Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 19 Janar 2006 - 21:01:

Kush e fshiu pluhurin qe kishte rene mbi heshtjen?
Thane se ishin fjalet , armiqte e betuar te saj...

Kush e prishi endrren neteve te gjata pa gjume?
Thane se ishte zgjimi i realitetit vrases...

Kush do te mund sonte qe me heshtjen e kesaj nate
me fjale trishtimin ta vrase rrugeve te deshperimit...

Lajkmotivi i thyer paterica ndjenjat
kush e ngjalle me endrren me krishtin kryqezuar...

Humba shpresen neper iluzione drrite e terrin e kesaj jete
klithjen cjerr pa dashur si puthje e ndaluar...

Tashme bredh i humbur ne brega kujtese
ne udhekryq une gjeta rrugen per tek ti...


Postuar nga PARIS datë 20 Janar 2006 - 20:48:

Lightbulb

Per tek TI vrapoj te flas thjesht me veten!
Te te buzeqesh ashtu sic me ke njohur!

Te embel dikur!Te Lumtur Gjithnji!
Cmendurisht te Dua!Kthehu!..perseri!



Postuar nga diabolic datë 21 Janar 2006 - 21:01:

Kur ndiem keshtu si ndiem tashme asgje nuk mund te ma mbush boshllekun qe kam brenda ne shpirt. Nuk ben dot asgje as kenga qe Masini kendon e thote Bella stronza, e une e kendoj me sa fuqi kam por nuk mundem dhe zeri me mbytet pa lindur akoma . Sepse te dua , te dua , te dua dhe vetem kjo gje me lejon te thote shpirti im, memec qe vetem ty te flet , shpirti im i verber qe vetem ty te sheh , vetem ty te do...Lerme te te them shpirt se te dua , lerme te mbushem me fryme dhe te jetoj me puhiza dhimbje qe behen ciklone ndjenjash qe me pushtojn egzistencen. Lerme te lutem shpirti im , per nje cast vetem te lutem lerme... ika


Postuar nga diabolic datë 21 Janar 2006 - 21:32:

Jam pa ty shpirti im dhe te pres ty te vish dhe ta kthesh kete dimer ne pranvere ndjenjash ... Jam pa ty e smundem, hajde shpirti im e me kthe ne jeten e vertet, aty pran teje si mbret i gjithckaje dhe i asgjes . Se vetem ti ke rendesi ne kete jete se ti je gjithckaja dhe asgje sduhet te kete pervec nesh... te pres shpirti im .


Postuar nga PARIS datë 21 Janar 2006 - 22:32:

Smile

Ja, erdha.
Tere buzeqeshje ne shpirt,ne sy..sepse te rigjeta serish ketu.
Sot diten time e permbush vetem ti Shpirti im.E di qe e ndjen hapin tim
te hedhur ne fjale!
Ndaj po buzeqesh Shpirti IM!
Mire se te gjeta serish!
Afrohu te te puth pak, fare pak...ashtu sic puthet vala me bregun...


Postuar nga diabolic datë 21 Janar 2006 - 22:37:

Erdhe ... po te prisja
rruga per ne parajs kalon per tek ti.
Buzeqesh shpirti im
shikom ne sy e puthme...

Parajsa je ti o engjell
qe me krahet me mbron kur kam frike
tashme qe erdhe
trishtimit do ti them qe te ik...

puthje...per ty


Postuar nga diabolic datë 21 Janar 2006 - 23:53:

Me mungon ajri qe mar frym , me mungon ti . E trishtimi i ketij casti dashurine ka lidhur me zinxhire e do ta kryqezoj . Ponc pilati akoma ska ardhur e une shpresoj se ti do ta sjellesh shpetimin e shpirtrat tane do ti besh nje. Kam frike e dashur se ky eklips i ndjenjave sdo te kete fund kurre e ti do ta shuash dashurine si fije shkrepse qe as cigaren nuk ndez dot me justifikimin se te ben keq per shendetin ... Ika shpirt e mungesen tende une do ta zevendesoj me fllade endrrash qe te pakten te marr fryme me imagjinat neper iluzione vrasese te realitetit mekatar.


Postuar nga diabolic datë 25 Janar 2006 - 01:59:

Te kerkoj ne mijra yje por bukuria e tyre eshte vanitur me kohe dhe drrita eshte e drrishte e nuk me ndrricon dot rrugen qe me con per tek ti. Te kerkoj si gjithmon neper endrra e i lutem Morfeut qe endrrat kur ti thuri ti bej bashke me ty. Po kam frike shpirti im se vete Morfeu do te dashurohet me ty dhe endrrat do te mi kthej ne makth . Te kerkoj agimeve se mos vjen me mengjesin si rreze dielli ,e dites kerkoj ti jap nje kuptim kur ti nuk vjen e vazhdoj te te kerkoj perendimit te shpirtit akoma me shume , akoma me shume, akoma me shume...


Postuar nga diabolic datë 26 Janar 2006 - 19:54:

Ti je pran meje dhe une dua te humbas ne puthjet e tua... por smundem.
Se di cfar me pengon te jem vetevetja me ty, se di . Ndoshta une nuk jam me une kur pran meje je ti dhe gjiithcka me duket ndrryshe , ashtu si sduhet te ishte kurre . Afrohu pra shpirt te te puth... e di puthet vishen por une nuk jam mesuar kurre me puthje te vjedhura por vetem te dhuruara. Ika.


Postuar nga diabolic datë 28 Janar 2006 - 06:41:

Hapat ndjekin gjurmet kete nate , hap pas hapi vij tek ti porsi hije qe te ndjek nga pas por kurre nuk te arrin .Po me vyshket buzeqeshja dita dites ,paska mbaruar edhe vjeshta tani ,eshte dimer i ftohte acar porsi ti. Gjithmon kam qene i forte , gjithmon kam ditur se cfar te bej , cfar te them .Gjithmone kam ditur ti jap limite vetes duke dashuruar gjithmon me cak, dashuria e ka kufirin te thana i thoja vetes. Tashme asgje nuk eshte me teori se ti ma hodhe teorine poshte , e thyeve kete tabu te cilin nuk duhet ta kishe thyer kurre.Dashuria eshte amorfe ajo vjen ne forma te ndrryshme , ndoshta dashuria ime per ty ka ardhur ne formen e vuajtjes dhe absurdes. Sa do te doja qe jeta jone te ishte nje roman dashurie ku personazhet jetojne ne irrealitetin e ambsurdit duke thyer zinxhiret e se parashikueshmes e jeta eshte nje romanc intrrigash qe mbarojn me nje hapy end.Por fatkeqsisht s'eshte ashtu si dua, dhe kete realitet e pertyp me veshtirsi sikur dhembet e mi sjan aq te fort per ta perballuar dhimbjen e nje kafshimi . Po po, dhimbjen e nje kafshimi qe me bene endrra cdo nate me gjysmen e fytyres porsi hena se gjysmen tjeter ka frike ta trregoj . Dhe eshte ajo pjesa tjeter e endrres ( e henes) qe mua me mungon, qe mua me ploteson, me ben ti jap kuptim te pakuptimtit nje arsye mosarsyes .Ti do me thuash se jam bere shume filozofik dhe preferon me shume njerzit praktik, ata qe te thone se e bardha eshte e bardhe dhe ngjyrat e tjera jane relative. E di cfar eshte ? Une kam humbur shume nga vetja , ndonjehere me duket sikur kam brenda meje nje te panjohur qe pak nga pak po filloj ta urrej .Duke shkruar djeg nje cigare se tymi eshte me pak i hidhur se realiteti. E di cfar do te me thyash ... mos pi cigare se ste ben mire etj etj. Sot me the se une marr frym nga fryma jote se e ndez cigaren vetem kur pi ti, harrove qe helmin mire nga fryma ime por e marr edhe nga e jotja... Ok ok e di qe u bera i bezditshem, e di qe fillojm e zihemi per gjene me te vogel , me te pakuptimte dhe kurre nuk zihemi per gjerat qe ja vlejn .Jam shume i lodhur , dhe kembet nuk me mbajne , shishen e xhekut se ndaj nga dora edhe cigaren qe djeg trrishtimin e puth me mall se vret me nga pak .Shenje mazokizmi e di, te besh dicka qe e di qe do te te bej keq por perseri e ben . Edhe me ty ndodhi e njejta gje, e dija qe do me vrisje por perseri te desha edhe se ishe xhelati im .Sonte kisha nevoj te te flisja por ti s'ishe dhe une sdija ku ta coja trrishtimin, kerkoja ta flakja tutje por smundesha.Kerkoja kerkoja , te kerkoja ty porsi besimtari kerkon zotin ku te preh frikat e tij , porsi marinari qe kerkon yllin polar per te gjetur rrugen e humbur ne det. Une jam ne meshiren e dallgeve ne detin e dashurise time qe kerkoj yllin polar , por ti u fshehe pas reve gri si tymi i kesaj cigare qe me loton syte .Po flas percart e di, cfar mund te presesh nga une tani, llogjika ime ka ikur te fler me kohe .Ose me sakte qe kur te njoha ty u grinda me llogjiken . Dikush me tha se nuk mund te jesh i dashuruar dhe i zgjuar ne te njejten kohe, kishte te drrejt dhe ai ishte si une, jo i zgjuar... Ok me mire po iki se e zgjata shume, po marr me vete gllengen e fundit te xhekut , hirin e cigares qe tashme po puthet me filtrin se u trradhetuan nga buzet e mia , heshtjen dhe deshiren per ty... Naten D... ika


Postuar nga PARIS datë 28 Janar 2006 - 07:55:

Post Mirembrema Miku im i Shkrimeve Diabolic`AS!

Mundova te perpij me sy gjithe ditet e tua,gjate mungeses sime ketu.
Personat qe vertet dashuruam,s`e merituan thua dashurine tone kaq
te paster, sa fryma me zihet kur kujtoj????!!!
Nje dite, ata do ulen diku te penduar dhe nga syte e tyre do rjedhin
pika gjaku, jo pika loti!!!!Sepse sot ne derdhem gjakun e zemres sone
duke dhuruar vargje shpirti, germa shpirti...Personave qe aktualisht
mund dhe te qeshin me shkrimet tona ashtu ftohtesisht.., ne heshtjen e tyre!
Por nuk duhet te ndihemi te penduar qe i deshem!
As te penduar qe u tregojme bashllekun e diteve tona, pa pranine e tyre!
As te perbuzur nga braktisja e tyre!
POr, akoma me shume duhet te thurim vargje ditesh ne vazhdim!
Le ta mesojne shpirtrat e ngurosur,se ne kete Bote ka dhe njerez shpirtmedhenj..,
qe dine te kuptojne, dine te falin,dine te heshtin dhe te Dashurojne njekohesisht!!!!
Ne kemi dicka te perbashket miku im i shkrimeve virtuale:
"-Forcen per te Dashuruar ata qe kurre s`na deshen ndoshta!"
-"Shpirtmadhesine dhe sinqeritetin tone!"
Kemi nje jete te tere perpara,dhe cdo dhimbje zemre jona,
do kete si shperblim vetem pika gjaku qe do rjedhin i dite
nga Syte e Atyre qe Vertet Dashuruam Pastertisht e na braktisen kaq egersisht!!!!
Une Besoj ne ZOT!Ne fuqine e TIJ!Ne veprat e TIJ!Ne Fjalet e TIJ!
Ne Gjykimin e TIJ!
Zot,merr dite nga ditet e mia dhe dhuroja ATIJ qe vertet Dashuroj,
vetem e vetem qe nje dite te perballem me te,me syte e tij plot gjak...

Miku im Diabolic`AS.Do jem shum e zene kete periudhe me studimet,
dhe Familjen TIME te SHTRENJTE!
Nuk eshte se te kam harruar,-por s`me mjafton koha te hedh cdo dite
gezimin apo hidherimin tim ketu, prane teje dhe ATYRe qe Dashurojme!!!
Miqesisht, PARIS(A.)


Postuar nga diabolic datë 28 Janar 2006 - 18:56:

Do ti djeg ditet e mia pa ty dhe me hirin qe do te lene pas do ti verboj syte se ata jane mekatar me shume se une .Do ta marr gjakun nga venat e mia e me te do te shkruaj dhimbjen ne muret e qytetit te vuajtjes ku ne te dy padashur u njohem.Padashur u vrame pak nga pak me copeza mashtrrimesh dhe kristale te thyer iluzionesh . Me imazhin tend luaja si femij neper endrra vrasese pa e ditur se imazhi yt porsi ti mua me kishte loder neper duar qe kur te lodhet do te me flaki tutje . Por une prihesha tek krahet e ngrohte te mendimit se do te prihem ne buzet e tua mengjeseve qe do te vijne e nga pak do ti zbuloj ndjenjat e tua porsi petale trrandafili qe nga gonxhe do te rritej me mua gjersa te vyshkeshim te dy.Por po vyshken keto dite bashke me mua, dhe ti vazhdon te jesh akoma gonxhe e nuk do t'ia dish per vjeshten qe ka pushtuar shpirtin tim . Ne gjethet e rena te shpirtit tim nuk ka filiza jete ka vetem grimca shprese qe ikin kuturu ne mes te kater rrugeve . E une i bie kryq e terthor diteve te mia pa ty se e di qe ne ate kryq nje dite do te kryqezohem se jam heretik i dashurise dhe e meritoj te jem ky qe jam . E nese ti do te me shohesh do te me thuash se me ke xhan e une do te dua 1000 here te vdes i kryqezuar e mos ta degjoj ate fjale.E si deshire te fundit a e di se cfar do te dua D... ? Nje puthje ... e pastaj ska problem nese iki ne parajsen e te dashuruarve a ne ferrin e deshtakve , ska rendesi endrra ime .Ika e tashme po pres qe deshiren e fundit xhelati qe je ti te ma japi. Jo nuk dua kreher te behem me i bukur, as vallen nuk dua ta marr qe vdekjes ti trregoj se nuk kam frike une te dua vetem ty.Po te pres...


Postuar nga PARIS datë 30 Janar 2006 - 21:26:

Post

I dashur miku im i shtrenjte virtual,Diabolic`AS.
Sot me hidheroi lajmi yt qe nuk ndihesh me i lumtur shpirterisht.
Me hidheroi humbja e Vajzes qe dashuroje aq pastertisht,gjithe passion
sa pervec neteve te tua,i dhurove dhe ditet e tua,me te dhe pa te...Sepse
e Dashuroje tmerresisht!
U hidherova, pasi do me mungosh ne shkrimet e tua, hedhur ne kete
peizazh dashurie,"Ditet e Tua pa TE..!"
Pse te braktisi Deni?!-Ndoshta ngaqe e dashuroje cdo levizje te sajen...
ndoshta ka nevoje per pak pause, ka nevoje te qetesoje mendimet,
te qartesohet...
Mos e urre miku im i shtrenjte!
Fajet ne dashuri s`i kane personat.Vetvetiu mendja lodhet tek ndonje individ
dhe jep doreheqjen!
Nuk jane tipa te deshtuar!Mbase nuk kane besim tek forca e dashurise se
tyre dhe gjejne si rrugekalim,-Braktisjen e personit qe Dashurojne!!!!
E deshe, Te Deshi, U Deshet!
Sa bukur te kujtosh miku im i shtrenjte!-Kujto , se dhe kujtimet te japin jete!
Kujto dhe kurre mos qaj, sepse do humbasesh shikimin...
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

==================================================
=
Duke te uruar nje dite sa me te qete shpirterore,nje dite shkollore
te mbare,
te perqafoj miqesisht ,miku im i shtrenjte Diabolic`AS.
Tani s`kam kohe te hedh diten time ketu ne vargje,edhe pse eshte akoma mengjes,
me duhet te largohem nga drama library- sepse kam pak pune.
Hyra vetem te te shkruaja ty nje varg detyrimi shoqeror!
Te kam xhan dhe La vita continua amico-s!
Flasim pasdite.
PARIS(A.)


Postuar nga diabolic datë 31 Janar 2006 - 02:18:

Paris ajo qe kerkoja eshte te te shoh gjersa me ngushellon . Jan pikerisht keto dite ku kuptojm se sa te rendesishem jane njerzit qe na rrethojn . E desha ashtu si nuk kam dashur askend, por tashme u lodha duke qene hije e saj pa kuptim .Te qaj jo, lotet jan vetem per nenen time askush tjeter nuk ka te drrejten ti bej te tyren aq me pak ajo . Humba veten , humba ditet e mia, humba drriten , arsyen te drrejten per te marrur ajer atehere kur doja une . Por tashme iu dha fund mashtrrimeve, genjeshtrrave , iluzioneve , pranimeve dhe mos pranimeve te fakteve qe duken por qe... iu dha fund cdo gjeje .Nuk kam me force as te shkruaj me per te , nuk e di se cfar po ndodh me mua. Me vjen per te qeshur sepse me duket sikur po lind perseri dhe kjo eshte nje jete tjeter ku cdo cast duhet ta jetoj me pasionin dhe bindjen se asgje nuk eshte me e rendesishme se une dhe se familja ime. Ah e dashur Paris gjenim njeri tjetrin kur shkruanim neper ditet tona pa njeriun qe donim, dhe na vinte cudi se si ishte cdo gje e pa parashikuar .Se si arteriet e zemrave tona rrihnin ne te njejten kohe gjakun qe kishte vetem globuj dashurie .Vetem dashurie se urrejtjen jo nuk e njoh kur flas per te, por tashme dashuria do te kthehet ne indiferenc dhe indiferenca ne harrim.As nje cast nuk i merituan ndjenjat tona dhe i percmuan dhe na moren per te marre, por harruan se ne te marret jemi mbreter te cmendines tone.Po iki Paris tashme se u lodha , ty te pres te vish por nuk je , te pakten nje fjale te ngrohte njeri tjetrit tia themi pa frike ...Te kam shume shume xhan Adi per ty DIABOLIC A'S


Postuar nga diabolic datë 01 Shkurt 2006 - 01:10:

Nuk dua te shkruaj me per ty, nuk ja vlen. Nese e bej ti do te jesh prezente dhe kjo gje nuk me ben te ndiem mire . Te pash sot e bera sikur nuk te pash megjithse mendja me rrinte tek ti. Nejse nejse ja nuk te pash sot edhe ndiem me mire, i vetmi moment dobesìe ishte kur kalove si siluet perpara syve te mi. Ika ika skam deshire me te shkruaj. Ciao


Postuar nga diabolic datë 03 Shkurt 2006 - 00:48:

E di cfar do te thuash per mua , e di. E di edhe cfar do te mendosh per mua, edhe kete e di. E di se keshtu po i bej keq vetes dhe te bej keq edhe ty... ndoshta me te vertet te bej keq edhe ty? . Ti me thua se une tundimit nuk mund ti rezistoj dhe se une jam bere , jam bere ndrryshe. Ti me thua se teoria dhe praktika ime jane dy bote te ndryshme, dy bote qe vrasin njera tjetrren . Sdi cfar te te them , megjithse kisha shume per te te thene , megjithse ti kisha te thene te gjitha. Po perpiqem te eci me kembet e mia te thyera , duke u terhequr zvarre ne rruget e realitetit vrases ne rruget e vetmis pa ty .Ti merzitesh kur te them se ben si femije pa harruar se si femij per shume kohe kam bere edhe une, sepse tek ty kerkoja te gjeja dashurine e humbur te familjes time qe e kisha larg. Ti e kujton se une e kam te lehte te rri larg teje, te rri larg asaj qe e dua me shume dhe qe e kam dashur edhe me shume se veten . Jo engjelli im nuk eshte e lehte te zgjohesh cdo mengjes dhe te mposhtesh deshiren per te folur me ty , deshiren per te te pare , per te te prekur vetem nje cast te vetem . Nuk eshte e lehte ta dish qe ti je pikerisht aty dhe une nuk mund te vij te te them -He kafsh e keqe sa me ka marre malli- te vij e te te shikoj ne sy dhe te peshperis me vetveten se te dua dhe ... dhe asgje. Asgje ashtu si me the ti , tashme eshte asgjeja ajo qe me vret , por me mire te vrasi ajo se sa te me vrisje ti si e beje cdo dite me pakez realitet . Kisha dite qe nuk te flisja dhe a e di perse? Ishte pikerisht ai tundimi qe me thoje ti qe une kisha frike se mos me pushtonte dhe do filloja perseri te vrisja copeza te thyera te zemres time . E di se do te me thuash qe shkencerisht zemra nuk thyet por shkencerisht as zoti nuk egziston edhe ti e di qe cdo gje eshte relative ne jete. Te dua , ste dua , me do , sme do... Ok ok se e zgjata shume . Naten D... megjithse e di qe sdo ta lexosh tani dua qe sonte te flesh e qete pa menduar per ASGJE...


Postuar nga PARIS datë 05 Shkurt 2006 - 11:12:

Exclamation

S`e besoja qe njeriu ftohej dhe ndjenjesisht!Derisa u ftoha dhe une.
Krijova nje permbledhje te vetes,dhe i dhashe te shtyren ne gremine
asaj enderre te zeze,te paforme,qe kishte leshuar rrenje me keq se
kakarrocet shtepive perdhese ne amerike.
Ti ishe nje kakarroc teper i levizshem.S`kishte ilac qe te mbyste.Vetem
marrakoseshe dhe fshiheshe ne folene tende te ngrohte,
deri te nesermen-ku kerkoje serish ushqimin shpirteror.
Kurre s`u pame ne sy!Kurre s`u prekem.Kurre s`e perfytyruam njeri-tjetrin
te zhveshur moralisht!
Te kisha fyer?!-Jo!Une te kisha dhene reston e fyerjeve te tua.Mbase nga dashuria
me ke lenduar padashje e me qellim..,mbase te njjetin veprim beja dhe une.
Ne s`ishim kurre NJE!As kurre s`do mund te jemi!
Une jam ftohur krejtesisht.Ai qe iku naten e vone,-te kishte njohur me mire sesa arrita te te njoh une!
"Kij kujdes nga ai kakarroc me tha!Ai do te te ftohe prej meje perjetesisht!"
S`e besova.E quajta te cmendur,xheloz,inatqar,e shtyva me duart e mia
drejt ikjes, ne rrugen e pafund te vetmise se tij...Kurre s`qava per te...
Ndonese ai i meritonte lotet e mia, qe padrejtesisht i kisha hedhur mbi kujtimin tend figurativ-imagjinar!!!!
Atje ka lindur dite e re...Ketu akoma nate,me sakte-pasmesnate.
Ftohtesisht prek mungesen tende ne ditet e mia dhe...shtrihem te fle ne ngrohtesine trupore timen!Dua te bej dashuri kete cast.E ndjej....


Postuar nga diabolic datë 11 Shkurt 2006 - 03:20:

Sapo e fika cigaren e fundit, ishe ti ajo qe me bere ta filloj dhe je ti ajo qe me ben te djeg tymin brenda meje per ti dhene pak helm trupit ne menyre qe te me kujtohesh ti.Sa shume e ndjej te flas nga pak dhe te te them se ... te kam xhan . Asgje me teper...tashme asgje.


Postuar nga diabolic datë 11 Shkurt 2006 - 05:04:

Naten i them vetvetes sa here me pushton gjumi, por harroj ti them se e kam xhan . Ndoshta se te vetmit person qe i them se te kam xhan je ti ...hèm nejse .Doja te shkruaja pikerisht per ty tani se kisha kohe qe se beja, megjithse sme vijne fjalet, sepse tashme jane konsumuar edhe ato. E njohim njeri-tjetrrin aq mire sa smund ti fshehim dot asgje...me vjen keq qe gjerat moren keshtu.Fati eshte shkruar ndrryshe, mbase...


Postuar nga diabolic datë 14 Shkurt 2006 - 23:17:

Nuk eshte e lehte per mua te te shkruaj pikerisht sot, sepse fjalet heshtin bashke me mua porsi hesht dielli pas perendimit.Harrova te te them gezuar shpirti im edhe se kjo fjale me vret kur behet fjale per ty sepse me mungon ajri nga trysnia e idese. C'eshte kjo dite pa ty , asgje... Kjo dite do te humbi porsi shume te tjera , pa patur nje kuptim pa nje fillim dhe nje fund. Po te le heshtjen time te te beje shoqeri edhe sepse ti ... asgje asgje. E verteta me vret pak nga pak , pa meshire. Gezuar pra sepse nese ti je e lumtur jam i lumtur edhe une.

Per ty DIABOLIC A'S


Postuar nga diabolic datë 15 Shkurt 2006 - 04:24:

Sa dua te te coj ne djall ne keto momente...Se di se po mbaj veten , o zot me jep durimin e duhur per ta bere.Me mire te iki se nuk e di se cfar mund te them . Pastaj e di qe pendohem , por e kam bere 1000 here me ty dhe do te ishte normale, por gjeja qe urrej me ty eshte te jem i parashikueshem dhe s'dua ta bej me ty pikerisht tani . Urrej te urrej faktin se te dua me shume se veten... Ik pirdhu tashme e dashura ime vrasese...


Postuar nga ida19ath datë 17 Shkurt 2006 - 22:34:

Pres nje mesazh nga ti, por telefoni nuk degjohet. Cdo dite kur zgjohem, shikoj telefonin por asgje. Vetem dy sy me shikojne sikur duan te me thone:- Mos u merzit, cdo gje do shkoj mire. Por cdo dite te njejtat dhe asnje te re nga ti. Pres, pres por telefoni nuk bie. Ndonjehere kur degjoj bip- bip e telefonit, vrapoj te shoh kush eshte, mbase me kujtove dhe do me thoshe:- Mire je, si ia kalon? Kur shoh qe nuk je ti, nje zhgenjim mbulon ne fytyren time dhe pastaj filloj e mendoj, se cfare ben, si ia kalon? Te mendoj ty dhe njekohesisht mundohem te bind veten qe me mendon dhe ti, mbase pak!!!
Megjithate nuk te ve faj. Ishe shume i sinqert me mua qe ne fillim dhe te falenderoj per kete. E di qe sillesh keshtu mos te vuaj une, por edhe keshtu nuk mundem. Nuk mundem kur shikoj qe mundimet per dicka, jane te njeanshme.
Kur ta lexosh kete mesazh, te lutem me dergo nje email dhe me thuaj dicka, mos rri ne heshtje. Ta kerkoj si nder.
Te puth!!!


Postuar nga astras datë 18 Shkurt 2006 - 04:10:

e nesermja mund te jete shume prane prandaj "run my friend, 'cause live is to short"

AS


Postuar nga diabolic datë 18 Shkurt 2006 - 04:19:

Se di perse vij gjithmon ketu e kerkoj te shkruaj per ty . Ndoshta sepse ketu ne kete kend te dedikuar ty ne nje fare menyre gjej veteveten ose me sakte te gjej ty ashtu si te kam dashur. Te gjej ty pa genjeshtra dhe pa mashtrime , pa hi syve , pa iluzione deshtake , pa endrra te thyera , pa asgje qe mund te me vrasi ose mund te te vrasi .Nuk e kuptoj perse ti nderton gjithcka mbi genjeshtren, perse mundohesh te krijosh iluzione rreth vetes.Nuk e kuptoj perse ti nuk arrin te kuptosh se te tjeret duhet te te duan sepse ti je ajo qe je dhe jo ajo qe te tjeret duan qe te jesh. As une nuk po arrij te kuptoj nese te kam dashur per ate qe je apo per ate qe ti me ke bere te kuptosh se je. E di , e di qe po hallaktem me kot me shkrime absurde dhe tani asgje nuk ka me kuptim . Por e humba ndjenjen dhe bashke me te edhe deshiren per te shkruar per ty . Ndoshta me vrasjen e ndjenjes vrava edhe nje pjese timen qe nuk kishte as me te voglin faj . Nejse nejse me mire keshtu...tani me duhet te iki se nuk kam me deshire te flas per ty.Tashme u lodha...


Postuar nga diabolic datë 24 Shkurt 2006 - 04:24:

Cdo dite ndihem ndryshe , ndoshta se tashme une po kthehem vetevetja dhe ti nuk po arrin te me kontrollosh ashtu si beje gjithmon . Kjo eshte jeta , une u ktheva perseri ne njeriun e gjysem te vertetave dhe ty nuk te vjen mire . Pastaj duket sikur bej interesantin, ehehehh nejse harrova te te thoja se une jam interesant...(sa modest qe jam hahahaha)


Postuar nga diabolic datë 03 Mars 2006 - 02:03:

i joti perjetesisht...

Mbreme u ndieva i tradhetuar , me shume nga vetja sesa nga ti .Dhe kjo gje me vret me shume se cdo gje tjeter, porsi thike e ngulur ne shpin nga dora mekatare imja.Sa deshire kisha te te kisha prane , te te perkedhelja te puthja buzet e bukura e te te thoja me te gjithe shpirtin tim- Zemer shko pirdhu...Ah por perse valle nuk e bera ? Ndoshta sepse ky shpirti im qe une tashme e quaj Xhuda te do me shume ty sesa mua , sepse te kerkon edhe ne cdo dhimbje , humbje , vrasje ,persekutime ndjenjash .Hej me degjon a je aty ,? Me ke po puthesh ? Me ke po perpiqesh te me vrasesh nga pak ashtu si ben ti , pikerisht ti vrasesja ime e preferuar .Ku je ? Ku je ? Humbe , e di , ok ok vazhdo te me vrasesh nga pak ashtu sic di ti .Llogjike ,vampiret ta pine gjakun nga pak per te te ber perjetesisht te tyrin dhe ashtu sic thua ti une jam perjetesisht i joti... Shpresoj te gabohesh.


Postuar nga astras datë 03 Mars 2006 - 23:43:

Une e kma ndjekur kete teme per aq kohe sa jam antar i ketij forumi dhe me erdhi nje mendim.
Do kisha deshire ta rititulloja ndryshe kete teme

SHekujt e saj' pa ty... dear friend diabolic AS


Postuar nga iliriusa datë 04 Mars 2006 - 01:54:

Citim:
Po citoj ato që tha astras
Une e kma ndjekur kete teme per aq kohe sa jam antar i ketij forumi dhe me erdhi nje mendim.
Do kisha deshire ta rititulloja ndryshe kete teme

SHekujt e saj' pa ty... dear friend diabolic AS



Gjithashtu e te njejtit mendim!


Postuar nga diabolic datë 23 Mars 2006 - 00:37:

Keto dite pershtjellimesh , neper rutinen e perditshme diku gjeta vetveten te vetmuar midis te panjohurve . Gjithe keto dite kisha humbur ne labirintet e frenezise se endrave absrakte. Eshte me mire kur fshihem ketu duke folur me veten se tashme nuk kam me deshire te flas me ty, u ktheva ne identitet , ne tangerllikun e zakonshem te qenies time qe dikur ti ...Ah sja vlen te flas me per kete .Ika ose me sakte erdha perseri ne shtepi...


Postuar nga diabolic datë 25 Mars 2006 - 04:17:

Me ka pushtuar apatia si pasoj e dashurive te vrara pa dashur neteve vone ne endrra.Me ka pushtuar vetmia duke qendruar me njerzit qe jane thjesht drite-hije te vetvetes.Lodhem po te mendoj qe kisha humbur me pavetdije ne labirintet e irreales ku mbizonteronte cinizmi arkaik .Valle do ta gjej une veten apo kjo dashuri e humbur me cvirgjeroi shpirtin ?Koha jep pergjigjet e duhura...


Postuar nga Enya datë 25 Mars 2006 - 06:34:

Smile

U ktheva serish ketu,-ndoshta per ty, ndoshta per vete,
ndoshta per miqesine e humbur.
Ju perqafoj nga larg.
Ditet e mia pa ty ishin nje varr i vertet.Mermer i akullt,si vete natyra jone.
ciao zemer...Hesht.


Postuar nga diabolic datë 25 Mars 2006 - 20:11:

Heshtja me hapat e saj kumbuese prish gjumin letargjik qe ka pushtuar shpirtrat tane te etur per pak dashuri.Ftohet vertet por thone se pranvera po vjen dhe shpirtrat do te celin serish bashke me lulet dhe dashurite do te kthehen bashke me dallendyshet ne shtepi.Mallin tashme e bluajta dhe e piva me kafen turke cdo mengjes ne shqiperi, pastaj me pane filxhanin dhe aty lexuan vetem emrin tend ...


Postuar nga diabolic datë 04 Prill 2006 - 01:45:

Sa qart i shoh gjerat keto dite dhe ti me dukesh kristal dhe arrij te shoh boshllekun brenda teje. Sa e ftohte qenke , akoma dimer tek ti, akoma erresire.Jeto ti edhe personalitetet qe ke ne shpirt dhe karakter duke luajtur teater me arsyen se mos besh keq. Vazhdo lojen tende me fallcitetin qe asnjehere sta kam kuptuar , vazhdo...


Postuar nga diabolic datë 08 Prill 2006 - 17:56:

Kerkoj te mposht kete dhimbje koke qe dikur si aspirin kishte zerin tend por qe tashme zeri yt eshte mikrobi qe ma shkakton dhimbjen. Kerkoj te gjej dicka qe te ma japi kurajon te jem vetvetja dhe te humb kete shije te hidhur qe kam ne gryke dhe qe po me mbyt .Me mbyt porsi kujtimet kur me peshperisin emrin tend , kur i thone ketyre diteve se ato jane boshe pa ty se ti vetem ti je kuptimi i gjithckaje. Por une u bera vrases dhe kujtimet i vrave neteve kur e tradhetova me dhimbjen qe kisha ne shpirt, me kete dhimbje qe me mbeshtjell koken si callme turqish heci perpara duke mos e kthyer kurre koken mbrapa sepse mbrapa je ti...


Postuar nga Enya datë 08 Prill 2006 - 20:53:

Post E pse existon miqesia atehere?!-Ne cdo rast gezimi apo hidherimi, ajo te ndjen...

Hey miku im.Sa kemi per te thene akoma.E di ndoshta s`do jem kurre nje mike
jashtezakonisht e afert per ty,-sepaku shpirterisht te jesh i bindur
qe gjithmone do jemi vetem NJE.
Mendo per ditet qe do jemi bashke shpirterisht, miqesisht, pastertisht.

Tek une gjithmone do kete vend per ty,gezimet apo dhe hidherimet e tua
do mundohemi t`i pergjysmojme.
Kam shume per te te thene,aq shume sa me mire te mos te them asgje.
Mire u pafshim zemra.Une ketu jam dhe do jem-per Ty, per NE,
per Miqesine.Ndonese virtualisht-e ndjej hidherimin apo lumturine tende,
per te mos thene ne nje menyre apo tjeter e perjetoj dhe une...Te kam shume xhan.Mos harro.


Postuar nga diabolic datë 10 Prill 2006 - 04:32:

Mjafton te mbyll syte dhe me shpirt te kerkoj dike a dicka ku te fshij lotet imagjinar te dhimbjes qe jeton diku thelle brenda nesh. Ne ate fraksion casti me shfaqesh ti dhe shpirti im prihet ne paqe tek imazhi yt qe me shplodh dhe me jep kurajo. Largesin e tresim me ngrohtesin e fjaleve dhe ska barrier qe na ndan kur endrat tona nderthuren me fjalet , me shpirtrat tane qe kerkojn ngrohtesi , miqesi dashuri te paster .Edhe pa u pare ne sy , sepse syte jane genjeshtar , jane lajkatar , mashtrues ne zanat. Hidherimin e kthejm ne buzeqeshje sa here qe jemi bashke dhe kjo me ben te ndiem mire sepse gjej tek ty miken qe kurre skam pasur , gjej veten te pasqyruar tek ty , gjej ate qe kerkoja .Te kam shume xhan yllo dhe ti e di por te kam akoma me shume tani sepse meriton gjithcka te mire , meriton vetveten. nga Adi


Postuar nga diabolic datë 17 Prill 2006 - 02:19:

Copeza kujtese rigjej shpesh here neper xhepat e mi te grisur.Nuk mbajn arnat e jetes them me vete, cudi qe keto therrime kujtese me ushqejn urine per pakez dashuri.Jeta shkon perpara duke duke kaluar pengesat ,te cilat i kujtojn qe s'eshte kaq e lehte te jesh vetevetja edhe kur frymemarrja ta merr shpirtin duke dihatur endrra.Po shkoj...Ndoshta diku larg, nuk e di .Po shkoj atje ku te me shpien kembet dhe endrrat , pa nje destinacion ,pa patur kufij.E di s'eshte e lehte , por une si kam pasur kurre frike sfidat, ishin ato qe me mbanin gjalle ne labirintet e se panjohures.Po nisem...


Postuar nga diabolic datë 19 Prill 2006 - 03:31:

Cuditerisht dallandyshet skan ardhur akoma ndoshta kane frike nga kjo mjergull qe ka pushtuar shpirtrat .Kjo mjergull ka mbeshtjell boten ne gjirin e saj dhe i merr frymen nga pak dhe pastaj e le te vetem ne meshire te fatit, drame e vetevetes.Ti sot ike dhe stolin ku takoheshim te dy e lame te vetem bashke me boten.Harrova qe ne e kemi lene vetem njeri-tjetrin neper stinet e jeteve tona dhe se eshte vone per te jetuar akoma neper kujtimet e dickaje qe nuk eshte me.E more barren qe kishe mbi krye te shoqeruar me zhgenjime dhe iluzione endrrash.Nuk e di nese shpatullat e tua do te jene aq te zonja sa te mbajn peshen e genjeshtrave apo mos valle do te mashtrosh edhe fatin? Ndoshta nuk e di...Nuk e di nese do te humbesh neper mjergullen e idese qe ke krijuar mbi boten tende dhe nese stinet e jetes tende do te vendosin qe pranvera te filloj, nuk e di...Te prifte e mbara dhe ruhu nga erresira e shpirtit sepse kur te kesh nevoj per mua kam frike se sdo te jem me tek stoli duke te pritur...


Postuar nga diabolic datë 24 Prill 2006 - 23:33:

Te perditshmen e bluaj si kafen turke bluan mulliri i vjeter i gjyshes time , e ben pluhur te hidhur qe ka nevoj per pak embelsi megjithse diten nuk e fillon kurre pate.Perse une kerkoj te marr pak helm nuk e di, ashtu si nuk e di perse vazhdoj te pi akoma cigare megjithse nuk me pelqen megjithse e di qe te marr frymen nga pak.Gjithsesi keto dite kane me shume diell se te tjarat dhe vampiret qe duan te te pijne gjakun kane frike te bluhen dhe ata me te perditshmen.Ditet e mia pa ty nuk egzistojn mé sepse ti as nuk i jep dhe as i merr me fryme sepse ti me ditet e mia tashme je thjesht antonim...


Postuar nga diabolic datë 28 Prill 2006 - 14:28:

Iken edhe keto dite porsi dielli pas muzgut.Iken pa ty, sepse pa ty duhet te ishin, sepse tashme marrin kuptim kur ti nuk je.E pamundur ta mendoje nje gje te tille kur endrrave ti i jepje nje kuptim dhe ditet i mbushje plot me ankthe pritjesh me me iluzione shpresash qe kujtoja se me mbanin gjalle por qe perkundrazi me vrisnin me shume se realiteti .Tashme jame si nje i burgosur qe denimin e tij tashme e shleu dhe po del pergjithmon nga biruca ku kishte qene me premtimin se sdo te kthehet kurre.Te pakten ne nje biruce shpirterore ku me dergove ti une nuk do te jem kurre sepse kurre nuk e kam merituar te jem i verber dhe te kem faj perse je i tille. Nejse nejse se po te jap shume rendesi, por fakti qe po shkruaj eshte se ti merzitesh sepse tashme te le ne rradhe te dyte.Eshte rradha qe meriton , se kishe kuptuar akoma ??????????????


Postuar nga diabolic datë 02 Maj 2006 - 18:57:

I shkruaj poezite pastaj i fshij ndoshta sepse nuk kane me vend ne forum sepse kam frike se mos mi vjedhin dhe ne kete menyre me vjedhin nje pjesez nga shpirti im .Keshtu qe vendos te mos i postoj dhe te shkruaj dicka pa kuptim, qe ska lidhje as me mua as ty as me keto dite pa kuptim.Eh valle kur kane pasur kuptim keto dite , gjithsesi kam filluar te jem me kembe ne toke dhe kam filluar gjyetin si zakonisht duke vrare sorra e laraska .
Hem me ka pelqyer gjyetia e shtrrigave
qe dikur i gjuaja pa pertes
por tashme pas gjithe kesaj
thashe se do te beja kthes.
Ah perse valle ne kete forum
kujtojn se jam i deshperuar, valle ?
Valle nuk e dine se jam i lumtur
dhe e kam buzeqeshjen te shkruar ne balle.
Hem me vjen te qesh me ze te larte
kur me vijne mesazhe dhe me thone mos u merzit
se nje dite lumturia do vij dhe ti vetem prit.
Nga nje dashuri e humbur do jem i merzitur ?
Hahaha une dhimbjes i bertas ne fytyre
sepse une keshtu jam gatuar
dhe sfidat i fitoj se e kam per detyre.
Keshtu te dashur miq forumiste ta dini
se jam me i lumtur se kurre ndonjehere
e mos i besoni poezive te mia
qe jane te mbushura me urrejtje dhe vrere.
Jane thjesht kamuflim per zemrat e errta
qe nuk dine se cdo te thuet te duash
dhe keshtu bene mire qe lumturine
qe ke ashtu si puna ime ta ruash...

GJithe te mirat nga diabolic a's


Postuar nga buzeqeshja datë 14 Maj 2006 - 19:46:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
I shkruaj poezite pastaj i fshij ndoshta sepse nuk kane me vend ne forum sepse kam frike se mos mi vjedhin dhe ne kete menyre me vjedhin nje pjesez nga shpirti im .Keshtu qe vendos te mos i postoj dhe te shkruaj dicka pa kuptim, qe ska lidhje as me mua as ty as me keto dite pa kuptim.Eh valle kur kane pasur kuptim keto dite , gjithsesi kam filluar te jem me kembe ne toke dhe kam filluar gjyetin si zakonisht duke vrare sorra e laraska .
Hem me ka pelqyer gjyetia e shtrrigave
qe dikur i gjuaja pa pertes
por tashme pas gjithe kesaj
thashe se do te beja kthes.
Ah perse valle ne kete forum
kujtojn se jam i deshperuar, valle ?
Valle nuk e dine se jam i lumtur
dhe e kam buzeqeshjen te shkruar ne balle.
Hem me vjen te qesh me ze te larte
kur me vijne mesazhe dhe me thone mos u merzit
se nje dite lumturia do vij dhe ti vetem prit.
Nga nje dashuri e humbur do jem i merzitur ?



Hahaha une dhimbjes i bertas ne fytyre



sepse une keshtu jam gatuar
dhe sfidat i fitoj se e kam per detyre.
Keshtu te dashur miq forumiste ta dini
se jam me i lumtur se kurre ndonjehere
e mos i besoni poezive te mia
qe jane te mbushura me urrejtje dhe vrere.
Jane thjesht kamuflim per zemrat e errta
qe nuk dine se cdo te thuet te duash
dhe keshtu bene mire qe lumturine
qe ke ashtu si puna ime ta ruash...

GJithe te mirat nga diabolic a's





mir mor djal ti mos u nxeh shyqyr qe erdhi dhe dita jote per te qen i lumtur...i lumtur qofsh gjithmone...


Postuar nga diabolic datë 15 Maj 2006 - 04:21:

Ndoshta jam i lumtur se kam njohur dike qe me ka bere te te lumtur , apo ndoshta une kam qene i lumtur gjithmon por vecse ne kete forum dua te tregoj pjese te vetvetes qe kam frike ti tregoj...


Postuar nga darma datë 17 Maj 2006 - 02:12:

........Her te brishta here te qeshura...........po kurrsesi me pendim per te shkuaren.........


Postuar nga roke datë 17 Maj 2006 - 09:27:

Citim:
Po citoj ato që tha darma
........Her te brishta here te qeshura...........po kurrsesi me pendim per te shkuaren.........

Bravo te qofte.ka bere vajze nena jo llafe

Ndersa ditet e mia pa ty.Hmmmmm sdi ke te ve(TY-ne) :p


Postuar nga diabolic datë 19 Maj 2006 - 04:28:

Tashme kaloj keto dite si i rilindur, ndoshta sepse ti nuk je me ti ne zemren time, sepse ti nuk ben me pjese ne te.Ndoshta sepse tashme ndodhet dikush tjeter qe me pushtoi ne menyre te mistershme duke me falur shpirtin dhe buzeqeshje pa fund. E jetoj shume mire jeten time pa ty , te betohem... Do te thuash se perse po te shkruaj perseri ? Do te me thuash se po te mos te te mendoja sdo ta beja .Jo jo gabohesh, gabohesh ashtu si je gabuar me idene se mua do te me kishe gjithmon , ashtu si sme ke tani .Po nejse nejse nuk dua te shkruaj e shume se kujton se je person i rendesishem per mua...


Postuar nga Enya datë 19 Maj 2006 - 07:05:

Post

...Nuk e kam mohuar kurre qe s`te kam dashur me plot forcen e shpirtit,as qe e mohoj.
Kete nate si gjithe netet e tjera kur ndodhem vetem me heshtjen time,
e ndjeva mungesen tende serish.
Perse valle te ndjej mungese?Per cfare te kem nostalgji serish?
Perse ditet e mia jane te perziera me te qeshurat e tua,
keshillat e tua,me zerin tend qe me dhemb thelle ne zemer.
Serish po shkruaj per ndjenjen time te forte,te rende
sa nje mall i pakepercyeshem...
-E ke vene re qe dhe frymezimi im eshte shterur bashke
me mungesen tende ne ditet e mia?!
...Gjithsesi, si gjithmone do te fitosh TI Shpirti IM.
Jo se ishe me i vendosur sesa une,-por se une te dhurova ndjenjen e burgosur brenda meje,
ta fala ne hapesire,te kam fale dhe pak shpirt nga shpirti im.
Sa marrezira ben njeriu per hir te ndjenjes se paster!
Sa marrezira te pafundme,-dhe me vetedijen e plote qe vetem marrezi pa ben,
me vetedijen e plote qe po gabon duke shkruar keto rjeshta fjalesh..,
fatkeqesisht per syte e te tjereve,-te dalur nga thellesite e frymes se shpirtit tim.
Ndihem e rritur.Ndihem mire.Ndihem e mbrojtur.
Jam e pasur.Asgje s`me mungon materialisht.
Por po te me hapesh shpirtin,-do gjesh njollen e lotit
te ndjenjes se humbur... 
-Hey, shpirti im ....

 ...-"If i have word to make a day for u...."

  

 


Postuar nga darma datë 22 Maj 2006 - 21:59:

Citim:
Po citoj ato që tha roke

Bravo te qofte.ka bere vajze nena jo llafe

Ndersa ditet e mia pa ty.Hmmmmm sdi ke te ve(TY-ne) :p







Ehhhh pse na mbetet gje tjeter per te thene........ uu se mos harroj Bravo nga anet tona i thone "gomarit kur del nga balta"

Pa mua e kishe llafin ehhh ti pa mua je mrekulli .....une pa ty jam hata fare


Postuar nga Animal datë 23 Maj 2006 - 00:30:

...................................


Postuar nga roke datë 23 Maj 2006 - 09:19:

Citim:
Po citoj ato që tha darma






Ehhhh pse na mbetet gje tjeter per te thene........ uu se mos harroj Bravo nga anet tona i thone "gomarit kur del nga balta"

Pa mua e kishe llafin ehhh ti pa mua je mrekulli .....une pa ty jam hata fare


si i thokan gomarit,c'eshte ai llaf.Bravo ka marre edhe Maldini,Shchumacher,Milani,Elsa Lila ne Sanremo,edhe TI.Nuk eshte faji im qe njerezit i deformojne fjalet...

Ajo fjalia e dyte ishte pergjigja e temes dhe jo pergjigje per TY


  Gjithsej 24 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.