Forumi Horizont | Gjithsej 329 faqe: « E parë ... « 295 296 297 298 299 300 301 302 303 [304] 305 306 307 308 309 310 311 312 313 » ... E fundit » Trego 329 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Cila fe eshte ajo qe e con njeriun drejt se vertetes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15760)
Per cdonjerin prej jush qe dyshoni ne kete fe te paster, lexojini keto vargje te transmetuara ne Kur'an qe te shihni veten tuaj se cka ne te vertete jeni juve.
13.
Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit ata thonë: "A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë. El-Bekare
14. E kur i takojnë ata që besuan thonë: "Ne kemi besuar!" por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)". El-Bekare
15. All-llahu ndëshkon talljet e tyre, duke lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre. El-Bekare
16. Të tillët janë që e ndërruan të vërtetën (besimin) me të pavërtetën (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenë të vetëdijshëm (në punën e tyre). El-Bekare
_______________________
7 . Edhe sikur të zbritnim ty një libër të shkruar në letër, e ta preknin atë me duart e tyre, ata që mohuan do të thoshin: "Kjo nuk është tjetër përveç një magji e qartë. El-En'am
8 . E pastaj thanë: "Pse të mos i zbret atij (Muhammedit) një engjëll (të na thotë për Muhammedin se është i dërguar)". E sikur të zbritnim Ne një engjëll, çështja do të merrte fund duke mos u dhënë atyre një afat .
El-En'am
9 . Sikur ta bënim Ne atë (të dërguarin) engjëll, atë do ta bënim (në formë) njeriu e do t'ua përzienim (ngatërronim) atyre atë që i përzien ata vetes së tyre. El-En'am
30 . Dhe, sikur t'i kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: "A nuk është kjo (ringjalja) e vërtetë?" Ata thonë: " Po, për zotin tonë!" thotë: "Shijoni pra dënimin për atë që mohonit!" El-En'am
31 . Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t'u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: "Të mjerët ne për atë që lëshuam" (nga punët e mira në dynja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin. El-En'am
32 . Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. s'ka dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A nuk logjikoni? El-En'am
Gjithsej 329 faqe: « E parë ... « 295 296 297 298 299 300 301 302 303 [304] 305 306 307 308 309 310 311 312 313 » ... E fundit » Trego 329 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.