Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Sa ndryshe ti mendosh ca gjera dhe ti jetosh ato.Nuk doja te te sillja deri ketu...Me fal!
...
Ci vuole spina dorsale per la vita che vuoi...
a modo mio!!!
Dalengadale po bie ne kurthin qe te ka ngritur vetja....!
...
I'm selfish, impatient & a little insecure. I' m out of control & at times i am hard to HANDLE. But if you can't handle me at my worst THEN YOU SURE AS HELL don't deserve Me at My Best.
Bota e mrekullirave te emocionit vjeshtor eshte larg tashme. Per hir te saj me duhet te shqyej syte e shpirtit dhe te ndjej sklepat e perditshmerise. Ndjej rreze drite qe depertojne deri ketu, ne prag pranvere, por ky nuk eshte vegim. Eshte drite reale, me imperfeksionin dhe bezdine e saj, ndryshe nga drita e endrrave qe sklepat mi krijoi. E pra, jo gjithmone hologramat mund te kthehen ne realitet, dhe kjo padyshim ndan endrrat qe meritojne nga ato qe nuk meritojne ti mbash syte mbyllur. Rrezja qe depertoi me detyron te flas, te shperbej sigurite e mia per tu terhequr drejt vetive te ngrohta femerore. Por kjo prape nuk justifikon keto germa te menduara, te mbuluara nga pluhuri i kohes. E kaluara eshte si nje kuti. Mund ta mbartesh ne duar si nje ditar zemre ose mund ta shkelesh me kembe per tu ngjitur ne shkallet e pallatit tend shpirteror. Perzierja e dritave te sotme kthehet ne terheqje litari mes kutive te renda te se kaluares dhe nderrimit te gjakut te se ardhmes. Ky diell veror me kujton se bota nuk ndertohet vetem, qofte ajo dhe holograme alla "World Builder". Per kete mbledh kursimet e shoqerise dhe i fus ne kutine e te ardhmes, per te shkelur hologramat e renda qe s'u bashkuan dot me diellin e pranveres qe po hyn. Dhe kjo me ben te ndihem i lehte, te fluturuoj. Sepse nuk ka pasuri me te madhe se te kesh njerez-monedha qe pasurine e tyre te shkujdesur nuk e rendojne mbi xhepat e notareve te ngrate.
Shpesh here ngurojme te flasim nga frika se cfare mund te thone fjalet. Fshihemi pas shkronjave, duke i kamofluar ngjyrmet ndjesore dhe emocionale qe ato mbartin me perdredhje gjuhesore. Fundja njerezve te dobet kjo i shkon me shume per shtat. Me kot mundohemi. Ne gjithmone do mbesim njerezit e papafingos, te erresires shpirterore , qe kur del ne drite mundohet te lere gjurme me pluhurin e hapit dhe te shkruaje historine me vijezimet e hijes se tij. Ne gjithmone do mbesim njerezit e letrave qe i sherbejme shkronjave per te bere paraden e tyre. Ne gjithmone do mbesim njerezit e filtruar ne letra cingareje, qe shnderrohen ne shullunga tymi dhe kapen pas degezave te ajrit me shpresen per te frymemarre nje ajer te ndryshem nga ai i insekenuari per vite.
Ne jemi nje e vertete e genjeshtert me shume se vete genjeshtra!
Tales of a dream
Leter shkruar vetes
Jeta nuk eshte gje tjeter vecse nje loje,por qe jo gjithmone fiton ai qe di te luaje me mire,por ai qe e ndjek fati me shume. Keshtu qe duhet me patjeter te kesh nje As -fati nen menge , nqs deshiron te fitosh jeten, ne te kunderten Hasta la vista!
Ajo qe deshirohet nuk eshte asnjehere e mjaftueshme. Deshirueshmeria per dike na con ne pangopje dhe vetvetiu duam cdo dite e me shume nga torta qe kemi zgjedhur. Ajo qe shuan mbisheqerin e momentin nuk eshte gje tjeter vece nje tjeter doze embelsire, qe mbyll nje kapitull dhe hap nje tjeter..
Asgje nuk duhet vleresuar me shume se nje buzeqeshje e dliret apo nje dore qe te drejtohet miqesisht.
Ndonjehere mendoj se je nga ato idealistet qe kriza e fundit po i kosit nga dheu. Nuk e di nqs ka ardhur koha qe te zhvishesh edhe ti nga lekura e tolerances dhe gjakftoftesise,por ULERIT,sepse HORI do DRU!
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream

*Ulerit se askush pervec teje nuk te degjon!
**Shkruaj se askush pervec teje nuk te kupton!
***Fol se askush pervec teje nuk te degjon!
****Trishtohu se askush pervec teje nuk sakrifikon te trishtohet!
*****Qaj se askush pervec teje nuk e ndjen peshen e loteve!
Bej cfare te duash,por beje vetem atehere kur ta ndjesh me zemer!
tales of dream
Sa me shume shkeputem, aq me shume shkelqen ylli jot. Aq me te qarta duken gjerat, aq me te bukura, aq me te vyera, aq me te paharrueshme, aq me shume hapen dritaret e shpirtit, edhe pas perpjekjeve te mia per t'i mbyllur me drynj te rende. Nese ka nje te vertete te pamohueshme qe kam kuptuar ne lidhje me vetveten eshte qe nuk mundem dot te ndrydhem gjate. Keshtu qe edhe kesaj here, si cdo here tjeter do e le veten te jem nje lume i rrjedhshem, Keshtu ndihem e gjalleruar, keshtu ndihem e frymezuar, keshtu ndihem vetevetja. FJalet e pathena behen mal e shperthejne por ne menyra te tjera... ja si keto mendime sonte.
Buda ka shume shprehje te bukura, e mbaj mend nga filmi 7 vjet ne Tibet: Nese gjerat kane zgjidhje do zgjidhen e vret apo jo mendjen, nese nuk kane zgjidhje nuk zgjidhen sado ta vrasesh mendjen. Keshtu qe le te presim krahehapur te nesermen, duke mbetur vetevetja.... perhere e ndryshueshme, por ne thelb e njejta. Gjithnje rikthehem ku perkas, edhe pse perpiqem te emigroj larg, madje te humb edhe te gjitha anijet e kthimit pas qellimisht.
Perfundimisht me eshte mbushur mendja qe vullnet te lire kemi vetem per te bere gabime apo per te prishur rrjedhen e parapercaktuar te jetes sone, nga zgjedhjet tona te gabuara ne momente te caktuara. Por i biem tangent apo si Magelani, do shkojme serisht ne te njejten pike ku kemi qene te destinuar te mberrijme si pjese e nje zinxhiri ngjarjesh, rrethanash, veprimesh, ndodhish.
Ja psh gjeja me e thjeshte, po te mos kisha hyre ne kete forum shume vite me pare, nuk do isha ketu ku jam sot. Sikur te kisha qene ne forum tjeter apo mos kisha hyre fare ne internet, tani mendoj do isha ne Shqiperi me disa kolopuca. E themi pastaj qe jeta nuk eshte interesante
Qeshni rini se jeta eshte juaja. ( kjo per katileshen qe shume pesimiste eshte bere keto kohet e fundit). Mos harro qe ti po shkruan perrallen tende- tales of a dream . Kur te plakesh e nese forumi do ekzistoje akoma do ua tregosh kalamajve, ja keto ka shkruar mami kur ka qene e re
Ashtu si dhe une :p
hic
[QUOTE]Po citoj ato që tha Klodel
[B]Sa me shume shkeputem, aq me shume shkelqen ylli jot. Aq me te qarta duken gjerat, aq me te bukura, aq me te vyera, aq me te paharrueshme, aq me shume hapen dritaret e shpirtit, edhe pas perpjekjeve te mia per t'i mbyllur me drynj te rende. Nese ka nje te vertete te pamohueshme qe kam kuptuar ne lidhje me vetveten eshte qe nuk mundem dot te ndrydhem gjate. Keshtu qe edhe kesaj here, si cdo here tjeter do e le veten te jem nje lume i rrjedhshem, Keshtu ndihem e gjalleruar, keshtu ndihem e frymezuar, keshtu ndihem vetevetja. FJalet e pathena behen mal e shperthejne por ne menyra te tjera... ja si keto mendime sonte.
Buda ka shume shprehje te bukura, e mbaj mend nga filmi 7 vjet ne Tibet: Nese gjerat kane zgjidhje do zgjidhen e vret apo jo mendjen, nese nuk kane zgjidhje nuk zgjidhen sado ta vrasesh mendjen. Keshtu qe le te presim krahehapur te nesermen, duke mbetur vetevetja.... perhere e ndryshueshme, por ne thelb e njejta. Gjithnje rikthehem ku perkas, edhe pse perpiqem te emigroj larg, madje te humb edhe te gjitha anijet e kthimit pas qellimisht.
Perfundimisht me eshte mbushur mendja qe vullnet te lire kemi vetem per te bere gabime apo per te prishur rrjedhen e parapercaktuar te jetes sone, nga zgjedhjet tona te gabuara ne momente te caktuara. Por i biem tangent apo si Magelani, do shkojme serisht ne te njejten pike ku kemi qene te destinuar te mberrijme si pjese e nje zinxhiri ngjarjesh, rrethanash, veprimesh, ndodhish.
Ja psh gjeja me e thjeshte, po te mos kisha hyre ne kete forum shume vite me pare, nuk do isha ketu ku jam sot. Sikur te kisha qene ne forum tjeter apo mos kisha hyre fare ne internet, tani mendoj do isha ne Shqiperi me disa kolopuca. E themi pastaj qe jeta nuk eshte interesante
Qeshni rini se jeta eshte juaja. ( kjo per katileshen qe shume pesimiste eshte bere keto kohet e fundit). Mos harro qe ti po shkruan perrallen tende- tales of a dream . Kur te plakesh e nese forumi do ekzistoje akoma do ua tregosh kalamajve, ja keto ka shkruar mami kur ka qene e re
.......................Pervecse doja te thoja qe e kam gjetur veten ne keto rreshta qe ke shkruar, doja te thoja qe e kam vendosur qe femijet e mi t'i regjistroj paradhenie ne forum,qe ta kene nje account te gatshem sapo te lindin. Ah po , kete periudhe kam probleme me optimizmin sepse kam harruar passin e account-it per te hyre
Leter shkruar vetes
Ndodh rendom qe te prekesh fundin. Nje siperfaqe e forte,e ashper, kercenuese ,por aspak depersonalizuese. Me pas hija e dyshimit ngjitet pas cdo akt-veprimi , si nje insistim per te kuptuar me shume,apo qofte per te dyshuar me shume. Ekzistenca e dyshimit e ben dekadencen me te ngadalte dhe me te pritshme,ose ndoshta ndoshta te mirepritur....
Ndjej se kam me shume per te folur per "fundin",por si duket "grepat" kaq kishin durim per te nxjerre nga une....
Nuk e di se kush me lodh me shume? Indiferenca moskokecarese e tij apo qetesia ime patologjike qe prishet vetem nga disa interferenca kujtimesh!? U bene dite qe valet tona nuk shtrihen me ne te njejtin drejtim dhe nuk di se cfare te bej me kete ,pervecse te mesohem me idene...apo duhet edhe te bindem perfundimisht qe nuk do kete "zgjime" te befta nga surpriza te deshiruara dhe thelle-thelle te pritshme?
Stafeten ia kam kaluar kohes. Le te shohim pergjigjen qe do sjelle!
Dhe pashmangshmerisht e dobet para mungeses se tij , malli nuk eshte ndonje ndjenje e cuditshme!

Po citoj ato që tha Tulipani
Kat dje nje shok po me thoshte: poetet jane njerez te poshter se kur flasin kane gjithmone te drejte. Sot je nje nga ata![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
.........
Hej, po me quan e poshter?S'ta fali kete edhe pse me dhe te drejte
:p
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
.........
Hej, po me quan e poshter?S'ta fali kete edhe pse me dhe te drejte
:p
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Hej, po e quan veten poete?![]()
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Hahaha ki pak me shume konsiderate per njerezit qe e manifestojne dashurine me fjale alternative :p
Rrjedha e jetes shpesh eshte e rrembyer dhe ngadale horizonti fillon te ngushtohet per te fokusuar me teper apo per te harruar me shume. Ndodh qe duke kerkuar forcen, gjunjet te dobesohen duke ndihmuar keshtu ne menyre indirekte humbjen e vetvetes neper rruge te panjohura ku nuk duhet te endeshim si fillim. Gjera te marra per te qena si uni, ndergjegjia, karakteri apo koncepti i vetvetes te cilat na shoqerojne cdo dite ne rutinen e perditshme apo ne duelet historike te egzistences sone, ndodh qe papritur treten apo avullojne ne menyre gati te pakuptueshme ne nje hap fallco duke lene nje grusht tymi te bardhe qe ngrihet lart si shenje trashendence. Cuditerisht harrojme sa pune, mund dhe kohe kemi shpenzuar per te mbushur boshlleqet e ketij pazzell gjigand, i cili nga dita e pare kur pame driten e kesaj bote, eshte krijuar ne menyre unike nga cdo nuhatje, prekje, eksperience, mendim, perjetim apo ndjenje ndaj te cilave kemi patur fatin e mire apo te keq te jemi ne kontakt. Papritur bota zmadhohet dhe ndjen efektin e forces centrifugale te tokes tek vertitet ne hapesire me 1670 km ne ore. Gjunjet te rendohen dhe fjalet fillojne te humbasin. Pikerisht ne keto momente kupton se cfare ke dhe sa shume mund te humbasesh, me shprese qe nje dite vetvetja do te te rigjendet serisht duke te bere perseri te plote dhe te denje per te vazhduar te luftosh me rrjedhen e jetes e cila nuk meshiron apo mban me hater.
E verteta eshte asi nen menge, qe pritet te hidhet ne tryze per te zene mat “kundershtarin"....
Nuk e di se kur do marre fund ky makth i tmerrshem i asaj gjysme time qe ndonese ekziston ne nje dimension dhe forme tjeter eshte nje Une!? Do te doja te isha aty me te, ti qendroja prane ne kete moment te veshtire , ne kete furtune qe po i ndryshon jeten. E di qe nuk jam ngushelluese e mire ,por prania ime do ishte nje mbeshtetje psikologjike dhe shpirterore per te...Marredhenia dhe lidhja jone shpirterore e cila eshte me e forte se nje shkemb eshte rritur e forcuar brenda nje heshtjeje ku syte thonin gjithcka kishin per te thene....Ndihem krejtesisht e pafuqishme perballe zgjedhjes se tij,por e di qe nuk mundem te bej ndryshe pervecse ta pranoj dhe te mundohem ta gjykoj si te drejte. Ne fund te fundit gjithcka e tija duhet te vuloset nga ai , kurse ne jemi ne jeten e tij thjeshte disa spektatore te ndjeshem , qe kemi te drejte vecse te duartrokasim kur dicka na pelqen , ose te rrime si "hu gardhi" kur dicka nuk na perputhet.....Ky spektatori i fundit jam une sot....Nje "hu gardhi" , qe nuk i pelqen ajo qe i serviret perpara,por qe nga pafuqishmeria per te ndrruar situaten perdor cdo mekanizem te mundshem mbrojtes per te mos ndjere keqardhje apo meshire....
Ne fund te fundit ai e di qe e dua me shume se cdo gje ne bote dhe qe do jepja/beja cdo gje per te, mjafton qe une t'ia lexoj ne syte e tij kete deshire...
do te doja
Do te doja ti thosha vetes se jo gjithcka qe thuhet perrreth eshte gjithmone e vertete e sidomos qe jo gjithcka qe degjon patjeter duhet te te beje te ndjehesh keq.
Si ka mundesi qe gjithcka rreth teje ndryshon,vetem ti nuk ke ndryshuar ke ngelur po e njejta??!!
Si mund te ndryshoj gjithcka keshtu,ne keto pak vite...??!!
Si mund te mos njohesh me ato qe dikur i kuptoje ne ajer,me nje shikim ne sy??!!
Pse te duken kaq te pakuptimta fjalet e tyre prej adoleshentesh ne moshe madhore??!!
Mos je ti qe ke ndryshuar...mos je ti qe je rritur,dhe ato ne qejfin e jetes studentore vazhdojne te ngelin ato qe kane qene..sepse ndoshta kane qene...ndoshta si ke njohur ti...
Pse nuk e ndjej me veten pjese e tyre...
Pse nuk me terheq me ideja e kthimit atje..dhe e takimit me to...
Ndoshta sepse sdi me perse te flas me ato...
Ndoshta sepse e ndjej qe nuk jam si ato..nuk kemi me asnje teme te perbashket...
Sa ndryshon njeriu ..ne kaq pak vjet...shume shume
Citim:
Po citoj ato që tha Eria

.......................
E di c'me kujtove me kete reflektimin tend per diferencat qe ndjen dhe sheh me te tjeret e moshes tende...Nje debat me nje "miken"time , ku nder te tjera i thashe: "Diferenca midis meje dhe teje eshte se ti ke mbetur tek Edipi Elektres,kurse une kam nje orkester tjeter mendimesh qe drejtoj".....pfff...Shpesh here nuk duhet te na paraprijne mendimet e "nxituara" edhe pse mund te jene te drejta. Asnjeri nga ne nuk ka te drejten t'i drejtoje gishtin Dikujt,kushdo qofte ai. Gishti duhet drejtuar vetem nga vetja, sepse vetem me te mund te kapercesh cdo gje edhe barrierat,kurse me te tjeret s'eshte gjithmone e lehte.
Opsioni Ignore ekziston edhe ne realitet shyqyr.:p
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
Opsioni Ignore ekziston edhe ne realitet shyqyr.:p
Tek Serveri , mjafton 1 klik dhe upssss...- Me falni njihemi gje??
Cfare duhej pritur tjeter? Ajo ishte bretkoca e kthyer ne mbretereshe. Por a mundet te zgjase shume sa "mbreteresha" te mos "kendoje" si nje bretkoce ne llumin e vet...?
Eshte e cuditshme se si njeriu shpesh here arrin te deshifroje edhe "kengen" e bretkoces dhe te dirigjoje orkestren e shpirtvogelsise dhe mosnjerezores se saj!? Nuk di se cfare te bej ne kete moment. Te merrem me mbretereshen qe i kane dale kembet e bretkoces nga fustani , apo te bej ate qe kam bere deri me sot, injorim total?
...............
Momentalisht jam ne ballkon dhe realiteti perreth meje noton ne nje det erresire ku ndonje drite tek-tuk perngjan me qirinjte e nje darke romantike, kurse hena e plote dhe “ Mozart” ne sfond jane qershia mbi torte. Sapo ndeza nje cigare ( si kurre ndonjehere) per te prishur pak shijen e vetmise e cila me eshte mbledhur ne gryke dhe po me duket sikur po me ze frymen. Ndihem realisht keq! Dua te qaj dhe ne te njejten kohe lotet ndrydhen , struken ne xhepat e syve dhe shijojne spektaklin e nates se sotme.
Sa do te doja te kisha dike me te cilin te flisja sonte dhe jo te rikthehesha ne mbushjen e zbrazetive te letrave. Sa do te doja te kisha dike me te cilin te flisja sonte, por ja qe jam vetem me cigaren.
Sonte nuk kam askend me te cilin te flas, nuk kam askend me te cilin te gelltis shkronjat e mia, nuk kam se me ke te notoj ne erresiren e kesaj nate te nxehte, nuk kam me ke te ndaj keto ore te vona ne ballkon , pervecse me veten time. Vetmia ndoshta eshte fatura per kompeksitetin qe me karakterizon, per kete mendje qe me shume bluan se sa jep.... Vetmia ndoshta eshte i vetmi stacion ku pozicionohen dy destinacionet e mia , ai i nisjes dhe ai i mberritjes. Vetmia eshte kostoja, kurse nata, pagjumesia dhe mendimet e “mbrapshta” jane kamata!
Gjithmone perplasem tek shkronjat, se si gjithmone ndonese mund te deshiroj dike prane, te perbere nga mishi dhe kockat qe te me fale ngrohtesi me lekuren e tij ,shkronjat jane perseri i vetmi “Dikush” qe nuk me braktisen asnjehere, qe eshte gjithmone i pranishem. … Pra , Vetja eshte i vetmi “Dikush” tek i cili mund te mbeshtetem , ku mund te mbeshtes koken dhe te qaj edhe pa derdhur lot, te kuptohem edhe pa folur, te di edhe pa pohuar, te kem edhe pa dhene…. Nuk munda ti duroj me lotet….
Sa shume po ecen ora sonte, sikur eshte cokorduar edhe ajo dhe po mundohet t’i ike vetes, t’i fshihet tik-takeve te saj qe sjellin pershtjellim momentesh si ky i imi dhe permbysin botrat duke bere erresiren dite dhe ansjelltas , duke transformur fytyrat nga hena ne diell dhe anasjelltas, duke ricikluar hapa njerezish dhe duke rikuperuar skedare kujtimesh.......
Nuk e di pse ndihem keshtu sonte,duhej te ndihesha ndryshe, shume ndryshe nga ajo qe ndodhi sot, por jo....
E enjte, 11 qershor '09
Ora: 03:32 - Tales of a Dream
Kat
Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Kat![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
.......
Mos ma bej fytyren ashtu,sepse ishte thjeshte nje cast vetmie mbreme...Sot , I'm shining like a star...:-)))
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
...............
Momentalisht jam ne ballkon dhe realiteti perreth meje noton ne nje det erresire ku ndonje drite tek-tuk perngjan me qirinjte e nje darke romantike, kurse hena e plote dhe “ Mozart” ne sfond jane qershia mbi torte. Sapo ndeza nje cigare ( si kurre ndonjehere) [/I] [/B]
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Dhe pse ne vesh te shurdher po rikujtoj se Duhani demton rende shendetin, te nxin dhembet, te ndot rrobat, era e tij ndihet dhe 1 km larg ... e megjithate ka dhe gjera te tjera qe te vrasin sa ai![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
............
Tulipanke, se pi fare cingaren moj,por ate nate hajt thashe po e tymos nje cik. Ne "homazh" te disa casteve , gjerave dhe sepse per sherr mikja ime e kishte harruar paketen ne ballkon..
Per pasojat i di mire se rri e i propagandoj vete..![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Hahaha meqe qenka keshtu, por alkoli funksionon me mire per mendimin tim![]()
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Mendimet me mire shkoqiten kur je mes njerzve prandaj une mendoj qe nuk eshte kurre vone per te shkuar ne bar![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kjo eshte e sakte. Puna eshte si te ruash mendimet derisa te gjesh tastjeren perpara...
imagjinoni sikur tipa si juve te takojn njeri-tjetrin ne nje bar rastesisht dhe fillojn te bejn muhabet.
ajo fjalia ne pasqyrat ne krahun e pasagjerit te makines do duhet te merret parasysh.
WARNING, UBJECTS IN THE MIRROR ARE CLOSER THEN THEY APPEAR.
:p
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kjo eshte e sakte. Puna eshte si te ruash mendimet derisa te gjesh tastjeren perpara...
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
imagjinoni sikur tipa si juve te takojn njeri-tjetrin ne nje bar rastesisht dhe fillojn te bejn muhabet.
ajo fjalia ne pasqyrat ne krahun e pasagjerit te makines do duhet te merret parasysh.
WARNING, UBJECTS IN THE MIRROR ARE CLOSER THEN THEY APPEAR.
:p
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
po behem perseri mik i lapsit.
gjalle fajtoro gjalle, flm...
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.