Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 295 296 297 298 299 300 301 302 303 [304] 305 306 307 »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 05 Janar 2018 - 10:41:

Pagjumesi dhe random banality

Cdo shkrim ka nje kolone zanore. Kesaj rradhe do ishte ajo kenga:

Ne kete nate dua te kendoj
Ne kete nate dua te vallezoj
Diku aty, me ty aty prane.

Te shkruash prape eshte nje eksperience e cuditshme, te pakten per elokuencen time te ndryshkur. Por te shkruash sjell me prane vetvetes, te ndihmon te dalesh nga rrota e vrapit ku te gjithe ecim si minj, dhe te marresh shenime mbi "ku"-te dhe "pse"-te e vrapit ne jete. Pas ketij preludi (dhe per shkak te nje pagjumesie), me duhet te formoj pjeset e tjera te hartimit tim virtual qe te pletesoj tradicionalen hyrje-zhvillim-mbarim. Por nuk kam shume c'te zhvilloj, sepse mendimet sonte varen vec e vec si merimanga. Copeza pa lidhje, mikro-ndjenja qe ofendohen nga mosha e pseudo-pjekur. Ose nga fryma moderne e "like"-eve qe homogjenizon mendimet si floket e koreano-verioreve. Ndoshta ne kulturen tone Albaneze ndjenjat dhe reflektimet ia leme gjithmone rinise. Mosha e dyte dhe e trete humbet te drejten per te bere ndryshime ne boten e te tjereve. Eshte dicka tipike shqiptare, ne perendim brezat jane me prane njeri tjetrit. E kjo mbase eshte normale, sepse ndryshimet gjithmone rinia i sjell. Por ne kete kulturen tone Albaneze, rinia nuk po sjell asgje. Ore te gjata neper kafe, shumica me celulare ne duar, duke vrare mendjen si te mbushin jeten me "fillers". Fillers jane nje kategori shokesh qe mund te konsiderohen mish per top. Nuk eshte se kane ndonje funksion real ne boten mendore te dikujt, jane aty thjesht se te bejne te ndihesh mire kur mbushin momentet boshe mes nje kafeje dhe nje "like"-u. Nejse, kush jam une xhanem qe guxoj te paragjykoj rinine Albaneze. Vertet rrezikoj te marr "dislike"-e pa fund. Por ceshtja eshte qe nje fare enzime, ose katalizatori, duhet ne menyre qe sasia e ekzagjeruar e kohes qe harxhohet per te bashkuar sekset dhe bere te krehur mjekren nga Albanezet tone varfanje, kafexhinj, e pesimiste, te reduktohet. Nuk mund te zhvillohet nje shtet apo komb kur askush nuk ka deshire (ose motivim) per te mesuar gjera te reja ose per te kursyer kohen. Eshte e frikshme kur lexon dokumentet historike qe i pershkruajne shqiptaret si injorante dhe te pa-afte te ndertojne shtet, dhe kur shikon realitetin e sotshem shqiptar. E perkrah injorances se vertetuar faktike, tashme Shqiperia ka nje rryme te re kulturore, e cila reflektohet ne Rap-et kosovare dhe perdorim barbar te Gegerishtes ne muzike. Madje duhet shkuar me tej qe te flitet e verteta troc. Ata qe dikur i quanim maloke ose shpellare tani jane bere trendy. Femrat i paskan qejf, njesoj sic pelqehen dashnoret italiane ne vendet anglo-saksone. Kesaj mund ti veme shume spjegime, fundja po ndodh tamam ajo qe kryeqytetaret kishin frike para 20 vjeteve: pushtim nga kultura veriore. Por sikleti s'ka te beje me krahinizma. Eshte thjesht reflektim i injorances gjithmone e me te theksuar shqiptare, me njerez qe nuk dine te shkruajne nje fjali pa gabime drejtshkrimore, apo me ambjentet reale e virtuale shqiptare qe kurre nuk u bene forume ku prodhohen ide. Ndoshta ka te beje dhe me firimin e shqiptareve neper bote me vale te ndryshme emigracioni. Kurse sa per "trendy"-llekun e repistave ne gustot e femrave te reja shqiptare, kjo thjesht tregon si do jete e ardhmja. Cdo njeri qekur lind stervit veten te perballet me boten qe e pret. Nje femije luan pak a shume me lojra qe reflektojne ambjentin ku do jetoje, psh., ne Shqiperi kenaqen shume me shashka e kapsolla, lumturohen pa mase kur trembin te tjeret apo i vene flaket ndonje qeni a maceje. Ne ndonje vend si Amerika luajne po ashtu me arme (edhe pse nuk shkojne deri tek lojrat me karbit qe benim ne dikur). Njesoj si femijet, edhe femrat duan te zgjedhin mashkullin me te pershtatshem per te ardhmen e femiljes. Pelqimi i repistave qe zihen e vrasin njeri tjetrin eshte thjesht pelqim i agresivitetit qe mendojne se do dominoje boten ku jetojne. Pseudo-kengetare, maloke e katunare, si Noisy, Stresi, Capital T, MC Kresha, Preshi & Co, nuk jane nje rryme e rastesishme ne muziken shqiptare, perkundrazi, jane rryme e pjelle mes 97-es shqiptare dhe 99-es kosovare, dhe e rritur mes dhunes, per tu projektuar ne nje te ardhme sistematikisht me te dhunshme. Spjegim tjeter nuk ka sesi injorantet paguhen nga 10-15 mije euro nata per te kenduar 1 ore, kurse Alban Skenderaj paguhet vetem 5 mije.

Keto kakerdhiat e mia te perzjera me mendime social-politike sigurisht nuk i hyjne shume njerezve ne pune. Fundja c'lidhje ka nje "turist" apo "tingull" shpirti me fenomene sociale per t'u injoruar? Ja qe ka pra, sepse merimangat e mendimeve nuk kane turp te zene fill tek ndonje skenar intim, ndonje puthje a ndonje inspirim momenti, dhe te perfundojne tek rebelimi ndaj nje rinie te mefshte. Eshte qesharake po ta mendosh, qe dikujt ti shkoje ne mend te rebelohet ndaj rinise. Nuk ben sens as llogjik as historik. Por s'jemi ketu per te bere sens, jemi thjesht per te vene guret e kalldremit ku ecim bashke. Ashtu ngjyra ngjyra, secili me tonalitetin e vet, ama ne ndonje forme te bukur e jetegjate, jo me "random banality" sic sheh ne cdo cep te se ardhmes qe po krijon rinia Albaneze.

P.s. Ehh, e di, mesa duket shkrimet don-kishoteske te rinise ia lene vendin sublimimit intelektual, ku energjia harxhohet per gjera me konkrete. S'e di nese eshte me mire keshtu, por di qe ingranazhet se pari duhen liruar, apo vajisur, qe veten dhe njeri tjetrin ta kuptojme pak me shume.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 295 296 297 298 299 300 301 302 303 [304] 305 306 307 »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.