Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 247 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- E dini se..... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12111)

Postuar nga Fajtori datë 26 Shtator 2010 - 07:48:

Pitkini ne vitin 2001 ka vizituar Shqiperine dhe ka bere ket kengen:

Vleresimi qe i ben Shqiperia aktorit britanik gjendet ne biografine e tij ne Wikipedia:
http://en.wikipedia.org/wiki/Norman_Wisdom

Postuar nga SmoKer datë 05 Nëntor 2010 - 22:29:

A e dinit se 9 mil gra dhe vajza ne Afghanistan nuk kan asnje te drejte !

Postuar nga SmoKer datë 08 Nëntor 2010 - 15:49:

A e dinit qe X-ray eshte shpikur per here te pare para 115 viteve me pare !

Cik si e pabesueshme po keshtu thuhet ...

Postuar nga ~Enigme~ datë 20 Nëntor 2010 - 07:20:

Pse trimfoi mater dhe jo antimater...nga e ka orgjiine universi? Vetem perralla mos me thoni....

E dini se ne momentin qe fizikantet arrijne te krijone keto grimca te antimater mund te gjejne shume pergjigje reth natyres dhe mos rijme shume neper fantazi...E po ja qe CERN eshte ne kerkim e siper dhe ka arritur te krijoje 38 atome te anti-hidrogjenit ku do munde teste mbi simetrite te natyres ne te ardhmen.

Postuar nga al74 datë 21 Nëntor 2010 - 00:00:

nje grup studiuesish nderkomebetar me ne krye Moran Cerf duket se kane shpikur nje makine ne gjendje te "lexoje" endrrat tona.
ne Insitutin Teknologjik te Pasadena (USA) ka gjasa te gatuhet fundi i njerezimit

Postuar nga cecilia datë 21 Nëntor 2010 - 01:57:

A kane gjet nonji makine me i realizu ato??

Postuar nga al74 datë 21 Nëntor 2010 - 03:59:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
A kane gjet nonji makine me i realizu ato??

posi jo "lavorare duro" po duro fare ama

Postuar nga SmoKer datë 20 Janar 2011 - 23:01:

A e dinit se harmonika eshte instrumenti muzikor me i shitur ne bote !

Postuar nga lost_soul datë 20 Janar 2011 - 23:05:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
A e dinit se harmonika eshte instrumenti muzikor me i shitur ne bote !

Ne shqip e quajme saze

Postuar nga SmoKer datë 20 Janar 2011 - 23:10:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Ne shqip e quajme saze

e kam degjuar si emer po se kush ishte sazja nuk e dija ...

Postuar nga lule datë 31 Janar 2011 - 14:23:

Cool

Dhuratat e Kryeministrit për vajzat e “haremit”

Në haremin e tij, Silvio Berluskoni ka pasur pikë të dobët mbi të gjitha Iris Berardin. 29-vjeçarja nga Guaratinga, Brazili duket se ka qenë vajza që është shpërblyer më mirë nga Kryeministri italian. Në 31 pjesëmarrjet e saj në rezidencën në Arkore, Porto Rotondo, Lesmo dhe në pallatin Grazioli në Romë, Iris ka marrë 12 byzylykë, dhjetë unaza, dy varëse, dy ora dhe shumë shaje që mbanin emrat e stilistëve më të mëdhenj. Për të mos folur për zarfet e fryra me para (gjithmonë në kartëmonedha 500-euroshe).

40 mijë euro para në dorë

Në apartamentin në rrugën “Olgettina”, në Milano, 2 policë, 14 janarin e kaluar, gjetën vetëm 4 mijë euro të shpërndara në 2 zarfe të ndryshme. Vajza braziliane specifikoi se i kishte marrë me rastin e vizitës së saj në Arkore, në datën 6 janar. Zarfet, sipas dëshmisë që dha, i dorëzoheshin nga një punonjëse e vilës në Arkore, pasi Berardi pak më parë i kishte kërkuar direkt një ndihmë ekonomike Kryeministrit Silvio Berluskoni. Iris, ndërkaq, ka bërë me dije se gjatë gjithë vitit 2010, nga pjesëmarrjet e saj nëpër festat me drita të kuqe, kishte marrë plot 23 500 euro. Por, nëse i shtojmë pagesën e qerasë së apartamentit në Milano dhe paratë në dorë, vajzës bukuroshe Kryeministri i ka dhënë plot 40 mijë euro. Ndërkaq, është e pamundur të gjesh vlerën e bizhuterive të gjetura në apartamentin e saj. Sigurisht që vlera e tyre kap shifrën e mijëra e mijëra eurove, duke qenë se të gjitha kanë në përbërjen e tyre gurë të çmuar si diamante, safirë, perla. Për të mos folur pastaj për bizhuteritë me ar të bardhë të prodhuara nga firmat më në zë italiane. Sigurisht që në këtë rast shifra e saktë nuk mund të vlerësohet, por ajo që mund të gjendet kollaj është donatori i tyre.

Bizhuteritë e personalizuara

Bizhuteritë shumë shpesh ishin të personalizuara, ndoshta për të kënaqur egon e Kryeministrit. Pothuajse të gjitha vajzat që shkonin në festat e tij në Arkore, të përbashkët kishin orën “ACMilan”, që Kryeministri ua dhuronte e që ato e ruanin me fanatizëm në apartamentet e tyre. Pak më ndryshe materiali i gjetur ne banesën e binjakeve napolitane, Imma dhe Eleonora de Vivo. Në shtëpinë e tyre prokurorët gjetën një numër të madh bizhuterish. Imma, mes ditëve të fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit ka marrë plot 8600 euro, ndërsa të motrës, Eleonore që mbante foton e saj ngjitur me atë të Berluskonit, iu gjet një orë “Rolex Oyster” me perla dhe më vlerë 6500 euro.

Ishin të ndryshme mënyrat se si Silvio Berluskoni shpërblente vajzat që kalonin mbrëmjet në Arkore. Njëra prej tyre, për shembull, u ka treguar shoqeve se kishte marrë prej tij një byzylyk me vlerë 2 mijë euro. Nga ana tjetër, spanjollja Aris Espinoza thotë se ka marrë një CD brenda të cilës ndodheshin katër kartëmonedha nga 500 euro. Por, jo gjithmonë vajzat kënaqeshin nga ato që Kryeministri u jepte. Në 29 shtator, Barbara Faggioli i ankohej Franceska Ciprianit: “Më dha njëlloj si vajzat e tjera, sa Ludovica dhe Elena. Më dha një byzylyk me një diamant të vogël, por unë preferoja më mirë të më jepte para”. Pastaj janë edhe apartamentet në rrugën “Olgettina 65”. Këshilltarja rajonale e tij, Minetti ishte ajo që shpesh u rregullonte vajzave apartamentet. I zhvendoste nga ndonjë më i vogël në ndonjë ndërtesë më të madhe. Shpesh apartamentet ishin shkak pakënaqësie mes vajzave. Në fund, për më besniket dhe ato që i pëlqenin më shumë, nuk mungonin as paratë në dorë apo çeqet.

Parat e fshehura nën jastëk.

Në banesën e Aris Espinozës u gjetëm vetëm disa bizhuteri, në atë të Barbara Faggioli vetëm tre zarfe “AC Milan” me tre bileta për ndeshjen Milan-Real Madrid në nëntor të vitit 2009 dhe 4500 euro. Bukuroshja tjetër, Barbara Guerra nuk kishte shumë besim tek banka dhe i kishte fshehur rreth 18 mijë euro në një jastëk ‘Luis Vuitton’. Paratë ishin të gjitha në kartëmonedha nga 50 deri në 500 euro.

“Cartier” dhe para Sorcinellit

Dihet që Berluskoni i dha dy çeqe Alessandra Sorcinellin, që kapnin shifrën e dhjetë mijë eurove secili. Por, prokurori ka zbuluar të tjera dhurata, mes të cilave: një orë ‘Cartier’, një unazë ‘Chanel’ dhe disa çeqe bankare. Në shtëpinë e Elisa Totit, me profesion modele, vetëm një orë me logon e Milanit. Vajzës rumune, Ioana Visan iu gjet një orë e vendosur në një kuti ku shkruhej: “Sa mirë që kemi Silvion”. Përveç të tjerave, një seri bizhuterish, mes të cilëve një byzylyk flori i bardhë me smeralde, diamante dhe një varëse me diamante të kuq.

Shqip.

Postuar nga lule datë 31 Janar 2011 - 17:24:

Rihanna lezbike?

Rihanna lezbike?

Thashethemet pushtojnë Hollywood-in

Ylli i muzikës pop Rihanna është bërë objekt i thashethemeve në lidhje me të qenit lezbike. Modelja Tajah Burton ka deklaruar në një libër të sapo shkruar prej saj se ka patur një lidhje me një femër këngëtare nga Barbados. 22 vjeçarja Rihanna ka lindur në ishujt Karaibe dhe më parë ka pranuar se e tërheqin femrat. Libri i Tajah që titullohet “Loë Down Dirty Shames” ende nuk ka dalë në treg por pjesë të tij kanë rrjedhur në internet dhe janë kthyer në objekt spekulimesh. Ajo i tha gazetës “Sun” se nuk dëshiron të bëjë publik emrin e asaj femre këngëtare me të cilën ka patur një lidhje por se e konsideronte mjaft të këndshëm si raport. “Ne kemi ngrënë sëbashku, kemi shikuar televizor dhe kemi bërë çdo gjë tjetër. Unë dëgjoja muzikën e saj bashkë me të. Muzika është jeta e saj. U desh të kishim një lidhje të fshehtë pasi ajo ishte shumë e zënë me punën e saj dhe kishte shumë gjëra për të bërë”, theksoi Tajah. Tajah nga San Diego i Kalifornisë vazhdon duke thënë se “unë do të thoja se ajo është biseksuale. Ishte vërtet shumë tërheqëse ishte e paparashikueshme dhe ishte vërtet kënaqësi. Seksi ishte diçka shumë e këndshme mes nesh por në fakt ne kishim diçka më shumë, kishim një lidhje shpirtërore. Ajo më inspironte mua dhe ne ndihmonim njëra-tjetrën”. Rihanna nuk ka komentuar këto dëshmi por në vitin 2009 ajo qe shprehur se ka një aftësi për të tërhequr të dy sekset..

Bota sot.

Postuar nga Fajtori datë 06 Prill 2011 - 12:51:

Testi i Coca Coles

Njehere bene nje test ne supermerkate. Klientet provonin nje shishe Coca Cola dhe nje shishe te ngjashme me marke te mbuluar. Gati te gjithe thane qe Coca Cola ishte me e mire. Raporti ishte 100:1 per Coca Colen. Ne fund u hoq marka e shishes se mbuluar.

... Ishte Coca Cola ...

Ja cfare domethene marke (anglisht brand).

Postuar nga AngelDevil datë 06 Prill 2011 - 13:34:

Teorema e Famshme e Pitagores mund te kete ekzistuar dhe para 1000 vjet se te linde Pitagora pra 1590 para lindjes se krishtit. Jane zbuluar fakte nga studiues te njohur.

Pra kjo merite ju perket Babilonasve dhe jo Pitagores grek

Postuar nga Vizioner datë 02 Shtator 2011 - 07:18:

Lightbulb Bye, Bye llampa Tradicionale!

Dje, me 1. Shator 2011 ndalohet me ligj prodhimi i Llampes tradicionale me fuqi 60 wat.
Ligj i cili u vendos nga Parlamenti Europian i cili detyronte shtetet e EU-se (BE-se) ndalimin e prodhimit.

Vitin e kaluar u ndalua prosdimi i llampes 100 wat

Dyqanet lejohen te shesin akoma ato qe kane ne gjendje neper magazina.

http://i47.servimg.com/u/f47/14/57/03/78/haloge10.jpg

Keto po zevendesohen nga llampat me "Energji te kursyeshme" si dhe llampat LED (foto poshte).

http://i47.servimg.com/u/f47/14/57/03/78/kompak10.jpg

Postuar nga Vizioner datë 05 Shtator 2011 - 22:19:

Më thuaj muajin e lindjes, të them çfarë pune do të bësh

Me këtë studim është marr “Zyra qendrore e statistikave”, me seli në Britanin e Madhe. Kjo zyrë ka analizuar muajit e lindjes së personave që bëjnë 19 profesione të ndryshme dhe ka arritur në një kombinim shumë të çuditshëm “Muaj- Punë”.

Janar

Për qindja më e madhe e të lindurve në këtë muaj punojnë si mjekë, gjenerik dhe agjent taksash.

Shkurt

Pjesa më e madhe e të lindurve në këtë muaj punojnë si artistë, policë trafiku dhe më pak janë fizikan.

Mars

Për qindja më e madhe e të lindurve në këtë muaj janë pilot dhe muzikant.

Prill

Ky muaj është konsideruar nga statistikat si muaji që duhet fshirë sepse në këtë muaj kanë lindur më shumë gangster dhe njerëz me nivel inteligjence shumë të ulët.

Maj

Është muaji në të cilin kanë lindur më pak lojtar futbolli dhe më shumë politikanë.

Qershor

Është muaji ideal për lindjen e administratorëve dhe çmimeve Nobel.

Korrik

Në këtë muaj pjesa më e madhe e të lindurve janë murator, zanatçi dhe artist.

Gusht

Në këtë muaj kanë lindur pjesa më e madhe Presidentëve.

Shtator

Në këtë muaj kanë lindur futbollistët e paguar më shuam dhe akademikët me fam botërore.

Tetor

Të lindur në muajin tetor janë ata që jetojnë më gjatë se gjithë të tjerët.

Nëntor

Mundësi shumë të mëdha që të lindurit në këtë muaj të bëhen vrasës seria dhe skizofrenë.

Dhjetor

Është muaji i lindjes së profetëve dhe dentistëve.

Postuar nga dylan datë 05 Shtator 2011 - 22:48:

po ata qe se din exaktesisht ca mujai ka lindur si i behet hahahah rasti im psh

gjithe deri para pak vitesh mendoja e festoja ditelindjen dhe ne te gjitha registrat kisha lindur ne korrik

kur papritur nje chekim me shume per dicka personale te rendesishme e mora vesh qe kisha lindur ne qershor

kur i pys prinderit kur kam lindur qershor apo korrik ato skan ide me ,rendesi ka qe ke lindur me thon ca te duhet te dish kur hahahahahha
me nje fjale sjam ne gjendje te marr vesh te verteten ,e spo di te saktesoj muajin tim

Postuar nga Piktor datë 05 Shtator 2011 - 22:56:

Qe thu ti dylan une kam lindur ne mars, shoket me thonin do behesh mesues, kjo zyra thote muzikant e qesh me vete se me kujtohet mesuesja e muzikes qe me nxirrte nga klasa kur kishim kenge.
Kurse kjo puna e piltotit eshte me fluturu ne ajer dhe une kam qene dhe jam aerofob, pavarsisht se shpeshhere jam i detyruar te hypi ne avion, si pasagjer.

Postuar nga dylan datë 06 Shtator 2011 - 06:19:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Qe thu ti dylan une kam lindur ne mars, shoket me thonin do behesh mesues, kjo zyra thote muzikant e qesh me vete se me kujtohet mesuesja e muzikes qe me nxirrte nga klasa kur kishim kenge.
Kurse kjo puna e piltotit eshte me fluturu ne ajer dhe une kam qene dhe jam aerofob, pavarsisht se shpeshhere jam i detyruar te hypi ne avion, si pasagjer.

une jam midis muajti qershor korrik e po mundohem te gjej cila me pershtatet po si bie ne te hahahahhaah

Postuar nga Piktor datë 06 Shtator 2011 - 23:33:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan

une jam midis muajti qershor korrik e po mundohem te gjej cila me pershtatet po si bie ne te hahahahhaah

do is hte in teresante po tij epnin çmimi nnobel ndon je zant eciu e para ti.

Postuar nga dylan datë 06 Shtator 2011 - 23:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
do is hte in teresante po tij epnin çmimi nnobel ndon je zant eciu e para ti.

ca thu pashe zotin marie hajde ktu pleas

Postuar nga Piktor datë 06 Shtator 2011 - 23:44:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan

ca thu pashe zotin marie hajde ktu pleas

hahahah jo jo jo nuk jam nga ata un, jam bes nik.

Postuar nga dylan datë 06 Shtator 2011 - 23:54:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
hahahah jo jo jo nuk jam nga ata un, jam bes nik.

po skuptova ca thoje me par o njeri

Postuar nga Piktor datë 07 Shtator 2011 - 00:00:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan

po skuptova ca thoje me par o njeri

E kane fajin kabllogramet e shumta qe kam lexu, o zot i madh duhet nje muaj i tere te kthjellohem.
ka te drejte withers kur thoshte nje vend ku ka vetem gjela, e zor se mund te gjesh ndonje pule qe te beje veze, ata dmth gjelat bejne glaca.

Postuar nga dylan datë 07 Shtator 2011 - 00:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
E kane fajin kabllogramet e shumta qe kam lexu, o zot i madh duhet nje muaj i tere te kthjellohem.
ka te drejte withers kur thoshte nje vend ku ka vetem gjela, e zor se mund te gjesh ndonje pule qe te beje veze, ata dmth gjelat bejne glaca.

hej mor zot hej perkthe marie

Postuar nga Piktor datë 07 Shtator 2011 - 00:08:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan

hej mor zot hej perkthe marie

Kollaj fare e di historine e autobuzit te Vlores ku te gjithe donin vendin e pare ne mengjes hej gallate e madhe ku pirdhte per armani.

Postuar nga dylan datë 07 Shtator 2011 - 00:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Kollaj fare e di historine e autobuzit te Vlores ku te gjithe donin vendin e pare ne mengjes hej gallate e madhe ku pirdhte per armani.

lesh me qime piktor hahaha ke humb me duket shko flej

po ja ben dhe ti si ai ropi me me fut ne nje thes me pila e vetem nje lar me pas un kap at

Postuar nga Piktor datë 07 Shtator 2011 - 00:16:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan

lesh me qime piktor hahaha ke humb me duket shko flej

po ja ben dhe ti si ai ropi me me fut ne nje thes me pila e vetem nje lar me pas un kap at

Nuk eshte pune fati po pune qefi, keshtu ka qene shkruar.

Postuar nga Dulcis in Fundo datë 07 Shtator 2011 - 01:12:

Po Maria kush eshte?

Postuar nga Piktor datë 07 Shtator 2011 - 01:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Po Maria kush eshte?
Sa kurioze qe je.
Kam frike se mos i mbetet hatri dylani se te tregoja.
Nejse po ishe shume kurioze edhe mundet.

Postuar nga Dulcis in Fundo datë 07 Shtator 2011 - 01:57:

E mire mos ma trego. Nuk dua t'i mbetet hatri dylanit.

Postuar nga Piktor datë 07 Shtator 2011 - 02:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
E mire mos ma trego. Nuk dua t'i mbetet hatri dylanit.

Hahhaahah. E mire nuk i tregojme dylanit.

Postuar nga Dulcis in Fundo datë 07 Shtator 2011 - 02:08:

Po sikur t'i mbetet hatri qe s'i treguam?

Postuar nga Piktor datë 07 Shtator 2011 - 02:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Po sikur t'i mbetet hatri qe s'i treguam?
Po sikur te mos e vrasish mendjen per tjeret?

Postuar nga Dulcis in Fundo datë 07 Shtator 2011 - 02:14:

Ua.. Insensibel!!

Postuar nga Piktor datë 07 Shtator 2011 - 02:16:

ma che.

Postuar nga al74 datë 07 Shtator 2011 - 02:56:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Më thuaj muajin e lindjes, të them çfarë pune do të bësh

Me këtë studim është marr “Zyra qendrore e statistikave”, me seli në Britanin e Madhe. Kjo zyrë ka analizuar muajit e lindjes së personave që bëjnë 19 profesione të ndryshme dhe ka arritur në një kombinim shumë të çuditshëm “Muaj- Punë”.

Janar

Për qindja më e madhe e të lindurve në këtë muaj punojnë si mjekë, gjenerik dhe agjent taksash.

Shkurt

Pjesa më e madhe e të lindurve në këtë muaj punojnë si artistë, policë trafiku dhe më pak janë fizikan.

Mars

Për qindja më e madhe e të lindurve në këtë muaj janë pilot dhe muzikant.

Prill

Ky muaj është konsideruar nga statistikat si muaji që duhet fshirë sepse në këtë muaj kanë lindur më shumë gangster dhe njerëz me nivel inteligjence shumë të ulët.

Maj

Është muaji në të cilin kanë lindur më pak lojtar futbolli dhe më shumë politikanë.

Qershor

Është muaji ideal për lindjen e administratorëve dhe çmimeve Nobel.

Korrik

Në këtë muaj pjesa më e madhe e të lindurve janë murator, zanatçi dhe artist.

Gusht

Në këtë muaj kanë lindur pjesa më e madhe Presidentëve.

Shtator

Në këtë muaj kanë lindur futbollistët e paguar më shuam dhe akademikët me fam botërore.

Tetor

Të lindur në muajin tetor janë ata që jetojnë më gjatë se gjithë të tjerët.

Nëntor

Mundësi shumë të mëdha që të lindurit në këtë muaj të bëhen vrasës seria dhe skizofrenë.

Dhjetor

Është muaji i lindjes së profetëve dhe dentistëve.

nentorsat qekan per hakaret . po ne teori i bi qe te gatiten ne mars kriminelat

Postuar nga dylan datë 07 Shtator 2011 - 04:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Po Maria kush eshte?

marie ka qen te ai skeci dicka qe ai tipi spo merrte vesh ca thuhej e i kerkonte maries te ja perkthei
dhe une ne ket rast po kekroja ndihme se spo merrja vesh

Postuar nga dylan datë 07 Shtator 2011 - 04:30:

sa te marr jemi dhe ne sa shume evrasim mendjen per te tjeret moj zot

Postuar nga Ana1 datë 09 Shtator 2011 - 06:20:

zoti nuk eshte femer dylan!

Postuar nga lule datë 09 Shtator 2011 - 16:36:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Më thuaj muajin e lindjes, të them çfarë pune do të bësh

Gusht

Në këtë muaj kanë lindur pjesa më e madhe Presidentëve.

Shtator

Në këtë muaj kanë lindur futbollistët e paguar më shuam dhe akademikët me fam botërore.

Meqe kom lind mes t'notes , mkapin 2muj

Bah 2 presindente e futbolliste , 2pikat me ftorta tmiat.
mire qe hyn te 2-ja gjinit thuaj.

Kot t'korrikut qekan t'lezeçem , dhe puntor llaçi dhe artista .

moj Ana çte ka zen me dylan?
pse mi ti e din ça eshte , qe sqeka femer?

Postuar nga dylan datë 09 Shtator 2011 - 16:39:

Citim:
Po citoj ato që tha lule

Meqe kom lind mes t'notes , mkapin 2muj

Bah 2 presindente e futbolliste , 2pikat me ftorta tmiat.
mire qe hyn te 2-ja gjinit thuaj.

Kot t'korrikut qekan t'lezeçem , dhe puntor llaçi dhe artista .

moj Ana çte ka zen me dylan?
pse mi ti e din ça eshte , qe sqeka femer?

hahhahahahhahahahhahaha deka kuuuuuuuuu sa kam bertit tu qesh

kshu e kemi ne te korrikut ndertojm shpia dhe kenaqim njerzit me komedit tona

Postuar nga lost_soul datë 26 Shtator 2011 - 21:22:

Te gjitha qeniet me sistem kardio vaskular (njerezit, qente, zvarraniket dhe shume te tjere) jetojne perafersisht 1 milion e gjysem rrahje zemre. Specieve qe u rreh zemra me shpejt, i mbarojne ciklet e jetes me shpejt.

Ky graf tregon varesine ndermjet shpeshtesise se rrahjeve (rrahje/minut) dhe jetegjatesise ne vite.
Sipas ketij grafi njeriut duhet te jetonte rreth 40 vjet, qe ne fakt perkon me jetegjatesine natyrore te njeriut, para perparimeve mjekesore.

Pra ne nje kuptim varja 20 vjet apo 80 vjet jete; eshte thjesht nje perceptim. 1 milion e gjysem tik-take, per te punuar, trasheguar, te fitosh status social (ose ta humbesh) dhe te vdesesh. Jo me shume.

p.s.
I mare nga ky artikull
Kufiri i vertete qendron tek energjia per t'u shpenzuar dhe rrahjet e zemres sherben thjesht si mates.

Postuar nga Piktor datë 27 Shtator 2011 - 00:14:

Nutrinet.

Perkufizimi i deri sotem i neutrineve.
Nutrinet jane grimca te vogla qe levizin me shpejtesi pak a shume sa e drites dhe qe rrethrrotullohen.

Pas lajmit historik se neutrinet udhetojne me shpejtesi me te madhe se ajo e drites. Megjithese mbetet akoma per tu konfirmuar, bie edhe teoria e relativitetit te einstein e cila kufizonte mundesine e kalimit te universit me shpejtesine e drite ne baze te formules se tij e=mc2 ku c shpejtesia ndalej tek ajo me shpejta e njohur deri me sot ajo e drites. Gjithsesi duhen te pakten tre vite te konfirmohet shpejtesia e levizjes se neutrineve.
Bashke me lajmin per levizjen e neutrineve bota meson se edhe ministrja e arsimit te Italise eshte injorante.
Duke keqkuptuar "tunelin" imagjinar qe lidh Cern e Geneves me laboratorin e Gran Sassos ne Itali ajo imagjinonte nje tunel te vertete dhe per kete qeveria italiane kishte shpenzuar 45 milion euro.

Postuar nga Fajtori datë 27 Shtator 2011 - 00:18:

E me se s'ka noi gje. Ministri yne i arsimit donte seks ne kembim te punes dhe provimeve universitare. Dhe akoma se pranon qe e kishte gabim. Tuneli kesaj ka qene imagjinar, ai donte te vertetin.

Postuar nga Piktor datë 27 Shtator 2011 - 00:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
E me se s'ka noi gje. Ministri yne i arsimit donte seks ne kembim te punes dhe provimeve universitare. Dhe akoma se pranon qe e kishte gabim. Tuneli kesaj ka qene imagjinar, ai donte te vertetin.
Pa hile faje po te kishe qene ti ne ato pozita, nuk do te kishte tradhtuar aspak ndergjegjia.

Mua po.

Postuar nga Fajtori datë 27 Shtator 2011 - 00:39:

As ty dhe as mua s'do na kishte tradhetuar mendja. Sepse ka nje ndryshim mes rastesise dhe karakterit te korruptuar. Njihej me kohe kush ishte Ylli Pango, e ke dhe ne kabllogramet e ambasades. Keta vetem i nxorren nje dele perpara qe ai te vepronte si zakonisht. Dhe ai beri ate qe per ate ishte normale, sepse per vite me rradhe conte gocat ne krevat qe t'i jepte provimin.

Ne firmat e medha nuk lejohet as ti besh kompliment koleges me natyre seksuale. Ndersa ne qeverine tone mund te kalosh fleten e punes nga krevati ne konflikt te hapur interesi. Do e beje kete ti? Nuk do te vinte dyshimi qe je ne pozita superiore dhe tjetra nuk vjen ne krevat thjesht per ty si njeri?

E devijuam temen.

Postuar nga Piktor datë 27 Shtator 2011 - 00:52:

He se brenda temes jemi.
Kuriozitete jane.

*****
Kete vit jemi ne perfundimin e kalendarit maya.
me 28 tetor arrijme kulmin e kalendarit Maya qe ishte ne forme trekendeshi.
sipas studiuesve te Maya-ve kjo nuk do te thote fundi i botes por ndryshim i koncepteve kjo ka te beje me mardheniet mes njerzve dhe shoqerise ne pergjithesi dhe reflektohet me luftrat, krizat etj
Ky ndryshim ka filluar qe ne mars te ketij viti dhe sipas maya sa me shume qe i afrohemi majes s kalendarit aq me shpesh ndryshojne gjerat deri ne permbysjen e plote.
Sot eshte dita ku nje komete hyn ne te njejten trajektore te tokes, emri nuk me kujtohet se degjova ne radio, megjithate kuriozet te kerkojne ne net.
gjithashtu ne keto kater dite jane ditet e ekuilibrit dhe me pas do ndryshojne gjerat qe korrispondon edhe me ekuinoksin e vjeshtes.

Postuar nga al74 datë 27 Shtator 2011 - 01:36:

luj venit .

Postuar nga AngelDevil datë 27 Shtator 2011 - 03:02:

Siperfaqja e mushkerive njerezore eshte e madhe sa nje fushe tenisi.

  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 247 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.