Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 04 Qershor 2005 - 01:18:

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Imagjinoje vete se si mund te jete nje njeri qe del me 8 te mengjesit dhe kthehet ne 9 te mbremjes...Pune,pune...I jam perkushtuar dickaje te re..Jam ne nje detyre kur me shume se kurre kane nevoje per ndihmen time...Kam filluar te fus ne jeten time personazhe te reja (te ndryshem)te domosdoshem per t'i dhene pak buzeqeshje 12 oreshit tim ketu...Kurioziteti im per te thithur cdo lloj informacioni mbi keta tipa eshte pa fund...nejse.
I vetmi vend ku une mund te ftilloj qejfin tim eshte ky "pub"...
Kalofsh mire yllo!


Do e vazhdoj kete postim Ksenia,si fillim do e sjell ketu pasi me preku,m'u duk sikur po lexoja veten.
---------------------------------------------------

Nderkohe 03-06-'05

you, I want
]to suffer
]in myself I am
aware of this

I want. I want you. I want to suffer. I want you to suffer. I want to suffer you.

(fragmente nga Eros the bittersweet-Anne Carton)


Postuar nga amor alucius datë 04 Qershor 2005 - 22:05:

Dhe jeta ime vazhdon te drejtohet nga nje agenda,qofte dhe per te mos harruar te ha ne momente qe jam vetem ne shtepi.Ndihem si nen narkoze.Ndiej vetem stimujt qe me vine nga librat,stimujt qe me vine nga shumica e njerezve nuk gjejne udhen ne sistemet e mia te vemendjes(edhe pse trokasin).


Postuar nga ksenia datë 07 Qershor 2005 - 14:01:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Do e vazhdoj kete postim Ksenia,si fillim do e sjell ketu pasi me preku,m'u duk sikur po lexoja veten.
---------------------------------------------------

Nderkohe 03-06-'05

you, I want
]to suffer
]in myself I am
aware of this

I want. I want you. I want to suffer. I want you to suffer. I want to suffer you.

(fragmente nga Eros the bittersweet-Anne Carton)



Amor! Me pelqen qe preka sado pak boten tende...
Hm...Jo pak here kam gjetur edhe une veten time ne shkrimet e tua ketu. Jo me kot eshte teme e preferuar per mua kjo ketu. Ti e di kete.


Postuar nga amor alucius datë 08 Qershor 2005 - 00:49:

Me telefonoi nje nga shqipetaret e paket qe njoh kendej per te dalur ne qender per te pire dicka,mund ti prishja entuziasmin asaj goce?Natyrisht qe jo,fundja,mund te perfitoja te ju largohesha librave per ndonje ore.Kur hyj ne kafe e shoh ne shoqerine e nje goce dhe cuni tjeter,nderkohe me buzeqeshin nga larg dhe ma bejne me dore.Ai cuni m'u duk si fytyre e pare,hajde e gjeje se ku e kisha pare...
Mi riprezantoi(me emra kesaj here),ajo ishte simpatike,e imet ne fytyre...ai poashtu simpatik,shume me teper tip indipendent.
Mori situaten direkt ne dore sapo erdhi kamerierja duke pyetur se cfare na pihej.Qesha me vete,tipike e mashkullit shqipetar deshira per te patur cdogje ne dore ne cdo situate e perbere nga femra.Isha aq e pergjumur sa po humbisja ne karrige,kisha mbeshtetur koken ne njeren dore dhe me tjetren po luaja me celularin.Mesa dukej ato te dy ishin te dashur por nuk e di sesa ky cuni dashuronte ate gocen apo karakterin e saje te stepur,ate ze femije,ate hezitim per ta nderprere nese po thoshte dicka qe si pelqente atije...
Nderkohe,ky perqendroi vemendjen ke biseda me mua,ne nje pike fillova te kisha pershtypjen sikur po me nxirrje fjalet me grep.Me beri pershtypje sesi ky asaj qe kishte ne krah si dha as qofte dhe nje te prekur ne dore gjate 2 oreve qe kaluam aty,pa ler pastaj te tjerat.

Dukej nga bisedat qe bente qe i mungonte korniza kryesore per te fokusuar bisedat e tija dhe ate qe kishte studiuar ne nje universitet diku ne Shqiperi.Duhet te ishte i pari ne fis qe kishte arritur te studionte dicka.Nga ato tipat qe duan te nxjerrin zorret e barkut te asaj qe kane mesuar me terma qe si kuptojne as vete.Mendojne qe eshte e vetmja gje qe mund te beje kolpo ne dike,nderkohe qe eshte nje teresi e asaj qe njeriu merr nga familja+asaj qe studion...qe luan nje rol te rendesishem.

Kuptova dicka: qe dikush studion per te influencuar menyren e jetes te tije me principe te reja(...),ndersa dikush tjeter studion me idene qe bota e librave dhe realiteti eshte totalisht dicka e ndare e si pasoje vazhdon me parimet e vjetra.

Si perfundim...mora afersisht 10 here nje ftese per te riperseritur kete"event".Heem...

----------------------------------------------------------------

Eshte e cuditeshme,ka ca kohe qe bej shume krahasime duke marre si pikenisje ty...nderkohe qe ne ca raste do beja mire te merrja si start dike qe qendron me poshte ne shkallen e jetes.


Postuar nga ksenia datë 11 Qershor 2005 - 14:31:

copeze jete e 10 oreve me pare...

Me vjen shume mire per cdo gje qe ek shkruar leter dhe me beso me vjen pak cudi per forcen magnetike qe mbajne mendimet e mia. Qe ta kuptosh kete te fundit po te them qe jo me vone se dje ne darke po rrija para kompjuterit tim ne pune (pasi kisha mbaruar cdo gje dhe pasi kishin ikur te gjithe)dhe po lexoja letrat e tua te cilat i kam futur ne nje folder te vecante te postes time. Ato ishin shume. U ktheva back ne ate kohe, ne ate qytet kur ti hyre ne jeten time dhe i dhe nje tjeter ngjyre. Mu kujtuan oret e gjata (dhe ne i benim me te gjata kur thonim qe sdonim te ndaheshim)prane e prane... Me ndodh shpesh te flas per mardhenien tone...Shume njerez nuk me kuptojne dhe une te them te drejten nuk lodhem shume tja u shpjegoj magjine per te cilen jam e sigurt ta perkufizoj keshtu sepse kete e provova me ty...
Tashme jeta me ka marre nje drejtim tjeter. Ruge te reja me jane hapur. Ruge te mbara me pelqen ti emertoj...Nuk them qe sme pelqen. Ti e di une edhe te shemtuaren e bej te bukur.
Huhh!!! Pikerisht ne keto momente mu kujtua fabula jote e maskes (remember?). Atehere kuptova cdo gje mbi ty, i veshur dhe i zhveshur...
Kam degjuar qe je martuar?Nuk e di pse edhe atehere mendoja qe ishte dikush tjeter ne jeten tende. Dikush qe ti e doje (ti do cdonjeri qe te do) por sme shqetesonte kjo gje. Kenaqja veten time duke te "shfrytezuar" ty. Shkrihesha nga gezimi kur me shkruaje me 100 rreshta TE DUA.....
Mu kujtua dicka! Me pat thene nje here dikush. I kisha folur per magjine e asaj tones...Nje njeri qe ska lene shume gjurme ne historine e jetes sime. "Femra dashuron me veshe, mashkulli me vepra".. E c'rendesi ka kjo i thashe? Ne fund te fundit ne nje pike synojne te dyja palet. Ne arritjen e kenaqesise.
huuhhhh! Ti me frymezon djalo....


Postuar nga kontinenti datë 11 Qershor 2005 - 21:16:

E dashur Ksenia,une te dua shume dhe kam rrespekt per ty.
Ksenia...ne nje shkrim, qofte edhe ne nje leter qe i con dikujt,ka disa rregulla dhe zbatimi i tyre i sherben me perpikmeri te shprehurit tend emocional. Apo cdo lloj te shprehuri tjeter.
Me kete desha te them se aty,pashe psh. fjalen ''folder'' e cila m'u duk krejt pa vend.Po ashtu pak me tej pashe fjalen ''back'' dhe fjalen ''remember''
Efektet ne nje shkrim e dashur Ksenia duhen ,por eshte nje mjeshteri e vecante te dishe se ku dhe se si t'i perdoresh keto efekte.
Kjo qe po them nuk ka lidhje me ndonje lloj fyerje qe une po bej kundra teje, te lutem mos e merr per te tille. Perdorimi i pa vend i ketyre fjaleve e con lexuesin te mendoje se ka te beje me diletantizem,apo me njerez qe se fundi i kane mesuar germat.
Une nuk e kam fjalen se;pse ti Ksenia nuk perdore fjale shqipe.
Jo ! Nuk e kam ketu.
Gjuhet bashkepunojne me njera tjetren,por,fjalet e pa ftuara te perdoruara ne nje shkrim qofte edhe te shkurter,ulin vleren e cdo shkrimi.
Ksenia,te lutem nuk ka vend per keq kuptime.Une te thashe nje gje e cila ben pjese ne sekretet e te shkruarit.


Postuar nga ksenia datë 11 Qershor 2005 - 22:27:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
E dashur Ksenia,une te dua shume dhe kam rrespekt per ty.
Ksenia...ne nje shkrim, qofte edhe ne nje leter qe i con dikujt,ka disa rregulla dhe zbatimi i tyre i sherben me perpikmeri te shprehurit tend emocional. Apo cdo lloj te shprehuri tjeter.
Me kete desha te them se aty,pashe psh. fjalen ''folder'' e cila m'u duk krejt pa vend.Po ashtu pak me tej pashe fjalen ''back'' dhe fjalen ''remember''
Efektet ne nje shkrim e dashur Ksenia duhen ,por eshte nje mjeshteri e vecante te dishe se ku dhe se si t'i perdoresh keto efekte.
Kjo qe po them nuk ka lidhje me ndonje lloj fyerje qe une po bej kundra teje, te lutem mos e merr per te tille. Perdorimi i pa vend i ketyre fjaleve e con lexuesin te mendoje se ka te beje me diletantizem,apo me njerez qe se fundi i kane mesuar germat.
Une nuk e kam fjalen se;pse ti Ksenia nuk perdore fjale shqipe.
Jo ! Nuk e kam ketu.
Gjuhet bashkepunojne me njera tjetren,por,fjalet e pa ftuara te perdoruara ne nje shkrim qofte edhe te shkurter,ulin vleren e cdo shkrimi.
Ksenia,te lutem nuk ka vend per keq kuptime.Une te thashe nje gje e cila ben pjese ne sekretet e te shkruarit.


----------------
nga cdo gje qe ke shkruar i dashur kontinent mua me mbeti pika (.) tek "te dua" "kam respekt". E kush mund te jete ai shpirt njeriu qe nuk do gjunjezohej para ketyre fjaleve o konte!!!
Mirese u ktheve


Postuar nga kontinenti datë 11 Qershor 2005 - 22:48:

Ato fjale,kane qene gjithmone tek une sa here qe shikoja emrin tend.Kjo do te thote se ke nevoje ta njohesh me thelle ambientin ku jeton qofte edhe virtualisht. Pra me qe rrespektoj natyren dhe te verteten,une perseri e them qe te dua shume.


Postuar nga amor alucius datë 12 Qershor 2005 - 02:13:

Nje nga arsyet se pse njeriu fillon te shkruaje nje ditar eshte pikerisht fakti qe rregullat s'egzistojne ne te,je vetem ti dhe fletet e bardha.Ditari nuk eshte njeri te cilit duhet ti flasesh me fjale te bukura,ndaj te cilit duhet te permbash nervat-deshperimet-lotet ngaqe duhet te luash nje rol te ekuilibruar dhe poashtu te pavarur.Ditari nuk ka aspektativa nga ti,nuk gllaberon fjalet e tua ne bardhesine e tije ngaqe s'ishin poetike(edhe pse me pas do kthehej ne gri,nje ngjyre e padeshiruar).
Ne momentin qe hap fletet e tije leshon veten totalisht,heq dore nga roli i vajzes,heq dore nga roli studentes,heq dore nga roli i mikes...eshte nje nga vendet ku "heqim dore gati nga cdogje pervec shpirtit".
Sikur ndjenjat te ishin folders s'do kishim nevoje per ditare,s'do vuanim,do i mbyllnim diku dhe keshtu vuajtjet nga e kaluara s'do bente me pjese ne gezimet e te ardhmes.


Postuar nga ksenia datë 13 Qershor 2005 - 15:52:

Dje u perballa me Imoralitetin. Mu zgerdhi perpara fytyres sikur donte te me sfidonte. Degjova qe kishte kohe qe shetiste rreth “zones” sime gjuha e helmatisur e gjaprit. Me pafytyresine me te madhe imoraliteti me leshoi helmin e tij. Me plagosi dhe me duart lidhur buzeqeshi duke soditur viktimen e tij. Imoraliteti rrembeu objektin e vyer qe po formoja.
Ndihem e frikesuar nga kthetrat e imoralitetit shqiptar. Ato jane te pameshirshme, gllaberuese, gjenetike. Imoraliteti e mposht te moralshmen ashtu si e zeza ne miksim kthen te bardhen dhe e ben si vetja, ashtu si UJKU mbyt QENGJIN. E nje beteje e ashper shfaqet perpara meje. Perfundimi - IMORALITET.
E ardhmja me shfaqet ne formen e nje bordelloje. Putanat gezojne sepse kane realizuar synimet e tyre duke ushtruar profesionin qe kane. Te pamoralshmeve te hedhur ne nje pjese te boshtit ju nxirret gjuha. Me zemer medhenjte zgjatin duart per te bere pjese te kesaj bordelloje te moralshmit. Ata duhet te behen pjese e saj ndryshe do tu vihet shkelmi njehere e pergjithmone…
Gjithmone kam pranuar qe njeriu mesatarisht inteligjent eshte I afte te adoptohet ne cdo soc-kulture qe ai te hidhet. Mospershtatja ndikon drejtperdrejt ne probleme psiko-sociale.
Ruana o Perendi!!!


Postuar nga durrsak datë 14 Qershor 2005 - 08:39:

Re: copeze jete e 10 oreve me pare...

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Me vjen shume mire per cdo gje qe ek shkruar leter dhe me beso me vjen pak cudi per forcen magnetike qe mbajne mendimet e mia. Qe ta kuptosh kete te fundit po te them qe jo me vone se dje ne darke po rrija para kompjuterit tim ne pune (pasi kisha mbaruar cdo gje dhe pasi kishin ikur te gjithe)dhe po lexoja letrat e tua te cilat i kam futur ne nje folder te vecante te postes time. Ato ishin shume. U ktheva back ne ate kohe, ne ate qytet kur ti hyre ne jeten time dhe i dhe nje tjeter ngjyre. Mu kujtuan oret e gjata (dhe ne i benim me te gjata kur thonim qe sdonim te ndaheshim)prane e prane... Me ndodh shpesh te flas per mardhenien tone...Shume njerez nuk me kuptojne dhe une te them te drejten nuk lodhem shume tja u shpjegoj magjine per te cilen jam e sigurt ta perkufizoj keshtu sepse kete e provova me ty...
Tashme jeta me ka marre nje drejtim tjeter. Ruge te reja me jane hapur. Ruge te mbara me pelqen ti emertoj...Nuk them qe sme pelqen. Ti e di une edhe te shemtuaren e bej te bukur.
Huhh!!! Pikerisht ne keto momente mu kujtua fabula jote e maskes (remember?). Atehere kuptova cdo gje mbi ty, i veshur dhe i zhveshur...
Kam degjuar qe je martuar?Nuk e di pse edhe atehere mendoja qe ishte dikush tjeter ne jeten tende. Dikush qe ti e doje (ti do cdonjeri qe te do) por sme shqetesonte kjo gje. Kenaqja veten time duke te "shfrytezuar" ty. Shkrihesha nga gezimi kur me shkruaje me 100 rreshta TE DUA.....
Mu kujtua dicka! Me pat thene nje here dikush. I kisha folur per magjine e asaj tones...Nje njeri qe ska lene shume gjurme ne historine e jetes sime. "Femra dashuron me veshe, mashkulli me vepra".. E c'rendesi ka kjo i thashe? Ne fund te fundit ne nje pike synojne te dyja palet. Ne arritjen e kenaqesise.
huuhhhh! Ti me frymezon djalo....



Me duket sikur po e perjtoj gjithcka dhe sa me shum qe e lexoj aq me shum po mendoj per cfar ke shkruar. Ndoshta per disa duhet pak vemendje per te kuptuar ate cka ke dashur te pershkruash por, nuk e di, mendoj se une kuptova gjithcka dhe kjo fal meshires dhe dashuris tende te pamas.
Ksenia nuk mendoj se do te heq ndonjeher dore se kerkuari per shkrimet e tua.
Faleminderit qe je dhe qe jeton per ti dhen sadopak jet atyre qe e kan ate...


Postuar nga kontinenti datë 14 Qershor 2005 - 12:07:

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Dje u perballa me Imoralitetin. Mu zgerdhi perpara fytyres sikur donte te me sfidonte. Degjova qe kishte kohe qe shetiste rreth “zones” sime gjuha e helmatisur e gjaprit. Me pafytyresine me te madhe imoraliteti me leshoi helmin e tij. Me plagosi dhe me duart lidhur buzeqeshi duke soditur viktimen e tij. Imoraliteti rrembeu objektin e vyer qe po formoja.
Ndihem e frikesuar nga kthetrat e imoralitetit shqiptar. Ato jane te pameshirshme, gllaberuese, gjenetike. Imoraliteti e mposht te moralshmen ashtu si e zeza ne miksim kthen te bardhen dhe e ben si vetja, ashtu si UJKU mbyt QENGJIN. E nje beteje e ashper shfaqet perpara meje. Perfundimi - IMORALITET.
E ardhmja me shfaqet ne formen e nje bordelloje. Putanat gezojne sepse kane realizuar synimet e tyre duke ushtruar profesionin qe kane. Te pamoralshmeve te hedhur ne nje pjese te boshtit ju nxirret gjuha. Me zemer medhenjte zgjatin duart per te bere pjese te kesaj bordelloje te moralshmit. Ata duhet te behen pjese e saj ndryshe do tu vihet shkelmi njehere e pergjithmone…
Gjithmone kam pranuar qe njeriu mesatarisht inteligjent eshte I afte te adoptohet ne cdo soc-kulture qe ai te hidhet. Mospershtatja ndikon drejtperdrejt ne probleme psiko-sociale.
Ruana o Perendi!!!


Nuk kam rruge tjeter,po e citoj edhe une Ksenian.
Ksenia,qenke perballur vone me imoralitetin.
Detyra e tij eshte helmi.
Por imoraliteti nuk eshte aq i forte sa te mposhte te moralshmen.
Imoraliteti ka zhurme,ka buje,por,jo fitore. E them kete sepse e perkohshmja nuk mund te quhet fitore e mirfillte.
Mijera imoralitete,mbyten nga nje moral i vetem.
Pra...mos kij frike Ksenia !


Postuar nga amor alucius datë 15 Qershor 2005 - 21:25:

E di?Me kujton shume gjera data 15,me kujton korrikun e vitit tjeter,po me ty...Ishin lulet me te bukura qe kisha marrur ndonjehere,ishte shenimi me "wauuw" ne histori.Jam e sigurte qe po te lexoje forumin,po te lexoje pikerisht kete postim do qeshje me forma te tilla te shprehuri.Well,kjo s'eshte bota jote,nuk e di se deri ne cilen pike eshte dhe e imja por pak me intereson dicka e tille.Kam mesuar shume nga mendja shqipetare,kam mesuar shume nga mentaliteti i varfer,kam mesuar shume nga djallezia e zhvilluar nga buke-thatet.Nje mesim jete eshte qe vetem buke-thatet shekullor synojne te mbajne dicka kusht e pa kusht ne virtualitet pasi realiteti i tyre eshte teper i hidhur.Vende te tilla virtuale jane Utopia e More,aty ku mund te projektojne vetem inatet,endrrat e deshtuara te realitetit.
Po ketu eshte folur per grabitje,po ketu eshte folur per pseudo-historira dashurie,po ketu njerezit kane shitur surratin e tyre per nje cope virtualitet...po ketu u ndesha me popullin.Jam e sigurte qe dicka te tille nuk do kisha arritur ta perjetoja ne realitet...

Ah,dhe dicka,flm qe je!(por te lutem,sheet,kjo te ngel mes nesh pasi ndryshe si mund te beheshin thashetheme per pseudo-historira virtuale nese realiteti me jep aq lumturi?!!)


Postuar nga Equis datë 16 Qershor 2005 - 12:31:

Ah,dhe dicka,flm qe je!(por te lutem,sheet,kjo te ngel mes nesh pasi ndryshe si mund te beheshin thashetheme per pseudo-historira virtuale nese realiteti me jep aq lumturi?!!) [/B][/QUOTE]



?????Shaka e jotja shpresoj.Megjithse nuk me perket por genjeshtra me me e bukur eshte ajo e vertete e veshur si genjeshter.

P.S>Nuk kisha dijeni per nje dell poetik tendin.Komplimente


Postuar nga amor alucius datë 16 Qershor 2005 - 14:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Equis

?????Shaka e jotja shpresoj.Megjithse nuk me perket por genjeshtra me me e bukur eshte ajo e vertete e veshur si genjeshter.


Jo!

Citim:
Po citoj ato që tha Equis
P.S>Nuk kisha dijeni per nje dell poetik tendin.Komplimente

E thene nga nje qe shkruan mire sic ben ti,eshte vertete nje kompl.i kendshem.


Postuar nga amor alucius datë 18 Qershor 2005 - 21:40:

Eshte e cuditeshme sesi cdogje eshte kthyer ne dicka qe eshte mbi koken e nivelit mesatar,"mbi mendje-vogelsine".Thjeshte nje shikim dhe kuptohemi,tashme mbas kaq shume kohesh,kemi zhvilluar fjalorin tone te vogel...Jemi une dhe ti,e verteta eshte imja dhe e jotja,asnje e vertete e rreme tjeter nuk mund te infiltroje ne murin e padukshem qe kemi ndertuar ne.Eshte po ai mur qe na ka bere tere kesaj kohe si mburoje ndaj keqkuptimeve qe mund te shkaktoheshin nga mungesa e besimit.Per cfare mosbesimi flitet njehere ketu?Per ate mosbesim qe s'ka egzistuar ndonjehere?
Besimi...nje nga gjerat esenciale ne cdogje.Eshte gjeja me e bukur ne bote kur njeh dike,ose te njeh dikush aq shume sa do ishte ne gjendje direkt te thoshte nese do arrije te beje dicka apo nese eshte thjeshte nje fantazi e semure.
Ndihem mjaft e lumtur kur perballem me situata ne jeten time reale ku aq shume njerez me "ngrohin shpatullat" me besimin e tyre te verber.Ndihem aq me fat qe jeta me ka dhene shance per te njohur njerez te tille.
"Armiqte gjykojne,miqte degjojne" thote nje thenie e urte.
Nje dite,dikush me tha:"besimin ne fillim njerezve jepju totalisht,me pas,nga veprimet e tyre mbaje ne ate nivel ose zbrite".Nuk e di sesa kam arritur ne dicka te tille,jam ajo qe ju le miqeve kartat e mia bankare pa asnje problem ne dore,celesat e mi,celularin,canten e dores,e me raste ju le ne vesh dhe ngjarjet me personale te jetes time...fundja,eshte po ai besimi im qe i be te kuptojne sa shume vleresoj ate qe ato kane bere gjate viteve te tere me mua.
Natyrisht,do kete perhere njerez qe do abuzojne me besimin qe ju jap,natyrisht,do kete njerez qe do shpifin e bejne fytyren e tyre shoshe ngaqe dicka te tille s'do e arrinin asnjehere vete...por ky eshte nje cmim qe ja ka vlere pasi kam njohur aq shume njerez te mrekullueshem ne jete.

Tashme kam arritur te kuptoj pse-ne e humneres te madhe ne mes "elites" dhe mases ne Shqiperi,arsyen se pse kjo elite intelektuale po ngushton rrethet e saja cdodite e me teper...Nuk mund te kete vlera jo-materiale tek njerezit qe kane si shqetesim kryesor ditor materializmin(sjelljen e bukes ne tavoline).Aq me pak do respektojne ato vlera,aq me shume do vene ne funksion hipokrizine e normave popullore...aq me pak do arrijne te bejne pjese ne rrethe njerezish ku pikerisht ato vlera non-materialiste respektohen aq shume.
Me vjen keq qe sa me teper qe njoh njerez,aq me shume ve re qe jam duke perdorur nje mase standard per ti vleresuar,por fundja,eshte nje mase qe ka funksionuar ne 95% te rasteve.


Postuar nga amor alucius datë 27 Qershor 2005 - 23:21:

Eh ditaro,e di cila eshte nje nga pasojat me negative te provimeve?Fakti qe nderkohe s'ndodh gje,natyrisht gjeja pozitive ne kete eshte qe eliminohen pasojat e interferencave retroaktive por ama ne nje pike i thua vetes"I want my life back",nderkohe qe kjo eshte jeta ime.
Mgjth,mbas shume neteve pa gjume e sidomos stressit kaloi dhe ky vit.Akoma nuk kam arritur ta kuptoj vete dicka te tille,por ama MBAROIIII.

Sot ne mengjes,mbas 2 oreve te tera gjumi gjate gjithe nates(shijuar deri ne sekonde te fundit by te way,ose me mire: ngjitur per jastek deri ne sekonden e fundit qe ra zilja e ores per tu zgjuar)mora udhen drejt fakultetit ,proffi im i M.P & E.B.M. si perhere me nje smile ne auditorium gati per te te gozhduar koken me pyetjen e radhes ”si u gdhite zonjushe?”Po luftoja me veten dhe lemshin qe me ishte mbledhur ne fyt per te mos bere ndonje koment qe do e meritonte plotesisht pasi qendrat e mia te gjora inhibicionit ishin per vete te prekura nga mungesa e gjumit dhe po kerkonin hakmarrje.Ngushellova veten me faktin qe dhe pak kohe dhe do mbaronte,nxorra buzeqeshjen time me natyrale qe do arrija ti jepja(d.m.th aty diku ke buzeqeshja nr.6)dhe i pergjigjem “mire”,gje qe ne fjalorin tim momental perkthehej ne”mund ta kurseje kete pyetje duke ditur qe studentet e gjore ne kohe te tilla mbajne veten me pak ore gjume”.
Mbasi mbarova provimin dhe pershendeta per te ikur ma ben”s’jeni kurioze zonjusha …te dini evaluacionin tim?Mund te ju jap nje paradhenie…por ama perhere nese doni ta dini” Durimit tim ne ate cast ju amputuan duar e kembe,meqe jemi ju praktikua dhe ndonje laesi (mund te zgjedhesh ti llojin),thua kisha vajtur te shihja proffin Natyrisht dreqi ta haje qe me interesonte sa pike mora.I pergjigjem duke u munduar ta beja te dukej si shaka e jo si ironi e rastit”Heem,19/20 apo 20/20?”Ai qesh dhe me thote”Me pelqen siguria qe ke por ama se gjete,ishte 17/20”Hihihihihi dude,yesss.
Dal tere qejf nga auditori,shoqeruar nga asistentja e tije e cila po vinte te therriste emrin(viktimen tjeter),rruges me thote qe u ndava mire ne krahasim me shumicen e te tjereve para meje.Oh boy,I was happy

Ne fund te korridorit gjigand prisnin nje shok dhe nje shoqe,keshtu mund te shkonim te pinim dicka bashke.Nderkohe kisha vene iPod-in tim ne veshe dhe ndersa shkoja drejt tyre po kendoja Fame dhe kerceja ne kallupet e bardhe te dyshemese.Ato po qeshnin,i perqafoj dhe ashtu me krahet ne mesin e njeri-tjetrit i drejtohemi daljes te fakultetit per te vajtur tek kafeja jone ku prisnin dhe te tjere qe kishin perfunduar.Po kendonin dhe ato te dy me mua,fundja ishte kenga”jone” …FAME,I’m gonna live forever,I’m gonna learn how to fly,HIGHHHH…ehh,sahere e degjoj me kujton koherat kur mendonim qe botes i ishin shtuar ca Einstein-e te tjere.Ehhhhh…


Postuar nga amor alucius datë 30 Qershor 2005 - 21:25:

Sot duke vene librat te ketij viti qe perfundoi ne biblioteken time gjeta bileten e muzeut te Van Goghut qe kisha vizituar para dy vjetesh.Sa e kisha kerkuar qe ta ngjisja ne albumin e fotove dhe dedikimeve qe kisha bere gjate atij udhetimi.Sa gjerat mu kujtuan: si psh dielli i asaj dite,ajo piazze fantastike qe sapo kishte miqesuar nje feste tipike te atij qyteti,era qe te merrte me vete floket,njerezit me nje ekspresion aq te gezuar...
E njejta gje na ndodh dhe me ca njerez,i humbim nga syte per shume kohe dhe ne nje dite te bukur me diell,kur ti e kenaqur nga vetja per cdogje qe te ka sjellur jeta keto kohe ecen rrugeve te qytetit,takon nje fytyre qe tashme mendoje qe ishte e humbur...

----------------------------------------------------------

Isha aq krenare per ty(dhe vazhdoj te jem),per ate qe ke arritur qe ne kete moshe,te shendrisnin syte nga gezimi ndersa merrje "konfirmimin"e disate...po qeshje dhe me teper me vone,atehere kur te thashe lehte qe duhet te ngadalesoje cike ritmin ndryshe do me duheshin shekuj qe te dilja ne te njejten pike si ai.
E di?Ndihem me fat per ate qe kemi ndertuar deri tani!
Lucky bastard :p

* kam perdorur cike gomen mesiper per efekte privacy-t.


Postuar nga amor alucius datë 17 Korrik 2005 - 16:14:

Heem,ditaro,me ke munguar...sikur te ishe i vetmi

Kush e di sahere kishte ndare ajo dhomen me mua kendej,heret qe kishte ardhur te kalonte fundjaven tek une ngaqe familjen e kishte aq larg...tani qe po i shkoja ne vendlindjen e saje donte te me rikthente "favorin".Sapo mberritem ne hotel merr ajo ne telefon qe priste tek recepsioni,do dilnim,e kishte vendosur ajo.Sapo zbresim,ajo vjen e me hidhet ne qafe sikur te mos kishte pak dite qe kishte udhetuar drejt vendlindjes te saje.AI ja be ne shaka"sa dite keni pa u pare njehere?"
Kishte marre te vellain me vete me makine qe te na shoqeronte,nuk e kisha takuar asnjehere realisht edhe pse kisha degjuar aq shume per te.Kishte lule me vete per mua,nje cun shume simpatik,me tipare tipike mesdhetare...ah,dhe fliste anglishten me nje accent aq te cuditshem.
Shkuam njehere ne nje restaurant me specialitete te atij vendi,kisha vertete uri dhe me shijoi me teper se normalisht darka.Cunat po flisnin me njeri-tjetrin per tema nga me te ndryshmet,duhet thene qe lidhen shume shpejt bisede.Ndersa ajo po me mbante up-dated ne lidhje me jeten e saje sentimentale.

Mbas dy oreve u ngritem,do venim te kercenim...Gati e gdhime duke pire e kercyer.Vellai i saje e kishte pasion kercimin,ai na terhiqte ne te tjereve konstant ne dance-floor.Sidomos sirtakin e kercente ne forme fantastike...e une,si e vetjma nga ne tre te tjeret qe e kercente,mori pasojat...


Postuar nga NS-6 datë 08 Shtator 2005 - 03:16:

skena me ishte bere gje normale tani...e kisha pare cdo here qe shkelja kembe dhe largohesha nga ai vend...njerez qe shtynin se kush kush te futej i pari ne anije...sharje sa andej kendej...femije qe qanin...te gjithe po shkonim ne te njejtin drejtim...te gjithe duhet te linim ate vend sepse nuk ishte ne gjendje te na siguronte dicka qe na mungonte....te gjithe ishim bere emigrante...skllever te shekullit 21,qe nuk shtyheshin me nga te tjere...tani shtynin vetet.
ora 2.00 dhe me ne fund anija levizi...dhe pak e nga pak largohej.e si ajo ate nate u nisen edhe te tjera...te hedhesh syte mbrapa nuk vlen me...po linim pas nje vend ku kane mbetur vetem gati 70% moshe e vjeter....nje pjese e madhe e rinise ishte larguar...


Postuar nga ksenia datë 08 Shtator 2005 - 18:19:

paradite e zakonshme ne kryeqytet

isha ulur edhe sot sic bej cdo dite ne te njejten ore ne lokalin tim te preferuar... Megjithese se ka ende ate ndricimin e dikurshem per mua mbeti i preferuar qe ne kohe te gjimnazit dhe i qendroj besnike megjithe ndryshimet qe ka pesuar...Vrapoi si e marre per te kaluar pushimin e drekes aty...Eshte nje nga ato lokale tipik ne kryeqytet qe mund te soditesh cdo kategori njerezish. Rreth e rrotull degjon dialekte nga me te ndryshmet. Mund te mbash mbi supe lloj lloj sysh te ngjyrave, te karaktereve dhe te formave te ndryshme...Sy qe te buzeqeshin, sy kurioz, sy budallenj, sy kritik....Ne tavoline e thua me dhjetra here fjalen "s'kam" pa qene ne gjendej te kenaqesh cdo dore qe te zgjatet...
Jam ngjitur me ministrin, kryebashkiakun, me misin, misterin, cunin qe shet cigare dhe bajame, brown & white people qe kerkojne lemoshe, emigrantin qe cuditerisht ka harruar shqip, me gocen me shalet dhe culen me tebukur ne qytet, me kriminelin....


Postuar nga NS-6 datë 15 Shtator 2005 - 15:21:

rrinte ulur tek minderi qe kishte vendosur ne oborr,ne hije te tendes se rrushit qe priste sa do pak driten e diellit.afer nje shkop pa te cilin nuk shkonte askund sepse mosha kishte bere te veten dhe tani nuk mund te ecte me pa u mbeshtetur diku...mbi 70 vjet qe kishte ne shpine...nje peshe shume e rende qe i kishte kerrusur edhe kurrizin.rrinte rrinte edhe levizte doren per te trembur mizat qe nuk po e linin rehat...
-oj none,ca je tu bo atje vetem.
-hic,tu nejt.sun vi anej se tle pa msu...
-ho moj no,se nuk osh qe jam tu msu.e kam lon me kohe.jom tu bo pushim tani.
ndenji pak pastaj u cua dhe u drejtua per nga veranda ku po qendroja mbi nje krevat derrase qe kisha nxjerre aty.erdhi dhe u ul te karrikja qe kisha aty afer.mbylla librin qe kisha ne duar.
-ja,te thashe qe t'le pa msu.
-t'thash qe sjam tu lexu.
u ul aty dhe pytja e pare qe e bente shpesh ishte:
-ene sa dit t'kane met?
-ja,erdhi,t'honen tjeter nisem.
-kur t'ikesh ti do ulem ktu e do qaj sa do ngopem.dje percolla xhaxh Pullumin,sot Driten,me date 3 iken xhaxh Miri,t'minesmen manej iken ti..un ngela tu qa..
-ce ca koken kot ti amon...une per ramazon do vi prap...ja erdhi...
-po po,ja ik kjo hona,del hona tjeter iken ajo ene erdhi...po mer po erdhi...
shume here ma kishte thene qe frika me e madhe qe kishte,ishte qe mund te mos rronte derisa te ktheheshin prap cunat.me pas vijoi nje heshtje per shume minuta.ajo i nguliste syte ne toke dhe here pas here murmerinte nen buze:
-eeee...iken....ca ti besh...

-cohu,cohu kput nei kalavesh rrush se po prishet.ska kush me e hong.jan tu e hong grenxat te gjithin.ose dil anej mrapa shpise e kap nei fik.
-leje o no se nuk po me hahet.
-a i shkreti ti,je bo sa i dyleksh.te oshte ai rroli tjeter(e kishte fjalen per vellain tim)...ai po qe te blun(filloi te qeshte me te madhe).ka osh apo ka kput rruzen anej nga dyqanet?
-as se kom pa fare qysh per sabah.anej do jete.mahet ai amon!
duke qeshur filloi te cohej duke u mbeshtetur tek shkopi...ashtu me trup te perkulur u drejtua nga shtepia.biseda nuk kishte zgjatur shume por ne te njejten kohe kishte mjaftuar.
-ho t'keqen nona se te lash pa msu.ket pune kam une,ec lart e poshte.po shkoj t'shtrihem icik anej nga shpia.
e ndoqa me sy derisa u fut ne shtepi,dhe pastaj kapa librin dhe fillova me lexu prap.


Postuar nga ksenia datë 13 Tetor 2005 - 16:00:

Ura e Mitrovices mes dy urrejtjeve...

Ura e Mitrovices mes dy urrejtjeve...
Nje enderr e keqe mbeti per mua udhetimi ne Mitrovice qe ishte saktesisht kete fundjave. Enderr tronditese si makth i nje nate me shi. Tregimet e shqiptareve te Mitrovices ushqyen emocione mllefi, zemerimi edhe tek une dhe grupi ne te cilin une beja pjese. Akoma me trondites mbeti per mua objekti URE i Mitrovices. Para se te isha vete deshmitare e gjurmeve te urrejtjes mes dy etnive ne Kosove kisha informacion vetem ne ate cfare japin shpesh mediat elektronike dhe ato te shkruara. Atje rezultova qe informacioni im ishte teper i kufizuar dhe siperfaqesor.
Objekti URE ndan dy popuj qe dikur bashkejtonin ne normalitet, objekti ndan dy kultura, te dyja ballkanase. Ai e ka ndare Mitrovicen ne zonen e bukur (te atyre) dhe ne ate me pak te bukur (tonen). Ne zone institucionale (te atyre) dhe me pak te tille (tonen).Objekti ndan dy mina gati per shperthim. Ai ndan dy urrejtje per vdekje.
Si pa dashur u gjenda pjese e kesaj zallumahie. Me lutje shqiptaret vendas na kerkonin mos ta kalonim uren (targat tona te makines do te rrisnin tensionin e pjeses matane). Me mbeten ne mendje shprehjet e tyre “do t’ju shkyjne po ju pane me keto targa!”. Akoma me shume me mbeti ne mendje shprehja “Mos! Se do na fusni edhe ne ne siklete.”
Nje histori pa shprese eshte Mitrovica. Nje histori ku e vetmja gje e perbashket mes dy popujve eshte urrejtja dhe mbase edhe shpresa per t’i shpetuar njeri-tjetrit. Nje histori ku edhe brezat ushqehen me zemerim dhe urrejtje.
(dua te shpreh mirenjohjen time per shqiptaret e Kosoves te cilet treguan gatishmerine maksimale per te na ndihmuar dhe nderuar. Nuk e kisha menduar kurre se njerezillikun shqiptar do ta takoja pikerisht ne Kosove.)


Postuar nga HERO datë 18 Tetor 2005 - 00:09:

Mes zjarrit dhe eres.

Aty qendronin ata,ate nate te tmerrshme me stuhi , kishin ndezur nje zjarre anes bregut te detit dhe shpinen ua rrihte forte era e ftohte e shkurtit.Kishin pare dhe vuajtur shume ate dite ti kushtonin shume vemendje acarit te ketij dimri ne kete nate.RRinin dhe mendonin per femijen e qelluar ne vithje me arem nga anija e shpetimit , tek rrinte nen krahet e nenes ne nje varke te mbushur me refugjat,shume prane afer djalit te ri te cilit nje plumb i preu veshin ,fare prane bregut ku njerezit vraponin te llahtarisur per te gjetur ndonje cep ti shpetonin plumbave,duke lene mbrapa te aferm te gjakosur.RRinin dhe mendonin ata me teper se si do te gjenin nje menyre tjeter te udhetonin perfundimisht me anijen e shpetimit drejt bregut tjeter pa u bere viktime e atyre qe ja kishin hipur anijes tashme , dhe me banalitetin e djallit nuk lejonin njerez te tjere te udhetonin me ta drejte bregut tjeter ,aty ku i priste shpetimi nga ligji i xhungles ne vendin e lindjes.CFARE PORTRETI MAKABER! E ardhmja e kombit,filizat e rinj luftojne dhe harxhojne mundin dhe djersen per lene nje vend per te cilin ata jane i vetmi shpetim.Dhe rrine ata prane zjarrit me shpresen se anija e tyre do te kthehet dhe do ti mare ne bord ne udhetimin drejt fushes me lule,pa i kushtuar vemendje inatit te perendive te kesaj toke te cilat kane leshuar nje stuhi te tmerrshme,te ciles pasojat do ti ndihen vetem me vone.

Kjo eshte nje copez nga e kaluara ime, ku ne triportin e vlores shume te rinj dhe familjare u nisen me nje anije drejte italise , per fat te mire apo per fat te keq anija nuk shkoi se kishte probleme,dhe u kthye ne breg ne mengjes,ku disa bandite mberiten te armatosur dhe i nxoren me dhune te gjithe njerezit jashte anijes,une isha per fat te mire apo per fat te keq nje nga ata te bregut qe kishin ndezur zjarre te ngroheshin, dhe cdo pershkrim qe kam thene me lart eshte e verteta e asaj nate , por jo e gjithe e verteta,pasi kane kaluar gati 10 vjet tashme dhe nuk me kujtohen te gjitha peripecite e asaj dite dhe nate, ( nuk jame i sigurte ,por disa nga njerezit qe qene me mua ate nate , me thane se ishte e njejta anije e cila u mbyt mbas dy javesh me 180 veta) per te cilen te gjithe keni degjuar.Sa per kuriozitet diten qe trupat e atyre qe ishin gjetur do te ktheheshin ne vlore,per dy - tre ore ate dite qe ka qene edhe kohe me diell Vlora ka pesuar stuhine me te madhe qe une kam perjetuar ne ate qytet , detin nuk e kisha pare kurre me te merzitur, dhe u vendos qe trupat te ktheheshin me ane te ajrit dhe kane mberitur me helikopter ne shqiperi.Depot e armeve ishin hapur ato dite, dhe ne qytetin e vlores nuk egzistonte shteti , as policia,as ushtria dhe asnje forem e civilizuar komuniteti.

MOS TA HARROJME KURRE ,DHE MOS U KTHEFSHIM KURRE NE ATO KOHE TE SHEMTUARA ,TE DHMBSHME.


Postuar nga ksenia datë 06 Nëntor 2005 - 02:44:

Jeta ime ka qene nje histori e thurur sipas rregullave te mia dhe edukates se familjes sime. Gjithmone kam patur lirine dhe aftesine per te ecur ne rruge pa shume pengesa. (ka edhe faktore te tjere pervec faktorit “Une” qe kane ndikuar ne mospasje problemesh apo moskokecarje) Edhe kur dite te keqija jane shfaqur gjithmone kam ditur te gjej me zhdervjelltesi menyra shpetimi. Gjithmone kam menduar se me rrethojne miq ne te cilet mund te mbeshtetem. Shumica e tyre nuk me jane dukur teper te intereante dhe me eshte dashur shpesh here te degjoj muhabete qe skane asnje lidhje me boten time, me interesat e mia. Kam bere shpirtin e mire duke u gajasur sepse duhet ta beja kete per te qene ne nje mendje me budallellekun e X-it. Kam ofruar ndihme nga te gjitha llojet per hir te “miqesise”.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
“Asnjehere mos rri me njerez te merzitshem” keshtu do te thoshte dikush qe fatkeqesisht eshte destinuar per te jetuar ne nje bote tjeter.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Papritur, rezultova te mos jem mes miqsh por mes cakenjsh te gatshem te ferkohen me njeri-tjetrin nga eksitimi kur gjerat ecin keq. Perballe meje u shfaq loja me e veshtire per t’u luajtur. Do preferoja me mire mos ta kisha kuptuar faktin qe isha futur ne “boten e barkthareve”, (“ruaju nga barktharet!” thote shpesh mamaja ime) le te beja sehir duke pare gezimin e tyre per “lluksin” e arritur.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Duhet te bisedoj me shpesh me vehten ose me mire akoma duhet te lind nje femije,


Postuar nga orig datë 06 Nëntor 2005 - 06:11:

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Duhet te bisedoj me shpesh me vehten ose me mire akoma duhet te lind nje femije, [/B]



Ksenia fjalia e mesiperme me la mbrese prandaj e citova , te gjitha cke shkruar me siper i ke permbledhur tek kjo fjali . Ke ulur diten ne prehrin e nje seconde , infinitin e fjaleve e ke stampuar ne nje te vetme fjali , dhe teresine e jetes misheruar tek nje femije .
Bukur , dhe Urime e dashur .


Postuar nga ksenia datë 12 Nëntor 2005 - 02:56:

Me ndodh shpesh te mendoj vdekjen time. Perfytyroj ne menyre te detajuar funeralin tim dhe ata qe do te jene aty ate dite. Vdekja eshte i vetmi fat i imi i padiskutueshem. Cdo gje tjeter ben pjese ne hamendesite pa fund qe une kam. Vdekja eshte e vetmja e ardhme e pashmangshme qe une kam. Mjafton vetem pak fantazi te zhvilluar dhe ajo te shfaqet perpara syve. E vetmja e vertete qe nuk ka diskutim—pashmangshmeria e vdekjes sime. Me vjen per te qeshur kur mendoj se te gjitha genjeshtrat hahen me lehtesiren me te madhe. Njerezit jane gati te perqafojne lloj lloj genjeshtrash te tipit “jeta pas vdekjes”, “shpirti ringjallet”, “parajsa-ferri” per te mos pranuar vdekjen si kurorezim te gjithe kesaj lufte mbijetese. Eshte e tmerrshme te mendosh se thelbi i vazhdueshmerise sime eshte vdekja.
Me ndodh shpesh qe ndersa perfytytoj vdekjen time syte me mbushen me lot. Ky eshte nje proces bashkebisedimi me veten. Perfytyroj brezat qe do te vijne pas meje. Eshte e dhimbshme te mendosh qe une atehere nuk do te jem dhe historine time nuk do ta njohe ashkush. Njerezit jane te prirur te kthejne ne histori revolucionaret apo skandalozet.
Per nje cast rikujtova castet me te mira te jetes sime. Si nje melodi e lehte ato levizin mbi pentagramin e jetes. Eshte ende shpejt por koha vetem drejt vdekjes afrohet sepse kjo eshte perfundimi i gjithshkaje. Dua te me jepet nje shans i ri.


Postuar nga ksenia datë 12 Nëntor 2005 - 03:00:

Citim:
Po citoj ato që tha orig



Ksenia fjalia e mesiperme me la mbrese prandaj e citova , te gjitha cke shkruar me siper i ke permbledhur tek kjo fjali . Ke ulur diten ne prehrin e nje seconde , infinitin e fjaleve e ke stampuar ne nje te vetme fjali , dhe teresine e jetes misheruar tek nje femije .
Bukur , dhe Urime e dashur .


Orig. I kam lexuar edhe une te gjitha shkrimet e tua letrare...me kane pelqyer shume dhe prandaj une i vleresoj urimet nga ty.


Postuar nga ksenia datë 16 Nëntor 2005 - 21:04:

U zgjova ne mengjes dhe rezultova qe nuk ka asgje qe te me jape kenaqesi dhe te me beje te ngrihem me nje fryme nga krevati. Edhe ajo qe merrem cdo dite sme jep me kenaqesi... eci perpara ne menyre mekanike. Gjithashtu arrita ne perfundimin se vetem te renit ne dashuri te shkaktojne nje deshire dhe dashuri te pakuptueshme per te ngrene mengjes, per t’u veshur bukur, per te konsumuar me njerezit e shtepise fjalet e perditshme, per te vrapuar, per te buzeqeshur edhe kur te lendojne, per te dhene leksionin ne menyre te tille qe auditori te te duartrokase, per t’i dhene gaz ne autostrade pa u trembur nga radaret qesharake, per te konsumuar alkol dhe degjuar “the doors” (si ne gjimnaz).
Do doja te bija ne dashuri. Dashuria dhe vetem ajo te dhuron kenaqesi te castit ku nuk te intereson as e kaluara, as e ardhmja.
<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
Edhe dashurise i trembem pasi jam gjate gjithe kohes ne perpjekje per te ruajtur pasionin. (sikur ai te ishte i perjetshem!) Mes meje dhe dashurise ka nje beteje. Synimi im kryesor eshte mos shuarja e pasionit i cili fatkeqesisht dobesohet me shpejt se dashuria, biles kjo e fundit mund te mos shuhet kurre nderkohe qe pasioni venitet. (Ah! Mu kujtua njw thwnie e ne njeriu te madh)Mbase kjo eshte arsyeja qe njerezit betohen per dashurine dhe jo per pasionin.
Kur ndjenjat me shuhen atehere ne pikellim mendoj gjera te tmerrshme dhe i kthej ato ne shqetesime te se perditshmes si vdekja, armiqte (nga njehere i krijoj edhe kur ata nuk jane nje rrezik per mua)
<<<<<<<<<<<<<<<
E rendesishme eshte qe une e di menyren per ta ndalur kohen


Postuar nga déjà-vu datë 20 Nëntor 2005 - 00:41:

Per HERO

Po, e vertete. Ajo anije ishte dhe e kishte heren e dyte qe provonte te nisej me ate udhetim qe tashme ka hyre ne histori. Nuk i heq asnje presje pershkrimit tend te atyre koheve sepse qendron plotesisht.


Postuar nga freespirit datë 22 Nëntor 2005 - 09:57:

Zgjohem cdo mengjes me puthjet dhe ledhatimet etim biri i cili eshte 2 vjec.
Cdo mengjes me vjen ne krevat dhe me puth buzet,syte, qafen dhe une ashtu e pergjumur hap syte dhe shoh nje enjgjell qe rri mbi mua disa sy qe qeshin dhe plot jete te cilet sdo doja kurre ti lendoja. Shpesh here e pyes veten cfare kam bere te meritoj kaq shume gjithe kete dashuri. Dua te qaj shpeshhere nga mallengjimi sepse edhe te vdes neser skam asnje pishman... jeta ime eshte e mrekullueshme, plot me probleme por per ndryshe sdo ishte etille. Cdo nate para se te fle i lutem zotit te ruaj te dashurit e mi dhe e falenderoj qe me ka dhene kaq shume dashuri dhe me ka rrethuar nga njerez qe i dua me shume se jeta ime.


Postuar nga aura datë 14 Dhjetor 2005 - 05:29:

Kisha vazhduar jeten ne kete qytet pa ty. Ne fillim ishte veshtire edhe pse evitoja te gjitha vendet qe me kujtoje. Evitoja edhe pasqyrat apo gjamat sepse kisha frike te shihja tek une gjurmet qe le ti. E di qe eci me duar ne xhepa dhe me supe te ngritura neteve kur bie bore? Nuk e kam bere me pare. Kisha menduar gjithmone qe ajo e ecur tregonte qe njeriu donte te strukej thelle brenda vetes dhe te largohej nga realiteti. Nuk me pelqen kjo e ecur. Por e kam dhurate nga ti. Aha... se desh harrova.. me ke lene edhe dicka tjeter. Kur jam duke ecur vetem dhe kujtoj dicka tenden buzeqesh me veten. Njehere nje i njohur kishte vene re kete buzeqeshjen time dhe me tha "Liza dil nga bota e cudirave" .
ah kjo bota ime e cudirave, qe e ndertove ti me duart e tua te medha dhe me pervojen 28 vjecare. Komplimente, e ndertove shume bukur, mjeshterisht. Por harrove qe me le mua brenda saj. Harrove qe nje vajze nuk duhet te jetoj brenda nje endrre...dhe ike...nuk ishte faji yt...faji ishte i gjithe imi.
Dhe per cudi kujtimi yt erdhi perseri dje. Po ecte perkrah meje ne kete qyteze romantike. Doja te qaja, por nuk mund ta beja... kisha frike mos mendoje qe isha thjesht nje qaramane e vogel.

Tani jam rritur. Edhe per kete me ndihmove ti...duke ikur larg


Postuar nga Amstel datë 14 Dhjetor 2005 - 21:44:

ah...sa te veshtire e kam kete dite te pashpres qe sot madhin ma beri det dhe une lundroj ne te per te gjetur pak fjale...pak drite...pak jete...pak shpres qe diten ta gezoj.por eshte thene jo dhe mendja aty me rri kur me puthje si femij dhe benim shetitje ne lumturi....vetem une dhe ti.


Postuar nga notti_stellate datë 14 Dhjetor 2005 - 23:58:

Sot dua te te tregoj historine e kepuceve te mia,mora vesh qe ka patur njerez te cileve ju ka munguar,ndaj dhe jam e sigurte qe do i presin me lumturi.

Cdo kepuce ka nje histori,ne shume raste behet fjale per kepucet e zeza ose gri(per cudi dhe sapo hapa kete faqe forumi cdogje doli gri,duket qe ngjyrat zbehen,ashtu sic zbehen dhe mendjet e kokebosheve),ne te tjera raste vendosim per pak ngjyre.
Moda e stines me coi ne kepuce lekure gjarperi,edhe pse gjarperi eshte nje nga fobite e mia me te medha vendosa ta vej ne funksionin tim vetjak.Nje funksion ndoshta i padenje duke pare formen ne te cilen une trajtoj kepucet;i vesh,i shtyp,i shkel,i perdor per mburoje kembesh dhe kur kthehem e lodhur nga aktivitetet e dites i hedh ne nje qoshe te larget duke i harruar.Mirepo,duke rremuar ne mes 73 pale kepuceve dhe sandaleve te mia me bien ne sy...huh,me duken me te vjetra dhe me pashije se asnjehere.Pyes veten nese kam qene une vertete ajo qe i ka veshur!Mese duket po perderisa jane ne raftin tim.E ndersa germoj me tutje shoh qe kam nevoje per cike vend per kepucet e reja qe kam blere,e di c'do bej me ato qe s'me pelqejne me?Do i ve ne kutine e tyre ne garazh,ndoshta(nje dite te larget)do vije dikush qe do i pelqeje dhe do ja jap me vete duke e falenderuar qe po me liron nga mbeturinat dikur aq te pelqyera

------------------------------------------

I dashur ditar,
dite e re sot,kam kuptuar qe plehret ngelin plehre,maskarenjte ngelin maskarenj(edhe pse me raste i vene nje dore boje vaji-plasja vajit o grua per ate qe ke pjellur)e kurvat ngelin kurva.Lepije doren e njerit,lepij kembet e tjetrit...
Me kane munguar fjalet e kesaj teme,me munguan njerezit qe dhe ne kohe kur s'isha i kane kushtuar me teper se 6000 lexime,ndoshta-ndoshta me mungoi dhe injoranca.Me munguan miqet qe shprehen deshiren per te postuar cdogje timen kur te doja,me munguan ato qe hezituan.
S'do e besosh asnjehere ditaro,por me munguan dhe ato qe bene me force ate qe s'arriten ta bejne me zgjuaresi...si quhet kjo?Diktature Enveriane?Faleminderit per favorin!!

--------------------------------------
Jemi vetem une dhe ti,me duart shtrenguar duke shetitur ne rruget e ndricuara me motive festive.Heshtim.Heshtim pasi duam te shijojme momentin,momente qe mund ti kemi jetuar me qindra here gjate gati dy vjeteve te fundit bashke por serish...kane shijen e embel si ne fillim.Dhe me teper biles,kjo lidhja jone eshte kthyer ne nje vere e cila sa me shume kohe qe kalon,aq me teper te shijon.Prek gishtat e dores time te majte te cilen njekohesisht e shtrengon,"eshte dora jote ajo"


----------------------------------------------------------------------
I dashur ditar,
sot pashe qe duart e ndonjerit(te cilit mund ti keete rene rruga aksidentalisht andej)kane vene dore mbi profilin tim si dhe te dhenat e mia personale.Jam e neveritur!
-----------------------------------------------------------------------
I dashur ditar,
koha e ketij postimi me mjaftoi te rishijoj ate qe me mbajti larg per keto kohe...si perfundim,te njejten shije injorance ka.



Te dashur miq,flm qe shtuat ndjenjat tuaja ne kete cep te vogel dedikuar ndjenjave te mia si momentale ashtu dhe permanente.


Miqesisht per miqet,
E.


P.sPlloshtani,IliriUsa,flm per kujdesin e treguar ne lidhje me thesarin tim ne kete pjese virtuale

NS-6,thumb up,ti e qe "punto nero"thuhet vetem ne nje rast te tille

Ksenia:mos u terheq nga asgje qe te frikeson!

Hero:flm per ndarjet e eksperiencave tuaja


Postuar nga aura datë 17 Dhjetor 2005 - 04:44:

Jetojme te dy ne nje qytet, por ralle shihemi sa rralle.

Nje tavoline e vogel prane xhamit te madh te lokalit te bllokut. Dy njerez te panjohur. Zhgenjimi fillestar I djalit. Buzeqeshja e vajzes. Nje caj dhe nje leng frutash. Paracetamol dhe uje pa gaz. Shikime. Flirtime. Cigare. Genjeshtra. Kercenime. Pasione. Respekte. Urra..ditelindje. Mungese embelsire. Kerkese dashurie. Refuzim. Kerkese shoqerie. Refuzim. Perkujdesje. Ironi. Dalje nga lokali. Perpjekje per tu puthur. Deshtim. Deshire per tu pare perseri. Dijenia se nuk do te ndodhte. Lamtumire.


Postuar nga freespirit datë 20 Dhjetor 2005 - 04:27:

Kujtimi me e bukur e jetes sime.


Nata e Vitit te Ri. E veshur me fustanin tim te preferuar te cilin e quaja “ fustan I sinjorines”, vija verdall neper shtepi. Syte me shkelqenin nga lumturia kur mendoja plakun e vitit te ri me thesin me lodra. Tashme e dija qe s’ishte i vertet, por ja qe me pelqente te mendoja se do te me sillte ndonje loder. Me kujtohet im me qe pergatiste darken e Vitit te Ri, motra e madhe qe e ndihmonte dhe une luaja me motren e vogel poshte tavolines, me kukulla qe i kisha bere vete me copa materialesh te marra nga komshija rrobaqepese.
Dhe ja tek bie zilja. Te treja ne vrapojme tek dera.
- Eshte babi: therrasim ne.
Ai dicka fsheh pas vetes dhe qesh tek na sheh ne tek hidhemi pa fryme per te pare ate.
Me ne fund dhurata perfundoi ne doren time. Nje kukull e madhe qe hap e mbyll syte, me emrin e bashkengjitur “Tanja Bebe”.S’mund ta besoja. Ishte e njejta kukull qe me kishte marre zemren tek dyqani i lodrave dhe per te cilen koloja ore te tera tek xhami i dyqanit .
Kukulla me e bukur qe kisha pare ndonjehere dhe qe kurre se mendoja se do behesh imja.
Dhe pikerisht naten e Vitit te Ri ishte ne duart e mija. Kukulla ime e pare e vertet, kukulla jone e pare. Zemra po me gufonte nga gezimi. E dija qe ishte per mua edhe pse duhet ta ndaja me motrat e mija.E putha dhe falenderova tim ate.
E ruaj kete kujtim ne zemer dhe sa here qe e kujtoj jetoj cdo emocion sikur te isha edhe njehere 5 vjec.


Postuar nga volter datë 27 Dhjetor 2005 - 01:34:

Nata e ftohte dhe me ngrica fare. Celulari troket zhurmshem -- . Mesazhi me lajmeron se kemi party. Jeni i ftuar , me ardhjen tende do na shtohet nderi.. Pergjigja eshte dakort! futem ne lokalin ku mbahej party , dhe i dhuroj nje puthje te lehte.. Urime dhe gezuar ditelindjen, per shume vjet te qofte ! ß falenderit... me vone muzika ma ben me sy per te vallezuar me te... ik te vendi i preferuar dhe bej nje vallezim me te.. Ajo me dridhet me mollaqet e saja dhe me perkund ne mendime... Je shume bukur po ia kalojme e! Kercejme me te, e flasim anglisht... ü. me thote ti P, nuk flet shume! - i them heshtja eshte e poetit... smile
.....

dhe me fund gezuar se ben 00:00-


Postuar nga NS-6 datë 19 Janar 2006 - 22:32:

una palabra ("Man on fire" soundtrack)
Una palabra no dice nada
y al mismo tiempo lo esconde todo
igual que el viento que esconde el agua
como las flores que esconde el lodo.

Una mirada no dice nada
y al mismo tiempo lo dice todo
como la lluvia sobre tu cara
o el viejo mapa de algun tesoro.

Una verdad no dice nada
y al mismo tiempo lo esconde todo
como una hoguera que no se apaga
como una piedra que nace polvo.

Si un dia me faltas no sere nada
y al mismo tiempo lo sere todo
porque en tus ojos estan mis alas
y esta la orilla donde me ahogo,
porque en tus ojos estan mis alas
y esta la orilla donde me ahogo.
-------------------------------------------
traslation...
A word does not say anything
And at the same time it hides everything
Just as the wind that hides the water
Like the flowers that mud hides.

A glance does not say anything
And at the same time it says everything
Like rain on your face
Or an old treasure map

A truth does not say anything
And at the same time it hides everything
Like a bonfire that does not go out
Like a stone that is born dust.

If one day you need me, I will be nothing
And at the same time I will be everything
Because in your eyes are my wings
And the shore where I drown,
Because in your eyes are my wings
And the shore where I drown...


Postuar nga ksenia datë 20 Janar 2006 - 14:27:

Hmmm... Sa shpejt fshihen emrat!!! Mjaftoi nje fjale (gjoja per te krijuar vemendje) dhe figura filloi te zbehet, te zhduket dalengadale...
Gjeja qe me vjen me shume keq eshte qe intuita doli perseri fitimtare. Mjaft u perzieve ne punet e mia moj intuite!!! Kurioziteti humbi shume shpejt. Cdo gje eshte e pasqyruar qarte ne mendjen tende. Vjen nje moment qe ti parashikon cdo fill te bisedes madje edhe xhestin e rradhes...Kerkon kende strukje per t'u prehur magjishem por edhe keto rezultojne vende te shkelura me pare...
Sa shpejt fshihen emrat!!! Me dhimbset edhe koha. Ti ke investuar kaq shume kohe! E ke nxjerre kohen edhe kur ajo ka munguar. Ke ndertuar piramide planesh, udhetime magjepsese ne ishuj tropikal dhe te gjitha rrezohen nga nje gur fjale...
Emri u fshi shume shpejt... Me vjen keq qe jam e detyruar te kthehem ne rutinen e meparshme. Ajo eshte e vetmja qe me pret duarhapur dhe me dashuri.
Perpelit ngadale syte duke marre fryme thelle. Shfletoj faqen e ditarit tim te copeza jete nga e kaluara duke shenuar me shenjen X emrin qe duhet harruar. Sa shpejt fshihen emrat!!!


Postuar nga pipi datë 22 Janar 2006 - 05:18:

dita e re,filloi,me shprese se cdo gje ate dite nuk do te ishte monotone,ajo doli per ne shkolle...diellli sapo kishte dale dhe fytyra e saj e pergjumur ende se kish marre veten nga gjumi i nates.shpresoi vertet qe ajo dite mos ishte si te tjerat...ne shkolle shpresat e saj thuajse u shuan..mjaftoi nje shikim i tij dhe ajo u gjallerua...kishte ardhur...me ate pamjen e tij magjepsese,simpatike dhe te mistershme njekohesisht,iu lut qe ta ndiqte...

diku,fshehte ne nje vend larg nga njerezit,te rrethuar nga pemet,por perseri shnderriste nga dielli,ai u afrua dhe puthi embel....zgjati disa min.dhe pas ndarjes se 2 buzeve ajo su zgjua nga ajo embelsire e cila zgjati vecse pak. per te ishte puthje e embel,por me von per te do te ishte"puthja me e hidhur"e jetes se saj....


Postuar nga darke datë 22 Janar 2006 - 05:21:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
una palabra ("Man on fire" soundtrack)
Una palabra no dice nada
y al mismo tiempo lo esconde todo
igual que el viento que esconde el agua
como las flores que esconde el lodo.

Una mirada no dice nada
y al mismo tiempo lo dice todo
como la lluvia sobre tu cara
o el viejo mapa de algun tesoro.

Una verdad no dice nada
y al mismo tiempo lo esconde todo
como una hoguera que no se apaga
como una piedra que nace polvo.

Si un dia me faltas no sere nada
y al mismo tiempo lo sere todo
porque en tus ojos estan mis alas
y esta la orilla donde me ahogo,
porque en tus ojos estan mis alas
y esta la orilla donde me ahogo.
-------------------------------------------



shume e bukur and good translation


Postuar nga volter datë 23 Janar 2006 - 17:43:

Ne te hyre qytetit turist, pernjeheresh shkela me ate qetesine e duhur pluhurin e asfaltit.., ai miku qe rrinte i devotshem per te ruajtur kujtimet dhe kulturen e qytetit, me prit shume mire. Pyes veten: Perse gjithe kjo mirenjohje ndaj qenies sime? Hyra me mpirjen e heshtjes, dhe zura te vras shikimin ne poret e lekures sime. Serish pyes veten: Sa pore te lezetshme me kane dalur mbi siperfaqen e qenies! Vazhdova te ecja rreth e perqark pikturave te ketij museu (...)! Ndjej nje force elastike qe bie mbi mua, e ndjej me force, e me force e perballoj. Piktura te vjetra dhe me te bukura ne bote - me thote ai Herrn Patrice! Lekunda koken me ate cerukun e nje shpirti dhe buzeqesha shume klasike. Vertet jane te nje modeli te magjishem... Kah fundi i them, nuk duroj dot me sepse ndjenjat me jane mpire nga dehja e pikturave, dhe nuk rezistoj dot...

..dola i prekur dhe i mpire komplet nga organizmi...

tentova ta pyesja veten serish, por nuk kisha fuqi ngta dehja e hatashme....


Postuar nga ksenia datë 06 Shkurt 2006 - 19:32:

Hi ditar! Te shkruash ne emrin tend eshte njesoj si te dialogosh me murin (e une nuk kam kete qellim) por eshte thjesht nje lloj pershendetje per te thene qe "jam back again" ne dhomen time te preferuar.
----------------------------
-Do te doja ta kerceja me ty kete kenge!
-Ndersa une do te doja te beja dashuri me ty, hajde ku je!
-Jo, ishte nej deshire momentale qe me krijoi zilia qe pata per nje cift ketu qe kercejne. Neser cdo gje do te jete njesoj...Te dua zemer, per momentin. Neser do te kujdesem ne menyre tjeter per emrin tend.
-HAjde ku je po te pres tek vendi X mos u be mendjemadhe!
-------------------------

Ecejaket e fundjavave naten neper qytet me kujtojne TY. I doje njesoj si une rruget e boshatisura te njomura nga vesa ku mund t'i jepnim "gaz" sa te donim pa e vrare mendjen per asgje.
Nderroheshim here pas here ne gjendjen e "te dhenit gaz ". Kenaqesia per mua ishte e njejte edhe ne rolin e kundruesit dhe kjo eshte aryeja qe here here ta falja "rradhen" time ty per te te kundruar.
---------------------------
Ulerima! E trasheguar nga te paret tane eshte pjese e imja. Nuk do te kishte kuptim as dhimbja, as lumturia, as dashuria pa te. Je vetem ti qe ke kuptuar deri tani rendesine e saj dhe boten ku ajo mua me con dhe prandaj ma perkushton. (po ti nuk ke kuptuar vetem kete)
Kam krijuar nje force te cuditshme magnetike me ty. Ti e di kur une kam nevoje per ty dhe anasjelltas duke kthyer cdo pjese te kohes ne deshire reciproke.
--------------------------
Deshira!Ti e di qe vetem duke vepruar keshtu deshira e ruan konstanitetin e saj per nje kohe te gjate. Ne menyre tjeter ne e provuam dhe nuk funskionoi.
Jam duke aktivizuar ikonat e qeshjes(ky eshte nje celes qe nuk duhet harruar asnjehere)


Postuar nga aura datë 10 Shkurt 2006 - 04:50:

vite me pare...


e kuqja e faqeve i kishte dale jashte kontrollit. ai e dinte shume mire qe nuk ishe ajo ngjyre fytyre arma e tij me e madhe. megjithate e dinte mire edhe se asaj nuk i interesonte kjo gje


syte qe fokusoheshin ne syte e saj sepse kishin frike se mos biseda e tij behej e merzitshme dhe e humbiste ate neper mendime pa vlere


goja qe leviz pa pushim thjesht per te folur sepse jane me shoqerine e saj. duhet te flasi qe te duket interesant dhe shoqeria e saj te thote: uau he's cool

duart levizin papushim dhe ne drejtim te paditur

ajo qesh. shume sforco per asgje. e pelqente ate djale per ate qe ishte, nuk kishte nevoje per maska as per perpjekje te deshtuara.


mbase ai kishte frike... ata nuk ishin njelloj...ajo pelqente Baudelaire...dhe kjo ishte e cuditshme....

nje kujtim i bukur----------besoj se tani je tjeter njeri, nje cun i madh qe nuk kuqet para nje goce por i thur asaj fjale te bukura (pse jo te vjedhura nga ndonje forum)


Postuar nga Sunlight datë 10 Shkurt 2006 - 19:49:

...a te te shfletoj pak jeta ime, t'i bej nje retrospektive asaj te kaluare qe shpeshhere mi ka mberthyer emocionet ne nje shishe xhindi, me deshiren per ti derdhur atij qe shume me mundoi.....

Po jeta ime, ti je ditari im, ti je libri im, faqet e tua mbajne emrin tim, me vjen turp kur mendoj qe shume flete i ke te nxira.....kam frike ti prek le më ti lexoj....cte lexoj xhanem....mjafton te prek nje numer dite dhe ne mendje vizatohet ajo qe kam jetuar.....
kopertina eshte dita e lindjes, nje engjell pa krahe, i hedhur ne nje bote te shemtuar me njerez te shemtuar...dalengadale ditet u mbushen me mendime, ndjenja, vepra, te mira, te keqia....
ehh....c'them dhe une...perse kaq pesimiste?

e pse mos te jem jeta ime, kur shume dite jane vizatuar nga deshperimi per "ate", ate qe ma nxiu jeten me heshtjen e tij...o zot sa e urrej dhe e dua njekohesisht...

Ja..prit pak...po lexoj kete faqen ketu....625......shkurt 1996....

"Ate e pashe sot...eh..si u ndjeva....si nje gonxhe qe ka frike te hape krahet te mbeshtjelle ajrin qe e ushqen, qe ka frike te mbeshtjelle dashurine...ate qe e rrit, i jep shprese.....
te dy u shkembyem pa i folur njeri-tjetrit...si dy te huaj,
Dita ime sot, eshte e djeshme, dita ime ka karakter perhere te djeshem.....deri kur...???


hemm, tani jam ne realitet....
Ai, tashme eshte me mua, per mua, nga mua, ................deri......ne vdekje.....

PS.
shpresoj...


Postuar nga notti_stellate datë 15 Shkurt 2006 - 02:29:

Volendo,volando...ancor' piu su!

"Mi pare che il cielo
non ci sia piu
lui nei tuoi occhi si vede
si sente un po piu blu
mi pare che il sole non esista piu
nel tuo sorriso si e sciolto ancor'
prima d'andare giu
mi pare che ormai la luna
non ci sia piu
in questa notte speciale
a diffonder' la luce sei tu
mi pare che le stelle ballino intorno a te
ma quando ti vedo fiorire davanti a me
ormai lo so,lui ha il mondo dentro se
un suo respiro
e un emozione in piu per me"


-"Kam dicka per ju,zonjusha ..."i tha me nje shikim capken
*"dhe une kam dicka per ju,dott.Mgjth,le te shohim njehere shijen e mjekut tim te preferuar"
-"Po vdes nga kurioziteti,pranoje"
*"heyyyy,pret dhe qe ta pranoj?Hahahaha"
-"E ke pranuar ndonjehere?Teper krenare dhe kokeforte per ta bere"
*"Atehere?Ku eshte kotelja ime?Ku e ke fshehur?E di qe eshte kotele"
-"E di,e?Dmth,ti e di,e di,e di me siguri?"
*"Nese s'eshte kotele jam gati te le te shkruash emrin tend ne bluzen time te bardhe te stazhit ne shkronja te medha"
-"Uuu,sa terheqese si ide...shiko pak ne xhepat e palltos tende...dhe meqe je,sillme dhe nje lapes ne baze alkoli bashke me bluzen tende te stazhit"
Ajo futi koken ne makine per te terhequr pallton jashte,rremon xhepat,kur sheh...Ju mbushen syte me lote.Nje gje ishte e sigurte: s'ishte kotelja per te cilen kishte shpresuar.

(vazhdon...ne ditarin tim privat ne shtepi )


Postuar nga Enya datë 15 Shkurt 2006 - 03:15:

Post

Shqiperi,klass e pare.
Sa e bukur ishte e kaluara ime,ndonese kam qindra vite te tjera per te jetuar.Gjene e vetme qe kujtoj me me delikatese ka qene kur mesova
te shkruaja numerat.Gjithmone germen tete e ngaterroja,beja dy rrumbullake
vec e vec, nje ne tavan e nje ne sahan si i thone nje shprehjeje.
Derisa nje dite me dolen syte xixa nga nje shpulle qe hengra nga
nje pjesetar i familjes sime.Qe ate cast,edhe pse gjaku me rridhte nga hundet(pasi shpulla qe hengra me shkaktoi hemorragji momentale),
fillova te shkruaj aq bukur numerat sa s`e imagjinon dot asnje.
Beja drejtshkrim nga dy ore ne dite, derisa arrita te drejtoj dhe germat e alfabetit.
Isha nxenesja me shembullore e shkolles.Vetem qeshja dhe krenare per veten
ecja kokelart dhe gjithmone ndihmoja shoket e shoqet te benin detyrat
ne klasse.
Mbaja gjithmone floket e kapura si pipi, bjondine e vogel-kacurrele,syte qe me shndrisnin,
dhe gjithmone shkoja ne shkolle me qejf te madh.
---------------------------------------------------------------------
Roma, august 2000.
Her e pare qe veja ne Italy.Me kishin thene qe ishte e bukur,
por mua s`me beri asnje pershtypje te paren her.Njerez ngjyra-ngjyra,
afrikane,te bardhe, cifute, etj etj...
Vetem tek "Villa Borghese",gjeta qetesine time.Bari i njome, pemet e larta,
xhirot me karroce me kuaj,xhirot me biciklete,
uji i fresket i fontanave,sikur me futen dashurine te dua kete qytet te bukur
antik.
----------------------------------------------------------------------
PARIS,september 2002.
Mrekullia e fundit e Botes!
Drite,zhurme,bukuri,nje gjuhe qe si cicerime dallendysheje te shplodh
te gjithen.E dashuroja gjuhen frenge.E flisja shume mire,me theks parizien.
Harku i Triomph-it,nje perle e gjalle.Shtyllat e gdhendura perfeksionisht me rrembenin shikimin dhe me conin drejt
lashtesise se asaj permendoreje magjike.'
Doja te ngurohesha aty,dhe kurre te mos kthehesha ne usa.
-----------------------------------------------------------------------------------
(vazhdon kur ta ndjej te nevojshme per te shkruar...Lexim te kendeshem..)


Postuar nga amor alucius datë 23 Shkurt 2006 - 16:16:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
traslation...
A word does not say anything
And at the same time it hides everything
Just as the wind that hides the water
Like the flowers that mud hides.

A glance does not say anything
And at the same time it says everything
Like rain on your face
Or an old treasure map

A truth does not say anything
And at the same time it hides everything
Like a bonfire that does not go out
Like a stone that is born dust.

If one day you need me, I will be nothing
And at the same time I will be everything
Because in your eyes are my wings
And the shore where I drown,
Because in your eyes are my wings
And the shore where I drown...



Shèèt...!
Jam une ajo qe s'lejon qe gjerat e rendesishme ne jete(si psh.shoqerite) te me rreshqasin nga duart.
Degjohemi sapo te kem cike me teper kohe per celly

P.s.Ke pershendetje nga ai miku i poezise i heres tjeter ...


Postuar nga aura datë 25 Shkurt 2006 - 22:16:

pikerisht sot para provimeve mu kujtua historia e tij e preferuar :

Napoleoni po flinte gjume dhe befas nje nga generalet e tij e zgjon me ngut. Napoleoni zgjohet i tmerruar dhe pyet:
Pse me zgjove?
generali pergjigjet: po na sulmojne.
Napoleoni: ik ore andej se me tmerrove, kujtova se kisha provim


Postuar nga lost_soul datë 26 Shkurt 2006 - 02:51:

Nuk kam ndonje pjese konkrete per te treguar, por kam zgjedh nje pjese nga kenga High Hopes e P.F. (duke qene se kam deficenca ne letersi) per te pershkruar vitet e mia te kaluara ne vendin tim...

The grass was greener
The light was brighter
The taste was sweeter
The nights of wonder
With friends surrounded
The dawn mist glowing
The water flowing
The endless river
Forever and ever


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.