Forumi Horizont Gjithsej 185 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 185 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Me teper rreth meje.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10360)


Postuar nga jimmy84 datë 23 Dhjetor 2005 - 00:59:

Re: Me teper rreth meje....

Pershendetja......oxhbulldum

Ambicja qe kisha kur isha femije....ambicje nuk mund te quhet por deshira...s`kam lene profesion pa patur qejf por me shume kam dashur te behesha oficer ose pilot. Tani them se nga nje ane me mire qe nuk m`u realizua.

Kujtimi me i bukur......kur isha duke u mbytur (rreth kater vjec) dhe me ngriten siper dy cuna duke me kapur per kembesh, duke thene "I kujt eshte ky?" Mbaj mend qe kam pare ca fusha me bar dhe kur dola....dmth me nxorren....i ngjaja atyre cezmave te Divjakes nqs i mbani mend

Kenga e preferuar.....Celentano...keshtu ne pergjithesi.

Kendi ku strukem.....Pub, dhome,kudo...mjafton te jete erresire.

Endrra me e madhe....te kem nje enderr (batute filmi per ata qe nuk e dine)

Moment krenarie....kur fitova konkursin e shkolles se larte (pa leke meqe ra fjala ). Per dy arsye: Sepse fitova konkursin dhe sepse nuk isha pregatitur hic per "arsye personale".

Veshtiresia me e madhe...te cohem heret ne mengjes kur kam fjetur vone dhe kur shiu bie per qejf te vet. Eshte krim ndaj natyres time

Ore me zile....nuk ben pjese ne sendet e mia personale

Dita perfekte....kur me ecin punet mbare nga mengjesi deri mengjesin tjeter

Puna e pare.....internet-caffe

Llastoj veteveten me....edhe akullore edhe cokollate. "Akullorja" nje gote raki ose vere e mire ("nje" ka kuptim figurativ ) dhe "cokollata" mish te pjekur dhe patate te ziera dhe "ornamente" te tjera

Gjeja e fundit qe kam blere....bileten e autobuzit

Filmi i preferuar....Carli Caplin...ashtu ne pergjithesi, "Femija" , "Kohet moderne" dhe "Zoti Verdu"....ashtu ne vecanti

Frymezimi....me vjen nga perbrenda

Jeta ime....ka akoma rruge per te bere.


  Gjithsej 185 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 185 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.