Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
Ajo vazhdon, f.5:
"Kjo popullsi ka luajtur rol vendimtar në krijimin e kombeve moderne evropiane. Emigrimi i popullsisë ilire në masë drejt perëndimit, njihet në histori me emrin dyndjet gjermanike. Territoret që popullsia ilirike u detyrua të lëri bosh u mbushën nga dyndjet e popullsive iraniano-mongoliane, të cilat janë quajtur si avarë, sllave, turke [,] dhe që përfunduan në pjesën lindore të Evropës vetëm në shekujt XIII."
Nëse flasim për dyndje, do të thonim se këto dyndje nuk kanë mbaruar dhe as do të mbarojnë ndonjëherë. Këto dyndje as kanë një fillim dhe as një mbarim, -po të flasim brënda kuadrit të jetës tokësore. Dhe, nëse këto dyndje quhen gjermanike, atëhere autorja jonë duhet të tregojë se gjermanët dhe shqiptarët janë dy bij-popuj të pellazgo-ilirëve. Pra duhet të tregojë mbetjet e gjuhës së përbashkët tek të dy popujt e sotëm, dhe shtesat që ka sejcila gjuhë, (shqipja dhe gjermanishtja), më vonë.
Se sa njohuri në histori ka pedagogia jonë e historisë e tregon kjo, kur fut në një grup popullsinë iraniane dhe atë mongole. Nëse një iranian i sotëm do të lexonte këtë frazë, (panvarësisht se mund të qëllojë një iranian me sytë e tij pakëz si kinez), ai do të protestonte menjëherë me të madhe, ashtu siç do të protestonte çdo shqiptar po të dëgjonte, se ai dhe turkmenët bëjnë pjesë në një grup. Ajo vazhdon, f.5:
"Ajo që kam trajtuar në këtë studim është roli i pellazgo-ilirëve në krijimin e kombeve të Evropës, si dhe roli i gjuhës shqipe në lindjen e gjuhëve evropiane."
Duke i marrë pellazgët dhe ilirët si një vazhdimësi etniciteti të një populli të caktuar në gjuhë e kulturë, do të thonim se çdo popull e fis ka rolin e tij në formimin e vazhdueshëm të kombeve europianë, pak apo shumë. Mirpo kjo i duket pak autores tonë, ajo ka një popull babë-nënë për të gjithë popujt e Europës, ndaj përsërit edhe një herë me theksim, f.5:
" Pra katër janë tezat që kam si qëllim të vërtetoj;
1-Popullsia që ka banuar Evropën prehistorike dhe antike ka qenë e origjinës pellazgo-ilirë.
2-Origjina pellazgo-ilire e kombeve antike evropiane [,] duke përfshirë atë romake dhe atë para-helen [, si] dhe antik helen.
3-Origjina ilire e shumë kombeve moderne evropiane.
4-Shqipja apo dialektet e saj ka qenë gjuha që ka folur kjo popullsi evropian[e,] nga u krijuan gjuhët moderne. "
Të gjitha pikat mund ti përmbledhi fare bukur një pikë e vetme, si bie fjala: popujt e sotëm europianë, duke përfshirë edhe romakët dhe helenët, rrjedhin etnikisht dhe gjuhësisht nga popullsia e vjetër prehistorike pellazgo-ilire.
Për të vërtetuar këto teza, na thotë autorja, ajo është bazuar në burime të antikitetit dhe mesjetare, si dhe të dhënat arkeologjike dhe antropologjike. Në fakt, qysh në frazat e para të saj pamë një mosmbështetje të saj në të dhënat historike të deri-tanishme. Ajo nuk i ka vënë një kufi (dallimi të) fillimit të kësaj popullsie pellazgo-ilire, çfarë na lë të paqartë epokat e mëpërparme nga ajo e bronxit, atë të megalitit, atë të gurit, atë të drurit, atë të shpella(rë)ve.
(Ketu po e mbyll per kete jave, se behen te merzitshme shume shkrime.)
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.