Forumi Horizont | Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)
(f. 219-220) Kështu në atë sintezë të mitollogjive të hyra nga jashtë dhe të zhvilluara në Ballkanin jugor (në Helladë, -Greqia e sotme kryesisht), nuk mund të kemi diçka të dhënë njëherë e mirë e të pandryshuar, siç u përpoqën ta interpretonin asaj kohe, kur ato (të paktën) u mblodhën nga koha e Hesiodit (ne Teogoninë e tij), por që edhe asaj kohe u dalluan se i përkisnin kohrave dhe grupeve të ndryshme, apo siç i interpretojnë edhe sot shumë studiues tek merren me etimologjinë e këtij dhe atij emri Perëndie, duke parë më tepër se kujt i ngjan ai emër, dhe jo si ka lëvizur fonetika dhe historia e tij.
Por ne dimë nga punimi ynë, se sa më thellë të hyjmë në historinë e njeriut, aq më tepër e gjejmë anallogjinë e një emri dhe fjale të lashtë në gjuhë të tjera. Sa më afër ti afrohemi kohës tonë, aq më me pak gjuhë e gjejmë anallogjinë e një emri dhe fjale. Kështu p.sh. në atë hershmëri të krijimit mitollogjik të botës, ne dallojmë atë fjalë internacionale: kaos-i, çfarë do të ishte tepër metafizike dhe budadallëk ta lidhim me x apo y gjuhë. Kjo fjalë (kaos) gjindet në një shumicë gjuhësh në të njëjtin kuptim, sepse është tepër e lashtë. Dhe dallohet qartë që është e formuar nga fonem-morfemat ka + os (osh). Tashmë e dimë se çdo të thotë ka (ka; ha; hat). Dhe themi (sipas kombësisë që kemi), që kjo fjalë dhe, me ‘të, edhe miti të jenë shqiptar, italian apo gjerman, apo tjetër vëndi, sepse në fakt kjo "ka, ha" gjindet në të njëjtin kuptim në një shumicë gjuhësh! Ky është gabimi i parë trashanik që bëjmë. Kjo fjalë, biles edhe miti i mëvonshëm janë krijuar dhe kanë ekzistuar asaj kohe kur nuk ekzistonin këto kombe; biles edhe gjuhët e tyre ishin diçka më ndryshe nga ato që fliten sot, për të mos thënë që i përkisnin një-dy grupeve me të përbashkëta, më të mëdha nga ato të sotmet.
Për sa i përket os, osh, ne nuk e dimë, çfarë do të thotë: 1. kjo gjindet në ndonjë gjuhë akoma kështu siç është, në një kuptim përqatës me atë të "ka" dhe "kaos"-it, (por ne nuk e dimë), ose 2. kjo ka humbur në pluhurin e shekujve, çfarë do të thotë të ketë kaluar e ndryshuar (zhvilluar) nën tonizime të tjera, në gjuhë të tjera. Kjo gjë nuk do të thotë se ne nuk mund të hipotezojmë apo të shohim ato fjalë të përafërta, si dhe ç’thonë të tjerët.
Tek os, osh ne mund të kemi o së (sy; occhio; Auge), në atë kuptim të lashtë të atij syri hyjnor pa të cilin nuk mund të lindte gjë. Por mund të kemi edhe o si (zi; nero; Schwarz), çfarë ka kuptimin se nga kjo errësirë do të dilte më pas gjithshka; këtu errësirë përmbledh atë që nuk dihet se ç’farë është, jo thjesht vetëm kuptimin fizik të së kundërtës së dritës.
Gjithashtu ne kemi tek osh, ësh, ysh, atë ton të lashtë të njeriut që tregonte diçka të shtyrë, të përzier, diçka në lëvizje pa drejtim. Kemi akoma në shqipe, -siç kemi thënë-, ysh, tek e cysim gomarin apo mushkën të eci, të lëvizi përpara; kemi thënë se kjo vjen nga ajo zhurmë onomatike që ben cdo objekt kur e lëvizim, kur e shtyjmë: sh-shë-ësh.
Ne kemi në shqipe edhe fjalën bosh (vuoto; leer), e cila duket e formuar nga bë osh (fa osh; macht osch) , tek e cila ai njeriu i lashtë shihte zhurmën e fortë të një ere, por nuk dallonte diçka materiale, dhe, ngaqë nuk ishin formuar akoma klasat të cilat do ta detyronin në deduktimin e tij gjatë vrojtimit, ai e merrte atë lëvizje ere sipas pikpamjes së tij. Ndaj kjo "ëshë" do të kalonte sa në kuptimin e dikaje jo materiale (bosh, ne shqip), aq edhe në kuptime të tjera, të cilat ne (thjesht) nuk i njohim.
Por edhe fjala tjetër shqipe "zhurme" (rumore; Larm) ka si piknisje atë zhurmë të natyrës, (të erës së fortë mbi të gjitha), ndaj ne formojmë pak a shumë një kuptim të kësaj "ësh" të lashtë, që ka marrë pjesë në formimin e fjalës së nocionit të atëhershëm të kaosi-t, nocion ky jo kaq i qartë e i kësaj forme kaq filozofike të sotme.
Mendojmë që asaj kohe, kuptimi i këtij nocioni (kaos) ka qenë ai i të paturit të diçkaje jo të rregullt. Një diçka që i afrohet koncepteve të sotëm të zhurmës, parregullsisë, boshllëkut; asaj kohe pakëz më ndryshe. Ky është shpjegimi ynë mbi fillimin e asaj bote-jete, që kuptonte ai njeri i atëhershëm, kuptim ky që u përsos dhe u specifikua më vonë, aq sa e gjithë fjala (kaos) nuk merret më sot në kuptimet e hershme konkrete, por në një kuptim të ri (të sotëm) mbi parregullsinë.
Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.