Forumi Horizont Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Zona e tifozave (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=241)
-- Maradona apo Pele ??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2929)


Postuar nga qershor13 datë 30 Prill 2004 - 12:37:

Arrow "El pibe de oro"

Maradona lindi me 30 tetor 1960 ne lagjen Villa Fiorito, ne periferi te Buenos Aires. Qysh femije futbolli ka qene buka e tij e perditshme. Jane hapsirat e vogla ne te cilat eshte i detyruar te luaj qe e mesojn te manovroj topin ne menyre te magjishme. Qysh i vogel i vihet emri "El pibe de oro" qe dmth. djaloshi i arte, emer qe do ti mbesi edhe kur te behet i famshem. Kur ishte vetem 16-vjeç thirret ne kombtare por nuk nuk merret ne boterorin e vitit 1978. Nga ana e tij "El pibe de oro" drejton Argjentinen ne fitimin e kampionatin boteror per te rinje. Nga ky moment ezultimi i kampionit eshte i papermbajtshem. Mbas provave fulminante ne kampionat niset per boterorin e Spanjes te vitit 1982 ku i jep drite nje Argjentine te mrekullueshme. Eshte gati nje mit: i vetmi lojtare i bere kaq popullor dhe i admiruar nga gjithe bota e futbollit dhe nga ylli i saj Pelé. Pastaj kalimi rekord tek Barcelona me te cilen do te luaj vetem 36 ndeshje ne dy vjet per shkak te nje demtimi te rende ( me i rendi i karrieres se tij).

vazhdon ..


  Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.