e te veshtire, por plot surpriza qe kam patur deri tani, s'me mbetet vec te buzeqesh dhe te them faleminderit per gjithshka, per te gjithe pasurine shpirterore qe kam fituar dhe kam dhene gjate ketij udhetimi qe ka qene ura per te arritur destinacionin tim por jo destinacioni im i fundit. Sot koha me dha pergjigjen e pyetjes qe i kisha bere vetes shume kohe perpara: qe gjithshka ka qene a bridge to reach a final destination, por pa te cilen kjo nuk do arrihej.

Epilogu i disa kapitujve u shkrua, fillon prologu i nje kapitulli te ri ne jeten time. New life new beginning, new me.


Postuar nga lorie datë 17 Nëntor 2006 - 07:42:

This is happiness-Kjo eshte lumturi

.
buzeqeshje...syte ndricohen, per nje cast te zgjatur, pa pare tek e shkuara, pa imagjinuar te ardhmen, pa mendimesh se c'duhet bere neser, se c'detyrimesh ka pas nje ore,asgje ,vetem heshjte dhe ndjenje arritjeje. Nje buezeqeshje qe ul gardat ,te ben te shplodhesh dhe si nje pupel rehaton shpirtin. Kjo eshte lumturia- e kishte thene me veten edhe para disa javesh teksa ecte pergjate rruges teksa shiu binte rreke dhe ate e priste puna e saj.Kjo eshte lumturia -kish thene teksa rrinte ne kafaterine e Unum Provident duke lexuar per klasat dhe vetem molla qe kishte ngrene ne mengjes e mbante zgjuar dhe te vemendshme.Pastaj ishin ecjet mes gjetheve qe kercisnin kaq lezetshem, fotot qe shkrepte pa teklif teksa zvarriste kembet per ne uni,ylberet qe kish fotografuar me M dhe nje buzeqeshje vesh me vesh si nje femije i budallepsur nga magjite e Zotit. Me ne fund kish mesuar te gatuante ,edhe pse e urrente gatimin ,por duhej te mesonte qe te bente shume ftesa per miqte, shtepia e re dykateshe e mbrekullueshme priste miq cdo fundjave.
Kjo ishte lumturia, ata te punes ishin habitur dhe me shume,mendonin dhe ndoshta me arsye se ajo tashme kish gjetur nje te dashur dhe ish fejuar pa u thene gje ndaj ishte kaq ne qiell. Po ehhhuuu, lumturia sigurisht nuk ishte aq e kufizuar per te, nuk mund te varej ne jeten e nje tjetri. Lumturia ishte krahelire,jo dipendente, pa adictions.Lumturia kishte te bente me aftesine e vetme te vyer e te qenit mirenjohes ne cdo lloj situate.Lumturia kishte te bente vetem per vetem me te;ishte dicka personale.Duke ditur qe cdo lloj situate ndryshon kaq shpesh, qe c'ndodh sot ndryshon krejt neser, ne cdo rajon te botes, ne cdo qeveri,sot Korea ndalon avancat nukleare, neser vriten disa palestineze,ketej demoktratet ndihmojne per letrat e immigranteve te jashteligjshem ohh, ne cdo minute, mijera gjerash ndryshojne, duke ecur ne nje bote kaq te rrembyer, lumturia varet gjithmone ne nje spirance konstante, ne nje shkemb te palekundshem qe behet streha e saj ,tek Zoti,tek Jezu Krishti qe edhe pas 2006 vjetesh eshte po aq i fuqishem sa ne kohen kur jetoi.
Edhe nje jave eshte Thanksgiving ia vlen te falenderosh Zotin qe mes nje kaosi ai mbjell paqe . Aventurat me te nuk e di ku do cojne... Kjo eshte lumturia.


Postuar nga Fajtori datë 02 Janar 2007 - 12:07:

Sikur gjithe ditet qe kam menduar se te dua ti kisha shenuar ne kalendar, atehere do behej nje bllok i madh, nje kalendar me vete, i cili do kishte me shume kuptim sesa viti solar.


Postuar nga volter datë 09 Janar 2007 - 19:42:

Peshtjellimet e ndjenjave si rrebesh, jane shnderruar ne gof te mistershem. Gneseologjia ime e pazakonte eshte shnderruar ne artist bohem, ndersa uvertura klasike e shpirtit, gjithnje e me shume po jehon ne qiejt gri, dhe po vizaton pikturen e shpirtit tend! "Nuk kishe ndonje arkitekture aq hyjnore ne shpirt" ...Ti je akt durimi, e une sot po shpallem ne mbisundimin "tirani inteligjences"- ndersa ti, mos me qorto per kete epitet te ngjashem me te Volterit. Ne mund te kuptosh nje shpirt te madh qe ekzekutohet perhere nga majat e larta, atehere ki besimin dhe durimin te te pranoj per nje "grua" te cuditshme. Ti e di , qe ne dashuri, po ngjaj si Mozart, por ti nuk e di kete, qe ti nuk mund te ngjash si Kostanca!

FAREWELL HIMSELF!


|Ti je akt durimi!
Pikturë rozë!
Muzg i shpirtit!
Heshtje e meditimit femëror!
Ylber vjeshte!
Shpirt i qetë me pika parfumi!
Madhështi e natyrës si art, - personazh!
Apollon shpirtëror! |

Me efekt te mprehte shpirteror,
gjithmone i juaji,

P.







- 27 dhjetor 2006
16:50
Sk.


Postuar nga volter datë 15 Janar 2007 - 17:11:

Vetem reforme dhe revolucion ndihet ne shpirtin tim! Po hapem aq shume, saqe ne anen tjeter po sosem komplet! Udhetimi, menaxhimi, dhe kapercimet e vetvetes me zhyten shume thelle. Frymemarrja me eshte ligeshtuar, dhe cuditerisht , behem akoma me i forte!

Udhetime ne formen e Dekartit

14 janari , modifikohet shpirti ne mbinjeriun e pare.
14 janari, takimi intim me boten e saj, duke kaluar nje dite dhe nate te cmendur boheme.
14 janari, takim me artiste, progres i vecuar, ecje drejt rruges se botimit.
14 janari, kryeqyteti dhe dritat verbojne dhe gjallerojne intuiten, artistin bohem.
14 janari, ne mesin e botes se madhe, shfaqen ne drite veshje classice - ne stilin e Mozartit dhe Kostances... natyra shnderrohet, njerezit kapercehen , muzika Bach jehon...

-- ne rolin e psikiatrit...!? {humanizem}

| kompleks gjigant |


Postuar nga volter datë 18 Janar 2007 - 20:24:

Edhe pak me duhet te mberrij shpirtin Bodlerian, dhe me pas, sigurisht do te kaloj ne cmendite e mia te pazakonta. Cfare ditari po me del para syve!?

O mbiperendi, tani eshte momenti , nga i ftohti te shnderrohem ne pushkinian, dhe te behem me i forte dhe me i qendrueshem duke i sfiduar miqte e mi artiste, me ate shpirtin me te madh qe mund te kishte nje njeri! Tani eshte momenti, qe te jehoje drejtesia pa infinitiv! Le te dihet njehere e pergjithmone- se vetem drejtesia dhe e verteta kane fatin te ecin ne kembe te sigurta!

O shpirti im , une kerkoj: Drejtesi dhe urtesi ! O kohe, me ndihmo, qe te te ndihmoj te ecesh drejte!

| idealizem iracional / idealizem racional |


Dicka te forte po perjetoj brenda shpirtit dhe ne karakteret e mia!

P.


Postuar nga volter datë 30 Janar 2007 - 23:23:

Urtesia e forte me ka mberthyer furishem, o Pushkin! Mbremjeve te pafjetura, syte me rrezellojne si debore e pare e janarit o Bajron! Cfare arkitekture e mbinjeriut me shfaqet ne shpirt, o Shelley!? Keto, pra te gjitha m'u degjua te binin ne dysheme si cifle heneza artistike. Urrej, urrej. Tanime, me eshte kthyer humanizimi ne nje episode , qe cuditerisht merr kahjen e urrejtjes ndaj njerezimit! Shoh njerez te mendafshte ne shtreter te vobekte, te kendojne kenge deshperimi, dhe te thurin simfoni shubertiane...

Urrej dhe dijen dhe te gjithe ato qe me kane mesuar te di cfare eshte jeta dhe shpirti! Tmerresisht urrej njerezit qe kane vdekur dhe qe nuk e njohin vdekjen si turist brenda qenieve te tyre. Kjo do te quhej perplasje e vetvetes , serish ne vetvete; por perplasje me modelin e ebuse...

Is this the end?!




*Dhe ti, poet gjenial Dh. P., se shpejti do me kesh ne mbreterine e darkes tende, atje ku pushkini dhe shekspiri do te kendojne dhe improvizojne ne menyren me te perkryer njerezore! Jam afer, pra shume afer per te te ardhur.
*Me prit! Qiellin tim do ta marre me vete, dhe po afrohem drejt teje;-dhe ketu dua ta shoh gjeniun tend bodlerian , dhe gjeniun tim pushkinian!



| 30 janar 2007, pushkini |


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.