Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)

Postuar nga BIONDIA datë 10 Maj 2009 - 18:12:

Citim:
Po citoj ato që tha notorious
... ajo qe me turbullon vertet esht Engjellushja... me duket pak si fantaziose fakti qe kta vellezer sjan futur ne kontakt me "burrin" Italian...

Besoj se Fajtori e ka marre kete shkrim ashtu si eshte nga gazeta dhe duket qe ai/ajo qe e ka shkruar smerr vesh nga ky profesion se mungojne as shume informacione sa te duket nje histori metropolitane ,mungojne 5 pyetjet kryesore qe perdor nje gazetar perpara se te shkruaj nje artikull prandaj le shume per te deshiruar ..... jo vetem kjo por ne shume gjera kjo histori le per te deshiruar nene e saj gjinka nje dredhi per ta sjelle kete ne shqiperi duke i thene qe ka babane semure kur kjo ka len femijen e saj te vogel .... po sdo kishte ASGJE ne kete bote asnje frike sdo me mbante larg nga femija im ......kjo perpara se te martohej duhej te kete bere NDARJEN ne shqiperi dhe do ket marre ndonje certifikat ne gjendejn civile kush ja ka marre ? Nese ja ka marre ja kane marre prinderit dhe ateher dicka kan ditur se ku ka qen se ne asnje shtet nuk martohesh dot po nuk pate ndarjen .....kjo e martuar dhe prinderi dikan vetem emrin e burrit spaska nje numer telefoni ai nje andres (ku ne itali qe perpara se te martohesh me nje italin ka aq shume dyshime te vijne te kontrollojne ne shtepi per te para se mos martohesh me interes etje)..une te kem babane semure e martuar dhe nuk vij ne shqiperi me burrin ,vij vetem ????????????????
Kane kaluar 5 vjet dhe keto sado te varfer te jene mund te shkojne ne polici dhe ne shqiperi per te denancuar qe nje shtetas ITALIAN i martuar me vajzen e tyre s edine ku e kane .....Engjellushja vete ka thene "qe kan filluar nje jete te re " problemi tani se kan me trafikatet sepse ajo si ka denoncuar si mund te denosh dike nese ska denoncim tani ai eshte "qete"se ai ka vite qe ska kontakt me ate problemi tani eshte ky KY E KA CUAR KY SHTETAS ITALIAN KETE VAJZE......

Postuar nga Fajtori datë 10 Maj 2009 - 18:59:

Me kujtohet here pas here historia e atij personit qe ti i tregon Henen dhe ai shikon gishtin.

Cfare kane rendesi çertifikatat apo ambasada shqiptare ne Rome, ne New York, apo ne Mumbai (te kete valle?). Ajo femer mund te jete duke u fshehur nga kriminelet shqiptare dhe nuk kontakton me fare familjen. Ose mund ta kene vrare per denoncime qe ka bere ne Itali (ku e lexuat qe s'ka bere denoncime?). Keto fakte jane gishti, tani vijme tek Hena.

Nje femer X eshte marre me zor, derguar ne Itali dhe atje (besoj pasi e kane perdhunuar) eshte nxjerre ne trotuar si prostitute. Natyrisht qe keto duhen verifikuar sa te verteta jane. Por duke njohur histori te ndryshme shqiptaresh them se eshte krejt e mundur te kete shkuar keshtu. Tani, situata ne Itali vjen si pasoje e nje krimi qe eshte kryer fillimisht ne Shqiperi (sekuestrim personi). Duke njohur kriminalitetin shqiptar eshte KOMPLET e besueshme qe ajo femer te kete frike, te shkepuse marredheniet me familjen dhe te mbylle "problemin" duke shkuar tek nje prift. I ka futur apo jo ne burg meshkujt ne Itali kjo s'ka rendesi. Rendesi ka te lexoni si mund te katandisen familjet dhe njerezit per krime qe juve kujtoni se kryhen ne Itali (prostitucioni), kur ne fakte lindin ne Shqiperi (sekuestrimi). Dhe ajo qe eshte me e keqja shume shqiptare kujtojne se kriminelet i lajne hesapet duke u futur ne burg ne Itali, kur efektivisht duhen futur per kohe te gjate ne Shqiperi. Mesa shikoj ajo femer nuk ka treguar emra as familjes se vet, jo me prokures shqiptare. Per kete krimi qe i ka shkaktuar tragjedine kesaj familje do mbetet i pa ndeshkuar. Gjithmone nese pranojme qe eshte çuar me dhune ne Itali.

Dhe ajo qe thote notorius eshte krejt e gabuar. Njoh meshkuj qe jane marre me prostitucion qe tani kane familje dhe rrojne per qejf ne Shqiperi pa i hyre gjemb ne kembe. Keshtu qe hesapet nuk jane lare aspak perderisa kriminelet paguajne vetem nje pjese te vogel te krimeve te kryera (ato jashte vendit) dhe nuk paguajne per tragjedi te tilla qe mund te kene zanafillen 10 vjet me pare. Drejtesia aplikohet vetem kur kriminelet shqiptare te arrestohen SOT per krimet e kryera 10-15 vjet para. Eshte menyra me e mire per te sjelle besimin e njerezve ne shtet nese familjet e ndertuara nga keta kriminele shkaterrohen nga arrestime qe sjellin drejtesine ne vend. Me ate rast edhe disa femra laraska qe kujtojne se martojne ndonje pasanik duhet te mesohen te mbeten pa burre dhe me femije ne mes te rruges ne menyre qe kurvezimi i tyre per nje cope buke te mos transmetohet ne femrat e brezit te ardhshem. Femrat duhet te dine çfare rrezikojne kur martojne njerez vetem sepse kane leke. Dhe duke patur parasysh si behen shpesh leket nga pasaniket e ardhur nga jashte le te llogarisin vete rrezikun qe i pret. Kjo do ishte drejtesia qe do i kthente Engjelluses dhe familjes besimin tek shteti.

Kete teorine qe femrat vijne vete per prostitucion dhe denoncojne meshkujt kur si pelqen situata (si thote Biondia) e kam degjuar here te tjera. Megjithate me duket e turpshme te vihet faji femres qe sepse deshte te provonte prostitucionin. Per sa kohe nje njeri detyrohet te prostituohet (me dhune apo kercenime), nuk mund te justifikohet krimi me deshiren e tij fillestare. Mesa di une nuk ka ndonje kontrate qe detyron femrat te kalojne jeten ne prostitucion se guxuan ta provojne heren e pare. Eshte vetem mentaliteti (pseudo) puritan qe kerkon ti veshe femrave faje kur ne fakt jane viktima. Mentalitet qe sidoqofte i shkon per shtat edukates maskiliste qe ka marre shumica prej nesh.

Postuar nga BIONDIA datë 10 Maj 2009 - 19:06:

[QUOTE]Po citoj ato që tha Fajtori
[B]Me kujtohet here pas here historia e atij personit qe ti i tregon Henen dhe ai shikon gishtin.

Ke te drejte sepse ka njeres qe duan te tregojne HENEN por ato o se dine se ku ndodhet o bejne sikur se dine dhe humbasin ne qiellin plot yje dhe je e detyruar te shikosh gishtin njeher ku e drejton pastaj ate qe ka dash te tregoje ai njeri .....fajtor se di pse me pelqejne temat e tua .....

Postuar nga BIONDIA datë 10 Maj 2009 - 19:31:

Jemi ne 2009...

Xhoni ishte një vogëlush i varfër 11-vjeçar. Xhoni nuk është më! Trupi i tij pa jetë, një ditë më parë është varrosur në Tepelenë
Xhoni R. sapo kishte ardhur familjarisht në Durrës. Nuk kishin aq para sa të paguanin një qira banese. Banonin përkohësisht (sa "të rregulloheshin".. ) tek shtëpia e hallës, e cila kishte migruar përpara tyre në këtë qytet.
I kishte tërhequr bukuria e bregdetit, e cila ngjall edhe shpresa, dhe, prindërit, duke luftuar për një të ardhme më të mirë për fëmijët, u joshën në këtë ëndërr të shkurtë
Xhoni jetonte me këto ëndrra, deri në momentin kur një makinë, që drejtohej nga një vajzë pa patentë, e përplasi tek luante në breg të detit. Shteti paguan zyrtarë për patentat, paguan policë për t'i kontrolluar ato, paguan prapë policë për të mbajtur rend e rregull në një zonë ku nuk lejohen makinat.
Por ja që ia morën jetën vogëlushit, në bregun e detit të ëndrrave të tij.
Policia, (po ajo polici që ka për detyrë të ruajë që në atë breg të mos shkelin goma makinash), njoftoi vdekjen e fëmijës, me një gjuhë të thatë zyrtare
"Dje, rreth orës 17.30 të pasdites, në sektorin Hekurudha Plazh, duke lëvizur në bregdet, një veturë në pronësi të shtetasit K.D., me targa DR 8161 e ka aksidentuar shtetasin Xhoni Recka, 11 vjeç, banues në lagjen nr.13. Është dërguar në spitalin rajonal të qytetit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ka ndërruar jetë".
Këto thoshte komunikata e shtetit për "shtetasin Xhoni Recka, 11 vjeç" (!)
Mjekut Met Kaci, i mbushen sytë me lot kur flet. Thotë që nuk është ndjerë kurrë më parë kështu. Kujton momentet kur fëmija u soll në sallën e urgjencës së Spitalit Rajonal të Durrësit dhe mezi merrte frymë. E, ashtu në grahmat e fundit të jetës, tha një frazë, që dr. Metit dhe mjekëve të këtij spitali, ndoshta do t'u mbetet përjetë në kujtesë: "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekë babit tim, se ne jemi të varfër...".
Kërthiu kishte mbyllur sytë paqësisht, pa akuzuar askënd, vetëm me merakun e fukarallëkut të prindërve të tij, të cilët do t'i linte edhe më të varfër tashmë.
Dr. Meti e ka të vështirë këtë rrëfim: "Po i bllokohej frymëmarrja dhe, pasi na tha atë frazën për babanë, bëri një pauzë dhe foli prapë, duke na parë në sy: "Nuk marr dot frymë...".
I vumë oksigjenin. Ka qenë një operacion që e kemi bërë me dhimbje të pashoqe. Zgjati 3 orë e gjysmë dhe u krye me profesionalizëm nga kirurgët Ilir Shani dhe Naim Mediu. Ata bënë të pamundurën, por aksidenti i kishte dëmtuar, me pasoja të pariparueshme, shpretkën dhe shkatërruar enët e mëdha të gjakut. Pas marrjes së gjakut, u duk sikur u përmirësua, por..."
Nuk rezistoi dot më shumë trupi i dobët i Xhonit. Dhe iku. Iku me kërkesën-akuzë: "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekë babit tim...". Në Spitalin e Durrësit janë ende të shokuar.
Xhoni tashmë është varrosur në Tepelenë. Por, edhe që atje, AI AKUZON me kërkesën e tij fëmijërore.

*Autori është korrespodent i "Shekulli"-t për Durrësin.

Postuar nga BIONDIA datë 10 Maj 2009 - 20:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Kete teorine qe femrat vijne vete per prostitucion dhe denoncojne meshkujt kur si pelqen situata (si thote Biondia) e kam degjuar here te tjera. Megjithate me duket e turpshme te vihet faji femres qe sepse deshte te provonte prostitucionin. Per sa kohe nje njeri detyrohet te prostituohet (me dhune apo kercenime), nuk mund te justifikohet krimi me deshiren e tij fillestare. Mesa di une nuk ka ndonje kontrate qe detyron femrat te kalojne jeten ne prostitucion se guxuan ta provojne heren e pare. Eshte vetem mentaliteti (pseudo) puritan qe kerkon ti veshe femrave faje kur ne fakt jane viktima. Mentalitet qe sidoqofte i shkon per shtat edukates maskiliste qe ka marre shumica prej nesh.

Fajtor se kisha pare kete modifikimin tend e kapa me vones ......kjo nuk eshte teori kjo qe po te them une por eshte fakt dhe me F te madhe .....(fakte fajtor jo dhe hena dhe gishti ) asnje si ve faje femrave nese ato nuk kane por ka dhe shume rruge qe keto femra mund te ndjekin per te qene te lira por nese keto femra sduan se i pelqen kjo jete .....chyn mentaliteti ndoshta hyn fitimi i lekeve me lehtesi ......me fal me lart thua qe duhet te denohet ai qe i shfrytezon 1000% dakort me ty por si mund te denohet nje njeri kur ato qe keto vajza nuk duan te jene te lira ...iku koha e frikes fajtor tani kush e ben e ben se do vete dh jo se e detyrojne ..... ajo fjala e edukates maskiliste nuk besoj se me pershtatet mua ....nesje e zgjata si shume ne kete teme...
p.s engjellushja dikush thoshte se ishte denur ne france per trafikim rumunesh me nje shqiptar tjeter .......ja pra ndoshta dikush e ka pare kete vajze nuk qeka e humbur ka thene dhe se do interesohet (komentimit e ketij shkrimi ne gazete)

Postuar nga Fajtori datë 10 Maj 2009 - 20:35:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

Kostoja e shume burokracive ne drejtesine italiane ka te pakten nje te mire. Te rralla jane rastet qe njerezit perfundojne ne burg kot. Keshtu qe mos ja ki merakun se po denoi ata meshkujt nuk i denon kot ne ajer. Kjo mund te jete me e qarte po te kesh parasysh konceptin e lirise, qe do te thote edhe liri te prostituohesh per hesapin tend, pa meshkuj qe te detyrojne apo duan te marrin leket. Fakti qe nje femer prostituohet nuk i jep te drejten ndonje mashkulli ti bjere ne qafe. Tani besoj e kupton qe s'do te thote asgje fakti qe ajo femra eshte pare te prostituohet akoma. Ne Itali NUK ndalohet prostitucioni (kije parasysh kete), por ndalohet "shfrytezimi i prostitucionit" (nga persona te trete, meshkuj, protektore, hapja e bordellove qe... shfrytezojne prostitucionin, etj).

Duhet te besh nje ndarje mes argumentit "deshiron te prostituohet" dhe argumentit "shfrytezim" (ndarje qe ligji e ben fare mire).

Postuar nga BIONDIA datë 10 Maj 2009 - 20:46:

Fajtor une ndarjen e kam bere kam vite qe keto qe shkrun ti i lexoj i jetoj mundohen dhe pse jo gjithmon ti ndihmoj (jo vetem une se jam nje pike ne nje det)...por nese nje vajze kerkon te nderrje jete sic me ke thene me lart per engjellueshen shpeton i kerkon ndihme shtetit dhe kur i jepet kjo mundesi per ta bere kete gje ajo mbas disa muajsh refuzon kete gje sepse puna si kamariere i jep vetem 900 eruo dhe lodhet shume ajo ato i ben vetem nje nje nate ateher bej nje pyetje kshu kot ..si mund ti besosh kesaj femra per gjithe ato gjera lot e shpifje qe ka thene ????? si mund ti besoj une engjellushes por me dhimbsen prinderti vellezerit qe akoma presin ....ah ai emisioni njeres te humbur zgjidhi shume raste te tilla...
Fajtor mle pa pune vashdojme bisedimet me vonese ngeli familja pa darke ....

Postuar nga kurt datë 10 Maj 2009 - 21:30:

pastaj ktu hidheni te gjithe kunder hakarrrjes etj.

ne rastin e engjellushes do kisha deshire dikush te vriste kriminelat.

Postuar nga amor alucius datë 11 Maj 2009 - 00:40:

Ajo qe me habit mua eshte qe si ka mundesi qe te vjen tjetri dhe te grabit kur je ne punen tende, me hallet e tua, aq me teper grua e martuar. Aq me teper ne fshatra te harruara nga Zoti ku te gjithe njihen nga njeri-tjetri. Zakonisht keto merren me femra beqare ose gra te divorcuara... Mah, qe kjo historia s'eshte aq e kulluar, duket qe nga fakti qe ajo s'eshte marre me as me femijen.

Postuar nga briseide datë 11 Maj 2009 - 02:06:

S'ka te beje Amor:kam degjuar nje rast sekuestrimi te ndodhur mbi 15 vjet me pare,goce ende adoleshente;madje dihet(me deshmi personash)se kush ka qene qe ka organizuar gjithcka dhe perseri s'beri njeri asgje.Eshte frika,per fat te keq,qe te ngrin duart.

Postuar nga amor alucius datë 11 Maj 2009 - 03:00:

Jo, ceshtja ishte ketu: nje grua e martuar qe s'ka kontakte intime me njerez qe merren me trafiqe, s'ka kush te shkoje ta zere ne shtepi. Aq me teper ne fshatra ku jetojne bythe-me-bythe me nj-tj, pa pike lirie levizjet.

Postuar nga Deb* datë 11 Maj 2009 - 04:51:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Ajo qe me habit mua eshte qe si ka mundesi qe te vjen tjetri dhe te grabit kur je ne punen tende, me hallet e tua, aq me teper grua e martuar. Aq me teper ne fshatra te harruara nga Zoti ku te gjithe njihen nga njeri-tjetri. Zakonisht keto merren me femra beqare ose gra te divorcuara... Mah, qe kjo historia s'eshte aq e kulluar, duket qe nga fakti qe ajo s'eshte marre me as me femijen.

Edhe kane ndodhur. Nje kusherire e burrit tim eshte rrembyer kur ka qene me te fejuarin te dy . Kane kaluar me shume se 10 vjet dhe ajo femer nuk eshte bere me e gjalle. Thone qe mund ta kene vrare. Familja ka humbur cdo shprese qe ajo mund te jete gjalle, e jo me te kthehet nje dite.

Postuar nga kurt datë 11 Maj 2009 - 15:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Edhe kane ndodhur. Nje kusherire e burrit tim eshte rrembyer kur ka qene me te fejuarin te dy . Kane kaluar me shume se 10 vjet dhe ajo femer nuk eshte bere me e gjalle. Thone qe mund ta kene vrare. Familja ka humbur cdo shprese qe ajo mund te jete gjalle, e jo me te kthehet nje dite.

ne ket rast ja vlen hakmarrja, se njerzit e saj qenkan njerz kot.
sidoms nese e din sadopak se kush ka pas dore ne grabitjen e tyre, e meritojn plumin ballit, e me shume...

Postuar nga Deb* datë 11 Maj 2009 - 17:14:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
ne ket rast ja vlen hakmarrja, se njerzit e saj qenkan njerz kot.
sidoms nese e din sadopak se kush ka pas dore ne grabitjen e tyre, e meritojn plumin ballit, e me shume...

Nuk e kane gjetur mo Kurt, por e kane menduar dhe hakmarrjen te shkretet. Dyshojne per njerin, por nuk po e gjejne dot.

Postuar nga IQVLORA datë 11 Maj 2009 - 18:24:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Nuk e kane gjetur mo Kurt, por e kane menduar dhe hakmarrjen te shkretet. Dyshojne per njerin, por nuk po e gjejne dot.

Nje shtet i mberthyer ne ngerc nga korrupsioni,i le shtetasit e vet ne meshiren e ketyre kriminelve.Edhe lufta qe behet ndonjehere kunder bandave te krimit,behet duke u hakmarre ndaj kundershtarve politik.Cdo gje mbaron ketu.Njerzit e thjesht ishalla i mbron zoti.
Sigurisht keta pisanjoze gjejne pika te dobta dhe veprojne.Atje ku te japin bizhdollanin ballit nuk kruhen.
Nuk e kam lexuar rasti qe ju sillni,por di nje rast kur nje vajze e trafikuar ne Itali ne moshe fare te re,u gjend nga emisioni i A Shtinos dhe gazetaret e sollen ne Shqiperi permes shume rreziqeve per jeten.Policia italiane ju tha te largoheshin sepse nuk u jepte mbrojtje.Ne Durres policia shqiptare kerkoi ta pervetesonte kete gjetje e te merrte merita per veten e vet duke mos e lene vajzen te dilte nga dogana,por nuk ja arriti.Vajza u takua me prindrit,por ajo ishte gjysem njeriu,sepse kish ngrene nje leve kokes nga tutoret.
Cfare beri prokuroria shqiptare me nje fakt te till?Asgje! Vaffanculo shtetit!

Postuar nga Deb* datë 11 Maj 2009 - 18:44:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA

Kjo eshte e keqja jone Iqvlora. Ne kemi nje shtet kukull sa per sy e faqe.

Qytetari i shkrete duhet te jete vet Zot e vet shkop. Po te tregoj nje rast konkret. Vete burri i motres te kerkoje borxhin qe i kishte marre njeri vite me pare  kur ai ishte ne momente te veshtira ne kurbet. Ai jo vetem qe nuk  i'a ktheu borxhin, por i ze prite me nja dy te tjere nje dite dhe e godet me thike jo njehere, por disa here. Fati i tij qe shpetoi. E denoncuan, por ai u zhduk. Policia aq donte, nuk e kerkoi fare.

U be prape i gjalle ai krimineli dhe kete here kapet me te vellain e kunatit. Perfundon ne spital vellai.  Ai prape iku'' ne drejtim te panjohur'', dhe policia prape hesht. Se si do i vej halli ketij muhabeti nje Zot e di, vetem nje gje eshte e sigurt qe te ne nuk ka drejtesi. Keta te detyrojne te behesh vrases me pahir.

Nje nga arsyet kryesore qe me ben te mos kthehem ne Shqiperi per te jetuar.

Postuar nga IQVLORA datë 11 Maj 2009 - 19:26:

Keni shume te drejte Debora*!Njeriu duhet te jete teper.teper i kujdesshem ne jete.Shqiptaret jane teper te keq per keto gjona,thone tironsit.Per keto ndodhi qe ju thoni,kur bisedojme me time shoqe themi:''Shyqyr qe i shpetuam femijet nga ai batak ku ndodhej vendi jone''.Ata po rriteshin dhe duke jetuar ne nje ambjent kriminal do te perfshiheshin edhe ata ne keto ujra.Ne '97 nje nga kriminelet e Coles i kish thene djalit tim atehere 14 shtyme makinen te ndizet.Djali i tha jo dhe ai e kish goditur me nje pellembe a e kish shtyre nuk e di.Ime shoqe i kishin thene djakit mos i trego babait per cka ndodhi.Nqse do me kish treguar jo atehere por edhe me vone gjersa isha ne Vlore ai do kish perfunduar ne varreza,or edhe une ndoshta ne burg a nuk di c'te te them.Une e kam marre vesh ndodhine me 2005-n dhe ate qenbirqeni e kam kerkuar por nuk e kam gjetur,ndoshta i kane dhene ndonje plumb kokes.Po sikur te kishim vajza me thote ajo cdo te kishe bere?Shyqyr qe nuk kemi i them,por perseri do te deshiroja te kisha nje vogelushe te me perqafonte kur te vija nga puna. Pare borxh nuk para jap,sidomos tek ata qe nuk kam te beje.vetem gjera te vogla,por kete here i kam dhene nje goxha shume nje te afermi,qe e shoqja donte shtepi ne pallat se nuk i dilte ajo qe ka.Nuk e di se si do te shkoje halli,sepse ai nuk ka mundesi te m'i ktheje.Edhe ai eshte bere pishman qe mori mendjen e tyrifyckes,por eshte vone.Kuptohet eshte nga njerzit e sime shoqeje,sepse te mijte jane ne gjendje te mire ekonomike.Ndonjehere ndodhesh ngushte moj vajze.Persa i perket atyre si ai rasti qe tregoni ju,une nuk i afroje fare.
Paren e jep me dore e e kerkon me kembe moj vajze.
Cdo fenomen negativ i shoqerise lidhet me shtetin dhe zbatimin selektiv te ligjeve,me nivelin ekonomik etj dukuri.

Postuar nga amor alucius datë 12 Maj 2009 - 04:16:

Ama kemi degjuar dhe per femra qe jane lidhur vete me trafikante per t'i shpetuar burrit ne ndonje fshat te humbur, gjendjes ekonomike dhe qofte dhe deshires per nje jete me te "civilizume". E natyrisht me pas do i ligjerojne disi para familjes.

Postuar nga kurt datë 12 Maj 2009 - 07:21:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Ama kemi degjuar dhe per femra qe jane lidhur vete me trafikante per t'i shpetuar burrit ne ndonje fshat te humbur, gjendjes ekonomike dhe qofte dhe deshires per nje jete me te "civilizume". E natyrisht me pas do i ligjerojne disi para familjes.
wow!! that's so twisted!!! kte nuk e kisha degjuar kurre!!

IQvlora ne shqiperi duhet te ket denim me pushkatim dhe varje publike, eshte e vetmja gje qe kriminelat shqiptar rrespektojn, friken.
ne kulturen tone me shume se askund tjeter kam verejtur se ne pergjihtesi shume rrespektojn vetem friken, kjo tregon munges dinjiteti integriteti ne gjakun e shume rracave te kqija qe kemi ne shqiperi...

vetem ne nje vend si shqiperia mund te rrespektohet nje karakbush idiot langarec i degjeneruar me shume se nje njeri i sjedhshem miredashes qe s'i ben kujt keq kurre, vetem nga frika...

Postuar nga Fajtori datë 12 Maj 2009 - 12:49:

Nuk mbahet nje popull i tere me frike. Megjithate jam dakort (dhe s'jam i vetmi) qe denimi me vdekje duhet te ekzistoje. Por edhe ky nuk eshte kusht i domosdoshem. Shteti mund te vrase personazhe kriminale pa gjyq. E ka bere pas 1997-es (quheshin Reparte Operative Super Speciale) dhe shfarosen kriminelet e rangut te larte qe kishin bere emer per vrasjet e shumta. Shume kollaj mund te behet dhe per keta qe kane marre njerezit me zor. Mjafton te besh hetime 2-3 vjeçare per te krijuar panoramen e plote te krimeve te ketij lloji dhe kush ka bere me shume. Pastaj brenda nje nate vret nja 30 veta, te gjithe bashkepunetore apo kriminele te ketij lloji. Ka gjithashtu shume kriminele qe kerkohen ligjerisht ne Shqiperi per vrasje dhe krime dhe fshihen ne perendim. Jane ata qe mund te njihni dhe ju thone se kane 10 vjet pa u kthyer sepse "nuk i pelqen". Edhe keta mund te shikohen nga sherbimet sekrete ne rehatllekun qe kane krijuar ne perendim.

Vetem keshtu njerez si Debora nuk do behen kriminele me zor. Ose te pakten ata qe kane zgjedhur te mos hakmerren duke ulur koken do perfitojne per here te pare nga drejtesia.

Nga ky pikeveshtrim Shqiperise nuk i intereson aspak te hyje ne Evrope (lerini dokrrat qe thone politikanet). Eshte me e rendesishme te ndiqet nje politike patriotike qe mund te krijoje pakenaqesi ne shtetet perendimore, ne vend qe te bejme sikur harrojme krimet e te kaluares per te hyre ne Evrope me breke neper kembe. Drejtesia eshte paresore per integritetin e nje shteti. Hyrja ne Evrope ne kushtet e amullise morale ku njerezit nuk dine nese duhet te hakmerren vete sepse s'kane besim tek shtet do krijonte vetem probleme per te dyja palet. Politikanet shqiptare do thone "te shkuara te harruara", ndersa mentaliteti anti-shteteror i shqiptareve do shihej me sy shume te keq ne perendim. Hyrja ne Evrope eshte vetem karamelja qe politikanet tregojne per te fshehur problemet e verteta qe kerkojne zgjidhje. Drejtesia 20 vitet e fundit eshte nje nje nga keto.

Postuar nga IQVLORA datë 12 Maj 2009 - 21:24:

amor mua nuk me eshte dukur me vend heqja e denimit kapital.Qe nga ajo kohe krimi dhe kriminelet ne Shqiperi kane bere veprime te padegjuara me pare per shqiptaret.Ne vitin 1992 gjykata e Fierit denoi me varje dy vellezer nga nje fshat afer Fierit.Ata vrane me qellim grabitje nje familje te tere prej 5 pjestaresh.Midis te masakruarve ishte edhe nje bebe e vogel 5 muajsh qe nuk u kursye nga vellezerit kriminele.Kriminelet u varen ne qender te qytetit dhe u lane gati dy dite te varur.Ai ishte nje ndeshkim shembullor qe i beri kriminelet t'i therrasin mendjes per shume kohe.U dha edhe nje denim tjeter me pushkatim pak me vone,per nje djale nga fshati Kote i Vlores, i cili kish vrare pabesisht babain e 3 femijve ne Greqi per 140 mije dhrahmi.Keta ishin shoke e flinin ne nje dhome tre vet.Ne '95 futja ne KE beri te mundur heqjen e ligjit me denim kapital.Qe nga ai moment kriminelet kane bere veprime monstuoze e nuk po ju hyne gjemb ne kembe.Nje popull vertete nuk mbahet me frike,por c'tju beshe kriminelve qe jane te lidhur me politiken,krimit te organizuar.Shume pallate te ndertuara, hotele e lokale luksoze,televizione e bisnese te shumta, kane ne themele trafikimin e vajzave e grave shqiptare,gjakun e femijve te shitur e lloj lloj trafiqesh.Keta maskarenj te lidhur me politikanet kapardisen qyteteve te Europes ,pse jo edhe ne Shqiperi me makina luksoze,me vila e me pasuri te shumta fare te qete.Gjer tani mungesa e shtetit dhe kapja e shtetit nga keta kriminele i bene ata ta bejen gjumin per shtate pale qefe.Kam degjuar dikur se shteti italian i ekzekutonte mafiozet me skuadra speciale,por deri diku kishte shtet.Po ne Shqiperi a ka shtet??????????Nje polic shqiptar eshte i ngujuar sepse ne krye te detyres per te mbrojtur nje karvan ndihmash me 1991 plagosi nje kriminele te till qe ndaloi makinat per t'i ggrabitur me arme.Ai vdiq ne spital,por njerzit e kriminelit kerkojne ta vrasin policin.Ja ky eshte shteti jone.Pote kthehej nja 10 vjet ai ligj,besoj se do te kish me pak kriminalitet.

Postuar nga briseide datë 12 Maj 2009 - 21:59:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Jo, ceshtja ishte ketu: nje grua e martuar qe s'ka kontakte intime me njerez qe merren me trafiqe, s'ka kush te shkoje ta zere ne shtepi. Aq me teper ne fshatra ku jetojne bythe-me-bythe me nj-tj, pa pike lirie levizjet.

Po ne nje fshat ku jetojne bythe per bythe me njeri tjetrin nuk kane kontakte intime?Atje ku njihet tjetri dhe sa here vete ne banje?Eshte shume e mundur do te thoja,atje ku jeta e njeriut vlen pothuajse zero.

Postuar nga kurt datë 13 Maj 2009 - 00:58:

si thoni ju nuk mbahet je popull me frike, pse jo! sidodmos ai i joni!!

edhe amerika krimet i denon ashper, texasi dhe shume shtete kane denim me vdekje...

jo te themi komunizmi ishte me i mire por ne kohen komuniste me kujothet se krimet kane qene ne nivelin me te ulet ne krahasim te cdo vendi ne bote, u degjonte nje therje nga nje qytet tjeter, pa e degjuar ne lajme, tani vriten e zhduken njerzit kot.

ate varjen e dy vellezerve nga fieri e mori shembull edhe nje rrepublikan amerikan ne fox news para disa vitesh, the tha qe eshte nje ligj i mire...

Postuar nga Tulipani datë 13 Maj 2009 - 01:42:

Nga ca gjera qe po lexoj ketu i bie te shuajme gjysmen e Shqiperise, se po i fusim ne te njejtin thes si trafikantin, hajdutin,vrasesin me paramendim, perdhunuesin,mashtruesin, mafiozin ne rang qeverie etj ... dmth po te jete per ne vetem qe te kemi hakun tone (mos e ngaterrojme pastaj me drejtesine e denimin) le ti marrim me kuc e me mac ti heqim qafe. Sikur bari i keq qe hiqet nuk del prape? Kush ka thene qe denimi me vdekje ul krimin? Nese kemi nje sistem qe nuk funksionon qe ne baze se kuptoj se si nje shtim ligji mund te ndryshoje pune? Pse ju duket me e veshtire te korruptohet nje gjyqtar per rast denimi me vdekje se sa per nje denim me burg?

Postuar nga Piktor datë 13 Maj 2009 - 01:53:

Ne te njejten linje me Tulipanin, vertet mendoni se denimi me vdekje do te bente pune.
Mos mendoni se mbaj anen e kriminelave dhe siç e kam shprehur me kahere denime maksimale, pse jo ne Siberi apo diku tjeter ku te jetojne ne mizerje e ta fitojne buken e gojes, larg njerzeve etj.
Ai ligj u hoq dhe mire u be dhe mesa kam degjuar edhe ne Amerike do te hiqet do mbesin vetem Irani dhe Kina pastaj.

Postuar nga kurt datë 13 Maj 2009 - 01:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Pse ju duket me e veshtire te korruptohet nje gjyqtar per rast denimi me vdekje se sa per nje denim me burg?
uups! i kam inat gocat e sgjuara nganjehere
prandaj nuk hyj ne dabate kurrre me disa prej tyre...
emrat i dini vete:p

Postuar nga IQVLORA datë 13 Maj 2009 - 14:57:

Askush nuk ka thene qe te kalojne ne ''sater'' te gjithe kriminelet.Flitet per ata qe kane vrare ato vajza te kidnapuara qe nuk ju jane bindur.Ato jane me qindra ne vendin tone.Eshtrat e tyre kalben lumenjve e gropave te zeza te Europes.Po shume femijve qe nuk ju dihet nami e nishani.Atyre u jane marre organet dhe i kane zhdukur trupat e tyre.Mbi 400 femije kane humbur pa nam e nishan ne qender femijesh ne shtetin fqinj.Te pallogaritura jane vrasjet per rrembim pasurie etj.Keta nuk jane gjithe Shqiperia me kuc e me mac,as bari i keq,por jane kriminele sadiste antare te familjeve mafioze shqiptare te lidhura me politiken.
Bari keq le te denohet simbas ligjeve ne fuqi,ndersa per kete kategori duhet denimi kapital.Gjerat jane te ndara!

Postuar nga 3ngjell datë 13 Maj 2009 - 23:54:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
amor mua nuk me eshte dukur me vend heqja e denimit kapital.Qe nga ajo kohe krimi dhe kriminelet ne Shqiperi kane bere veprime te padegjuara me pare per shqiptaret.Ne vitin 1992 gjykata e Fierit denoi me varje dy vellezer nga nje fshat afer Fierit.Ata vrane me qellim grabitje nje familje te tere prej 5 pjestaresh.Midis te masakruarve ishte edhe nje bebe e vogel 5 muajsh qe nuk u kursye nga vellezerit kriminele.Kriminelet u varen ne qender te qytetit dhe u lane gati dy dite te varur.Ai ishte nje ndeshkim shembullor qe i beri kriminelet t'i therrasin mendjes per shume kohe.U dha edhe nje denim tjeter me pushkatim pak me vone,per nje djale nga fshati Kote i Vlores, i cili kish vrare pabesisht babain e 3 femijve ne Greqi per 140 mije dhrahmi.Keta ishin shoke e flinin ne nje dhome tre vet.Ne '95 futja ne KE beri te mundur heqjen e ligjit me denim kapital.Qe nga ai moment kriminelet kane bere veprime monstuoze e nuk po ju hyne gjemb ne kembe.Nje popull vertete nuk mbahet me frike,por c'tju beshe kriminelve qe jane te lidhur me politiken,krimit te organizuar.Shume pallate te ndertuara, hotele e lokale luksoze,televizione e bisnese te shumta, kane ne themele trafikimin e vajzave e grave shqiptare,gjakun e femijve te shitur e lloj lloj trafiqesh.Keta maskarenj te lidhur me politikanet kapardisen qyteteve te Europes ,pse jo edhe ne Shqiperi me makina luksoze,me vila e me pasuri te shumta fare te qete.Gjer tani mungesa e shtetit dhe kapja e shtetit nga keta kriminele i bene ata ta bejen gjumin per shtate pale qefe.Kam degjuar dikur se shteti italian i ekzekutonte mafiozet me skuadra speciale,por deri diku kishte shtet.Po ne Shqiperi a ka shtet??????????Nje polic shqiptar eshte i ngujuar sepse ne krye te detyres per te mbrojtur nje karvan ndihmash me 1991 plagosi nje kriminele te till qe ndaloi makinat per t'i ggrabitur me arme.Ai vdiq ne spital,por njerzit e kriminelit kerkojne ta vrasin policin.Ja ky eshte shteti jone.Pote kthehej nja 10 vjet ai ligj,besoj se do te kish me pak kriminalitet.

Kjo ngjarje ka ndodhur ne fshatin e Libofshes ne Fier dhe ka qene nje shembull mjaft i mire dhe qe ne ditet e sotme duhet te behet pak me i shpeshte sepse po na mbyt krimi, korrupsioni, mafja etj etj .
Nuk dua ti shtoj gje me teper postimit tuaj sepse eshte shkruar me nje realietet qe shume bejne sikur nuk duan ta shikojne .

Postuar nga Fajtori datë 22 Maj 2009 - 16:35:

Humor shqiptar... dhunohen te verberit ne deren e kryeminsitrise

Dje nje rradhe e gjate te verberish eshte mbledhur anash kryeministrise per te protestuar per aresye te ndryshme. Njeri prej tyre thote se te verberit nuk kane mundesi as te votojne si te tjeret. Praktikisht duhet ti thone dikujt ke duan te votojne dhe "te kene besim" se tjetri shenon voten e duhur ne leter dhe e hedh ne kuti.

Nderkaq nje biznesmen ka goditur te verberit, sepse i pengonin rrugen. Punonjesit e gardes i qendronin anash pa nderhyre. Ministria thote se gardistet nuk mund te mbrojne persona te tjere perveç personaliteteve.

Por si mund te beje sehir nje punonjes i gardes kur çdo qytetar do vihej ne mbrojtje te grave qe po keqtrajtohen. Shikoni kroniken.

type="application/x-oleobject" width="320" height="290">

showstatusbar="true" src="http://www.balkanweb.com/sitev4/upload/multimedia/1242919698.wmv">

Postuar nga Tulipani datë 22 Maj 2009 - 19:08:

Nuk shihet gje.

Postuar nga Fajtori datë 22 Maj 2009 - 19:42:

Shkarko file me lart.

Ose shiko ketu:
http://www.balkanweb.com/sitev4/new...o1.php?id=37887

Postuar nga Tulipani datë 22 Maj 2009 - 21:02:

Si s'kane turp dhe zedhenesit qe japin keto deklarata, me demek shkarkojne pergjegjesine e shfajesohen me statute. Eshte sikur nje mjek mos te ndihmoje nje njeri vetem sepse s'eshte brenda mureve te spitalit apo se s'eshte pacienti i tij.

Njeri nga te intervistuarit thote qe dhe policet s'duhet te na shtyjne e te na cirren. Jam e sigurte qe i referohet zhvillimit te protestes, dhe pse nga nje ane e quajne proteste paqesore ne realitet i kane trajtuar keq. Eshte pershtypja ime apo ne Shqiperi kur njerezit protestojne apriori konsiderohen si kontigjent i rrezikshem? Ata qe duhet te na mbrojne mos ndoshta kujtojne se ne jemi armiku?

Postuar nga Fajtori datë 05 Qershor 2009 - 02:37:

Made in Shkodra

Kur jeta shkon per... kanaçe

Një 15 vjeçar ka mbetur i vdekur duke mbledhur kanaçe në vendgrumbullimin e mbeturinave të qytetit të Shkodrës. Makina e mbeturinave është shkarkuar në vendin ku ndodhej i mituri duke e zënë poshtë. Menjëherë në vengjarje kanë mbërriture forca policie dhe familjarë të të miturit, të cilët pasi e kanë gjetur nën mbeturina e kanë transportuar drejt spitalit të qytetit të Shkodrës, por i mituri nuk ka mundur dot të mbijetojë e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Mesa duket fëmija nuk është vënë re nga shoferi i makinës së mbeturinave, i cili ka shkarkuar mbi të sasinë e mbeturinave. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të shoferit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sa kushton virgjeria e nje 14 vjeçareje?
(5 vjet maksimumi)

Shërbimet e Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës kapin teksa "shëtiste" me një automjet tip "Mazda" kabriolet, në territorin e Qytetit Studenti, një 27-vjeçar të dënuar me 5 vjet burg për përdhunim të miturish. Andi Zaimi ka qenë i vetëm në automjetin me targa të Shkodrës 5102 E, kur është ndaluar nga shërbimet për verifikim. Disa orë më pas, oficerët e komisariatit kanë mësuar se personi që shëtiste me makinë kabriolet, ishte në kërkim për përdhunimin e fqinjës së tij qysh në vitin 2004. Sipas policisë, në vitin 2007 gjykata e kishte dënuar me vendim të formës së prerë me 5 vjet burg Zaimin. Ai akuzohej për përdhunimin e fqinjës së tij 14 vjeçe, në Shkodër. Pasi janë kryer veprimet e para procedurale në Komisariatin numër 1 të Policisë së Tiranës, mësohet se është njoftuar drejtoria e Policisë së Shkodrës, e cila kishte nxjerrë edhe urdhrin e kërkimit për të. Zaimi është transferuar për në qelitë e Shkodrës, ndërsa i takon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të caktuar vendin ku Zaimi do të shlyejë dënimin e drejtësisë

Dy llogari: 27 vjeçari ne 2004 ka qene 22 vjeç. Pra ne vitin 2004 nje 22 vjeçar ka perdhunuar nje 14 vjeçare. Pese vjet me vone ka dale ne xhiro me kabrio ne mes te Tiranes. Ja çfare njerezish mund te shikosh te shesin pordhe ne Tirane me kabrio...

BALKANWEB

Postuar nga Tulipani datë 09 Qershor 2009 - 18:03:

Duket se sherret në një familje në Kamzë të Tiranës nuk kanë të sosur. Kohë më parë, burri i shtëpisë u dënua për shkaktim vetëvrasjeje ndaj të shoqes, por pas lirimit nga burgu ai u bashkua sërish me të. Por tashmë policia është detyruar sërish ta marrë në mbrojtje gruan e tij, pasi ka të dhëna se e ai e keqtrajton fizikisht dhe psikologjikisht. Burimet policore të kryeqytetit deklaruan se nga shërbimet e Komisariatit Nr.5 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për Lindita Haklajn, 42 vjeçe, banuese në Kamzë, sepse bashkëshorti, Adriatik Haklaj, 52 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve. Sipas të dhënave nga policia, në vitin 2007, 52-vjeçari u arrestua dhe u gjykua për shkaktim vetëvrasjeje ndaj të shoqes. Në atë kohë, Lindita Haklaj ka treguar nga shtrati i Spitalit Ushtarak, ku qëndroi prej tri ditësh e shtruar pasi u helmua me pleh kimik, të gjitha hallet dhe shkaqet që e kishin detyruar atë të helmohej. Sipas dëshmisë së dhënë ndaj oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Nr.5, familja e saj kishte probleme ekonomike. Sipas saj, është ky një nga shkaqet kryesore që mes bashkëshortëve të kishte sherre dhe zënka të shpeshta, pothuajse çdo natë. Mungesa e të ardhurave monetare në familjen e tyre bënte që ata t‘ia hidhnin fajin njëri-tjetrit për fazën degraduese ku kishte shkuar familja e saj ditët e fundit. Pas kësaj dëshmie të dhënë nga e dëmtuara, policia ka marrë menjëherë masat për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore bashkëshortin e saj. Pas arrestimit të tij, në Gjykatën e Tiranës janë zhvilluar paralelisht dy procese gjyqësore, një penal dhe një civil, me protagonistë Adriatik e Lindita Haklaj. Në procesin e parë, Adriatiku ishte i pandehur dhe Lindita. Ai e ka detyruar Linditën të gëlltisë në dhunë e sipër një sasi helmi nitrat dhe për këtë u dënua nga gjykata përfundimisht me 8 muaj burg, si dhe 3 vjet dënim me kusht për moskryerje të së njëjtës vepër penale. Lidhur me këtë akuzë, Haklaj ka deklaruar se gruan e ka me çrregullime mendore dhe se donte ta fuste në burg, ndaj dhe e ka sajuar historinë e vetëhelmimit dhe dhunës ndaj saj. Procesi i dytë ishte tërësisht civil dhe bën fjalë për kërkesën që e dëmtuara Lindita ka bërë për prishjen e martesës me personin që e dhunonte, Adriatikun. Paditësja i kërkonte gjykatës të zgjidhte martesën, lënien e fëmijëve për rritje e edukim, si dhe caktim për pagesë të kontributeve për fëmijët. Ndërkohë, kur pritej të shpallte vendimin për këtë kërkesë, palët kanë arritur të pajtohen dhe gjyqtarja ka vendosur ta pushojë çështjen. Por, tashmë duket se një tjetër proces gjyqësor do të vijojë për jetën e çiftit nga Kamza e Tiranës.

Shqip

------------------

Jo vetem qe te rreh, tenton te vrase, te shkaterron jeten por duan te te bejne dhe te cmendur rrezik do kete rrahur veten kjo grua.

Trishtohem sa here lexoj kete teme sepse viktimat e kronikes jane me shume gra e femije. Shtresa me e pambrojtur, fizikisht dhe ekonomikisht e afer tyre s'ka asnje ti ndihmoje.

Nuk di nga ku buron gjithe kjo dhune, a mund ta justifikoje varferia te gjithe kete?

Valle nuk ka njerez te varfer kudo por nuk sillen keshtu?

Postuar nga Deb* datë 09 Qershor 2009 - 18:20:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Duket se sherret në një familje në Kamzë të Tiranës nuk kanë të sosur. Kohë më parë, burri i shtëpisë u dënua për shkaktim vetëvrasjeje ndaj të shoqes, por pas lirimit nga burgu ai u bashkua sërish me të. Por tashmë policia është detyruar sërish ta marrë në mbrojtje gruan e tij, pasi ka të dhëna se e ai e keqtrajton fizikisht dhe psikologjikisht. Burimet policore të kryeqytetit deklaruan se nga shërbimet e Komisariatit Nr.5 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për Lindita Haklajn, 42 vjeçe, banuese në Kamzë, sepse bashkëshorti, Adriatik Haklaj, 52 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve. Sipas të dhënave nga policia, në vitin 2007, 52-vjeçari u arrestua dhe u gjykua për shkaktim vetëvrasjeje ndaj të shoqes. Në atë kohë, Lindita Haklaj ka treguar nga shtrati i Spitalit Ushtarak, ku qëndroi prej tri ditësh e shtruar pasi u helmua me pleh kimik, të gjitha hallet dhe shkaqet që e kishin detyruar atë të helmohej. Sipas dëshmisë së dhënë ndaj oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Nr.5, familja e saj kishte probleme ekonomike. Sipas saj, është ky një nga shkaqet kryesore që mes bashkëshortëve të kishte sherre dhe zënka të shpeshta, pothuajse çdo natë. Mungesa e të ardhurave monetare në familjen e tyre bënte që ata t‘ia hidhnin fajin njëri-tjetrit për fazën degraduese ku kishte shkuar familja e saj ditët e fundit. Pas kësaj dëshmie të dhënë nga e dëmtuara, policia ka marrë menjëherë masat për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore bashkëshortin e saj. Pas arrestimit të tij, në Gjykatën e Tiranës janë zhvilluar paralelisht dy procese gjyqësore, një penal dhe një civil, me protagonistë Adriatik e Lindita Haklaj. Në procesin e parë, Adriatiku ishte i pandehur dhe Lindita. Ai e ka detyruar Linditën të gëlltisë në dhunë e sipër një sasi helmi nitrat dhe për këtë u dënua nga gjykata përfundimisht me 8 muaj burg, si dhe 3 vjet dënim me kusht për moskryerje të së njëjtës vepër penale. Lidhur me këtë akuzë, Haklaj ka deklaruar se gruan e ka me çrregullime mendore dhe se donte ta fuste në burg, ndaj dhe e ka sajuar historinë e vetëhelmimit dhe dhunës ndaj saj. Procesi i dytë ishte tërësisht civil dhe bën fjalë për kërkesën që e dëmtuara Lindita ka bërë për prishjen e martesës me personin që e dhunonte, Adriatikun. Paditësja i kërkonte gjykatës të zgjidhte martesën, lënien e fëmijëve për rritje e edukim, si dhe caktim për pagesë të kontributeve për fëmijët. Ndërkohë, kur pritej të shpallte vendimin për këtë kërkesë, palët kanë arritur të pajtohen dhe gjyqtarja ka vendosur ta pushojë çështjen. Por, tashmë duket se një tjetër proces gjyqësor do të vijojë për jetën e çiftit nga Kamza e Tiranës.

Shqip

------------------
?

Nuk e kuptoj pse u bashkua me te dhe pasi ai tentoi ta helmonte?!

Ushtronte dhe dhune ndaj femijeve.

Te ishte ketu ne Usa ai s'kishte per ta pare deren e shtepise me sy, dhe as te drejte tu afrohej femijeve.

Sa e diskriminuar eshte femra ne Shqiperi! Per shkak te varferise detyrohet te jetoje ne shtepi me nje vrases.

Shteti fatkeqesisht nuk jep kurrfare ndihme ekonomike, qe tu japin mundesi ketyre femrave te dhunuara tu thone stop dhunes.

Postuar nga Fajtori datë 24 Qershor 2009 - 17:21:

Marredheniet e semura te çifteve shqiptare

------------------------------------------------------------------
- Berat, dhunohet nga i shoqi, vdes 60 vjecarja
------------------------------------------------------------------

Lizheta Mice nga Berati, vdiq mëngjesin e sotëm në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pas plagëve të shumta dhe traumave si pasojë e dhunës së bashkëshortit të saj. Megjithë ndihmën mjekësore, 60-vjecarja s'ka mundur të shpëtojë.

Tashmë mbi bashkëshortin Prokop Mice, në arrest me burg prej 13 qershorit, rëndon akuza për plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen. Gjithcka ka nisur pas një grindjeje banale mes ciftit, për një shishe raki, të cilën 60-vjecarja ia ka fshehur të shoqit që kishte mbërritur në shtëpi i dehur. Prokop Mice pas dhunës së ushtruar, e ka mbajtur të mbyllur dy ditë në shtëpi të shoqen. Mungesa e saj ka rënë në sy të fqinjëve dhe të të afërmve, të cilët e kanë shoqëruar në spital. Por megjithë ndihmën mjekësore, 60-vjecarja nuk ka mundur të shpëtojë.

(e.n/News24/BalkanWeb)

Postuar nga BIONDIA datë 20 Korrik 2009 - 22:40:

VETEM KY NUK MUDN TE QUHET BABA!!!

Policia e Lezhës prangosi dje 64-vjeçarin Prek D.,banor i fshatit Zejmen, me akuzën e kryerjes së marrëdhënieveseksuale me dhunë, brenda gjinisë. Ai
nuk e ka pranuar akuzën pas arrestimit dhe izolimitnë komisariatin e policisë.Por, dëshmia e bërë ngamotra e vogël e të përdhunuarës,
ka hedhur poshtë tëgjithë alibinë e tij. E më pas,vetë e dëmtuara ka guxuar
të flasë, duke treguar atë që kishte kaluar. Sipas saj,rreth 1 vit më parë i ati ka nisur ta ngacmojë seksualisht,duke arritur deri në përdhunim. Ai shfrytëzonte momentin kur e ëma ose asnjë nga 2 motrat e tjera nuk ndodheshin në shtëpi, duke abuzuar me vajzën e mesme, atëherë 20 vjeçe.Dyshohet se dhe nëna e E.Dsë të kishte kuptuar veprimet e rënda të kryera nga ishoqi. Rreth 4 muaj më parë,ajo kishte gëlltitur një sasi
helmi, duke i dhënë fund jetës. Ndonëse në atë kohëu fol si vetëvrasje në kushtet e depresionit, arsyeja pritet të zbardhet vetëm tani, pas nxjerrjes në dritë të fakteve të incestit. Pasditen e së shtunës, gjithçka është zbuluar. Babai maniak ka tërhequr vajzën 21-vjeçare drejt tokave që kishin
pranë shtëpisë, me thikë në dorë, duke e detyruar që për të disatën herë të kryenin marrëdhënie seksuale.Kjo skenë është parë nga vajza e vogël e familjes, 19vjeçe. Megjithëse e tronditur,ajo ka pritur derisa i ati është
larguar. Më pas ka marrë motrën me forcë, duke e dërguar deri në komisariatin e policisë së Lezhës. Fillimisht, e lënduara nuk ka pranuar të rrëfehet, por përballë fakteve që e motra ka bërë të ditur, ka pohuar dhe
ajo historinë. Menjëherë nga policia e Lezhës janë nisurforca të saj, të cilat shoqëruannë komisariat 64-vjeçarin. Gjatë kësaj kohe,vajza i është nënshtruar ekzaminimeve, prej të cilave është konfirmuar përdhunimi.
Sipas saj, çdo herë i ati e kërcënonte me jetë, nëse nuk do të pranonte ose tëtregonte për atë që po ndodhte. Tashmë, veç hetimit për rastin e incestit është rihapur dhe çështja e vdekjes së gruas së Prek D., në lidhje me shkaqet që e shtynë atë drejt vetëflijimit. Materialet i kanë kaluar
Prokurorisë së rrethit të Lezhës për hetime të mëtejshme.Dy vjet më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në një fshat të Gramshit, kur babai përdhunoi dhe la shtatzënë të bijën e mitur, duke e detyruar më vonë të braktiste
foshnjën.1 VIT më parë kishte nisur historia e ncestit në familjen banore të
fshatit Zejmen të Lezhës, kur babai ngacmoi e më pas përdhunoi vajzën 21-vjeçare të tij 4 MUAJ më parë u vetëhelmua për vdekje nëna e 3 vajzave.ìDyshohet se ajo e kreu këtë veprim ekstrem, në pamundësi për të ndaluar dhunën seksuale ndaj së bijës.

Postuar nga Mon Cherry datë 20 Korrik 2009 - 22:49:

duhet vene ligji me vdekje per kto monstra

Postuar nga trojani datë 31 Gusht 2009 - 23:42:

Varfëria, nëna vetëvritet, babai në psikiatri, 5 fëmijë në mjerim

Varfëria, nëna vetëvritet, babai në psikiatri, 5 fëmijë në mjerim
KRISTAQ THANASI | 31/08/2009 | ARTI I TE JETUARIT | 19 KOMENTE | SHARE | - +
FIER - Një familje prej 7 vetësh jeton në mjerim të plotë. Pa shtëpi dhe ekonomi. Në një kasolle ku dhe bagëtitë do të refuzonin të futeshin. Familja e përbërë vetëm nga 5 fëmijë jetimë në komunën e Levanit të rrethit të Fierit jeton pothuajse në qiell të hapur. Ajo kërkon ndihmë për të jetuar dhe për të mbajtur shpirtin gjallë. Pesë fëmijët, ku më e madhja Shpresa porsa ka mbaruar klasën e 9-të dhe më i vogli Klodiani është 5 vjeç (ky i fundit vuan nga verbëria) jetojnë jo vetëm në një skamje të plotë, por edhe pa shtëpi.

Ata kanë ardhur nga një fshat i Tropojës, komuna Bytyç para dy vjetësh. Jetojnë veçse me një pension prej 7500 lekësh të vjetër që merr babai i jetimëve, i sëmurë psikik. Historia e tyre është tepër e dhimbshme dhe ka nisur që kur nëna e tyre është vetëvrarë me armë zjarri vite më parë për shkak të kushteve të vështira të jetesës në qytetin e Tropojës, ndërsa babai i tyre është i shtruar në spitalin e të sëmurëve mendorë mbas ngjarjes tragjike të së shoqes. Më pas ai u martua me Prenda Gecin, një grua që iu përkushtua fëmijëve që gjeti dhe një fëmije që lindi me Ademin. Tashmë ajo është kujdestare për të gjithë fëmijët.

Për t'i shpëtuar trafikimit të fëmijëve, thotë Ademi, babai i fëmijëve, ata migruan në rrethin e Fierit dhe u vendosën në komunën e Levanit. Fëmijët e kanë vuajtur këtë dramë familjarë dhe shumë herë kjo familje ka kërkuar nga organet shtetërore që të përfitojnë pensionin e jetimëve, ndërsa Klodiani pesëvjeçar kërkon një ndihmë për sëmundjen e verbërisë. Kujdestarja e tyre, Prenda Geci, rrëfen historinë e kalvarit të vuajtjeve të fëmijëve.

Kanë ardhur nga një fshat i largët e Tropojës nga komuna Bytyç, pas vetëvrasjes së gruas së parë të Ademit. Ajo quhej Bora dhe ishte vetëm 24 vjeçe. Varfëria e tejskajshme ishte shkaku që ajo i dha fund jetës së vet me një armë zjarri. Pikërisht këtu filloi edhe jeta e vështirë e familjes së Adem Gecit. Vdekja e gruas shkaktoi më shumë vuajtje në këtë familje ku vetë Ademi pësoi kriza nervore dhe në shumë raste është kuruar në psikiatri. Prenda një grua e zgjuar, me arsim të mesëm, pas propozimit të Ademit pranoi të martohej me të. Kjo bëri që fëmijët e Ademit të kalojnë me vendim gjyqësor në kujdestarinë e Prendës për shkak të sëmundjes që ai kalonte herë pas here.

Nga frika se fëmijët mund të trafikoheshin, ata menduan që të largoheshin nga fshati. Kanë takuar një patrioten e tyre të martuar në Fier, e cila i propozoi të shkonin në këtë rreth dhe pikërisht në komunën e Levanit. Kanë lëvizur duke marrë edhe para borxh dhe një banor i Levanit, aktualisht emigrant në Amerikë, u ka lënë një dhomë (në rast se do ta quajmë kështu). Aty nuk do të jetonin dot as bagëtitë, dhe jo më një familje prej 7 vetash. Por problemet ekonomike shumë të vështira i kanë bërë anëtarët e kësaj familjeje që të mos pretendojnë "shumë". Në kushtet e krijuara, komuna i ka ndihmuar me ndonjë ndihmë ekonomike dhe vetëm kaq. "Nuk kemi fonde më shumë që t'i ndihmojmë, -thotë punonjësi i ndihmës ekonomike pranë komunës, Paskal Duda.

Mësohet se shteti është interesuar për këtë familje. U kanë premtuar falë letrave dërguar kryeministrit shqiptar dhe të gjitha organizmave të tjera ndërkombëtare. Prenda u bën apel atyre për ta ndihmuar këtë familje, pasi fëmijët jetojnë në kushte jashtë çdo norme njerëzore. Prenda shprehet: "Na kanë premtuar nga Ministria e Çështjeve Sociale për të na ndihmuar me një banesë. Për këtë ka ardhur edhe drejtoresha e entit të banesave Fier. Ajo është dërguar prej qeverisë për të na ndihmuar, por kemi frikë se nuk do ta mbajnë fjalën. Dimri po afron dhe është shumë e vështirë të rrish këtu, sidomos kur të fillojnë reshjet. I bëjmë apel shtetit që të na ndihmojë urgjentisht". Prenda Geci si kujdestare e 5 jetimëve shprehet se, nëse do mungojë përkujdesja e shtetit, ajo u kërkon ndihmë donatorëve të ndryshëm, biznesmenëve për përballimin e kushteve të jetesës. Është një thirje që ajo e bën nga dëshpërimi, nga vitet që ajo po kalon në një vuajtje që askush të mos ta ketë si kjo familje. Në këto kushte, në rast se shteti i ka premtuar që t'u japë një fond për blerjen e një shtëpie, duhet ta bëjë urgjentisht, pasi dimri po vjen dhe kjo familje prej 7 vetash do të vuajë pasojat e këtij mjerimi.

Postuar nga Tulipani datë 01 Shtator 2009 - 02:27:

Nuk di nese keta femije, kjo familje ka me shume te drejte se ne ti kerkoje shtetit shqiptar perse per tu ndertuar(vjedhur) rruge gjehen miliona dollare e perse per nje program per te pastrehet e per kete shtrese sociale nuk gjehen as 2 qindarka?

Postuar nga Roi datë 01 Shtator 2009 - 03:05:

Nderkohe qe ne Shqiperi rritja ekonomike vertitet diku aty rreth 10%....nder me te lartat ne bote me siguri,por me sa duket nuk eshte flori cdo gje qe shkelqen !

Postuar nga Tulipani datë 01 Shtator 2009 - 03:17:

Jo Roi 10 % e me shume eshte rritja ekonomike e nje rrethi te ngushte. Fundja statistikat ne si Shqiperi na dalin tamam vec po ti relacionojme me ta

Postuar nga Roi datë 01 Shtator 2009 - 03:32:

Rritja e ketij rrethit te ngushte ka mundesi te jete rreth 60-70%,e relacionuar me popullin e thjeshte del rreth 10%,se n'dryshe s'ka mundesi tjeter...

Postuar nga BIONDIA datë 05 Tetor 2009 - 16:02:

Studimi i ISHP-së: Një në 10 fëmijë, të kequshqyer
Shekulli Online |

TIRANË- Vdekshmëri e lartë dhe fëmijë të kequshqyer. Këto janë dy nga problemet kryesore që nxjerr në pah studimi i fundit i bërë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas studimit, një në 10 fëmijë rezultojnë të jenë të kequshqyer. Ndonëse krahasuar me vite më parë, specialistët vënë re rënie të qëndrueshme të kequshqyerjes, sërish gjatësia për moshë që është një nga këta tregues lë për të dëshiruar.

Më tej, studimi nënvizon se treguesi i vdekshmërisë foshnjore aktuale në Shqipëri shkon nga 16 deri në 18 në 1000 lindje të realizuara, ndërkohë që 10 vite më parë vdekshmëria ka qenë 25 për 1000 lindje.
Specialistët thonë se nuk jemi shumë larg krahasuar me indikatorët zyrtare, por pranojnë se ka ende shumë për të bërë.
Në prezantimin e studimit ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili e ka quajtur këtë një studim serioz, të parin të bërë në këtë fushë dhe që duhet përgëzuar.

Postuar nga Deb* datë 05 Tetor 2009 - 18:56:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Nuk di nese keta femije, kjo familje ka me shume te drejte se ne ti kerkoje shtetit shqiptar perse per tu ndertuar(vjedhur) rruge gjehen miliona dollare e perse per nje program per te pastrehet e per kete shtrese sociale nuk gjehen as 2 qindarka?

Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 01:06:

Kolorado, alarm per shpetimin e 6-vjecarit

Autoritetet jane duke u perpjekur per te shpetuar nje djale 6 vjecar i cili eshte ngjitur ne nje balone te ndertuar nga prinderit e tij dhe ka fluturuar ne ajer ne lindje te Kolorados.
Familja e djalit e ka ndertuar mjetin fluturues ne shtepine e tyre ne Fossil Ridge Road ne Fort Collins.

Familja e ka pershkruar strukturen e mjetit si nje disk fluturues.

“Jemi duke u perpjekur per te percaktuar menyren me te mire per te vepruar”, eshte shprehur nje prej pergjegjesve te grupit te shpetimit.

Shikojeni si e pershkruajn kete lajm keta te topit, 6 vjecar i vetem ne qiell ,,,

marr nga http://www.top-channel.tv

Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 01:40:

Kolorado, bie balona, mungon 6-vjecari

Autoritetet jane vene ne alarm per shpetimin e nje djali 6 vjecar qe sipas deshmitareve kishte hipur i vetem ne nje balone te ndertuar ne shtepi nga prinderit e tij, ne Kolorado te SHBA-ve.
Pasi eshte ngritur ne ajer, balona ka rene ne nje zone larg baneses se femijes, por brenda saj nuk eshte gjetur gjurme nga vogelushi.

Nderkohe po vijojne kerkimet per gjetjen e tij.

Familja e djalit e ka ndertuar mjetin fluturues ne shtepine e tyre ne Fossil Ridge Road ne Fort Collins. Familja e ka pershkruar strukturen e mjetit si nje disk fluturues.

marr nga http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=164986&ref=fb

Postuar nga Fajtori datë 16 Tetor 2009 - 01:51:

Smoker, mos e merr per keq, por ky lajm eshte nje aksident i thjeshte. Nuk ka asgje prekese per opinionin publik. Madje personalisht them se s'me intereson fare bie apo nuk bie nje kalama nga pema, balona apo fiku. Ka plot evente me te rendesishme dhe nuk jane aksidente, por pasoja te varferise dhe pamundesise qe bien mbi njerez te pafajshem.

Edhe ne Indonezi mund te kete rene ndonje femije nga ballkoni sot...

Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 01:58:

Ke te drejte por , mua me terhoqi si lajm sepse thoshte "6 vjecar i vetem ne qiell" mua mu duk si dicka jo normale , por kur e lexova pash qe eshte vetem nje aksident. Dhe un ne fakt e postova vetem per te treguar se i e bejn lajmin dramatik keta te topit.

Postuar nga Fajtori datë 16 Tetor 2009 - 02:07:

Se mos vetem ata.

Idiotet e Shekullit nxorren lajm "Madona zihet per flokesh me Lady Gaga ne televizor". Kur hap lajmin ishin thjesht dy gra qe benin si Madona dhe Lady Gaga per shaka.

Gazetaria shqiptare eshte per tu hedhur ne plehra 90%. Perserisin lajmin 2-3 here brenda tekstit, pilotohen nga lart, kane gabime ortografike (me shumice), dhe lajmet vazhdojne te jene plot me njoftime qeveritare dhe ministrore (KOMPLET si ne kohe te Enverit). Nuk kalon nje vizite ministrash pa u transmetuar ne lajme, nje hap i kryeministrit, etj.

Dhe me e keqja: Italia ka filluar ti ngjaje. Lajmet e para jane gati gjithmone mbi politiken politikanet. Dhe mbyllen me lajme idiote nga bota si ky qe transmeton Topi.

  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.