Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 296 297 298 299 300 301 302 303 304 [305] 306 307 308 309 310 311 312 313 314 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)


Postuar nga mobidik datë 22 Gusht 2006 - 22:32:

[QUOTE]Po citoj ato që tha kontinenti


Hahahahah....''peshkopin tone''.
I kujt?
Ai eshte nje uzurpator, ti thua peshkopin tone...hahahahaha.

[b] Po a ka llogjike kjo?!


e cuditshme ne kete forum ka njerez qe qeshin dhe citojne fakte kundra vetes se tyre. po "janullatosi" nuk eshte uzurpator dhe per kete ka fakt. te gjitha kishat e njohin kishen tone si kanonike si dhe shteti. Dhe po stu mbush mendja edhe te gjithe te krishteret besemire ortodoks shqiptare. termi uzurpator eshte krejtesisht i pershtatshem per nje person te vetquajtur At nikolla marku, i cili nuk njihet nga asnje kishe ne bote eshte njesoj sikur ti te uzurposh nje kishe dhe ta quash veten at kontinenti dhe te pretendosh se gjithe kishat ne mbare boten e kane gabim ndersa ti mban kishen e vertete nacionale. Vec kesaj as shteti nuk e njeh kete person juridikisht, sepse edhe me vendim gjyqesor eshte dhene vendimi qe zoteria ne fjale duhet te largohet nga kisha e Hyjlindeses ne Elbasan.
dhe qe te mos merrem kot kaq gjate me nje person viktim te disa qarqeve me X interesa po te pyes o i nderuar kontinent, meqe paske edhe kohe te shohesh edhe detajtet e idetntifikimit tim ne kete forum besoj do kesh kohe te pergjigjesh kesaj pyetjes time e cila permban fakte ne vetvete.
nese Krypeshkopi i Shqiperise fortlumturia i tij Anastas Janullatos ka patur dhe ka qellime antikombetare, pse personat te cilet kan vuajtur dhe jane martirizuar gjate komunizmit per ceshtjen e besimit si per shembull: Motrat Cico At Kozma Qirjom At Spiro Tola, At Teodori, At Jani Trebicka, Dhjak Vangjel Xoxe, teologet Beduli, Papapavli dhe sa e sa laik te tjere, te cilet vuajten bashke me mesuesit e tyre Peshkop Danilin, Kryepeshkopet Visarion Xhuvanin dhe Kristofor Kisin. keta persona e perkrahen ne menyre unanime kryepeshkopin Anastas te cilin ju e akuzoni per agjent dhe keto persona kane rrezikuar jeten per besimin dhe per kishen, si mund ta lenin ata kishen te shitej, dhe le te supozojme se ata nuk e kuptuan kete hile, perse ata nuk ngriten zerin kundra tij?????? por e perkrahen deri ne fund te jetes se tyre?!!!!!!!! Ja nje fakt konkret qe besoj se do kesh kohe ti pergjigjesh dhe jo te numerosh personat e forumit.
Gjithsesi i beje thirrje perseri personave pergjegjes te ketij nenforumi qe te mos lejojne qe te perdoret ky forum per te cenuar figura te kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, por te perdoret per qellime te larta demokratike.


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 296 297 298 299 300 301 302 303 304 [305] 306 307 308 309 310 311 312 313 314 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.