| Forumi Horizont | Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)
Persa i perket shkelqimit te henes nuk po perserisim ato qe thame, por per rrotullimin e diellit rreth boshtit te vet, do te te lutesha shume i Ri, mos u perpiq te fshish te zezen mbi te bardhe. Te thuash se rrotullimi i diellit rreth boshtit te vet u pa dhe provua me 1981, kjo eshte e pandershme. Lexo mire: kjo u pa qysh nga Galileo Galilei me mikroskopin e tij aty rreth 1600-es, nepermjet shenjave te zeza te diellit, te cilat leviznin (rrotulloheshin), pra nga ai qe fetaret si puna jote donin ta digjnin te gjalle. Pas 1800-es nuk kishte me njeri dyshim per faktin e rrotullimit te diellit rreth boshtit te vet. Prandaj mos nxirr te lutem teorira te reja.
Tani persa i perket dy fjalive qe na sjelle nga Kurani, do thoja se notimi ne galaksike dhe notimi ne orbite nuk do te thone rrotullim ne boshtin perkates te trupit, por levizje ne nje hapsire te caktuar te ketij trupi; ne rastin me fatlum: rrotullimin e ketij trupi ndaj nje pike tjeter.
Nese Zoti apo qofte dhe njeriu do te flisnin per rrotullimin e nje trupi ne boshtin e vet, nuk do te flisnin per notim (levizje) ne hapsire, por do te flisnin per levizje rreth vetes, pra rrotullimin rreth boshtit te vet. U sqaruam dhe per kete.
Persa i perket thenieve mbi ujrat, keto jane te perngjashme me ato biblike dhe as duket aty ndonje argument me shume sa do thonim: pemet i ka krijuar Zoti, po te doje Ai i heq. Pra as ia vlen te diskutosh mbi gjithshka te thene stereotipe.
Por interesant duken nja dy fjali mbi kodrat si shtylla dhe bjeshket e palujtshme, te cilat flasin qarte per pikpamjen e Muhametit mbi token, te cilen ai duket e parafytyronte te sheshte dhe kodrat kishin poshte shtylla qe mbanin ekuilibrin e tokes. Ky parafytyrim ka qene i perhapur edhe ne shoqeri te tjera, me pare dhe me pas.
Persa i perket mosperzierjes se ujrave, kete eksperiment e benim ne ne 8-vjecare, ku uji i kripur (me ngjyre) nuk perzihej me ate pa kripe, per shkak te dendesise me te madhe. Shkaku i dendesise se ujrave eshte si kimik ashtu dhe fizik. (Teme e gjate)
Persa i perket bashkeise se zogjve, kjo nuk u zbulua sot, (perseri ti e ben shkencen corap), por eshte verejtur nga njeriu qysh ne primitivitet. Dhe nese zogun e mban Allahu, sic thua ti dhe Kurani, po aeroplanin qe fluturon, kush e mban? Allahu?
Shpresoj te te kem ndjekur perpikmerisht ne sa ke sjelle. Dhe po te duash mund te largohesh, kjo tregon se te kane mbaruar argumentet mbi provimin e tezes, se Zoti na paska sjelle kete apo ate liber nder ne njerzit. Do te ishte cmenduri nga mua nese do te besoja se njerzit i kuptojne gjerat menjehere. Lere qe do te ishte dhe mjaft monotone pastaj. S.d.q., gjithe te mirat.
| Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.