Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 297 298 299 300 301 302 303 304 305 [306] 307 308 309 310 311 312 313 314 315 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 24 Nëntor 2009 - 15:12:

Si fillim me duket e pabesueshme qe ligjet gjermane lejojne lobingjet te financojne fshehtaz partite. Me kujtohet se Helmut Kohl doli nga politika i turperuar nga nje skandal. Dhe gjermanet u skandalizuan sepse ai nuk donte te tregonte emrat e atyre qe kishin financuar partine e tij.

Perveç asaj, hetimi me i madh ne Itali; Mani Pulite, u krye si skandal financimesh ndaj partive. Mos harroni qe ai hetim shkaterroi aq shume sistemin politik saqe u quajt fundi i republikes se pare dhe fillimi i republikes se dyte. Mos harroni gjithashtu se ne ate kohe kishte politikane dhe biznesmene qe vrane veten nga turpi (sikur te ndodhte ne Shqiperi kjo).

Vizioner thote se eshte normale te financohen partite fshehtaz. Kjo nuk ka sens. Partite jane shprehje publike e popullit dhe jo sekte me qellime te erreta. Cdo anetar partie ka te drejte te informohet mbi çdo levizje qe ben partia e tij. Partite jane si shteti, kryetarin dhe kryesine e zgjedh une, prandaj duhet te me jape llogari deri me nje çfare ben me besimin tim.

ROI, gabohesh nese kujton se kam ndryshuar pikepamje mbi Ramen. Tregova nje thashethem qe nuk e di sa eshte i vertete. Per thashetheme shqiptaret jane te vetmit. Ndodh shpesh te dalin fjale te deformuara ose tjetersuara. Ne çdo rast nuk besoj se çdo deputet ne listat e PS-se ka paguar leke. Mund te kete paguar Andis Harasani apo Tome Doshi, por jo Namik Dokle apo Pandeli Majko. Sidoqofte, nese kjo ka ndodhur qofte edhe per nje deputet tregon se po i hapet rruga tradhetise kombetare. Edhe pse e di se Rama nuk eshte perfekt, nuk e di a do pranoja korruptimin e krejt sistemit zgjedhor per te perzene nje Berishe. E keqja luftohet me te keqe, por nuk do doja te prodhojme te keqija te reja per te luftuar nje te keqe te vjeter, ndoshta me te vogel.

Se fundi, per pyetjen kush mund te drejtoje Shqiperine: Nuk e di! Puna eshte qe neve as ne kete forum nuk vihemi dakort per emra. Njeri thote Majko, tjetri thote s'ben. Une kisha respekt per Ngjelen, ju thoni eshte i keq. Ne keto kushte se kam idene kush do bente per qeverisje. Di vetem se do ishte mire nje ndryshim. Rama me Erion Veliaj do me pelqente (gjithmone nese nuk behet zhapiku i korrupsionit nje dinosaur i vertete).

Por me shume se emra per qeverisje jam i interesuar ne sensibilizimin e njerezve. Jam i bindur se ndryshimi nuk vjen me qeveri dhe politikane, por me njerez qe sakrifikojne (qofte edhe jeten). Po mendoja si ka mundesi qe nuk ka dale nje gazetar i vetem te perplase korrupsionin e Edi Rames me listat e deputeteve. Kaq e veshtire eshte te gjendet nje biznesmen i penduar qe denoncon ato qe ka paguar tek Edi Rama? Ndoshta gazetarin do e vrasin, por te pakten kemi nje njeri simbol qe do na tregoje rrugen. E ndoshta jeta e tij nuk do shkoje kot. Neser do behen 10 gazetare. E ndoshta 10 gazetare nuk i vrasin dot.

Gjithshka varet nga ne, jo nga politika.
Politika jemi ne. Rama jemi ne.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 297 298 299 300 301 302 303 304 305 [306] 307 308 309 310 311 312 313 314 315 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.