Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 303 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Foto - Lajm (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14528)


Postuar nga Tulipani datë 13 Prill 2008 - 15:01:

Veltroni vs. Berlusconi

47 milione italiane votojne sot dhe neser ne zgjedhje te parakohshme.


PDL+Lega
Pd + Italia dei valori
La Sinistra l'Arcobaleno
UDC

4 koalicionet qe do formojne qeverine e ardhshme, por nese asnje nuk fiton shumicen duket gati e pamundur mundesia e nje bashkepunimi midis fronteve te kunderta.


Postuar nga kujta1 datë 14 Prill 2008 - 04:27:

ndoshta do te duhet te formojn 3 parti kualicionin ..!!!


Postuar nga Tulipani datë 16 Prill 2008 - 14:06:

Fituesi i vertete ... eshte 1 percares

e si mund te shkonte ndryshe ... Italia ka zgjedhur ata qe "do bejne gjoja sikur do ta perfaqesojne" ne qeverine e ardhshme.

Urime!!


Postuar nga Piktor datë 16 Prill 2008 - 22:30:

Re: Fituesi i vertete ... eshte 1 percares

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
e si mund te shkonte ndryshe ... Italia ka zgjedhur ata qe "do bejne gjoja sikur do ta perfaqesojne" ne qeverine e ardhshme.

Urime!!


Fakti qe populli(veriu) e ka votuar do te thote qe gezon nje mbeshtetje te gjere ne popull, ashtu sikurse Berluskoni ne te gjithe Italine ku fitoi bindshem.
Tjeter ajo qe me ne shqiptaret i lidh nje "miqesi " e madhe, nga ana politike ajo eshte nje parti shume populiste per zonen qe perfaqson dhe mbron shume


Postuar nga Tulipani datë 17 Prill 2008 - 01:04:

Piktori une s'jam patriote 24 ore ne 24 dua ti shikoj gjerat nga kendi im ... si e shikoj une Italine kushdo te kishte fituar s'do ta kishte perfaqesuar njesoj ... jane me keq se ne Shqiperi por me ndryshimin e vetem se kurruptohen me fshehtas e te pakten kane buonsensin te japin doreheqjen akoma.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 21 Prill 2008 - 18:50:

Kishe apo xhami me then te drejten nuk e di se cfare eshte por po ndertohet ne qender te Tiranes dhe thone se do jete nje nga me te medhate ne Ballkan,vendodhja pas Selise se PS.


Postuar nga AndreaPirelli datë 21 Prill 2008 - 18:59:

Re: Fituesi i vertete ... eshte 1 percares

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
e si mund te shkonte ndryshe ... Italia ka zgjedhur ata qe "do bejne gjoja sikur do ta perfaqesojne" ne qeverine e ardhshme.

Urime!!



Mos harro efektin Ronaldinio .....


Postuar nga mobidik datë 22 Prill 2008 - 15:07:

Nuk eshte nje nder katedralet me te medha ne Ballkan

Citim:
Po citoj ato që tha Trendafili i Kuq
Kishe apo xhami me then te drejten nuk e di se cfare eshte por po ndertohet ne qender te Tiranes dhe thone se do jete nje nga me te medhate ne Ballkan,vendodhja pas Selise se PS.



E pamundur te jete nje nder me te medha ne ballkan nderkohe qe katedralia e 5-te me e medhate ne ballkan gjendet ne Athine dhe eshte me e madhe se sa kisha ne fjale, madie po postoje foton e nje kishe ne greqi e cila nuk hyn ne listen e kishave me te medha ne ballkan dhe qe dallohet lehte qe eshte me e madhe se sa katedralia e TR. Leqe tani qe kujtohem ka 2 katedrale te tjera ne shqiperi qe jane me te medha se sa katedralia e TR, mos valle ato i bien te jene me te medhate ne ballkan?!


Postuar nga Tulipani datë 22 Prill 2008 - 23:49:

E lagu se lagu ... me e madhja apo me e vogla ne Ballkan ... kur do ta kuptojme qe ne Shqiptaret kemi meter tjeter nga pjesa tjeter e botes ?

Ajo qe me bezdis eshte tipi i objektit, sikur s'mjaftojne ato qe kemi ... paska problem fluksi tani ?
Nese do ndertojne neser ndonje shkolle te re rrezik do ta degdisin me ndonje qosh ...

se Tirana ajo eshte me


Postuar nga Tulipani datë 22 Prill 2008 - 23:52:

Earth Day

http://www.youtube.com/watch?v=oPkOFwaGKG0


Ketu ka dhe ca menyra per te dhene keshtu secili nga ne "proletaret" ndihmesen e tij ... se shtetet perendimore e kane vete merak


Postuar nga mobidik datë 30 Prill 2008 - 18:34:

As e lagu as nuk e lagu!

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
E lagu se lagu ... me e madhja apo me e vogla ne Ballkan ... kur do ta kuptojme qe ne Shqiptaret kemi meter tjeter nga pjesa tjeter e botes ?

Ajo qe me bezdis eshte tipi i objektit, sikur s'mjaftojne ato qe kemi ... paska problem fluksi tani ?
Nese do ndertojne neser ndonje shkolle te re rrezik do ta degdisin me ndonje qosh ...

se Tirana ajo eshte me



Duke lexuar pergjigjen tende dhe madie duke lexuar ne vijimesi ate qe ke shkruar rreth ngrohjes globale dhe pasi pash ne Youtube ate qe ti kishe paraqitur me erdhi nder mend nje pergjigje e natyrshme per pergjigjen tende rreth objekteve te kultit dhe "panevojshmerine" e tyre.
Une nuk e di nese te ka rastisur te vizitosh ne perendim konvikte (nese mund ti quajme keshtu ne shqip) te instiutucioneve fetare te cilet sherbejne per studente te ndryshem dhe nese ke vizituar konvikte private apo publike. Une personalisht po dhe mund te them se konviktet e institucioneve fetare i zbatojne ne menyre te shkelqyer ato pese rregullat qe permenden ne videon e youtubit per mbroitien e ambientit, ndersa konviktet e tjera sidomos ato publike as qe e cajne koken per ato pese rregullat e videos.
Pra ajo qe dua te them eshte se ka persona qe jane ambientaliste ose bejne pjese ne organizata te ketij profili, por qe mbase shume prej tyre nuk i intereson feja, por keto persona bashkepunojne me te krishteret kudo ne bote dhe e vleresojne punen e Kishes dhe frymes qe ajo percjell kundra ngrohjes globale. Dhe qe te kthehem ne Shqiperi Kisha Ortodokse Shqiptare (dhe besoje qe po ashtu edhe institucionet e tjera fetare) ka zbatuar shume projekte per mbrojtien e ambientit, ka ndertuar dhe restauruar edhe shkolla publike qe ti i nderuar Tulipan i kishe aq merak. pra keto tipe ndertesash qe ti i quan te teperta jane ato ndertesa qe kane sherbyer dhe do te sherbejne per te percjellur me fjale dhe me vepra shume vlera ne shoqeri dhe nje nder keto vlera eshte kujdesi ndaj ambientit te cilin Perendia na e ka dhene si nje dhurate dhe jo si mjet fitimi.
Dhe sa i perket metrit tjeter qe kemi ne shqiptaret shohe se se ke kuptuar ate qe kam shkruar.
gjithe te mirat.


Postuar nga Tulipani datë 01 Maj 2008 - 01:45:

Ne fakt kam nje si tip keqardhje e kthyer ne alergji per keto lloj institucionesh si psh konviktet fetare per arsye qe s'dua ti rendis ketu e per mos te te dhene mundesi te me thuash : po ti nga i njeh ? po te them qe i njoh e s'me duken kaq ideale sidomos njerezit qe i drejtojne ato.

Tani une s'kam gje kunder fese, ishte thjesht mendimi im dhe nje konstatim qe bera ne lidhje me numrin e kishave e te xhamiave per nr popullsie me lejohet apo jo?

pershendetje


Postuar nga mobidik datë 01 Maj 2008 - 16:53:

Nuk foli njeri per idealizem! Idealizmin & mitet personalisht ia kam lene te shkuares se hereshme Shqiptare. Askush s'eshte i persosur.

Ty te lejohet te thuash cdo gje, ashtu si dhe mua me lejohet te pergjigjem apo te sqaroje per dicka qe e shoh ndryshe nga ty!

pershendetje.


Postuar nga Tulipani datë 01 Maj 2008 - 20:51:

1 Maj

Eshte feste apo dite per te kujtuar perpjekjet e sindikatave ne te gjithe boten?!


Mendimi im shkon per te gjithe ata punetore qe punojne ne te zeze, si paguhen sigurimet shoqerore, s'kane kushtet me themelore te sigurise e mbi te gjitha kane humbur jeten.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 01 Maj 2008 - 20:56:

Re: 1 Maj

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Eshte feste apo dite per te kujtuar perpjekjet e sindikatave ne te gjithe boten?!


Mendimi im shkon per te gjithe ata punetore qe punojne ne te zeze, si paguhen sigurimet shoqerore, s'kane kushtet me themelore te sigurise e mbi te gjitha kane humbur jeten.





Postuar nga Imortale Jecur datë 03 Maj 2008 - 01:31:

Britania

Laburistet humbin ndjeshem zgjedhiet lokale. Shifra kaq te ulta per Leburistet hasen per here te pare pas 40 vjetesh.


Postuar nga Tulipani datë 03 Maj 2008 - 19:33:

Parvin Ardalan

Denohet nje tjeter feministe ne Iran, akuza : manifestime te paligjshme, rezistence ndaj autoriteteve policore e rrezikim te sigurise ne vend ... thua kemi te bejme me nje kriminele


Postuar nga Tulipani datë 07 Maj 2008 - 19:52:

Betohem se ... do te vazhdoj rrugen e Mireberesit tim Shkelqesise se Tij Vladimir Putin, do te perpiqem per nje te ardhme sa me te mire ku secili nga ne te kete mundesine te vazhdoje tregtine hajdute-korruptuese-mafioze ne emer te Rusise Demokratike.

Sot Dmitry Medvedev eshte shpallur presidenti i ri i Rusise.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 07 Maj 2008 - 22:34:

Doni nje lajm... te cuditshem... te rralle... te habitshem... ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


Shikoni foton... e kam shkrepur sot ne mengjes... rreth ores 08:20


Postuar nga Tulipani datë 08 Maj 2008 - 00:09:

Gjergji sorry ta fshiva padashje foton

po ta bashkangjis prape


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 08 Maj 2008 - 00:20:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Gjergji sorry ta fshiva padashje foton

po ta bashkangjis prape



no prob

bile ke bere mire... se i ke bere edhe resize!

E di c'fare...
... cila ishte ndjesia kur e pashe ate publicitet...!!!!!
Nuk mund ta pershkruaj dot...

per ata qe e dine se ku ndodhet do jete me e thjeshte ta kuptojne...
... per te tjeret... po shpjegoj... kjo eshte nje lagje e vjeter e Tiranes... disa metra me larg prej ketij pallati ka shtepi relativisht te vjetra (nga ana arkitekturale por qe jane rikonstruktuar) dhe ambienti eshte super!
Imagjinoni une kaloja aty ne oren 8 te mengjesit... freski... aroma e trendafilave... e luleve te pemeve... qe sapo kane celur... duke degjuar "The Dark Side of the Moon" albumin e Pink Floyd... kur... :p papritur... me del perpara kjo tabele... moooooooooooos thashe...
mooooooos ja fut kot...!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Po hezitoja te nxirrja cel nga xhepi... se aty ishte edhe nje grua qe po shkundte nje tapet :p thashe do me shikoje kjo si... fotograf me cel :p tip i dyshimte... rob i cuditshem ... :p
Nuk ngurova me... :p e nxora... cel dhe thashe po e bej nje foto se eshte fenomenale... kushedi kur me bie prape rruga ketej... ne nje cep pallati si shume te tjere ne Tirane ka mbetur akoma nje cope Don Kishot- izmi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
!!!


Postuar nga çfare thua datë 08 Maj 2008 - 00:48:

. Sa ka shkuar nr i partive politike dhe ne veçanti sa parti komuniste kemi, une njoh nja kater deri me tani.
-Thua te jete e pesta valle????.


Postuar nga Tulipani datë 08 Maj 2008 - 00:57:

Perderisa nuk eshte e ndaluar me ligj mund te vazhdojne te krijohen dhe te tjera, ndoshta per te mbajtur lart mesataren ne bote si thoni


Postuar nga Tulipani datë 11 Maj 2008 - 16:48:

Sudani nderpret marredheniet me Cadin



Ne nje kontinent ku se merr vesh i pari diktator te dytin, ku perendimi ben gare kush ti shesi sa me shume arme paleve kundershtare ... e aty ku kufijte e shteteve jane vec molla e sherrit qe kane lene pas ish kolonialistet.



Postuar nga Tulipani datë 11 Maj 2008 - 16:53:

Zgjedhje politike e administrative ne Serbi




Nese serbet do te ishin kaq te zgjuar ... e ta linin Kosoven njehere e mire pas kraheve


Postuar nga Tulipani datë 11 Maj 2008 - 16:57:

Sa per te mos harruar Gerdecin


Postuar nga AndreaPirelli datë 11 Maj 2008 - 17:27:

Re: Zgjedhje politike e administrative ne Serbi

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
[IMG]
Nese serbet do te ishin kaq te zgjuar ... e ta linin Kosoven njehere e mire pas kraheve



Pas zgjedhjeve te fundit ne serbi (me duket se presidenciale) urova nje kolegun tim serb .......... . Me tha:"tallu tallu ti, po kete rradhe votimet nxorren qe ka 40% me pak budallenj ne Serbi ....... po perparojme me hapa gjigande".
Le te shpresojme qe keto zgjedhje 40-shi do behet 60. Sepse duam apo nuk duam ne, Serbet i kemi komshinj. Ne qofte se ai vend stabilizohet, edhe ne do jemi me te stabilizuar, edhe kosova do jete me pak e tensionuar.


Postuar nga Tulipani datë 11 Maj 2008 - 17:41:

Me se dakort! Kjo do ishte zgjidhja me e mire dhe sepse nuk ka kthim prapa ... te mbajme inate apriori me nje popull do te thonte qe dhe ne mos ecnim me perpara.


Postuar nga Tulipani datë 12 Maj 2008 - 14:40:

Termet ne Kine




Termet 7,8 te shkalles Rihter ne Kine. Lekundja eshte ndier dhe ne Vietnam e Tailande.


Postuar nga Eria datë 12 Maj 2008 - 17:10:

Permasa te tmerrshme

Termeti ne Rajonin Jugperendimor Kinez ka shkaktuar me shume se 100 viktima(ende e pakonfirmuar)...Shumica e tyre nxenes dhe studenta...


Postuar nga Eria datë 12 Maj 2008 - 17:13:

Zgjedhjet ne Serbi nxjerrin fitues koalicionin mbeshtetes Te Europes se bashkues...Te jete shenje e mire kjo ne permiresimin e marredhenieve me Kosoven e lire???


Postuar nga Eria datë 12 Maj 2008 - 17:19:

Katastrofa tani fillon...

Ndihmesit e Kryqit te kuq dhe fondacioneve te tjera bamirese qe ndihmojne ne Birmani....i shqeteson me shume fakti i vdekjeve masive nga mungesa e ujit te paster dhe kushteve higjenike shume te veshtira...
Me shume se 1,5 milion njerez rrezikojne te vdesin nga mungesa e kushteve elementare te jeteses.


Postuar nga Eria datë 12 Maj 2008 - 17:25:

Pyetje?

Kush eshte drejtuesi i vertete i Rusise?


Postuar nga AndreaPirelli datë 12 Maj 2008 - 19:25:

Re: Pyetje?

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Kush eshte drejtuesi i vertete i Rusise?


Retorike ishte ??????


Postuar nga Eria datë 12 Maj 2008 - 19:36:

Bilanc Tragjik

3000-5000 te vdekur nga termeti...
Me shume se 10.000 te plagosur..


Postuar nga Tulipani datë 02 Qershor 2008 - 17:03:

Parate bien nga qielli !!?



Gjetje e cuditshme po jo pa efekt ajo e nje shkrimtari indonezian. I cili per te promovuar nje liber te tij rreth biznesit ka hedhur rreth 7 mije euro me aeroplan me qellim qe njerezit poshte ti merrnin.

E kote ti shpenzoja per reklama ka thene ai, s'do funksiononte ... te pakten keshtu bej dhe bamiresi


Postuar nga Tulipani datë 04 Qershor 2008 - 23:45:

Ne ju marrim ... ne po te duam ju japim?!!!!




Dita e 2 e Fao-s qe zhvillohet ne Itali . Ne plan te pare bilanci tragjik i miliona njerezve qe vuajne urie ne te gjithe boten e qe jane bere kaq shume saqe dhe te fuqishmit e botes kane marre mundimin te merakosen. Po mundohen te gjejne arsyet dhe zgjidhjet te shkretet ... kuptohet pa i prishur terezine vetes


Postuar nga Tulipani datë 04 Qershor 2008 - 23:52:

Ja dhe "djalli"





Keshtu e kane titulluar sot gazetat italiane presidentin iranian qe bashke me Berlusconi-n ka qene ne plan te pare : i pari per mos-pasje filtrash ne diskutimet e tij ( eh jo per te mbrojtur nje diktator po ia kane sjelle ne maje te hundes andej nga ato ane !!! )dhe i dyti per mos-pasje koerence ... por qe nuk rrjedh nga pleqeria per fat te keq .


Postuar nga Tulipani datë 04 Qershor 2008 - 23:56:

Sa per te kuptuar cfare behet me centralet andej nga Sllovenia.




Jo per tu merakosur se ska pasur ndonje shperthim por vec nje incident i vogel ne Krsko. Centrali eshte shuar per te evituar rreziqet e per siguri.


Postuar nga Tulipani datë 12 Qershor 2008 - 19:27:

Mirese erdhe se na kish marre malli




Bush sot ne Itali, pervec te tjereve (kryeministrit e presidentit) parashikohet te takoje dhe pjesetarin tjeter te triades ... Papen.

Si gjithmone bisedimet do te jene te frytshme se per cilen pale s'eshte marre vesh ndonjehere.


Postuar nga Tulipani datë 16 Qershor 2008 - 03:07:

Ne duam vec te japim mend !!




Bush ben 1 vesh shurdh e nje sy qorr ne mbledhjen e G8 persa i perket ceshtjes se klimes.

Ne do ta diskutojme tha ai por s'pranojme te na vene kushte pastaj kerkojani kete gje dhe Kines e Indise ...
Shkurt : ne duam vec te ndotim boten e jo te vihemi ne rresht me te tjeret per te zgjidhur problemin


Postuar nga Balerina datë 16 Qershor 2008 - 05:53:

Re: Ne duam vec te japim mend !!

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani



Bush ben 1 vesh shurdh e nje sy qorr ne mbledhjen e G8 persa i perket ceshtjes se klimes.

Ne do ta diskutojme tha ai por s'pranojme te na vene kushte pastaj kerkojani kete gje dhe Kines e Indise ...
Shkurt : ne duam vec te ndotim boten e jo te vihemi ne rresht me te tjeret per te zgjidhur problemin



Po ngaqe Bush dhe shumica e Republikaneve nuk besojne ne teorine e ngrohjes globale, dhe teorite e Al Gore i marrin per cmenduri. Keta besojne qe klima e Tokes shkon me cikle, dhe kjo ka ndodhur qe ne lashtesi, dhe nuk eshte faji i njeriut per ndryshimet klimatike.


Postuar nga Tulipani datë 23 Qershor 2008 - 15:44:

Une dhe presidenca e perjetshme




Robert Mugabe ... Shikojeni fytyren e njerit prej diktatoreve te Afrikes. Qe cfare nuk po ben per te fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale. Sot kundershtari i tij u terhoq duke thene : nuk dua te
jem kandidat qe njerezit qe do te votojne per mua te shkojne e te rrezikojne jeten... rrezik do ta kene kercenuar me vdekje dhe ate !!

Nejse, keto lloj zgjedhjesh ne Afrike jane ne rend te dites .


Postuar nga Tulipani datë 23 Qershor 2008 - 15:51:



Rreth 1500 vete mendohet te jete bilanci i viktimave te tajfunit ne Filipine ... rreth 600 mendohet ti perkasin tragetit qe u mbyt.

4500 $ eshte vleresuar demshperblimi per jeten e cdo pasagjeri ... qe pati fatkeqesine te ndodhej ne ato momente ne anije ... para te padobishme tani


Postuar nga Fajtori datë 23 Qershor 2008 - 17:21:

Shperblimi i jetes me leke eshte praktike e perhershme. Madje edhe ne Shqiperi, ku lihet 10 mije lekeshi tek filxhani i kafese. Eshte nje menyre qe familja te krijoje mireqenie dhe te ndihet e konfortuar edhe pse nje nga pjesetaret vdes.

Para 2 muajsh nje djale qe njoh beri aksident ne Shqiperi dhe shkaktoi vdekjen e nje gruaje. Tani duhet ti pergjigjet jo vetem ligjit te shtetit, por edhe ligjeve te pashkruara, sepse familja e viktimes i kerkon nje shume te madhe parash per te mbyllur demin.

Paraja eshte monedhe qe blen shume me teper sesa te mirat materiale, perderisa keto te mira perkthehen ne mireqenie psikologjike dhe kjo krahasohet lehte me demin psikologjik te vdekjes.


Postuar nga Tulipani datë 24 Qershor 2008 - 00:29:

Ehh ashtu si e analizon ti ... ndoshta fare te padobishme s'jane

Ne ekonomi psh perdoret menyra : demshperblimi llogaritet aq sa para do te mund te fitonte personi po te kish qene gjalle deri ne fund te jetes se tij.


Ne fakt une u mundova ta shikoja tragjedine nga pikepamja e atyre qe vdiqen e jo nga pikepamja kuantitative monetare dhe atyre qe lane pas ... per fat te keq (ndoshta s'jam e vetmja )une kam opinionin se ata qe vdesin harrohen shpejt sado ti kemi dashur .. jeta vazhdon per te gjithe .

Dhe nese do ta merrnim tamam tamam i bie te analizonim : sa vlen jeta e nje njeriu?


Postuar nga Tulipani datë 27 Qershor 2008 - 15:35:

Martesa me shumice

Jo po thoni qe arabet nuk kursejne. Rreth 1600 cifte jane martuar njekohesisht per te evituar shpenzimet e shumta.

Eh s'bejne qejf si ne shqiptaret qe sorollatemi 3 dite me 1000 vete te farefisit qe as i kemi pare ndonjehere


Postuar nga Tulipani datë 27 Qershor 2008 - 15:40:

Ja e shikoni ? Tani ne koreano-verioret s'jemi me terroriste





Korea e veriut shkaterron nje nga reaktoret e saj berthamore per ti bere qejfin Amerikes e botes. Sepse si kishte marre leje kur i kish ndertuar e pastaj per ca i duhen njehere ... keshtu si nxenese e devotshme (ose per te mos vdekur popullin per buke !!!!!!! ) ia degjoi fjalen.


Tani nuk eshte me vend terrorist


Postuar nga Lela_Dr datë 27 Qershor 2008 - 18:19:


Postuar nga Tulipani datë 29 Qershor 2008 - 16:57:




Ja me cfare e barazojne votuesit latine kandidatin republikan Mc Cain.


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »
Trego 303 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.