Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Toleranca Fetare: Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9193)
Erzeni, te them te drejten pertoj te analizoj fjali per fjali ato qe kishe replikuar, kshu qe po te bej si tip permbledhje
Se pari, replikat e mija tek tema e fshire nuk ishin pleh. Replika e fundit ishte reagim ndaj postimit tend. Fshive tendin, fshive dhe timin, s'ka problem. Te tjerat para saj ishin ne rregull, por nejse se nuk eshte dhe aq problem.
Se dyti, se si kaluan Shqiptaret ne Islam e tregon historia, nese nuk e dini nuk kam deshire as nerva t'jua shpjegoj se me pak lexim librash historie e zbulon te "verteten".
Se treti, duhet te jesh komplet jashte realitetit Shqipetar te thuash qe 70% e Shqiptareve po qendrojne nen Islam ( e njejta qendron edhe per Kristjanet). E verteta eshte qe Shqiptaret pas 3-4 vitesh te hapjes te "demokracise" u ftohen per nga ana fetare. Atyre qe u intereson te thojne se Shqiperia eshte kryesisht Islame dalin me keto shifra, e verteta qendron (mesa kam pare une nga komuniteti qe njoh e me rrethon) qe Shqipetaret jane masivish jo-fetare (sic thoshte edhe durrsaku). Tani te thuash qe ka ndjenja besimi te forte dhe s'ka probleme nder fetare, ajo do quhej tolerance fetare, por kur s'ka besimtare te forte, s'ka vend per te mos toleruar. Ne zonat e shqiperise (dhe jashte saj) ku egziston besimi i forte ose egziston shumice dermuese e nje feje dhe minoritetit s'ja mban te beje ze, ose ka konflikte fetare.
Sa per te ilustruar kete qe po them une, po marrim shembull forumin ku marrin pjese nje shoqeri qe mundet fare mire te perfaqsoje Shqiperine sot.
Kemi nje nenforum ku diskutohet besimi. Per te mundesuar tolerancen eshte ndare ne dy pjese njera e krishtere e njera muslimane. Ne kete ndarje nga seleksionimi i temave kryesisht inkurajohet qe besimtaret te diskutojne vetem rreth besimit te tyre. Ne shumicen e rasteve diskutimet nder-fetare kane rezultuar ne debat te ashper/ofendues ose ne mbyllje temash e ban antaresh. Pra tek ky nenforum shikojme besimtaret, dhe jane pikerisht besimtaret qe nuk tolerojne njeri tjetrin. Pjesa tjeter qe nuk merr pjese, nuk e ka shume problem per fene.
Qe te jem e sinqerte, doja te shtoja se me pelqen injorimi qe i ben masa shqiptare besimit fetar.
Kaq kisha.
Ps. Konte, s'ke nevoje te justifikosh veriun me nje veriore. Kurseji fjalet se gjynah te lodhesh kot
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.