Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Piktor datë 15 Maj 2011 - 02:59:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Skenari me i demshem do ishte nje permbysje e rezultatit nga ana e KQZ (tani po degjoja tek Klan qe paskan dale nja 7 vota ne nje njesi qe jane per kryetar bashkie por na qenkan hedhur gabimisht ne kutine e kandidatit per minibashki).
Apo ndonje gabim (qofte edhe teknik ashtu sic e pranuan ne KQZ ku kishin llogaritur dy here nje kuti me 108 vota).

Shtoi edhe faktin qe Basha deklaron se nuk i dihet kush eshte fituesi, kjo do te thote dicka po luhet (duke njohur edhe ushtarin Arben Ristani).

Do ishte shume e komplikuar situata.

Puna e atyre fleteve zgjidhet me kod, pastaj jane edhe per ramen aty pra nje gabim njerzor dhe nuk ndryshon aspak rezultatin.
Lidhur me gabimet njerzore çdo gje mund te ndodhe pasi Kqz ka bere dy here gabime te faktuara nje here favorizoi Ramen e njehere Bashen.
Mendoj se mund te behet ndonje "marreveshje politike" qe te mos kemi as konfrontime as permbysjen e mundeshme , gjithsesi mendimi im ky aspak i vertete, personalisht jam shume i kenaqur nga ky rezultat dhe me pas jeta politike shqiptare merr rrugen normale.


Postuar nga RAIMONDI datë 15 Maj 2011 - 03:33:

Edi edhe aq sa fitoi , fitoi per shkak te pranise se Ambasadorit Amerikan qe u tregua jashtezakonisht i gatshem te ndihmoje PS-ne me pranine e tij ne numerim tek njesia 5 per dy dite resht

------PS e thiri dije ambasadorin te vente atje kur behej numerimi dhe ai la cdo gje duke ju pergjigjur thirjes se PS-se.....

----Edhe sot Ambasadori, qe ne mengjez ishte i pranishem ne njesine Nr 5 dhe ju qendroi prane atyre kur numeronin votat deri sa mbaruan numerimin

--- Po te mos ishte amabasadori amerikan komisioneret e Sales do benin baterdine
-Ishter Absolutisht prania e tij qe e ndali doren e pa pergjegjeshme te Sales ti jepte fund sipas egos se tij ketij numerimi

------Ndaj nese Edi eshte sot Kryetar kjo eshte totalisht merita e Ambasadorit Amerikan ARVIZU ---------

------ Ne i detyrohemi atij personalisht per kete fitore te drejtesise sone mbi veset tona
te cilat na pengojne here pas here ne rugen tone drejt .....progresit

....dhe Edi e pershendeti ate ne menyre shume vellazerore ne emer te gjithe shqiptareve....


Postuar nga Fajtori datë 15 Maj 2011 - 05:09:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm



Keto nuk i kuptova une. Nqs do rritej PD, do humbte PS-ja vota.
Por ju thoni qe jane te dy me rritje, si shpjegohet kjo?
Mos kane te bejne pashaportizimet e reja te muajve te fundit?



Une nuk e di cfare quhet rritje numri votash, sepse kjo varet nga shume faktore. Psh varet sa perqind e elektoratit voton. Pastaj varet si i bashkon ne zona. Ne vitin 2009 nuk e di si ka qene Tirana, por deputetet u llogariten ne nivel qarku, pra ne Tirane hynte dhe Kavaja. Tani Kavaja na doli socialiste. Ec e merre vesh kush votoi per ke ne qarkun e Tiranes ne 2009, dhe si lidhet kjo me pjesemarrjen ne votime. Ajo qe eshte evidente eshte se Lulezim Basha beri fushate elektorale pa Sali Berishen, duke e ditur te gjithe (edhe Sala vete) se vetem kshu mund te kishte shprese te fitoje ne Tirane. Dhe efektivisht arriti te coje Tiranen ne balotazh moral Ky ishte efekti Bashe pa Sale. Po te ishte Bashe me Sale, tani PD e kishte humb me kohe Tiranen.


Postuar nga Vizioner datë 15 Maj 2011 - 12:03:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
tani do na pjeku kafen me qejf vizioneri rritja e nivelit te jeteses merr efekt menjehere pas fitores rames


Kafen, gjithmone me qejf e kam pjek Kurt

Mua s'me hyne ne "qese"-xhep asgje kush fiton apo humb, eshte thjeshte ceshtje Parimi-Ideshe-Karakteresh!

Kriminelet bashkohen, brohorasin, mbrojne, inkurajojne Kriminelet (sepse rruge tjeter vec krimit nuk njohin ne jete per te hecur perpara), kurse une bashkohem me njerzit qe kane vizione, duan te levizin e te bejne dicka te mire per te pergjithshmen!

Akoma jam i shokuar nga disa KETU qe e paraqesin Bashen si te "pastertin" politikan dhe qe i perket te ardhmes se politikes shqiptare!!!!! Vajhalli per ato dhe llogjiken e tyre!

Nuk eshte gabim te mbrosh Idee, qofshin ato dhe te PD-se apo te nje partie tjeter por, eshte Krim te perkrahesh Kriminelet dhe une se kuptoj se cfare presin akoma keta mbeshtetes te Bashe & Sale kriminelit kur AI i vrau ne mes te Tiranes dhe me ate i dha mesazhin Popullit qe "Une Diktoj-Sundoj" dhe mos u ndjeni!!!!
Por, une e di, e vetmja rruge e ketyre mbeshteseve te kriminelit, eshte mbijetesa nepermjet Korrupsionit, lepirja e cdo prapanice qe i premton perefitime dhe, keto njerez nuk kane as Karakter e as Moral.

Edi Rama nuk eshte njeriu as dhe Politikani perfekt POR, eshte i vetmi udheheqes aktual me Vizione te demokracise baze.
Mjere te paaftet po te kene kete njeri Kryeminister sepse, cdokush do punoje ne ate vend pune qe e meriton dhe jo qe e perfiton duke lepire prapanicat e duke nxjerre stemen e partise ne gjoks!

Kete bindje kam une per Edi Ramen, edhe qofsha i gabuar por, persa kohe skam vertetuar te kunderten (sepse akoma nuk e ka marre pushtetin), do qendroj ne perkrahjen time morale per kete njeri.

Tjetra, eshte Edi rama qe i shpartalloji dhe i nxorri jashte funksionit nje e nga nje gangrenat e politikes shqiptare. Duke filluar qysh nga Fatos Nanon e nxorri jashte loje, pastaj me Ilir Meten dhe tani Sali Kriminelin.
Ne mos me pare por e fundit, viti 2013 do i nxjerri komplet jashte loje-funksioni keto Monstra te politikes!


Une besoj tek Edi Rama, dhe tek disa te tjere ne PS. Do te jeme perkrahes persa kohe Ai, nuk me verteton te kunderten (kur te jete Kryeminister).


Postuar nga Piktor datë 15 Maj 2011 - 12:04:

Miremengjesi.

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner




Faleminderit, per kujdesin, Kurt

Por, duke pire shume Kafe, e kam dhe zemren shume te forte, i perballoj sfidat lehte

* * *

Hm.... na del Arvizu ne qendrat e numurimit e na ben Show! Eshte po ky qe Publikisht ka dale qysh nga dita e pare qe ka ardhe ne shqiperi si perkrahes i Kriminelit Sali qe, me paturpesi, mbas ngjarjeve te 21 janarit e cileson dhe si "Burre shteti"!!!!!!!!!!!!!!!!
Kurse tani, po i ruan voten popullit nga "Burri i shtetit"!!! Eshte po ky qe ia Rekomandoje dhe e lidhi Salen me Agjensine amerikane per fushaten elektorale kurse tani behet si zagar=qen ruajtes duke nejt ke qendra e numurimit!!!

Njeri pa personalitet! Mbrohet vetem nga emri "Ambasador i Amerikes"!

Turp per ata Ambasadore qe shohin se si kryhet krimi para syve te tyre

Vizioner pa ambasadorin amerikan dhe te tjeret te garantoj une 100% se do kishte plasur ndonje perleshje ne Tirane te pakten. Ka qene prezenca dhe garancia e tyre qe i kane ruajtur gjakrat e prishura.
Ketu pastaj kemi te bejme me nje pune te shkelqyer te stafit prane Pd qe ne asnje moment nuk ra viktime e talebanve.


Postuar nga Vizioner datë 15 Maj 2011 - 12:15:

Re: Miremengjesi.

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Vizioner pa ambasadorin amerikan dhe te tjeret te garantoj une 100% se do kishte plasur ndonje perleshje ne Tirane te pakten. Ka qene prezenca dhe garancia e tyre qe i kane ruajtur gjakrat e prishura.
Ketu pastaj kemi te bejme me nje pune te shkelqyer te stafit prane Pd qe ne asnje moment nuk ra viktime e talebanve.



Piktor pershendetje,

..te kuptoj shume mire dhe ashtu eshte sic thua ti por, une doja te shprehja nje mendim tjeter me ate kritike qe, ato ambasadore behen langaraqe dhe dhe futen ne lojen e sali berishes! Ne kete forme humbin personalitetin e dytyres qe kane, per te cilen jane ne shqiperi.

Ato u kthyen ne zagare te saliut duke nejt ne pikat e numerimit KUR Saliu qeshte e ferkonte duart-tallesh me to nga kolltuku i ngrohte ku rrinte ulur duke vezhguar nepermjet TV-se "zagaret" qe ruanin!!!!

Ato treguan qe skane force fjale per te arritur qellimin ne prapaskene por, u duhej te ruanin "pyllin" si rojtare qe Kriminelet mos i vinin zjarrin!!!!!

Nuk eshte ajo puna-detyra e ambasadorve. Ato kane dhe duhet te kene forca-menyra te tjera veprimi per te ndaluar Kriminelet te plackisin, vrasin e perdhunojne nje popull te tere=voten, shprehjen e tyre te lire (e vetmja qe i ka ngel dejuro)!!!!

E kupton thelbin?


Postuar nga Piktor datë 15 Maj 2011 - 12:22:

Vizoner besoj se edhe ti duhet ta kuptosh se nuk ecet perpara me ket gjuhe urrejtje.
Kjo gjuhe quhet gjuhe huliganesh apo ultrasish neper stadiume qe nuk pranojne kurre humbjen e skuadres se zemres dhe ne fakt problemi i tyre eshte urrejtja per tjetrin kundershtarin sesa simpatia per skuadren e tyre.
Por, por mos harro se ne stadium nuk ka veç huligane ka dhe te tjere, qe jane shumica por qe nuk bertasin por duartrokasin ne fund te ndeshjes.
Ah po ultrasit kane probleme me arbitrin pa filluar ndeshja.


Postuar nga arturm datë 15 Maj 2011 - 12:34:

Re: Re: Miremengjesi.

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner

Piktor pershendetje,

..te kuptoj shume mire dhe ashtu eshte sic thua ti por, une doja te shprehja nje mendim tjeter me ate kritike qe, ato ambasadore behen langaraqe dhe dhe futen ne lojen e sali berishes! Ne kete forme humbin personalitetin e dytyres qe kane, per te cilen jane ne shqiperi.

Ato u kthyen ne zagare te saliut duke nejt ne pikat e numerimit KUR Saliu qeshte e ferkonte duart-tallesh me to nga kolltuku i ngrohte ku rrinte ulur duke vezhguar nepermjet TV-se "zagaret" qe ruanin!!!!

Ato treguan qe skane force fjale per te arritur qellimin ne prapaskene por, u duhej te ruanin "pyllin" si rojtare qe Kriminelet mos i vinin zjarrin!!!!!

Nuk eshte ajo puna-detyra e ambasadorve. Ato kane dhe duhet te kene forca-menyra te tjera veprimi per te ndaluar Kriminelet te plackisin, vrasin e perdhunojne nje popull te tere=voten, shprehjen e tyre te lire (e vetmja qe i ka ngel dejuro)!!!!

E kupton thelbin?

Ne kete arsyetim jam dakort me Vizionerin. Ambasadoret nuk na ndihmojne duke "rruajtur" voten tone (si gjithmone ne shqiptaret i besojme me shume te huajve se taneve).

Ata ambasadore duhet te ndihmojne qe ne shqiperi te krijohen antikorpet institucionale qe ne ti zgjidhim vete ceshtjet.
A nuk mendoni se ambasadori amerikan beri gabi me 21 janarin duke mbeshtetur nje here njerin dhe nje here tjetrin?
Do na ndohmonte me shume po te thoshte "ti e ke gabim ketu" dhe "ti tjetri ketu". Shqiptaret preferojne qe gjerat tu thuhen shqeto, dhe kete e dine ambasadoret e dijne por bejne sikur nuk e kuptojne (une arsyen per kete nuk e di).
E njejta gje edhe me zgjedhjet, abasadoret e UE nuk u shprehen asnjehere qarte "kutite hapen" apo kutite "nuk hapen". Personalisht e di shume mire qe ne Itali kutite hapen kur kjo kerkohet dhe si rrjedhim ambasadori italian mund dhe duhej te shprehej qarte per kete gje (ose per te kunderten).
Keshtu do preferoja me mire nje ambasador italian te shprehej per nje gje te tille (sepse jepej nje ndihmese e madhe qe do sherbente per nje sere zgjedhjesh) sesa te shkonte ne nje qender votimi dhe te "ruante numerimin"

MENDOJ SE THELBI I PROBLEMIT PER ZGJEDHJET E KALUARA TE KONTESTUARA ISHTE VENDIMI ABSOLUTISHT JOLIGJOR I KQZ PER MOS RINUMERIMIN E DISA KUTIVE SIC U KERKUA LIGJERISHT NGA DY ANETARET E KQZ (ai ishte nje nen garantues per minorancen, apo jo?) E pra ai nen u shkel me te dyja kembet nga KQZ duke sjelle si pasoje gjithe ato qe kane ndodhur me pas per trasparencen e zgjedhjeve. Ai nen ishte garancia ligjore e opozites per trasparencen e zgjedhjeve.

Ambasadori amerikan apo ai i BE do kishin bere nje sherbim shume me te madh shqiptareve po te ishin shprehur qarte per kete shkelje zgjedhore, se sa te merren me numerimin e votave.

Po te kishin bere kete do kish mundesuar trasparencen e zgjedhjeve te shkuara duke mundesuar hapjen e kutive te dyshuara ne ate kohe, por edhe mundesine e hapjes se kutive ne rastin e Lul Bashes, nqs do ta kerkonte ai kete (ndoshta me te drejte) tani. Keshtu ndihmohej sistemi dhe jo vetem zgjedhjet e rradhes.

Pastaj, mos harrojme se vetem rasti e solli "ceshtjen e njesise 5" por zakonisht pislleqet elektorale nuk behen ne qendren e Tiranes apo neper rrethe, sepse sado militante njerezit aty, jane pak "njerez" por ato behen neper zona ku banojne shpeshhere "kafshe" (natyrisht ju referohem te dyja aneve)


Postuar nga Vizioner datë 15 Maj 2011 - 12:55:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Vizoner besoj se edhe ti duhet ta kuptosh se nuk ecet perpara me ket gjuhe urrejtje.
Kjo gjuhe quhet gjuhe huliganesh apo ultrasish neper stadiume qe nuk pranojne kurre humbjen e skuadres se zemres dhe ne fakt problemi i tyre eshte urrejtja per tjetrin kundershtarin sesa simpatia per skuadren e tyre.
Por, por mos harro se ne stadium nuk ka veç huligane ka dhe te tjere, qe jane shumica por qe nuk bertasin por duartrokasin ne fund te ndeshjes.
Ah po ultrasit kane probleme me arbitrin pa filluar ndeshja.



Une, i urrej kriminelet Piktor. Cilido qofte ai, sido qe ta kete emrin!

Dhe, mos ngaterro huliganet ne stadium me kete lloj urrejtje. Eshte gabim ne llogjike-konceptim. Sorry.


Postuar nga Piktor datë 15 Maj 2011 - 13:04:

Re: Re: Re: Miremengjesi.

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

Ne kete arsyetim jam dakort me Vizionerin. Ambasadoret nuk na ndihmojne duke "rruajtur" voten tone (si gjithmone ne shqiptaret i besojme me shume te huajve se taneve).

Ata ambasadore duhet te ndihmojne qe ne shqiperi te krijohen antikorpet institucionale qe ne ti zgjidhim vete ceshtjet.
A nuk mendoni se ambasadori amerikan beri gabi me 21 janarin duke mbeshtetur nje here njerin dhe nje here tjetrin?
Do na ndohmonte me shume po te thoshte "ti e ke gabim ketu" dhe "ti tjetri ketu". Shqiptaret preferojne qe gjerat tu thuhen shqeto, dhe kete e dine ambasadoret e dijne por bejne sikur nuk e kuptojne (une arsyen per kete nuk e di).
E njejta gje edhe me zgjedhjet, abasadoret e UE nuk u shprehen asnjehere qarte "kutite hapen" apo kutite "nuk hapen". Personalisht e di shume mire qe ne Itali kutite hapen kur kjo kerkohet dhe si rrjedhim ambasadori italian mund dhe duhej te shprehej qarte per kete gje (ose per te kunderten).
Keshtu do preferoja me mire nje ambasador italian te shprehej per nje gje te tille (sepse jepej nje ndihmese e madhe qe do sherbente per nje sere zgjedhjesh) sesa te shkonte ne nje qender votimi dhe te "ruante numerimin".


Mosa harrojme se vetem rasti e solli "ceshtjen e njesise 5" por zakonisht pislleqet elektorale nuk behen ne qendren e Tiranes apo neper rrethe, sepse sado militante njerezit aty, jane pak "njerez" por ato behen neper zona ku banojne shpeshhere "kafshe" (natyrisht ju referohem te dyja aneve)

Arturm miremengjesi.
Kam thene dhe me pare se ne shqiptaret jemi gjaknxehte dhe kalojme shpesh ne ekstrem, me pak fjale per 5 minuta bejme namin.
Pra ne ato 5 minuta personi mohon edhe vetvete sepse ka te beje me mangesi ne konstatime per te arsyetuar dhe shkaqet dhe imagjino pastaj pasojat qe as i perfill.
Ketu ka shume per tu diskutuar dhe besoj se jemi dakort.

Tani nese ecim me kete llogjike te arsyetuarit, ku une pranoj se ti je i zgjuar dhe ti gjithashtu mundohemi te gjejme menyra te tjera per tu konfrontuar.
Ja nje rast tipik shperlarje truri qe bejne ca analiste neper tv.
Deri ne diten e zgjedhjeve kerkonin me ngulm vezhgues te huaj dhe me shumice, u be.
Kerkuan dite te rregullt votimi, u be, e tha dhe Rama vete ne Tv ishte nje dite model e shkelqyer...
Kerkuan transparence per numerim vote u be.
............................
Kur rezultati dilte, ai qe ishte, analistet e famshem filluan te perqeshin veteveten ne kete rast, ja ambasadoret , te huajt po na ruajne e numerojne voten.
Pastaj disa gazetare qe kur i shihje me mikrofone ne duar te dukej sikurse kishin ndonje pistolete apo kallash ne duar qe kishin rrethuar shkollen nag brenda e jashte kerkonin me ngul ndonje lajm per te zbuluar hilet qe kishin ne koken e tyre.
Nje nga episodet me te bukura ishte kur nje gazetar i Vizon+ i armatosur gjer ne fyt me kamera e mikrofona kur nuk e lejne te hyje ne qendren e numerimit te voteva vuri alarmin.
Vuri alarmin?!!!
Mire beri do thuash ti, mire beri po them dhe une.
Por, faji ishte jo vetem i gazetarit por edhe i gjithe trupes televizive dhe aq me keq edhe i ish gazetarit dikur te preferuar timi Alfred peza i cili del ne ekran e e thote duhet kjo cope leter -autorizim te hyjme ne qender por ne nuk do ta perdorim.
Kur koleget e tyre tashme mund te thuhet me plot gojen profesioniste po perqeshnin saqe gazetari i News24 jo vetem qe e quajti humbje kohe.
Tani ky eshte nje episod qe ka brenda edhe median qe duhet te pasqyroje lajmin por jo ta krijoje dhe pastaj mos te flasim per injorance. Tani kater tv te pakten dhe internet na informonin nga brenda dhe jashta per normalitet.
Tani te lutem ku qendron problemi ???
I imi ishte dhe ngelet zgjedhje transparence dhe leximi i votes ate po bej dhe po nxjerr konkluzionet e mia.
Ah po me filozofira çfare uji i ke dhene gomarit nuk ecete kurre perpara.


Postuar nga arturm datë 15 Maj 2011 - 15:59:

Piktor

Nuk mund te mos jem dakort me ato qe thua ti, por ti e di shume mire qe ato probleme jane te lidhur kontornon e procesit.

Une e kam fjalen per thelbin e problemit, politizimi i procesit (perseris procesit) zgjedhor.


Postuar nga Piktor datë 15 Maj 2011 - 16:18:

Re: Piktor

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Nuk mund te mos jem dakort me ato qe thua ti, por ti e di shume mire qe ato probleme jane te lidhur kontornon e procesit.

Une e kam fjalen per thelbin e problemit, politizimi i procesit (perseris procesit) zgjedhor.

Proçesi fillon qysh tek kodi elektoral qe nuk u ndryshua e keshtu me rradhe.
Tani ju keni rezervat tuaja lidhur me qendrimet e ambasadorve gjate fushates, konkretisht te atij amerikan, tani me te drejte pa paragjykuar mendimin tuaj lind pyetja vertet ka ndikuar kjo ne voten popullore, nese po si dhe sa?
Berisha e tha qarte para disa minutash, pres qe Rama te me uroje per fitoren me mbi 70000 vota plus.
Prape me kutite?
ketu me çuditni ju, une ju them ujku ju kerkoni gjurmet.
Kutite i keni te hapura zoterinj, numerojini dhe pranoni verdiktin e popullit.


psa harruar se na ke dy vota borxh ti plus ato te 8 do hidhshim monedhen.


Postuar nga lost_soul datë 15 Maj 2011 - 18:06:

Akoma pa rezultat?!

Para nja dy javesh votova dhe une ne vendin njerke.
Numerimi zgjati nja dy ore.
Televizionet dhane rezultatin dhe pastaj vazhduan me Simpsons. , megjithse mua me pelqen South Park.


Postuar nga AngelDevil datë 15 Maj 2011 - 18:42:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
tani do na pjeku kafen me qejf vizioneri rritja e nivelit te jeteses merr efekt menjehere pas fitores rames


s'kam shanse te pi kafe nga dora vizios... me ka shpall "armik te popullit" lool


Postuar nga arturm datë 16 Maj 2011 - 00:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Proçesi fillon qysh tek kodi elektoral qe nuk u ndryshua e keshtu me rradhe.
Tani ju keni rezervat tuaja lidhur me qendrimet e ambasadorve gjate fushates, konkretisht te atij amerikan, tani me te drejte pa paragjykuar mendimin tuaj lind pyetja vertet ka ndikuar kjo ne voten popullore, nese po si dhe sa?
Berisha e tha qarte para disa minutash, pres qe Rama te me uroje per fitoren me mbi 70000 vota plus.
Prape me kutite?
ketu me çuditni ju, une ju them ujku ju kerkoni gjurmet.
Kutite i keni te hapura zoterinj, numerojini dhe pranoni verdiktin e popullit.


Me fal Piktor por prape nuk jemi kuptuar. Nuk flisja absolutisht per rolin e ambasadoreve ne kete fushate, ai ishte pozitiv. Flisja per rolin qe ata kane dhe do te kene ne konsolidimin e demokracise ne vendin tone (perfshi dhe zgjedhjet). Ne shumicen e rasteve ata sillen sipas convenienza-s (me shume personale) dhe jo me prioritetin e krijimit te nje sistemi solid demokratik ne Shqiperi.

Jam i mendimit (personal) qe shumices se organizmave te huaja qe jane ne shqiperi "u leverdis" qe te kete gjithmone probleme me zgjedhjet ne Shqiperi, ndryshe ato nuk do hanin me buke, sic hane tashti, ne kete vend.


Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
psa harruar se na ke dy vota borxh ti plus ato te 8 do hidhshim monedhen.


hajt mo, mos bej keshtu. se mos me ofruat biletat gratis ndonjeri prej jush (nepermjet kanaleve qe dini) dhe nuk i nisa une


Postuar nga AndreaPirelli datë 16 Maj 2011 - 02:13:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Akoma pa rezultat?!

Para nja dy javesh votova dhe une ne vendin njerke.
Numerimi zgjati nja dy ore.
Televizionet dhane rezultatin dhe pastaj vazhduan me Simpsons. , megjithse mua me pelqen South Park.



Epo Sala atje tek ty kishte fitore te sigurte ....... pranej maroi shpejt e shpejt ............... .


Postuar nga kurt datë 16 Maj 2011 - 02:35:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


s'kam shanse te pi kafe nga dora vizios... me ka shpall "armik te popullit" lool

ashtu e?
ore megjithmend nuk ka mbaruar ky muhabet akoma?! se vetem ktu i kam ndjek lajmet...


Postuar nga lule datë 16 Maj 2011 - 03:21:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
ore megjithmend nuk ka mbaruar ky muhabet akoma?! se vetem ktu i kam ndjek lajmet...



pasneser ka chance t'marojn kurt..çne si ndjek vend tjeter ti?


Postuar nga lule datë 16 Maj 2011 - 03:23:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Jam i mendimit (personal) qe shumices se organizmave te huaja qe jane ne shqiperi "u leverdis" qe te kete gjithmone probleme me zgjedhjet ne Shqiperi, ndryshe ato nuk do hanin me buke, sic hane tashti, ne kete vend.



Mire qe ishte personal arturm..
megjithate dhe ti e din, qe s'ka patur hile ne ato votime, pa ne mos ne shqiperi, do hanin me ndonje vend tjeter .


Postuar nga Deb* datë 16 Maj 2011 - 03:34:

Po ti nga e di me siguri?


Postuar nga AngelDevil datë 16 Maj 2011 - 19:33:

Ueee qenka kthy Deb


Postuar nga arturm datë 17 Maj 2011 - 02:36:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne

Mire qe ishte personal arturm..
megjithate dhe ti e din, qe s'ka patur hile ne ato votime, pa ne mos ne shqiperi, do hanin me ndonje vend tjeter .

nuk para jam i interesuar per vendet e tjera


Postuar nga RAIMONDI datë 17 Maj 2011 - 04:06:

Sala nuk terhiqet kollaj ---Do kete sherr per keto zgjedhje ......


Postuar nga Deb* datë 17 Maj 2011 - 04:32:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ueee qenka kthy Deb

Si ke qene ti Angel?

Tani shyqyr jam pak me e lire se nuk kam marre klasa per vere. Si mendon ti kush do fitoje se coc te dalin ty parashikimet?


Postuar nga AngelDevil datë 17 Maj 2011 - 13:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*

Si ke qene ti Angel?

Tani shyqyr jam pak me e lire se nuk kam marre klasa per vere. Si mendon ti kush do fitoje se coc te dalin ty parashikimet?



E pergjithshmja mire Deb thnx

Nashti une kam thene qe ne fillim Basha do jete kryebashkiak dhe me sa duken bathet drejt asaj po shkon


Postuar nga AndreaPirelli datë 17 Maj 2011 - 19:02:

Keta duan lufte ............ do e cojne ne lufte civile ................. Nuk e kuptoj cfare kerkojne ........ cdo gje ishte direkt ne tv ........ per cfare nuk e nxjerrin rezultatin????????? Pse duan ta shkaterrojne fare ate vend ??????


Postuar nga Fajtori datë 17 Maj 2011 - 20:22:

Citim:
Po citoj ato që tha AndreaPirelli
Keta duan lufte ............ do e cojne ne lufte civile ................. Nuk e kuptoj cfare kerkojne ........ cdo gje ishte direkt ne tv ........ per cfare nuk e nxjerrin rezultatin????????? Pse duan ta shkaterrojne fare ate vend ??????


A nuk eshte njeriu i betejave Sala? E tha vete.

Edhe Basha beri sa beri gallate, tani ka vene grushtin Sala.

Mire qe u numerua njesia 5 para kamerave, po prape PD se kishte firmos procesverbalin. Surprise.


Postuar nga kurt datë 17 Maj 2011 - 21:15:

skandal. nese sala e ka mbajt vendin peng kshtu me hile dhe kjo mund te provohet me fakte, duhet varur publikisht.


Postuar nga Fajtori datë 17 Maj 2011 - 21:23:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
skandal. nese sala e ka mbajt vendin peng kshtu me hile dhe kjo mund te provohet me fakte, duhet varur publikisht.


Ik se tallesh







shshhhs, mos prish ambasadat me fleur.


Postuar nga kurt datë 17 Maj 2011 - 21:30:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Ik se tallesh







shshhhs, mos prish ambasadat me fleur.

nuk po tallem aspak, ky eshte skandal. vetem djalli vet deshiron power aq shume sa te mbaj nje popull peng me te gjitha mundesit qe ka, kaq gjate.
kuptohet nese me te vertet ka marr dhe mban pushtet me hile. patjeter duhet var, do ishte nje shembull i mire per udheheqesit e ardhshem


Postuar nga Vizioner datë 17 Maj 2011 - 21:35:

Hapni TV-ne. Plasi ne KQZ. U thirr Policia.


Sali Ndyrsira, cfare nuk po punon!!!!


Postuar nga lule datë 17 Maj 2011 - 21:40:

Omg , po pse na e boni nervin kaçurrel kot xhanem?
o Faje ça pengu ,po mban Sala? ça ka shpreh Luli deri tashi?
ça po bejn KQZ keto momente? deri tashi, ata po shihja, kush po hap panik deputetet e Ps.. apo Sala?

S'ka as 5 minuta qe pashe se si reagojn legenat e Ps ndaj antareve te kqz..a e pe fjalorin e Balla , Ristanit??
kujdes se do dalesh nga ketu e do t'vrasim..ndaj boll na hapet barkun me budalliqe.

ti kurt permbahu se vetem ketu i mer vesht lajmet..provo hap dhe gazetat e tjera e meri vesht me sakt.


Citim:
Po citoj ato që tha arturm

nuk para jam i interesuar per vendet e tjera




ather bej pak sforca.mbase eshte gje me e mire...un ate bej.


Postuar nga Fajtori datë 17 Maj 2011 - 21:48:

Sa urte rrine pseudo patriotet ne keto raste.

Zgjedhjet nuk kryhen elektronike se askush nuk ka bese tek elektronika.
Votat numerohen me vezhgues se askush nuk ka bese as tek numeruesit (me pare jane korruptuar per 500 mije euro)
Dhe nga jashte vijne mijera vezhgues se shqiptaret nuk kane bese te shqiptaret.

Me pak fjale jemi popull i pabese.

Ama pseudo patriotet do vijne se shpejti te na tregojne se duhet ruajtur tradita e beses. Nderkohe tani rrine urte dhe mundohen mos ta shikojne realitetin.


Postuar nga Vizioner datë 17 Maj 2011 - 21:50:


Postuar nga Vizioner datë 17 Maj 2011 - 21:57:

Thumbs up OSBE, SHBA e BE: KQZ të shpallë sa më shpejt rezultatin zyrtar

| 17/05/2011 |

Një ditë pas takimit të përbashkët në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve, tre ambasadorët që e kanë ndjekur procesin zgjedhor në të gjitha fazat e tij, Wollfarth, Sequi dhe Arvizu, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës theksojnë se KQZ-ja duhet të hartojë tabelat përmbledhëse të rezultateve praprake dhe t'i shpallë ato sa më shpejt.


"Qytetarët shqiptarë duan dhe meritojnë qartësi rreth rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë", theksohet në deklaratën e ambasadorëve.


"Më shumë se një javë ka kaluar që kur një numër i madh votuesish në Tiranë votuan për postin e kryetarit të bashkisë, më 8 maj. Është thelbësore që rezultatet zyrtare paraprake të hidhen në tabelë me kujdes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të shpallen me shpejtësi", apelojnë tre diplomatët.


Postuar nga kurt datë 17 Maj 2011 - 21:57:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sa urte rrine pseudo patriotet ne keto raste.

Zgjedhjet nuk kryhen elektronike se askush nuk ka bese tek elektronika.
Votat numerohen me vezhgues se askush nuk ka bese as tek numeruesit (me pare jane korruptuar per 500 mije euro)
Dhe nga jashte vijne mijera vezhgues se shqiptaret nuk kane bese te shqiptaret.

Me pak fjale jemi popull i pabese.

Ama pseudo patriotet do vijne se shpejti te na tregojne se duhet ruajtur tradita e beses. Nderkohe tani rrine urte dhe mundohen mos ta shikojne realitetin.

haha sa te forta i ben nganjehere ti.
kjo ska lidhje me pseudopatriotet, nese do na lejonin neve ti numerojn votat, garanti nuk do kishte asnje hile lol


Postuar nga Fajtori datë 17 Maj 2011 - 22:02:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
haha sa te forta i ben nganjehere ti.
kjo ska lidhje me pseudopatriotet, nese do na lejonin neve ti numerojn votat, garanti nuk do kishte asnje hile lol



Kush neve? Forumistet?


Postuar nga kurt datë 17 Maj 2011 - 22:06:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Kush neve? Forumistet?

thats right LooL


Postuar nga lule datë 17 Maj 2011 - 22:08:

Boni boni poezi e shprehje filozofike, e drejta do dali, kujt e plasi, se ça flasim ne e ç'hyn pseudopatriotizmi ketu?apo se shifni çbejn plehrat, kan bllokuar verifikimet e votave, se kan hall se kalojn ne favor te Bashes.
mos shkosh me larg, po qe ne fillim ai palaço Edi.. pa u shpall akoma rezultati e quan veten Fitimtar, pa mare parasysh votat e hedhura gabim..ndersa Sala e Basha , thane do e urojme, nese fiton..qe ketu ndahen etapat.tani hapin panik..
ç'duan deputetet e Ps ne Kqz? kur behet fjale per zgjedhje lokale, s'kan aspak te drejt!

Gjithsesi, eshte e kote, me fol, se ajo gje dukesh qe nfillim, do plasi kaq, e kjo s"vjen nga Deputetet Demokrat.


Postuar nga Fajtori datë 17 Maj 2011 - 22:10:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
thats right LooL


Ti kujton se ka ndonje grup shqiptaresh te hajrit? Kujton se keta qe lexon ketu kane bese? Mjafton te marresh vesh sa gjera fliten e behen prapa kraheve qe te kuptosh sa te ngjashem jane keta ketu me ata atje.


Postuar nga kurt datë 17 Maj 2011 - 22:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Ti kujton se ka ndonje grup shqiptaresh te hajrit? Kujton se keta qe lexon ketu kane bese? Mjafton te marresh vesh sa gjera fliten e behen prapa kraheve qe te kuptosh sa te ngjashem jane keta ketu me ata atje.

hmmn, interesting never thought about it this way really


Postuar nga Eria datë 17 Maj 2011 - 22:17:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Mire qe u numerua njesia 5 para kamerave, po prape PD se kishte firmos procesverbalin. Surprise.



Ncuq surprise...NORMALE


Postuar nga Fajtori datë 17 Maj 2011 - 22:18:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Boni boni poezi e shprehje filozofike, e drejta do dali, kujt e plasi, se ça flasim ne e ç'hyn pseudopatriotizmi ketu?apo se shifni çbejn plehrat, kan bllokuar verifikimet e votave, se kan hall se kalojn ne favor te Bashes.
mos shkosh me larg, po qe ne fillim ai palaço Edi.. pa u shpall akoma rezultati e quan veten Fitimtar, pa mare parasysh votat e hedhura gabim..ndersa Sala e Basha , thane do e urojme, nese fiton..qe ketu ndahen etapat.tani hapin panik..
ç'duan deputetet e Ps ne Kqz? kur behet fjale per zgjedhje lokale, s'kan aspak te drejt!

Gjithsesi, eshte e kote, me fol, se ajo gje dukesh qe nfillim, do plasi kaq, e kjo s"vjen nga Deputetet Demokrat.



Ti je shume standart fleur. Dihet ca do flasesh e per ke do flasesh.

Pse nuk fole kur deputetet hyne ne KZAZ nr 5? Edhe atje nuk lejohej te hynin njesoj si tani. Apo meqe PD ra dakort me PS, re dakort dhe ti. Ndersa tani na habitesh c'dashkan deputetet ne KQZ.


Postuar nga Fajtori datë 17 Maj 2011 - 22:19:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
hmmn, interesting never thought about it this way really


Ja, per te ndihmu njeri tjetrin jemi ketu.


Postuar nga lule datë 17 Maj 2011 - 22:23:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Ti je shume standart fleur. Dihet ca do flasesh e per ke do flasesh.

Pse nuk fole kur deputetet hyne ne KZAZ nr 5? Edhe atje nuk lejohej te hynin njesoj si tani. Apo meqe PD ra dakort me PS, re dakort dhe ti. Ndersa tani na habitesh c'dashkan deputetet ne KQZ.




Un jam realiste, dhe ti e di shume mire, jam pa ngjyra, po e verteta eshte kjo, jan plehra me plot gojen e pe ça fjalorin ben?

pse duhet te shkoje puna tek skandalet, se sduan te lexohen votat?
rri tashi, se dhe ti e di qe eshte kshu si them un, *jo se dua un, po eshte e verteta*. sikurse eshte e vertet qe kutia nr 5 u pa direkt, eshte dhe e vertet, qe ka vota qe jan te quajtur te pavlefshme, ose qe jane hedhur gabimisht,e qe duhet vlersuar, se esht e drejta e qytetarit.


Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Ik se tallesh

shshhhs, mos prish ambasadat me fleur.



se tashi e pashe ket..

leje kurtin se nuk besoj se do i prishej terezia aq jo, s'eshte aq i dashur sa shprehet..mos beso ça flitet.


Postuar nga AndreaPirelli datë 17 Maj 2011 - 23:05:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne

Un jam realiste, dhe ti e di shume mire, jam pa ngjyra, po e verteta eshte kjo, jan plehra me plot gojen e pe ça fjalorin ben?

pse duhet te shkoje puna tek skandalet, se sduan te lexohen votat?



Ti qe the mos vdeksha pa taku salen je realiste dhe pa ngjyra ???????? .............. .
Degjo moj goce ........ deshen nje dite per te numeruar nje kuti ......... cfare duan me tani?????? te fillojne nga e para ???????? shtetembedhjete vjet te tjera per te numeruar????? Bene sherr per te hequr votat e pavlefshme ............ tani duan ti fusin prape?????????????? Kane tre vjet qe nuk lejojne te rinumerohen votat e zgjedhjeve te kaluara ......... Tani duan rinumerim??????
Te pranojne rezultatin dhe t'a mbyllin kete muhabet ........... . Edi pati shoncin qe ne kutine e fundit te merrte 10 vota me shume ............. ishte direkt ne tv ......... s'ke ci ben ....... e fitoi ......... Shume mire po te kishte patur te njejtin fat Luli ...... nuk do kerkonte rinumerim tani ........ . Kjo eshte loja, nje here ma hype nje here ta hypa ............... .Nuk mbahet vendi peng ne kete menyre ........... pse ??? Sepse asnjeri nuk ka bythe te pranoje humbjen ........... . Ashtu sikurse Rama me zgjedhjet e kaluara ........ vete e deshi ate kod elektoral ....... e hengri ne b***e ...... e ben gam gam kot ........ .


Postuar nga lule datë 17 Maj 2011 - 23:21:

Citim:
Po citoj ato që tha AndreaPirelli


Ti qe the mos vdeksha pa taku salen je realiste dhe pa ngjyra ???????? .............. .
Degjo moj goce ........ deshen nje dite per te numeruar nje kuti ......... cfare duan me tani?????? te fillojne nga e para ???????? shtetembedhjete vjet te tjera per te numeruar????? Bene sherr per te hequr votat e pavlefshme ............ tani duan ti fusin prape?????????????? Kane tre vjet qe nuk lejojne te rinumerohen votat e zgjedhjeve te kaluara ......... Tani duan rinumerim??????
Te pranojne rezultatin dhe t'a mbyllin kete muhabet ........... . Edi pati shoncin qe ne kutine e fundit te merrte 10 vota me shume ............. ishte direkt ne tv ......... s'ke ci ben ....... e fitoi ......... Shume mire po te kishte patur te njejtin fat Luli ...... nuk do kerkonte rinumerim tani ........ . Kjo eshte loja, nje here ma hype nje here ta hypa ............... .Nuk mbahet vendi peng ne kete menyre ........... pse ??? Sepse asnjeri nuk ka bythe te pranoje humbjen ........... . Ashtu sikurse Rama me zgjedhjet e kaluara ........ vete e deshi ate kod elektoral ....... e hengri ne b***e ...... e ben gam gam kot .... .





Degjo ktu ti i zgjuti, jam pa ngjyra se dua te drejten,Sala eshte i drejt, e kjo duket qarte, mbron te drejten e lirise se qytetarit, e thashe dhe e perseris prap, ( edhe se e urrej ket dreq gjeje)......
kerkohen te rihapen kutite, se ka te vlefshme, po jan hedhur gabim, (neper kutia qe s'duhen..)njerzit kete kerkojne, dhe KQZ kete duhet te bej! deputetet e Ps s'duan, se kan hall se humbin..kete ngulite ne koke, qe eshte e verteta..e ke paken e TV ne shpi????? shihi aty, se ate po shoh dhe un..

Sa per te takuar Salen, normale qe do e bej, se eshte njeriu me i paster e me korrekt i ter koherave ne Politike. duam apo sduam ne, ata,ato.

Edi eshte nje cop skizofren qe ka bler dynjan me pislliqet qe ka ber, dhe qe se meriton me te jete kryetar bashkie, s'esht i denje per te drejtuar ..Boll e la ate kryetar partie, ajo i intereson atij, t'mari kryeministri, e as i rruhet se ça do populli, po vetem pushteti.


shpresoj t'kem qene qarte..se mlodhet me keto ide te kota e mediokre.


Postuar nga Fajtori datë 17 Maj 2011 - 23:49:

Ne fakt fleur eshte ndryshe nga mdiokret se deshiron nje gje unike, qe se do mesatarja e popullsise: te takoje Salen.


Zgjedhjet e kaluara nuk u hapen kutite per qamet, tani njeriu i drejte do te hape kutite prape, per te numeruar votat qe dihet per cilin jane por jane quajtur te pavlefshme. Atehere PS do kerkoje te numerohen te tjera kuti, e me rradhe.

Mediokriti ketu eshte te besosh tek drejtesia e dikujt qe eshte rikonfirmuar kriminel (ne 1997 dhe ne 21 Janar 2011). Madje ministri i vet dha doreheqjen kur "njeriu i drejte" dha urdher te bombardohej jugu. More vesh moj, vajza e babait.

Nje gje ke te drejte, ketu s'ia vlen te diskutosh se fliten ca pallavra te paana. Ndersa ajo qe duket sheshit nuk diskutohet, psh pse shqiptaret s'kane akoma zgjedhje normale.


Postuar nga lule datë 18 Maj 2011 - 00:04:

e kam per nder qe jam *goce e babit* te pakten di çfare them e nuk me behet vone, nga provokimet absurde.

krimineli i 97..e i 11?? amon mos me bej t'ja plas gazit..po krimet per 50 vite rresht i harrove ti? apo do kesh qen me bark te ngopur ...mendo ata qe blenin buken me list, po leje, se sja vlen me fol me per keto ( dihet ...konkluzioni Goca babit ) aq ju çon llogjika , eshte dhunti e falur.


Kam qen e vogel, sdi kush do ma kujtoi, para 4 vitesh ndodhi e njejta gje, me nje debutet demokrat,, mori votat,festoi, dhe kur u kthye ne Kqz( ekzakt si Edushi tashi) i thane Jo..se ta mori me vota, dhe ai e pranoi, s'pashe ndonje skandal..nejse.
Sa per zgjedhjet normale, eshte nje pamundesi , sepse perqark ka njerez skizofren..qe duan pushtet.

Kushdo ka bindjet e tij, un s'jam ketu per ti influencu frymen time, idete e mia.


Postuar nga arturm datë 18 Maj 2011 - 00:26:

O Lule

Mos u nxef moj aman.
E di si eshte kjo puna, si puna e futbollit. Edhe Maradona beri dikur nje gol me dore, por kjo s'do te thote qe dikush te anulloje boterorin, apo jo?


P.s. Tani, nuk eshte kaq e thjeshte sa e bej une por ne parim eshte e njejta gje. Qetesohu dhe mos u merzit.

Tani KQZ duhet te nxjerre rezultatin (per njerin apo tjetrin) sepse nuk mund te zgjase me kjo situate. S'ka kuptim, as mish as peshk (te lutem me jep te drejte kesaj here).


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.